gazeta 77 news

8
Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: [email protected], web: www.77news.al E MARTË, 03.09.2013 VITI II - NR.546 BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE www.77news.al MENDIMI POZITIV ...>>fq.4 Qendra e Mendimit Pozitiv Parandaloni stresin! Arsimimi i romëve, detyrim i strukturave shtetërore!............................................................fq.2 Metaj: Pritja në Kardiologji krijon probleme për pacientët!.......................................................fq.5 Studimi: Ushqimi i tepërt zvogëlon trurin!..........fq.6 Panair madhështor i kulturës midis Turqisë dhe Koresë së Jugut!...............................................fq.7 Klaudio Lula: Në biznes duhet të jesh shumë i kujdesshëm ndaj çdo detaji!..............................fq.8 Adresa: Fushë-Krujë Cel: +355 68 20 40 407 e-mail: [email protected] PLLAKA - HIDROSANITARE QDS: Punonjësit e policisë abuzojnë me simbolet e institucioneve! S tresi i tepërt është mbytës i kreativi- tetit. Në disa ditë, duket sikur stresi vjen me “paketën” e jetesës, kur endeni si gjethe, kur lëviz- ni nga dhoma në dhomë, kur dilni për të kryer ndonjë porosi dhe kur ktheheni përsëri.Disa ditë, ndoshta edhe në shumicën prej tyre, trullosja vjen si një i huaj që ju mundon, ulur pranë në metro. Papritur, nuk ka ajër të mjaftueshëm dhe shpejt bëhet e padurueshme. Kjo lloj gjëndjeje nuk e mbështet krijimtarinë. Ndërsa nuk mundeni plotësisht të eliminoni stresin nga ditët tuaja, ka disa mënyra se si të krijoni një mjedis të qetë dhe kështu mund të jeni më të përqëndruar. Kreativiteti lulëzon në qetësi. "Paqja e brendshme, lidhja me dëshirat e brendshme dhe spontaniteti, ju lejojnë të rikrijoni peisazhin e mendjes dhe të krijoni “të renë". Këtu janë katër mënyra për të promovuar paqen e brendshme dhe ta bëni kreativitetin një prio- ritet.Mendoni për "eksperiencën kreative më të mirë dhe pasuruese që mund të imagjinoni. Kjo mund të jetë një largim për dikë, një punë interaktive ose vetëm kohë për të luajtur me projektet tuaja. 1. Bëni një inventar të stresit. Për një javë, shkruani gjëra të ndryshme që po shterojnë kreativitetin tuaj. Pastaj, kuptoni nëse mund t'i shmangni ose modifikoni çdo faktor stresant. Nëse nuk është një opsion, mendoni se si mund të përballeni me këto faktorë stresantë. 2. Rezervoni kohë për heshtje. Në jetën e përditshme, ne përballemi me shumë zhurmë, qoftë kjo nga njerëzit apo nga teknolo- gjia. Koha e qetë është... >> VIJON NË FAQEN 2

Upload: gazeta-77news

Post on 02-Mar-2016

225 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: [email protected], web: www.77news.al

E MARTË, 03.09.2013 VITI II - NR.546BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

www.77news.al

MENDIMI POZITIV ...>>fq.4

Qendra eMendimit Pozitiv

Parandaloni stresin!

Arsimimi i romëve, detyrim i strukturave shtetërore!............................................................fq.2 Metaj: Pritja në Kardiologji krijon probleme

për pacientët!.......................................................fq.5 Studimi: Ushqimi i tepërt zvogëlon trurin!..........fq.6 Panair madhështor i kulturës midis Turqisë

dhe Koresë së Jugut!...............................................fq.7 Klaudio Lula: Në biznes duhet të jesh shumë

i kujdesshëm ndaj çdo detaji!..............................fq.8

Adresa: Fushë-KrujëCel: +355 68 20 40 407e-mail: [email protected]

PLLAKA - HIDROSANITARE

QDS: Punonjësit e policisë abuzojnë me simbolet e institucioneve!

Stresi i tepërt është mbytës i kreativi-

tetit. Në disa ditë, duket sikur stresi vjen me “paketën” e jetesës, kur endeni si gjethe, kur lëviz-ni nga dhoma në

dhomë, kur dilni për të kryer ndonjë porosi dhe kur ktheheni përsëri.Disa ditë, ndoshta edhe në shumicën prej tyre, trullosja vjen si një i huaj që ju mundon, ulur pranë në metro. Papritur, nuk ka ajër të mjaftueshëm dhe shpejt bëhet e padurueshme. Kjo lloj gjëndjeje nuk e mbështet krijimtarinë.Ndërsa nuk mundeni plotësisht të eliminoni stresin nga ditët tuaja, ka disa mënyra se si të krijoni një mjedis të qetë dhe kështu mund të jeni më të përqëndruar. Kreativiteti lulëzon në qetësi. "Paqja e brendshme, lidhja me dëshirat e brendshme dhe spontaniteti, ju lejojnë të rikrijoni peisazhin e mendjes dhe të krijoni “të renë".Këtu janë katër mënyra për të promovuar paqen e brendshme dhe ta bëni kreativitetin një prio-ritet.Mendoni për "eksperiencën kreative më të mirë dhe pasuruese që mund të imagjinoni. Kjo mund të jetë një largim për dikë, një punë interaktive ose vetëm kohë për të luajtur me projektet tuaja.1. Bëni një inventar të stresit.Për një javë, shkruani gjëra të ndryshme që po shterojnë kreativitetin tuaj. Pastaj, kuptoni nëse mund t'i shmangni ose modifikoni çdo faktor stresant. Nëse nuk është një opsion, mendoni se si mund të përballeni me këto faktorë stresantë. 2. Rezervoni kohë për heshtje.Në jetën e përditshme, ne përballemi me shumë zhurmë, qoftë kjo nga njerëzit apo nga teknolo-gjia. Koha e qetë është... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News

2 77 NEWS E MARTË, 03 SHTATOR 2013AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

MENDIMI POZITIV

Arsimimi i romëve, detyrim i strukturave shtetërore!

<< VIJON NGA FAQJA 1 ...çelësi për të dëgjuar mendimet tuaja. Ndërtoni rregullisht kohë të qetë.3. Shijoni stinën. Çdo stinë ka mrekullitë e saj, mund të ndihmojë për të zbutur stresin dhe për të kultivuar krijimtarinë. Merrni verën si një shembull. "Si një fëmijë, shu-mica prej nesh e do verën për lirinë, aven-turat dhe afërsinë me natyrën." 4. Rishikoni jetën tuaj.Ndoshta stresi që ju po ndjeni po buron

nga brenda, është një pëshpëritje ose një ulërimë që po përpiqet t’ju tregojë se keni nevojë të ndryshoni drejtimin tuaj. "A po shkoni në drejtimin që dëshironi, apo keni humbur në një shteg anësor?" Jini të ndershëm me veten dhe identifikoni rrugën që do të dëshironit të merrnit. Pastaj angazhohuni ta ndiqni atë.Bota jonë e dualitetit ndryshon ngadalë. Shumë prej nesh shohin njëri-tjetrin, për cilët jemi dhe pse jemi këtu.

Çdo aspekt i jetës sillet rreth mënyrës se si ne mendojmë e ndihemi për veten dhe personat rreth nesh. Nëse ne e kuptojmë se çfarë kemi nevojë të pranojmë në jetën tonë për të ecur për-para, jeta do të jetë thjeshtë, shumë më e lehtë. Praktikoni të pranoni këto katër gjëra dhe pikëpamja juaj në jetë do të ndryshojë shumë shpejt.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Korçë, përfundon investimi i aksit Ura e Ngurtë - Lubonjë!

Ka përfunduar investimi prej 35 milionë lekësh të reja për rrugën Ura e Ngurtë-

Lubonjë, kryqëzimi i Vithkuqit. Kjo rrugë prej 4.2 km, bën të mundur lidhjen e 3 fshatrave Lubonjë, Rehovë dhe Roshaj. Rruga e gjerë 4m ka qënë një plan i fondit të vitit 2012 dhe tashmë ka përfunduar me sukses. Ky investim ka përmirësuar mjaft jetesën e popullsisë përreth, duke shtuar një komo-ditet në lëvizje.

Për më tepër: www.77news.al

Fenomeni i neglizhimit të shkollës nga fëmijët romë, ka qënë objekti i takimit

që u zhvillua midis Bashkisë Elbasan dhe përfaqësuesve të Drejtorisë Arsimore Rajo-nale, UNDP-së, Qendrës Komunitare Rome, drejtues së shkollës 9-vjeçare “Hamit Mullisi” dhe organizata jofitimprurëse që punojnë

me fëmijët. Dy ishin çështjet në fokus të takimit: Vijueshmëria e arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar nga fëmijët e komunitetit rom, si dhe nisma për hapjen e një kopshti pa-rashkollor për afro 50 mijë romë të grup-moshës 5-6 vjeç.

Pjesëmarrësit në këtë takim pohuan se braktisja e arsimit të detyrushëm nga fëmi-jët e komunitetit rom, apo neglizhenca në vijueshmërinë sistematike të mësimit, vjen nga shumë faktorë si: kushtet social-ekono-mike, mentaliteti, diskriminimi, mungesa e edukimit parashkollor etj. Pas diskutimeve dhe rrahjeve të mendimeve se çfarë mund të bëhet ndryshe për ta mini-mizuar sadopak këtë fenomen, pjesëmarrë-sit ranë dakort se prindërit e këtij komuni-teti tashmë duhet të kuptojnë se arsimimi i fëmijëvë të tyre më shumë se një e drejtë e çdo fëmije, duhet të shihet dhe si një detyrim ndaj të cilit hallkat shtetërore do të shtrojnë më shumë trysni në të ardhmen. Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me shoqatën “Në dobi të gruas” vendosi të hapë një kopësht për parashkollorët bazuar në nevojat e fëmijëve rom për edukim parashkollor, i rëndësishëm në arsimin e mëtejshëm të këtyre fëmijëve. Ky kopësht parashikon të ketë një kapacitet prej jo më shumë se 50 fëmijë, të cilëve do t’u afrohen kushte dhe metodologji bashkëko-hore në mësimdhënie.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News

377 NEWS E MARTË, 03 SHTATOR 2013 AKTUALITET

Ofrohet vend pune Kamarier. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0673762571 / Për më tepër www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

LUX Adresa:

Rruga: "Besim Alla”Cel:+355 69 63 85 530

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Autobusë falas nga bashkia për linjën Tiranë-Vorë!

Kukës, prej 5 ditësh mungon energjia elektrike!

Nisja e punimeve për bulevardin e ri të Tiranës ka diktuar nevojën e nisjes së

zhvendosjes së shinave të trenit. Për këtë arsye, duke nisur nga dita e hënë, Stacioni i Trenit do të zhvendoset në Vorë. Për t’iu krijuar të gjithë lehtësirat e nevojshme udhëtarëve që përdorin linjën e trenit për të udhëtuar, Bashkia e Tiranës vë në dispozicion autobusë falas, për transpor-tin e pasagjerëve të trenit, nga Tirana në Vorë dhe anasjelltas. Nisja e autobusëve bëhet nga stacioni aktual i trenit, sipas orareve të nisjes së trenit dhe anasjelltas. Për të përdorur shër-bimin falas të autobusëve, pasagjerët duhet të kenë biletën e trenit ose abonenë që i identifikon si përdorues të linjës së trenit. Zhvendosja e shinave të trenit, përveç se i

hap rrugën realizimit të një projekti strate-gjik, siç është ndërtimi i bulevardit të ri, do t’i japë fund ankthit të banorëve që jetojnë përgjatë zonës ku shtrihen shinat e trenit. Aksidente të shumta, me pasojë edhe humbje jete njerëzish janë shkaktuar në këtë zonë, si pasojë e kalimit të qytetarëve dhe automjeteve mbi shinat e trenit. Kryebashkiaku Basha u premtoi banorëve të kësaj zone, zhvendosjen e shinave të trenit, në vitin 2011, një premtim që do të kthehet në realitet së shpejti. Investimi që e pason këtë hap të parë, pra ndërtimi i bulevardit të ri do të sjellë një cilësi të re jete për banorët, mundësi për punësim dhe zhvillim ekonomik.

Për më tepër: www.77news.alFoto ilustruese

Një numër i madh biznesesh dhe lagjia nr. 1 e qytetit të Kukësit prej 5 ditësh

janë pa energji elektrike. Transformatori i njërit prej kabinave elektrike është djegur nga ngarkesa e

madhe në rrjet duke lënë në errësirë këtë bllok të madh biznesesh dhe familjesh. Ata shprehen se megjithëse nuk janë debi-torë dhe e kanë paguar energjinë elektrike, CEZ nuk mer masa për rregullimin e trans-

formatorit. Disa nga biznesmenët shprehen se ne nuk jemi debitorë dhe që kemi paguar ener-gjinë elektrike çdo muaj, ndërsa familjarët janë ata që janë debitorë. Nuk kemi pse të ngelim dhe ne pa energji elektrike për shkak se nuk paguajnë ata. Ndërsa CEZ -shpërndarje thekson se po merren masa për bizneset që të vendoset një linjë e re nga një kabinë tjetër elektrike. Ndërsa familjarët janë debitorë dhe si të tillë nuk rregullohet transformatori pa shlyer energjinë elektrike. Në Kukës niveli i arkëtimeve mbetet në shifra shumë të ulëta, por bizneset janë ata që kanë treguesit më të mirë të shlyerjes së detyrimeve të energjisë elektrike.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News

4 77 NEWS E MARTË, 03 SHTATOR 2013

Ofrohet vend pune Sekretare. Dërgoni CV-të tuaja në email: [email protected] / Për më tepër www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

BOYS

Tek kullat përballë ParlamentitPërballë qendrës tregtare Vesa TIRANË

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

QDS: Punonjësit e policisë abuzojnë me simbolet e institucioneve!

Nga një vëzhgim që ka bërë qendra për “Drejtësi dhe Solidaritet” në rrugët

e Tiranës, rezulton se dhjetra drejtues au-tomjetesh përdorin logot e institucioneve shtetërore në makinat e tyre private. Stemat dhe parullat e Policisë së Shtetit, Policisë së Qarkullimit Rrugor, Prokurorisë, Policisë Bashkiake, Presidencës, Gjykatës Kushte-tuese, etj. qëndronin në xhamat e parë të makinave, pjesa më e madhe e tyre me targa të huaja apo të parkuara në trotuar. QDS disponon targat e makinave dhe po përgatit një raport me qëllim denoncimin e plotë të këtyre rasteve, ku punonjës administrate të papërgjegjshëm ose civilë abuzojnë duke ekspozuar në makinat e tyre private stemat, emrat apo simbolet e institucioneve. Legjislacioni

Nga një kërkim që bënë juristët e qën-drës për “Drejtësi dhe Solidaritet”, rezulton

se këto shkelje (ku në makinat private ven-dosen simbolet e administratës), bien në kundërshtim me rregulloret e brendshme të institucionit të Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera. Nga ana tjetër, këta përdorues automjetesh mund t’i shmangen detyrimit për të paguar taksa, si dhe për-gjegjësisë në rastet e kryerjes së aksidenteve automobilistike. Avokati

Ndërkohë, Avokat Astrit Osmani në lidhje me këtë fenomen u shpreh se legjislacioni nuk të lejon që të vendosësh në makinën pri-vate stemat apo logot e institucionit. Sipas tij, kjo gjë në përgjithësi ndodh, sepse këta punonjës të papërgjegjshëm, kur shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, duan që ndaj tyre të mos vendosen gjoba, duke treguar që përfaqësojnë një institucion. “Punonjësit e policisë nuk duhet të abuzojnë në këtë

mënyrë, pasi makina e shtetit nuk ka lidhje me makinën civile. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që në të tilla raste të telefonojnë menjëherë Policinë e Qarkullimit Rrugor për ta denoncuar rastin”, theksoi avokati. Qytetarët

Gjithashtu një pjesë e madhe e qytetarëve që u pyetën nga QDS, u shprehën se ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë dhe nuk duhet abuzuar në këtë mënyrë. “Unë mendoj se në Shqipëri ekziston perceptimi se po të punosh në shtet mund të shkelësh edhe ligjin, por kjo është një gjë jo pozitive”, u shpreh i riu I. S në lidhje me rastin. Denoncimi

Menjëherë në lidhje me këto shkelje qen-dra për “Drejtësi dhe Solidaritet” ka vënë në dijeni në rrugë institucionale Policinë Rrugore Tiranë, e cila u shpreh e gatshme që ti verifikojë këto raste me qëllim norma-lizimin e situatës. Gjithashtu, juristët e qen-drës disponojnë si provë edhe fotografitë e targave të këtyre makinave, të cilat jo vetëm që përdoren në kundërshtim me ligjin, por nga ana tjetër shkelin çdo ditë rregullat e qarkullimit rrugor duke dëmtuar imazhin e institucioneve publike, që kanë për detyrë të sigurojnë rendin dhe qetësinë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 5: Gazeta 77 News

577 NEWS E MARTË, 03 SHTATOR 2013

Ofrohet punë Inxhinier Elektronik/Informaticien. Të interesuarit të kontaktojnë në Cel. 0692023355/ Për më tepër www.njoftime.com

Adresa: Rruga "Muzakaj", Zona Industriale - KorçëCel:+355 82 24 40 49E-mail: [email protected]

P r i n c B a l l i u

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Metaj: Pritja në Kardiologji krijon probleme për pacientët!

A.Metaj 52- vjeç nga Tirana, shpreh për gazetën “77News” problemin e tij të

pritjes në radhë të gjata në institucionin shëndetësor QSUT, Tiranë. Metaj thekson mungesën e përgjegjësisë së mjekëve të pavionit të kardiologjisë, spitali duhet të ketë një orar zyrtar për pacientët në mënyrë që pritjet në radhë të gjata të marrin fund. Ndërkohë, kardiologia e këtij pavioni Dr. N.R e pyetur për këtë problem pohon se, është e vërtetë që pritjet janë të gjata në radhët e pacientëve, por këta të fundit zgjedhin vetë që të presin kaq gjatë, sepse pavioni ku ajo operon, nuk mund të realizojë të gjitha vizitat dhe dhënien e shërbimeve shëndetësore në një kohë të shkurtër.

"Ka edhe pavione të tjera krah pavionit tonë, por qytetarët zgjedhin që t’i kryejnë vizitat tek i njëjti mjek kështu që radhët e pritjes shtohen". Për më tepër ndiqni inter-vistën me pacientin.Cili është problemi juaj?

Problemi që më shqetëson së tepërmi është pritja e gjatë në pavionin e kardiolo-gjisë. Sot kam gati katër orë që pres për të bërë një vizitë, pasi vuaj nga aritmia (nivel i ulët i rrahjeve të zemrës). Ky shqetësim shëndetësor ka nisur që para dy viteve edhe vazhdon të jetë prezent akoma. Erdha këtu me shpresën se do të bëja vizitën sa më shpejt, pasi më duhet të largohem para orës 14:00. Para një jave doktorët më thanë se e kam të domosdoshme të bëj edhe një

operacion, por sot gjendem para të njëjtit pavion dhe më lënë të pres me orë të tëra. Unë e them me bindje të plotë por njëko-hësisht me keqardhje se spitalet ne vendin tonë janë kthyer në një kasaphanë. Dok-torët të shikojnë nga xhepat jo nga fytyra. Gjithashtu, komunikimi i tyre është në një nivel shumë të ulët. Këtu, në këtë ambient ku zëri i pacientëve i kalon limitet, mjekët vazhdojnë të mos reagojnë.Mesazhi juaj në lidhje me këtë problem?

Kërkoj që shteti të marrë masa ndaj kë-tyre abuzuesve të qytetarëve, njëkohësisht edhe të institucionit. Doktorët arrijnë deri aty, sa të thonë troç “nuk bëhet asgjë, nëse nuk e ke xhepin plot”. Prandaj, na duhet të presim me orë, ditë ose javë të tëra. Nuk kam asgjë personale me askënd, por kërkoj drejtësi dhe ndëshkimin e atyre që abuzo-jnë dhe që po shkatërrojnë një institucion kaq të rëdësishëm. I ka rënë vlera totalisht këtij spitali. Unë personalisht erdha këtu vetëm se nuk kam mundësi të shkoj në spi-tal privat. Por edhe ky që mbahet si spital shtetëror, tarifat e vizitave ose marrjes së shërbimit i ka më të larta. E gjithë pesha bie mbi qytetarët, njëri nga të cilët jam edhe unë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 6: Gazeta 77 News

6 77 NEWS E MARTË, 03 SHTATOR 2013KURIOZITETE

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705 , E-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”

Kjo ofertë vlen për 10 personat e parë!

Deri më 04 Shtator

.

Pa asnjë detyrim tjetër!800 € / 1 vit

Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në Fakultetet:

BACHELOR

& MASTER

Mjekësi / Inxhinieri / Arkitekturë

FUQIA E ZGJEDHJES QË PËRCAKTON TË ARDHMEN!

Orizi nuk është vetëm një ushqim!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Ofrohet vend pune pasticier. Të interesuarit të kontaktojnë në: [email protected] / Për më tepër www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Studimi: Ushqimi i tepërt zvogëlon trurin!

Orizi është një nga artikujt ushqimor themelor në tërë botën. Por, jashtë

kuzhinës, orizin mund ta përdorni për një

varg punësh shtëpiake. Ja disa shembuj të dobishëm:Parandalon krijimin e topthave të kripës. Mund të jetë mjaft e mërzitshme dhe lodhshme kur në enë krijohen topthat e kripës që nuk dëshirojnë të dalin jashtë. Këtë mund ta parandaloni duke vendo-sur disa kokrra orizi që do të absorbojnë lagështinë. Kompresa e nxehtë Orizi e mban nxehtësinë shkëlqyeshëm. Qesen e vogël të pambukut ose çorapen mbus-heni me oriz, vëreni në mikrovalë për disa sekonda dhe do të keni kompresë të nxehtë. Pastrimi i mullirit për kafe. Nëse në mullirin për kafe grumbullohet pluhur dhe yndyrë, nëpër të kaloni pak oriz dhe do ta zgjidhni këtë gjë, të paktën kështu

pohon prodhuesi amerikan i kafes dhe pajisjes për kafe Blacksmith Coffee Roas-tery. Tharja e pajisjeve elektronike. A ju është lagur ndonjëherë telefoni? Apo rastësisht keni derdhur gotën me ujë në teledirigjues? Para se të blini pajisjen e re, provoni me oriz. Pajisjen futeni në enën e mbushur me oriz dhe lëreni disa orë ose gjatë tërë natës. Sikurse edhe tek kripa, orizi do të absorbojë lagështinë e tepërt, dhe nëse keni fat, pajisja do të punojë për-sëri. Pastrimi i enëve të palara. Me oriz pastroni edhe enët plastike. Mbuloni fundin e enës me oriz dhe shtoni sasinë e dyfishtë të ujit. Mbylleni mirë enën dhe tundeni. Orizi do të largojë papastërtitë.

Për më tepër: www.77news.al

Shkencëtarët australianë kanë zbuluar një lidhje të drejtpërdrejtë mes diabe-

tit të tipit 2 dhe reduktimit të funksioneve cerebrale. Apeli i tyre, sidomos për moshat e mëdha është: Mos abuzoni me sasinë e ushqimit. Studimi është kryer në institutin “Garvan” në Sidnei dhe sipas tij, të moshua-rit që konsumojnë sasi të mëdha ushqimi janë të ekspozuar ndaj rrezikut të tkurr-jes së trurit dhe demencës. Diabeti i tipit 2 zhvillohet kur një person gjenetikisht i prirur kalon peshën normale trupore dhe nuk arrin të rregullojë nivelin e sheqerit në gjak.

Për më tepër: www.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News

777 NEWS

Era koreane në Stamboll do të fryjë për-gjatë 23 ditëve të ardhshme. Panairi

Botëror i Kulturës i organizuar ndërmjet Stambollit dhe qytetit Giyong-cu të Koresë së Jugut, u hap me një ceremoni madhështore, ku morën pjesë edhe krye-ministrat e të dy vendeve. Në fjalën e hapjes, Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan vuri theksin në lidhjet historike që ekzistojnë ndërmjet dy ven-deve. Këto marrëdhënie kanë filluar që në periudhën e Gëkturqve dhe në Luftën e Koresë kaluan në një fazë të re, cilësoi Erdo-gan duke shtuar se Lufta e Koresë ndërtoi lidhje të përhershme vëllazërore ndërmjet popujve turq e korean, të cilët i bashkuan

fatet e tyre në vijën e frontit të luftës, duke eleminuar largësinë gjeografike mes tyre.Kryeministri turk kërkoi që aktiviteti të shërbejë si një rast për paqen dhe vëlla-zërinë në botë. “Kam bindjen se ky takim domethënës që realizohet sot, në një pe-riudhë kur në Siri dhe Egjipt vriten me mijëra njerëz dhe kur kemi nevojë më shumë se asnjëherë tjetër për paqen, do të jetë një themel i rëndësishëm edhe për taki-min e qytetërimeve”, tha Erdogan. Kurse kryeministri koreanojugor nga ana e tij tha se “Kombi ynë nuk e ka harruar dhe nuk ka për ta harruar kurrë sakrificën që ka bërë për ne populli turk”.Në kuadër të festivalit do të organizohen

28 aktivitete të ndryshme. Festivali do të zgjasë 23 ditë.

Për më tepër: www.77news.al

E MARTË, 03 SHTATOR 2013 TURQIA

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë:

1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke �lluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa.

2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çerti�katën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa.

3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi.

Tarifat e shërbimeve janë minimale.Garancia dhe cilësia e shërbimit është maksimale.Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina

Ofrohet vend pune Stomatolog. Të interesuarit të dërgojnë CV në email: [email protected] / Për më tepër www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Erdogan: Vëllezërve të kësaj hapësire u dëshirojmë paqe!

Ne si Republikë e Turqisë përpiqemi për unitetin e rajonit, u shpreh Krye-ministri Erdogan duke shtuar se vëllezërve tanë në këtë hapësirë gjeo-grafike ne u sugjerojmë qetësi, stabili-tet, paqe”. Në vlerësimin që bëri lidhur me mundësinë e një ndërhyrjeje të jashtme në Siri Erdogan tha se për momentin Këshilli i Sigu-rimit të OKB-së nuk është në gjendje të kryejë misionin. Kryeministri turk vuri theksin në koalicionin e shteteve vullnetare. – Tani ka ardhur koha për të hedhur një hap në lidhje me këtë, cilësoi Erdo-gan. Turqia ka fituar admirimin dhe konsideratën e miliarda njerëzve me qëndrimin e saj të patundur dhe që nuk heq dorë nga parimet e saj, nënvizoi Erdogan. “Gjatë këtij procesi të vështirë Turqia nuk ka fituar armiq, por miq të rinj, ka fituar miq të sinqertë. Turqia me qëndrimin e saj kokëlartë duke i cilësuar grushtet e shtetit grushte sh-teti dhe masakrat masakër i ka dhënë botës edhe leksione demokracie, edhe leksione njerëzore”, theksoi ai.

Për më tepër: www.77news.al

Panair madhështor i kulturës midis Turqisë dhe Koresë së Jugut!

Rexhep Tajip Erdogan

Page 8: Gazeta 77 News

77 NEWS E MARTË, 03 SHTATOR 2013DREJTËSI DHE ZHVILLIM E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

MASTER PËR MENAXHIM MARKETINGnë bashkëpunim me “South Bank University”, London

Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të “South Bank University” në mbarë botën.

Deri më 04 Shtator 2013 Pagesa 4000 euroKohëzgjatja 1 vit e gjysëm

• Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P “Vitrina”.• Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e “South Bank University” Londër, Angli.

Klaudio Lula: Në biznes duhet të jesh shumë i kujdesshëm ndaj çdo detaji!

“Lëndina e lotëve” në Korçë vend i nostalgjisë!

I riu nga Skrapari, Klaudio Lula në një intervistë për Unionin e Sipërmarrësve

Shqiptarë tha se për të drejtuar një biznes duhet shumë mund, shumë përkushtim dhe kujdes. Ai ka vendosur që biznesin e tij ta ndërtojë në Tiranë, në një nga zonat më të frekuentuara, duke siguruar në këtë mënyrë klientelën, e cila është domos-doshmëri e biznesit. Gjatë intervistës ai tregon shkurtimisht ecurinë e biznesit tij. Sa e vështirë është të drejtosh një biznes?

Në kohët e sotme është shumë e vështirë të drejtosh një biznes, pasi konkurenca është tepër e madhe. Që të rezistojë një biznes duhet të jesh shumë i kujdesshëm ndaj çdo detaji. Këtu tek ne çdo gjë është e përpiktë, stafi përbëhet nga 13 punonjës, të cilët punojnë me mund dhe përkushtim, që biznesi të shkojë sa më mirë dhe klienti të dalë sa më i kënaqur.

Prej sa kohësh merreni me biznes?Me këtë lloj biznesi merremi që prej 15

vitesh , dhe deri më sot. Çfarë të veçante ka biznesi juaj në kraha-sim me konkurentët e tjerë në treg?

E veçanta e këtij lokali është se këtu është një ambjent tepër i mrekullueshëm, i qetë, çdo gjë është korrekte, shërbimi është tepër i mirë dhe frekuentohet nga të gjitha grupmoshat. Këtu e nis ditën me një kafe dhe çdo gjë është relaks.Lokali BISS CLUB është 24 orë hapur në shërbim të klientëve.Cilësia është e mirë, etj.Cili është sezoni kur keni më shumë punë?

Këtu puna nuk mungon kurrë, i gjithë viti ka punë, kjo është një gjë pozitive pasi klientët janë të kënaqur me shërbimin dhe puna nuk mbaron kurrë. Motoja jonë është Aty ku kënaqësia bëhet realitet.

Për më tepër: www.77news.al

Njihet si vendi i përcjelljes së mërgim-tarëve në shek XIX. Korça është qyteti

i vetëm që ka një vend të tillë që ruhet, de-dikuar zanafillës së mërgimit, kur “aty ku mbaronte qyteti” mes qirinjve dhe lotëve, gratë prisnin burrat e ikur, ose lajmin se janë shëndoshë dhe mirë. Gjatë shek XIX, kjo lën-dinë u kthye në tempullin e mërgimtarëve. Kur Korça kishte jo më shumë se 12 mijë banorë, "Lëndina e lotëve" ishte vendi ku ndaheshin rrugët. Një shekull më parë, kjo

lëndinë ndodhej buzë rrugës për në Manas-tir dhe Selanik, prej nga ku shqiptarët nisën mërgimin drejt Turqisë, Rumanisë, Bullga-risë dhe Amerikës. Mërgimi do të mbante gjallë jo vetëm ekonominë e qytetit, por edhe do të ndikonte në kulturën e vendit duke sjellë në vend atë që sot ka mbetur si trashëgimi nga e shkuara. “Lëndina e lotëve” që edhe sot mban të njëjtin emër, është një hapësirë rekreative për qytetarët.

Për më tepër: www.77news.al