paketa mbështetëse e sensibilizimit avl – pmsa (2004-07-31)

133

Upload: others

Post on 10-Nov-2021

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

ALBANIA reporti
Paketa Mbështetëse e Sensibilizimit AVL – PMSA (2004-07-31)
Agjensia e Europës Juglindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (The South Eastern Europe Clearinghouse for the Control of Small Arms and Light Weapons SEESAC)1 ka një mandat nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Pakti i Stabilitetit për Europën Juglindore (SPSEE) për të ofruar asistencë operacionale, asistencë teknike dhe informacion menaxhues në mbështetje të formulimit dhe zbatimit të koordinimit për KAVL2, kontrollit dhe masave zvogëluese, projekteve dhe aktiviteteve në mënyrë që të mbështetet Plani Rajonal i Zbatimit për Paktin e Stabilitetit, duke kontribuar, kështu në rritjen e stabilitetit rajonal dhe zhvillimin e mëtejshëm afatgjatë në Europën Juglindore.
Për më tepër informacion kontaktoni:
Drejtuesi i Skuadrës SEESAC
Serbi Mali i Zi
Tel: (+381) (11) 344 63 53 Fax: (+381) (11) 344 63 56
www.seesac.org E-mail: [email protected]
Falënderime
Elementet bazë të PMSA u zhvilluan nga Laurence Desvignes dhe Simon Rynn. Seksioni i dokumentit që mbulon monitorimin dhe vlerësimin dhe si dhe mjetet e mbledhjes së informacionit të bashkangjitura janë së shumti punë e Jim Coe, që ka punuar për llogari të OJQ-së së bazuar në Angli, Safeworld. Autorët dëshirojnë të falenderojnë një grup të gjerë komentuesish për idetë e hedhura gjatë krijimit të PMSA. Ata përfshijnë më tepër se 30 zyrtarë qeveritarë, aktivistë OJQ-sh si dhe punonjës të programeve KAVL të UNDP të cilët kanë marrë pjesë në Outreach Workshop të Korrikut 2003 si dhe atyre prej grupit më të gjerë të aktorëve që punojnë për AVL në Europën Juglindore dhe më tutje të cilën komentuan për draftin gjatë Gushtit 2003. Një mirënjohje e thellë i shkon atyre që kanë qenë pionierë të sensibilizimit për KAVL në terren, shpesh në rrethana të vështira dhe pa terma drejtimi për praktikat më të mira te punës apo burime të mjaftueshme. Ndonëse shumë për tu përmendur, përkushtimi i të gjithë këtyre individëve e ka bërë të mundur PMSA. SEESAC shpreson të ketë përfitimin e ideve dhe sugjerimeve të tyre në përgatitjen e versioneve të ardhshme.
Përkthimi në shqip i PMSA u mor përsipër nga Projekti i Edukimit për Paqe dhe Çarmatim në Shqipëri. Falenderojmë veçanërisht përkthyesit Genc Kojdheli dhe Gertjan Veshaj, redaktorin shkencor Ols Lafe, dhe koordinatorin e projektit Elton Skendaj.
© SEESAC 2004 – Të gjitha të drejtat të rezervuara
Pikëpamjet e shprehura në këtë raport janë ato të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim apo të Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore. Përshkrimet e përdorura dhe paraqitja e materialit në këtë publikim nuk nënkuptojnë mendimin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim apo të Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore në lidhje me statusin ligjor në ndonjë vendi, territori apo zone, të autoriteteve apo grupeve të armatosura, apo në lidhje me ravijëzimin e kufijve apo limiteve tokësore.
1 Që këtej e tutje kësaj agjensie do ti referohemi me shkurtimin origjinal në Anglisht SEESAC. 2 Ky është shkurtimi në Shqip për SALWC (Small Arms Light Weapons Control) dhe forma e plotë e KAVL është Kontrolli mbi Armët e Vogla dhe të Lehta.
ii
i
Parathënie
SEESAC ka marrë mandatin për të dhënë këshillim teknik mbi çështjen kritike të Sensibilizimit mbi Amët e Vogla dhe të Lehta (AVL) në rajonin e Europës Juglindore (SEE)3. Gjatë konsultimeve fillestare me organet e interesuara rajonale gjatë 2003, SEESAC u sensibilizua si për nevojën e rritur për Sensibilizim për SAVL në EJL, ashtu edhe për mungesën e burimeve të gatshme për ata që dëshirojnë të zbatojnë programe të tilla.
Në fushën e re dhe në zhvillim të Sensibilizimit të AVL ekzistojnë krahasimisht pak shembuj model për praktikuesit. Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë përpjekje sistematike për të identifikuar praktikat e mira (dhe të këqija) në nivelin operativ. Për ata që zbatojnë programet mungesa e eksperiencave dhe burimeve krijon implikime serioze. Programe të papërshtatshme të sensibilizimit të AVL mund që potencialisht – ose për shkak të mesazheve dhe materialeve të papërshtatshme, apo mungesës së sensibilitetit – të rrisin tensionet shoqërore, të përkeqësojnë perceptimin e komuniteteve përsa i përket sigurisë së tyre, apo të rezultojnë në viktima të padëshiruara. Si përfundim, ato mund të dështojnë në qëllimin e synuar dhe thjesht të harxhojnë fondet e projektit.
Për këto arsye SEESAC filloi një proces gjatë mesit të vitit 2003 që ka kulminuar në publikimin e “Paketës Mbështetëse të Sensibilizimit AVL” (PMSA). E përbërë nga një doracak dhe një CD-ROM, PMSA vendos principet dhe procedurat për programim të sigurtë dhe efektiv të Sensibilizimit të AVL, dhe paraqet një koleksion materialesh mbështetëse. Është menduar që të përdoret prej çdo organizmi që ndërmerr aktivitete për Sensibilizimin e AVL, qoftë ky qeveritar, jo-qeveritar apo ndërkombëtar. Qëllimet e PMSA mund të përmblidhen si më poshtë:
n Të përkufizojë, të zhvillojë vazhdimisht dhe të bëjë të gatshëm praktikat më të mira që dalin në lidhje me Sensibilizimin e AVL në EJL, duke maksimizuar në këtë mënyrë shanset që programet e ardhshme të jenë të sigurta dhe efektive;
n Të paraqesë mjete dhe metoda për të drejtuar programe që do të bëjnë më efektive projektet, duke kursyer kohë dhe burime;
n Të rrisë ekspertizën rajonale në lidhje me Sensibilizimin e AVL ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë në aktivitete të tilla; dhe
n Të nxjerrë në pah mekanizma që mundësojnë programet për Sensibilizimin e AVL të kordinojnë me, apo të integrohen në, ndërhyrje për mikro-çarmatimin.
Për të siguruar vlerën e PMSA në terren, një version paraprak i paketës u rishikua në një workshop të përbashkët të RACVIAC/SEESAC në Korrik 2003 nga një grup përfaqësues i të interesuarëve (punonjës nga organizatat jo-qeveritare (OJQ-të) lokale dhe ndërkombëtare, organizmat ndërkombëtarë dhe qeveritë e EJL) përpara se të hidhej në qarkullim tek një grup më i gjerë komentuesish. Si rezultat i këtij procesi “Paravlerësimi” edicioni i parë i PMSA është një produkt hibrid që distilon pikëpamjet dhe eksperiencat e numrit më të gjerë të mundshëm të aktivistëve dhe praktikuesve të AVL.
Pas publikimit fillestar në Nëntor 2003, ky manual njëherazi do të testohet në terren dhe do të përkthehet në gjuhët vendase. Do të jetë i gatshëm pa pagesë sipas kërkesës dhe i gjetshëm në faqen internet të SEESAC. Ne parashikojmë se do të jetë një burim i gjallë, që do të rishikohet vazhdimisht në vitet e ardhshme për të reflektuar eksperiencat e atyre që punojnë në terren, dhe duke inkorporuar më përgjithësisht përparimin në mikro-çarmatimin dhe teorinë e komunikimit.
Ndërsa është e pamundur të parashikohet saktësisht se cilat do të jenë këto mësime, realitetet e tanishme në mikro-çarmatim dhe komunikimin e zhvillimit sygjerojnë linja të hetimit të mëtejshëm. E para është sfida e të inkorporuarit të ndërhyrjeve të mikro-çarmatimit në programe të drejtuara tek zhvillimi ekonomik dhe social dhe reforma e sektorit të sigurisë.
Progresi në këtë drejtim pa dyshim që do të shtyjë përpara Sensibilizimin për AVL në mënyra të reja. Një drejtim i dytë lidhet me përdorimin e metodave pjesëmarrëse. Ndërsa PMSA promovon përdorimin e metodave
3 SEE (South Eastern Europe) është shkurtimi Anglisht për Europën Juglindore dhe në do të përdorim shkurtimin Shqip EJL.
ii
iii
Paketa Mbështetëse e Sensibilizimit AVL – PMSA (2004-07-31)
pjesëmarrëse gjatë etapave të ndryshme në ciklin e programit, ekziston mundësia për pjesëmarrje të plotë të komunitetit në çdo etapë të programeve për mikro-çarmatimin. Nëse teoria e nevojshme për të drejtuar këtë lloj ndërhyrje zhvillohet në vitet e ardhshme, përbërësi komunikim/sensibilizim i ndërhyrjeve të mikro-çarmatimit do të formojë domosdoshmërisht bërthamën e të gjitha ndërhyrjeve të tjera.
Sidoqoftë, deri atëherë prakticienët në terren kanë mjaftueshëm pengesa praktike për të kaluar. PMSA do të mbështetet përsa i përket vlerës së saj tek mendimet e sjella vazhdimisht nga përdoruesit dhe përfituesit që punojnë në terren. Ne shpresojmë që PMSA të japë një kontribut në punën tuaj dhe kërkojmë ndihmën tuaj për ta përmirësuar e për të ngritur nivelin e saj.
Beograd, 01 Nëntor 2003 Adrian Wilkinson
Drejtues i Skuadrës SEESAC
iii
Përmbajtja Parathënie ……………………………………………………………………………………………………………………...............................................iii
Përmbajtja ……………………………………………………………………………………………………………………............................................... iv
2.1.1 Edukimi për rreziqet e AVL ……………………………………………………………………………………............................... 5
2.1.2 Advokimi për AVL …………………………………………………………………………………………….................................…. 5
2.1.3 (AVL) Informimi i Publikut ……………………………………………………………………………………..............................… 6
2.2 Përkufizimi i objektivave të programit të Sensibilizimit AVL ………………………………………………............................…7
2.2.1 Objektivat e lidhura me Njohurinë ……………………………………………………………………………..........................7
2.2.2 Objektivat e lidhura me Qëndrimin..…………………………………………………………………………...........................7
2.2.3 Objektivat e lidhura me Sjelljen………………………………………………………………………………............................8
2.2.4 Objektivat e lidhura me politikat institucionale dhe praktikat ………………………………………………........…… 8
2.3 Integrimi i Sensibilizimit për AVL me ndërhyrjet për mikro-çarmatim ………………………………………........................8
2.3.1 Edukimi i Rreziqeve të Veçimit përkundrejt Sensibilizimit të AVL në mbështetje të mbledhjes së AVL ...10
2.3.2 Lidhjet me legjislacionin për AVL, dhe aktivitetet për mbledhjen dhe shkatërrimin ……………………….…13
2.4 Aktivitetet e bazuar në komunitet .………………………………………………………………………………................................ 14
2.4.1 Plani i Komunitetit më të Sigurtë…………………………………………………………………………….....................….14
2.5 Çështjet e Sigurisë dhe detyrimi për Kujdesje …………………………………………………………………............................ 15
2.5.1 Mos-Përplasja e Edukimit për Rreziqet e AVL dhe Advokimi për AVL ……………………………………............16
2.5.2 Mos-Përplasja e Sensibilizimit për AVL dhe edukimit mbi rrezikshmërinë e minave………………………...17
2.6 Integrimi i Sensibililizimit për AVL në aktivitete të tjera ……………………………………………………........................... 18
2.7 Ndjekja e ciklit të programit …………………………………………………………………………………….....................................22
3 Mbledhja dhe menaxhimi i informacionit ………………………………………………………………………….................................... 25
3.1 Objektivat e mbledhjes dhe menaxhimit …………………………………………………………………………........................... 25
3.2 Mbledhja e informacionit në kontekstin e iniciativave kombëtare të mikro-çarmatimit ………………………......... 25
3.3 Mbledhja e informacionit e të dhënave: një proces i vazhdueshëm i aktiviteteve për Sensibilizimin AVL ….... 26
3.4 Metodat për mbledhjen e informacionit …………………………………………………………………………............................ 34
3.5 Mbledhja e informacionit si mjet për monitorim dhe vlerësim …………………………………………………....................35
3.6 Trajnimi i Stafit ………………………………………………………………………………………………….......................................... 36
3.7 Parimet dhe menaxhimi i Informacionit …………………………………………………………………………............................. 36
3.7.1 Qartësia dhe transparenca në lidhje me qëllimin e mbledhjes së informacionit …………………………….36
3.7.2 Fleksibiliteti……………………………………………………………………………………………………............................…. 37
3.7.4 Saktësia ……………………………………………………………………………………………………………........................... 38
3.7.5 Krijimi i një rrjeti për mbledhjen e të dhënave mbi viktimat ………………………………………………….......... 38
3.7.6 Menaxhimi dhe ndarja e informacionit dhe të dhënave…………………………………………………………........ 39
3.7.7 Siguria………………………………………………………………………………………………………..............................……. 39
1
4.1 Analiza e informacionit ………………………………………………………………………………………....................................……41
4.1.1 Grupet e Shënjestruara………………………………………………………………………………………….........................… 42
4.2 Planifikimi strategjik ……………………………………………………………………………………………....................................... 43
4.2.1 Mbështetja institucionale……………………………………………………………………………………….....................… 46
4.2.3 Trajnimi i stafit …………………………………………………………………………………………………… .......................... 46
4.2.4 Koordinimi………………………………………………………………………………………………………............................. 46
4.3.1 Objektivat afatshkurtër dhe SMART …………………………………………………………………………..................... 48
5 Dizenjimi i mesazheve, aktiviteteve dhe materialeve, dhe zgjedhja e medias………………………………………..................49
5.1 Përpunimi i kurrikulave për Edukiminin mbi Rreziqete AVL…………………………………………….........................……. 49
5.1.1 Mesazhet në lidhje me kërcënimin dhe problemet e AVL……………………………………………………… ........ 49
5.1.2 Mesazhet për reduktimin e rrezikut të AVL ……………………………………………………………….......................50
5.2 Përpunimi i mesazheve për Advokimin e AVL ……………………………………………………………….............................….51
5.3 Përpunimi i mesazheve për Informimin e Publikut mbi AVL…………………………………………………......................… 51
5.4 Shembuj mesazhesh nga programe thelbësore për Sensibilizimin AVL…………………………………………. ............. 53
5.5 Zhvillimi i mesazheve thelbësorë ………………………………………………………………………………… .............................. 60
5.6 Zgjedhja e mjeteve të komunikimit ………………………………………………………………………………...............................61
5.6.1 Komunikimi ndëraktiv përkundrejt atij njëanësor………………………………………………………………..............61
5.7 Roli i mediave të ndryshme ……………………………………………………………………………………...................................…66
5.8 Shembuj treguesish për monitorimin e mesazheve, aktiviteteve dhe materialeve………………………………......... 70
6 Testimi në terren ………………………………………………………………………………………………………...........................................77
7.1 Plani i Komuniteteve të Sigurta i rishikuar……………………………………………………………………….............................79
7.2 Aktivitete për fëmijët …………………………………………………………………………………………….......................................80
8 Monitorimi dhe vlerësimi i aktiviteteve dhe materialeve ………………………………………………………………........................83
8.1 Zhvillimi i një përqasjeje të integruar……………………………………………………………………………............................... 83
8.2 Nivelet e edukimit ………………………………………………………………………………………………........................................ 84
8.3 Mbledhja, analizimi dhe shpërndarja e zbulimeve: një përqasje pjesëmarrëse……………………………….. ........... 85
8.4 Një kuadër i thjeshtë për monitorimin dhe vlerësimin: zgjedhja e mjeteve të verifikimit …………………….......... 85
8.5 Fuqitë dhe dobësitë e krahasuara të metodave të ndryshme të vlerësimit ……………………………………..............87
Annex A (Informativ) Termat dhe përkufizimet …………………………………………………………………........................................……89
Annex B (Informativ) Impakti dhe pasojat i AVL ………………………………………………………………………….............................… ..93
Annex C (Informativ) Pyetësorët KAP, shpjegime dhe udhëzime…………………………………………………………. ......................... 97
Annex D (Informativ) Përdorimi i intervistave dhe grupeve fokusuese, shembuj dhe udhëzime …………………………........ 115
Annex E (Informativ) Shembull i teknikave pjesëmarrëse (ushtrimi i shkallares) dhe udhëzime për përdorim…………....117
Annex F (Informativ) Përdorimi i burimeve dytësore, shembuj dhe udhëzime………………………………………….....................121
Annex G (Informativ) Shembull i planit të punës për programin e Edukimit për Rrrisqet e AVL ………………………..........…123
iv
1
PMSA - Paketa Mbështetëse e Sensibilizimit AVL
1 Hyrja
Shtimi dhe shpërdorimi i Armëve të Vogla dhe të Lehta (AVL)4 ka një impakt të madh në shoqëritë përqark rruzullit. ALV përdoren për të vrarë me mijëra njerëz çdo vit, qoftë në konflikte të armatosura, krime apo aksidente tragjikë.5
E më shumë miliona njerëz terrorizohen, plagosen, përçudnohen apo detyrohen me forcë që të lenë shtëpitë për të jetuar si refugjatë apo persona të shpërngulur brenda vendit. Kur konflikti mbaron, kostot e shtimit dhe shpërdorimit të AVL vazhdojnë të qëndrojnë në kurriz të shoqërisë dhe veçanërisht të grupeve të prekshme e të dobta. Në disa vende nivelet e dhunës dhe kriminalitetit të lidhura me shpërdorimin e armëve mbeten të njëjtat, ose ngrihen, gjatë periudhës së “paqes” që pason konfliktin e hapur. Në raste të tjera dhuna e armatosur nuk lidhet drejpërsëdrejti me konfliktin e hapur, por pasojat janë të ngjashme.
Vendet e Europës Juglindore (EJL) janë një shembull i shënueshëm i këtij fenomeni global, ku konfliktet e viteve të fundit, të kombinuar me përqindje të larta krimi dhe mbajtje tradicionale të armëve kanë sjellë si rezultat nivele të papranueshme dhe vdekjeprurëse të shtimit dhe shpërdorimit të AVL. Megjithëse natyra e problemit varion ndërmes rajonit, shtimi i AVL mendohet se:
n I kundërvihet ekzistencës së shtetit ligjor.
n Është kontribues në vdekjet e përditshme tragjike.
n Është nxitës për kriminalitetin dhe paqëndrueshmërinë.
n Është përkeqësues i tensioneve shoqërore.
n Është mohues i masave për ndërtimin e besimit në siguri; dhe
n Vepron si një pengesë për zhvillim.
Në kuadrin e sfidave të krijuara nga AVL në rajon, SEESAC, Zyra për Kontrollin e AVL në Europën Juglindore u krijua bashkërisht nga UNDP dhe Pakti i Stabilitetit për Europën Juglindore (SEE) për të dhënë mbështetje projektesh dhe asistencë teknike për të gjitha aktivitetet e kontrollit dhe ndërhyrjeve për AVL brenda SEE. Masat e kontrollit për AVL janë ato politika dhe aktivitete të cilat së bashku ndihmojnë në zgjidhjen e shtimit dhe shpërdorimit të AVL .6 Ato përfshijnë:7
n Kontrolle kufitare të përmirësuara.
n Masa legjislative dhe rregullative.
n Pyetësori për AVL.8
n Operacionet për mbledhjen e AVL.
n Operacionet për shkatërrimin e AVL.
n Menaxhimin dhe shkëmbimin e informacionit.
4 Ka një shumëllojshmëri përkufizimesh në qarkullim për AVL dhe konsensusi ndërkombëtar për një përkufizim “korrekt” qëndron akoma për tu vendosur. PMSA adopton përkufizimin e përdorur nga Standartet Rajonale të Mikro-Çarmatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, “Gjithë municionet vdekjeprurëse konvencionale të cilat mund të mbahen nga një luftëtar individual apo një makinë e lehtë, që gjithashtu nuk kanë nevojë për një kapacitet thelbësor logjistik dhe mirëmbajtjeje”.
5 Shikoni Aneksin B për një trajtim më të detajuar mbi efektet e shtimit të AVL në EJL.
6 Standartet Rajonale të Mikro-Çarmatimit (RDMS) janë zhvilluar nga SEESAC për të mbështetur veprimtaritë për AVL në secilën nga këto zona duke vendosur procedurat, praktikat dhe normat më të mira operative që janë zhvilluar vitet e fundit në lidhje me kontrollin e AVL. Shikoni RDMS 01.10 Guidë për Standartet Rajonale të Mikro-Çarmatimit dhe Masave të kontrollit të AVL. http://www.seesac.org/resources/ framework.htm
7 Shikoni RDMS 02.10 Tregues i termave dhe shkurtimeve të AVL. 8 Një pyetësor AVL përshkruhet më mirë si një studim gjithëpërfshirës i situatës së AVL brenda një territori. Një numër Pyetësorësh
Kombëtarë të AVL të bërë në vendet e EJL gjatë 2003 kanë dhënë më në fund analizën e detajuar të nevojshme për të mbështetur pretendimet e bëra bashkarisht rreth natyrës së problemit të AVL në rajon duke ekzaminuar shpërndarjen e AVL në seicilin vend si edhe rrjedhojat në impaktet mbi krimin, vdekjet, sigurinë dhe ekonominë. Shikoni seksionin 3.2 për më tepër informacion.
2
3
n Programet për Sensibilizimin e AVL.
Paketa Mbështetëse për Sensibilizimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (PMSA) merret me të fundit prej këtyre masave dhe synon të përpunojë praktikat më të mira në nivelin operacional për të ndihmuar praktikuesit e Sensibilizimit të AVL në terren.
PMSA është për tu përdorur nga të gjithë të interesuarit që përgatiten të zhvillojnë apo të marrin pjesë në programet e Sensibilizimit të AVL, qofshin këta pjestarë të shoqërisë civile, Autoritetet Kombëtare të AVL, organizatat ndërkombëtare, donatorët, apo forcat siguri/paqe ruajtëse9. Çdo grup duhet sigurisht ta përdori PMSA në mënyrë të ndryshme në varësi të nevojave të tija.
1.1 Çfarë është PMSA?
Paketa e PMSA përfshin:
a) Doracakun operativ: Një sërë udhëzimesh të strukturuara logjikisht për ata që zbatojnë programet e Sensibilizimit të AVL, të ilustruara me shembuj nga terreni; dhe
b) CD-ROM-in: me materiale mbështetëse dhe publikime, duke përfshirë:
n Dokumenta të nevojshme për referencë.
n Lidhje me adresa interneti me subjekte si:
l Fëmijët dhe armët.
l Teknikat e komunikimit.
l OJQ-të ndërkombëtare që punojnë me çështje të AVL.
l Organizatat ndërkombëtare.
l Minat tokësore.
l Organizatat kërkimore.
l Standartet Rajonale të Mikro-Çarmatimit në SEE (RDMS).
n Prezantime Power-Point për përdorim nga aktivistët mbi:
l Impaktet dhe rreziqet e AVL.
l Llojet e Armëve.
l Mbledhjen, ruajtjen e sigurtë dhe shkatërrimin e AVL.
n Galeri fotografike për Ndërgjegjësimin e AVL me shënime shpjeguese.
l ‘Aktivitete’ galeri që përmbajnë fotografi me aktivistë që punojnë në terren.
l ‘Imazhe’ galeri që përmbajnë logo dhe fotografi të përdorshme.
l ‘Materiale’ galeri që tregojnë materiale të përdorura në fushata të ndryshme.
l Galeria e Edukimit të Rriskut të AVL që përmbajnë materiale shembuj që janë përdorur më përpara në fushatat e krijuara për të ulur sjelljen e rrezikshme me AVL.
9 Rrekomandimet për donatorët që janë duke marrë në konsideratë mbështetje për programet e Sensibilizimit për AVL janë të përfshira në CD-ROM-in e PMSA, ashtu si edhe një tregues të dhënash për median.
2
3
Paketa Mbështetëse e Sensibilizimit AVL – PMSA (2004-07-31)
n Prezantime për Njohjen e AVL: imazhe dhe shpjegime të armëve, municioneve dhe eksplozivëve më të përdorur në SEE.
n Galeria mbi mbledhjen e AVL.
n Galeria mbi shkatërrimin e AVL.
n Materiale për ngritjen e fondeve;
l Udhëzime për krijimin e projekt-propozimeve për Sensibilizimin e AVL.
l Udhëzime për donatorët që marrin në konsideratë mbështetjen për projekte për Sensibilizimin e AVL.
n Tregues të dhënash për median.
4
5
2 PMSA – Konceptet dhe përqasja
Ky seksion paraqet konceptet dhe principet thelbësore të gjetshme në PMSA . Ato janë si vijon:
n Konceptet e Sensibilizimit AVL dhe tre komponentët e tij të komunikimit:
l Edukimi mbi Rreziqet e AVL.
l Advokimi për AVL.
l Imformimi Publik për AVL.
n Rëndësia e vendosjes së objektivave të qarta programore për Sensibilizimin AVL.
n Integrimi i Sensibilizimit AVL me ndërhyrjet e mikro-çarmatimit.
n Ndërmarrja e dy tipeve programesh për sensibilizimin e AVL: Programet e veçuara të Edukimit për Rreziqet e AVL, dhe programet e Sensibilizimit AVL në mbështetje të mbledhjes së AVL.
n Përdorimi i aktiviteteve të bazuara në komunitet për të rritur ndërgjegjësimin (dhe në veçanti “Planet e Komuniteteve të Sigurta”).
n Problemet e sigurisë dhe Menaxherët e Programeve “Detyra për Kujdesje”.
n Integrimi i Sensibilizimit AVL me aktivitete të tjera; dhe
n Rëndësia e ndjekjes së ciklit të programit.
2.1 Përkufizimi i ndërgjegjësimit AVL
Koncepti bazë i përdorur në PMSA10 është ai i një programi të Sensibilizimit AVL; një ndërhyrje programatike e krijuar për të ngritur ndërgjegjshmërinë shoqërore rreth çështjeve të AVL dhe për të ndikuar për ndryshime pozitive shoqërore. Një program Sensibilizimi AVL mund të përkufizohet si:
“Një program aktivitetesh të ndërmarra me qëllimin përfundimtar për të minimizuar, dhe atje ku është e mundur për të eleminuar, pasojat negative të kontrollit të pamjaftueshëm të AVL duke ndërmarrë një kombinim të saktë të Edukimit për Rrezikun e AVL, Advokimin e AVL dhe fushatat për Informimin Publik të cilat punojnë së bashku në bashkëpunim me programe të tjera të ndërhyrjes shoqërore për të ndryshuar sjelljet dhe për të lehtësuar zgjidhjet e duhura alternative në një periudhë afatgjatë.”
Programet e e Sensibilizimit AVL mund të konsiderohen se kanë 3 komponentë komunikimi; 1) Edukimi mbi Rreziqet e AVL. 2) Advokimi për AVL. 3) Informimi Publik për AVL. Në fakt, do të ketë raste ku disa përbërës nuk janë të përfshirë në program (për shembull Programet e veçuara për Advokimin e AVL dhe ato të Edukimit për Rreziqet e AVL), por në raste të tjera, dhe veçanërisht në rastin e rëndësishëm të ndërhyrjeve kombëtare të mikro-çarmatimit, programet e Sensibilizimit të AVL duhet të përdorin të tri format e komunikimit.
10 Një guidë e shkurtër për principet e AVL mund gjithashtu të gjendet në RDMS 06.10 Zhvillimi dhe Zbatimi i programeve për Sensibilizimin e AVL. http://www.seesac.org/resources/current_eng.htm
4
5
Diagrama 1: Tre komponentet e programeve të Sensibilizimit AVL
Çdo komponent shpjegohet në mënyrë më të detajuar më poshtë, dhe objektivi i tij komunikativ do të përkufizohet. Përkufizime të plota jepen në Aneksin A.
2.1.1 Edukimi mbi Rreziqet e AVL
Edukimi mbi Rreziqet e AVL11 mund të përkufizohet si:
“Një proces që promovon adoptimin e sjelljeve më të sigurta nga grupet në rrezik dhe nga mbajtësit e AVL duke informuar njerëzit për rreziqet dhe kërcënimet e AVL dhe duke i edukuar ata për sjellje më të sigurta alternative.”
Edukimi mbi rrisqet e AVL mund të zbatohet si një aktivitet i veçuar në kontekste ku asnjë program kombëtar AVL është duke u zbatuar. Nëse një program kombëtar zbatohet në një kohë të mëvonshme, rrjetet, sistemet dhe metodat e përdorura nga programi i Edukimit mbi Rreziqet mund të adoptohet për të mbështetur programin kombëtar. Në disa situata (për shembull regjistrimi i armëve apo ndërhyrjet për mbledhjen) Edukimi mbi Rreziqet e AVL mund të përdoret si një shtesë sigurie për të gjitha format e tjera të komunikimit për Sensibilizimin e AVL. (Shikoni Seksionin 2.5)
2.1.2 Advokimi për AVL
Advokimi për AVL përkufizohet si:
“Një process i cili synon të ngrejë problemet dhe çështjet e AVL me publikun e gjerë, autoritetet, median, qeveritë dhe institucionet e tyre për të arritur ndryshimet në nivelin institucional dhe/ose atë individual.”
Shembuj specifikë do të përfshinin fushata për të vënë në dukje problemet e AVL dhe çështjet në komunitetet ku nuk i jepet rëndësia e duhur, apo ato që krijohen për njerëzit që të dorëzojnë apo regjistrojnë armët. Në rastit e fundit aktivitetet për Advokim do të ndërmerren në mbështetje të një ndërhyrjeje mikro-çarmatimi apo në vazhdim të iniciuar dhe administruar nga organizmat koordinative kombëtare. Sidoqoftë ashtu siç është theksuar, advokimi për AVL mund të synojë të promovojë masat për kontrollin e AVL atje ku ato mungojnë, apo kuptohet se mungojnë.12
11 Termi ‘advokim’ mund të përkufizohet në mënyra të ndryshme. Siç është përkufizuar këtu përfshin si metodat dhe mesazhet lartësisht të shënjestruara të nevojshme për të angazhuar vendim-marrësit (gjithashtu e njohur si lobim) dhe ‘fushatimin’ në të cilin programet e komunikimit shënjestrojnë publikun e gjerë me mesazhe më të thjeshta dhe metoda më të ndryshme.
12 Shikoni për shembull fushatën për një Traktat Ndërkombëtar të Tregtisë së Armëve, e hapur bashkarisht nga IANSA, International Alert dhe Oxfam në Tetor 2003 – http://www.controlarms.org.
6
7
2.1.3 Informimi Publik (AVL)
Për qëllimin e PMSA, Informimi Publik (AVL) përkufizohet si:
“Informacion që shpërndahet apo publikohet për qëllimin kryesor të mbajtjes së publikut plotësisht të informuar rreth kushteve ekzakte të një ndërhyrjeje AVL, duke përfituar kështu mirëkuptimin dhe mbështetjen e tij.”
Në kontrast me veprimtaritë e Advokimit, veprimtaritë e Informimit Publik nuk ndërmerren për të nxitur por për të informuar. Meqënëse programet e mikro-çarmatimit mund të kenë shumë përbërës të ndryshëm, dhe të zbatohen në faza të ndryshme, përmbajtja e Informimit të Publikut si përbërës i Sensibilizimit për AVL do të ndryshojë në kohë, në varësi të çështjeve ligjore, kushteve të amnistive për AVL, modaliteteve të regjistrimit të AVL, mbledhjes dhe shkatërrimit si dhe shpërndarjes së skemave shtytëse. Në çdo rast qëllimi është mbajtja e publikur në informim të plotë.
Tabela e mëposhtme eksploron këto tre koncepte në mënyrë më të detajuar.
Tabela 1: Tre përbërësit e komunikimit për Sensibilizimin për AVL në mënyrë të detajuar
EDUKIMI MBI RREZIQET AVL ADVOKIMI PER AVL INFORMIMI PUBLIK AVL
Objektivat e komunikimit AVL
Të rrisë sensibilizimin për të bërë njerëzit që të mendojnë dhe ti informojë ata rreth rreziqeve & kërcënimeve të sjella nga AVL
Të ndryshojnë qëndrimet, sjelljet e individëve dhe/ose komuniteteve të prekura, rreth përdorimit të AVL
• Të informojë njerëzit rreth masave të sigurisë në rastet e mbledhjes së armëve / aktiviteteve të amnistisë
Të marrë mbështetjen e publikut, rekomandime apo reklamë pozitive rreth problemeve dhe çështjeve të AVL dhe të nxisë ndryshime:
• Në nivelin institucional (psh. politik, ligjor) dhe:
• Në nivelet individuale (psh. për të inkurajuar njerëzit që të dorëzojnë armët si pjesë e programeve të mbledhjes së AVL)
Të japë informacion në kohë, të saktë dhe të sigurtë mbi natyrën e ndërhyrjve të AVL.
Grupet e Shënjestruara
Komunitetet e prekura (psh. fëmijët mbajtësit e armëve, të afërmit e tyre)
Publiku i përgjithshëm, autoritetet, media, qeveritë, donatorët etj.
Mbajtësit e armëve, agjentët mbledhës, grupet e shënjestruara sipas kontekstit (psh, fëmijët, gratë), njerëz me influencë në komunitet
Gjithë komuniteti
Zgjatja kohore Afatgjatë Në varësi të kontekstit dhe të programeve të mbledhjes së armëve:
• Afatgjatë (Ndryshime Institucionale)
• Ndryshime individuale afatshkurtra ose afatgjata (psh. dorëzimi i armëve si pjesë e programeve të amnistisë)
Pak më përpara se të ndërhyet dhe gjatë ndërhyrjes.
6
7
EDUKIMI MBI RREZIQET AVL ADVOKIMI PER AVL INFORMIMI PUBLIK AVL
Metodat Theks i veçantë tek aktivitetet e bazuar në komunitet për të mundësuar që komunitetet të zgjidhin problemer me të cilat përballen (psh. Planet e Komuniteteve më të Sigurta), por mnd të përdoren dhe metoda në stilin e Informimit Publik
Çfarëdo lloj Advokimi në varësi të strategjisë
Çfarëdo lloj strategjie mund të përdoret, megjithëse madhësia e publikut të shënjestruar favorizon përdorimin e medias, veçanërisht të asaj me mbulim të madh dhe me punë të vazhdueshme
Shembuj Aktivitetesh
Planet e Komuniteteve më të Sigurta me aktivitete të veçanta për grupe të veçanta (psh. diskutime në grup, fëmijë me fëmijë, teatër në komunitet, lojra me role, trajnime për mësuesit)
Shpërndarja e “kartave të sigurisë” tek agjentët e mbledhjes së armëve dhe publiku i gjerë.
• Komisioni kombëtar
• Grupet e diskutimit, programet radio dhe TV, intervistat
• Artikujt e gazetave
• Shpërndarja e fletushkave të informimit publik nëpërmjet shërbimit postar
• Lajmërimet në Shërbimin Publik (LSHP) në radio dhe TV
• Shpërndarja e dokumenteve të “Procedurës Standarte të Veprimit ” për agjentët e mbledhjes dhe magazinimit duke i informuar ata për rregullat e ndonjë amnistie dhe për sjelljet që priten prej tyre
2.2 Përkufizimi i objektivave të programit për Sensibilizimin e AVL 13
Ndërsa qëllimi i përgjithshëm i një strategjie të Sensibilizimit për AVL mund të përshkruhet saktësisht si “të përmirësojë sigurinë në komunitete”, objektiva më preçizë operacionalë janë të nevojshëm për të formuluar një program të punueshëm. Çdo program Sensibilizimi AVL, qoftë i vetëm si Edukimi mbi Rreziqet apo Sensibilizim në mbështetje të ndërhyrjeve të tjera AVL ka shumë mundësi të ketë disa nga objektivat e mëposhtëm:
2.2.1 Objektiva të Lidhura me Njohurinë
n Sensibilizim më i lartë mbi problemet e AVL.
n Sensibilizim më i lartë mbi nevojën për sjellje të sigurta.
n Sensibilizim më i lartë i praktikave më të mira mbi sjelljet e sigurta.
2.2.2 Objektiva të Lidhura me Qëndrimin
n Një besim më i rritur për lidhjen mes sasisë së AVL dhe madhësisë së dhunës në shoqëri.
n Një besim më i rritur për faktin se diçka mund të bëhet nga komuniteti rreth problemit të AVL.
n Një dëshirë më e rritur për të vënë në pikëpyetje hegjemoninë e kulturës së armëve.
n Një sensibilizim më i rritur i pronësisë që ka komuniteti mbi problemet e AVL dhe mbi armët në vetvete (për shembull si një para-kërkesë për një program të sukseshëm të Armëve në Shkëmbim të Zhvillimit).
13 Programi i Sensibilizimit për AVL duhet të mbështesë objektivat operacionalë të ndërhyrjes së përgjithshme për AVL. Detaje të mëtejshme, dhe shembuj objektivash operacionalë kombëtarë mund të gjenden në RDMS 01.10.
8
9
2.2.3 Objektiva të Lidhura me Sjelljen
n Adoptim më masiv i sjelljeve të sigurta.
n Një reduktim në transferimin dhe tregëtinë e paligjshme të AVL në tregun e zi.
n Frekuencë më e madhe e mbledhjes së sigurtë nga komuniteti të AVL të vjedhura.
n Pjesëmarrje më e madhe në skemat e regjistrimit të AVL.
n Pjesëmarrje më e madhe në skemat e mbledhjes së AVL.
2.2.4 Objektiva të Lidhura me Politikat Institucionale dhe Praktikën
n Adoptimi nga autoritetet e rëndësishme lokale dhe kombëtare i politikave dhe praktikave që promovojnë alternativa përkundrejt kulturës së dhunës.
n Paraqitja dhe zbatimi i skemave të regjistrimit të AVL.
n Paraqitja dhe zbatimi i skemave të mbledhjes së armëve.
n Zhvillimi i normave kundrejt përdorimit të paligjshëm apo blerjes së AVL nga autoritetet e rëndësishme lokale dhe kombëtare.
Objektiva të ngjashme me këto më sipër do të zhvillohen si pjesë e një strategjie të përgjithshme programi, që do të rrjedhojë nga një analizë e informacionit të mbledhur (Shikoni seksionet 3 dhe 4).
2.3 Integrimi i Sensibilizimit AVL me ndërhyrjet e mikro-çarmatimit
Iniciativat e çarmatimit AVL shpesh referohen si iniciativa të “mikro-çarmatimit” – për ti dalluar ato nga tentativat e reduktimit të sasisë së armëve të mëdha konvencionale. Në EJL, iniciativat kombëtare të mikro-çarmatimit deri më tani janë zbatuar në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi-Serbi. Mikro-çarmatimi mund të përkufizohet si vijon:
“Monitorimi, mbledhja, kontrolli dhe shkatërrimi përfundimtar i armëve të vogla, municionit respektiv dhe eksplozivëve dhe armëve të lehta të luftëtarëve dhe shpesh edhe të popullsisë civile. Përfshin zhvillimin e programeve të përgjegjshme të menaxhimit të armëve.”
Kudo që një iniciativë kombëtare mikro-çarmatimi ekziston apo është planifikuar, strategjitë e programit të Sensibilizimit AVL duhet të përgatiten me një synim për ti mbështetur ato dhe për të përfituar nga mundësitë e ofruara. Në disa raste përbërësi i Sensibilizimit të AVL i iniciativës kombëtare të mikro-çarmatimit do të jetë i vetmi në llojin e tij në shkallë kombëtare. Në raste të tjera disa agjenci (psh. OJQ, ministri qeveritare, UNICEF) mund të jenë tashmë të përfshira në aktivitete të Sensibilizimit të AVL si të tipit të Edukimit mbi Rreziqet apo ato të Advokimit.
Kutia 1: Sensibilizimi AVL në Shqipëri, 1999
Në Shqipëri, programi i mbledhjes së AVL u mbështet nga sensibilizim ndërkombëtar dhe kombëtar i çështjes së AVL. Mediat ndërkombëtare (BBC, CBS etj.) kanë transmetuar programe mbi çështjen dhe në nivel kombëtar, reklama janë transmetuar në TV, takime dhe konferenca janë organizuar për të sensibilizuar komunitetet mbi problemin. Mesazhi kryesor i transmetuar ishte rreth amnistisë për njerëzit që do të dorëzonin armët gjatë asaj periudhe. Programi i Sensibilizimit AVL tani përfshin fëmijët e shkollave nëpërmjet konkurseve, mësimeve mbi sigurinë, debate midis studentëve etj. Qëllimi është që të punohet me fëmijët për të ndikuar prindërit mbi mbajtjen e armëve. Projekte zhvillimi në këmbim të armëve jabë zbatuar gjithashtu për të inkurajuar komunitetet që të dorëzojnë AVL e tyre.
Është detyrë e stafit të programit të Sensibilizimit për AVL që të synojë të identifikojë çdo veprimtari në vazhdim apo të saponisur në zonën e tyre të veprimit. Kjo përgjegjësi shtrihet tek të gjithë aktorët, qofshin këta duke
8
9
Paketa Mbështetëse e Sensibilizimit AVL – PMSA (2004-07-31)
punuar të pavarur apo në bashkëpunim me të tjerët (psh. autoritetet kombëtare të AVL). Atje ku programe të Sensibilizimit AVL nuk kanë mbështetur në të kaluarën përpjekje çarmatimi më të gjera, një plan pune i integruar nga agjensitë e interesuara duhet të kërkohet në mënyrë që impakti i programit të mund të maksimizohet nëpërmjet koordinimit. Programet ekzistuese duhet të rishikojnë strategjinë e tyre për të marrë parasysh ndërhyrjet kombëtare (psh. mbledhjen apo regjistrimin e armëve), ndërsa planifikuesit e programeve kombëtare të Sensibilizimit AVL duhet të synojnë të mësojnë mësimet e programeve ekzistuese dhe të evitojnë përsëritjen. Një ndryshim strategjie do të thotë edhe një ndryshim në objektiva, metoda dhe mesazhe. Kështu përshembull, një programi Sensibilizimi për AVL që ka qënë ndërkaq në vazhdim do ti duhej në këtë rast që të shtonte në listën e objektivave të tij “të inkurajojë pjesëmarrjen e komunitetit në aktivitetet e mbledhjes së armëve”.
Kutia 2: Rishikimi i strategjisë së programit për të marrë parasysh rrethanat që ndryshojnë
Meqënëse ndërhyrjet AVL janë të ndjeshme kundrejt një numri faktorësh që variojnë nga nivelet e fondeve e deri tek moti dhe situata e sigurisë, Menaxherëve të Programit u kërkohet që të monitorojnë rrethanat ndryshuese dhe të ndryshojnë planet dhe objektivat sipas tyre. Aty ku planet e përgjithshme të programit të ndërhyrjes AVL ndryshojnë (psh. për shkak të një përkeqësimi të situatës së rendit publik) objektivat e programit të Sensibilizimit AVL duhet të ndryshojnë respektivisht.
Objektivat e programeve të Sensibilizimit AVL janë në çdo rast të lidhura ngushtë me ato të ndërhyrjeve kombëtare të mikro-çarmatimit14.Objektivat operacionalë në një ndërhyrje mikro-çarmatimi zhvillohen gjatë fazës së planifikimit të programit dhe mund të përfshijnë në përgjithësi:
n Një reduktim të numrit të AVL në dispozicion të kriminelëve.
n Një reduktim të numrit të aksidenteve si pasojë e përdorimit të armëve dhe municionit.
n Nevojës për të bëtë publike lidhjen midis sasisë së AVL dhe sasisë së dhunës në shoqëri.
n Nevojës për të ndërtuar ndërgjegjësimin e komunitetit mbi problemin dhe rrjedhimisht solidaritetin e komunitetit.
n Reduktimin dhe shkatërrimin e transferimit dhe tregëtisë së paligjshme të AVL në tregun e zi.
n Kontrollin e armëve të ligjshme nëpërmjet legjislacionit kombëtar dhe regjistrimit.
n Mbledhjen e sigurtë nga komuniteti të AVL të vjedhura.
n Uljen e shikueshmërisë së hapur të armëve në komunitet dhe adresimin e kulturës së armëve.
n Zhvillimin e normave kundër përdorimit ose blerjes së paligjshme të AVL; apo
n Përdorimin e mikro-çarmatimit si një kuadër lançimi për ngritje kapacitetesh në të ardhmen dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Në shumë raste një program mikro-çarmatimi do të ketë më shumë se një objektiv (shumica e atyre mësipër janë të përshtatshëm). Në këtë rast, Autoriteti kombëtar i AVL (njësia organizative të cilës i është caktuar të drejtojë programin kombëtar – shikoni fjalorthin) duhet të japë prioritet të qartë objektivave të programit.
Rrjedha logjike e programeve kombëtare të mikro-çarmatimit parashtrohet në diagramën që vijon. “Rrjedha e procesit” tregon se si pjesët e një programi tipik duhet të përkojnë me njëra-tjetrën, dhe rolin që luajnë programet e Sensibilizimit AVL.
14 Sipas RMDS 05.10 dhe 05.20, transparenca do te jetë parimi bazë i programeve të mbledhjes dhe shkatërrimit të KAVL
10
11
Diagrama 2: Rrjedha e Procesit të Ndërhyrjes për AVL
2.3.1 Edukimi mbi Rreziqet i veçuar kundrejt programeve të Sensibilizimit AVL në mbështetje të mbledhjes së AVL.
Tërësia e objektivave të Sensibilizimit AVL të parashtuara më lart në Seksionin 2.2 shërbejnë për të treguar se shumë tipe programesh të Sensibilizimit AVL mund të ndërmerren. Në shoqëritë ku çështja e AVL ka një profil të ulët të pamerituar, fushata advokimi të veçuara të AVL mund të jenë të nevojshme për të trajtuar çështjen me publikun dhe autoritetet. Në rrethana të tjera mund të jetë më e këshillueshme që të zbatohen programe të Edukimit për Rreziqet e AVL të krijuara për të promovuar sjellje më të sigurta mes grupeve të rrezikuara. Së fundmi, atje ku Sensibilizimi për AVL duhet të ndërmerret në kontekstin e një programi mikro-çarmatimi, tërësia e objektivave të mikro-çarmatimit të rradhitura në Seksionin 2.3 krijon mundësi të shumta për çfarëdo lloj programi të Sensibilizimit AVL që mbështetet.








15 Shikoni “Veprimi kundër Armëve të Vogla. Një Doracak Burimor dhe Trajnimi”, nga Jim Coe dhe Henry Smith. (ISBN 085598497x) i publikuar nga International Alert, Oxfam GB dhe Safeworld. (i përfshirë në CD-ROMin e PMSA); si dhe burime të tjera të dhëna nga IANSA që përfshijnë “Jetë të Thyera, Rasti i Kontrollit të Fortë të Armëve Ndërkombëtare” gjendet në www.iansa.com
10
11
Paketa Mbështetëse e Sensibilizimit AVL – PMSA (2004-07-31)
Tabela 2: Edukimi mbi Rreziqet i veçuar Sensibilizimit për AVL në mbështetje të mikro-çarmatimit.
AKTIVITETET E SENSIBILIZIMIT AVL NË MBËSHTETJE TË MIKRO-ÇARMATIMIT
AKTIVITETET E SENSIBILIZIMIT AVL SI NJË AKTIVITET I VEÇUAR
Zgjatja Kohore • Varion sipas zgjatjes kohore të programeve të mikro-çarmatimit – shpesh mund të jetë edhe afatshkurtër
• Në rastin e Sensibilizimit për AVL si një mbështeje për ndërhyrjet e mbledhjes së AVL, një periudhë ndërgjegjësimi16 2-3 mujore është e nevojshme përpara mbledhjes.
Një periudhë minimumi 4-6 mujore është e rrekomandueshme për të shoqëruar një amnisti
• Vendoset në një bazë afatgjatë
Mesazhet • Edukimi mbi Rreziqet (psh. në lidhje me masat e sigurisë që duhen marrë ndërsa përdoren armët)
• Advokimi (mbi problemet dhe çështjet, psh. inkurajimi i njerëzve që të dorëzojnë armët)
• Informimi Publik (në lidhje me ndërhyrjen e mikro-çarmatimit në vetvete)
• Edukimi mbi Rreziqet (mbi rreziqet dhe kërcënimet e armëve dhe sjelljet më të sigurta), dhe/ose;
• Advokimi (mbi çështjet dhe problemet)
Metodat • Një përmbledhje e aktiviteteve të bazuara në komunitet të mbështetura nga Informimi Publik
• Edukimi mbi Rreziqet që do të jepet nëpërmjet një kombinimi stilesh të metodave të bazuara në komunitet dhe Informimit Publik
• Informimi Publik i veçuar vetëm në një rast emergjence
• Aktivitete të bazuar në komunitet të mbështetura nga Informimi Publik.
Grupet e Shënjestruara
• Do të vendosen nga analiza e informacionit të mbledhur (Shikoni Seksionin 3), por tipikisht përmbledh: mbajtësit e armëve, të afërmit e tyre, autoritetet, OJQ-të lokale, policinë.
• Varion nga strategjia dhe objektivat e programit
• Në rastet e Advokimit të krijuar për të ngritur profilin e çështjeve të AVL grupet e shënjestruara mund të përfshijnë median, autoritetet etj.
• Atje ku ndërmerret i veçuar Edukimi mbi Rreziqet, grupet në rrezik do të shënjestrohen mbi bazën e informacionit të mbledhur (shikoni Seksionin 3), psh. mbajtësit e armëve, djemtë adoleshentë
Çështjet • Çështje të integrimit dhe planifikimit kombëtar
Edukimi mbi Rreziqet e AVL mund të përdoret i izoluar për të reduktuar sjelljet mrrezikshmëri të lartë, por gjithashtu edhe si: • Një mjet advokimi drejt autoriteteve për projekte të ardhshme çarmatimi • Një fazë përgatitore për fushata të mundshme çarmatimi
16 Përbërësi i programit të Sensibilizimit të AVL që ndodh pak më përpara se të fillojë amnistia për armët apo fushata e regjistrimit shpesh quhet “faza e ndërgjegjësimit”.
12
13
Paketa Mbështetëse e Sensibilizimit AVL – PMSA (2004-07-31)
Advokimi për AVL mund të zbatohet si një aktivitet i veçuar për të rritur çështjet e AVL në kontekste ku ndërhyrjet e mikro-çarmatimit nuk janë planifikuar dhe ku nuk është duke u zbatuar punë për Edukimin mbi Rreziqet e AVL.
Atje ku programet e Sensibilizimit AVL janë krijuar për të mbështetur ndërhyrjet e mbledhjes së AVL, objektivat e komunikimit për çdo përbërës të Sensibilizimit të AVL ndryshojnë respektivisht:
n Komunikimi për Edukimin mbi Rreziqet nuk dizenjohet më thjesht për të rritur ndërgjegjësimin e rreziqeve dhe kërcënimeve që vijnë nga AVL, por gjithashtu për të siguruar që procesi i mbledhjes në vetvete të jetë një operacion pa rreziqe.
n Komunikimi për Advokimin krijohet dhe përshtatet për të inkurajuar dorëzimin e AVL.
n Komunikimi i Informimit Publik krijohet dhe përshtatet për ti dhënë publikut me saktësi dhe në kohë informacionin në lidhje me rregullat e sakta të një amnistie për armët, dhe specifikisht:
l Datat e amnistisë për AVL.
l Mënyrat dhe kohën e mbledhjes (psh. vizita pro-aktive nga agjentët e mbledhjes në vende të paracaktuara, apo bazim tek publiku për të vizituar pikat e vendosura të mbledhjes).
l Organizatat e përfshira (psh. policia, organizatat ndërkombëtare, OJQ-të).
l Aspektet ligjore (çfarë mund dhe nuk mund të dorëzohet; alternativat e regjistrimit; dënimet).
l Detaje në lidhje me çfarëdo përbërës që shërben si shtytjeje dhe që i bashkohet mbledhjes së AVL.
Në rastin e Edukimit për Rreziqet AVL të veçuar objektivat e komunikimit mbeten ato që janë parashtruar më lart.
Kutia 3: ‘Kruno Kuna’ – një program i Edukimit mbi Rreziqet e AVL në Kroaci
Në Kroaci, kampioni kombëtar i sportit të qitjes Dubravko Gvozdanovic ka zbatuar një program të veçuar të Edukimit mbi Rreziqet e AVL për disa vite me rradhë si në klubet e armëve (duke i mësuar të rriturve sigurinë e mbajtjes së armës) ashtu edhe në shkolla. Figura qëndrore e programit për fëmijët është seriali i filmave vizatimorë “Kruno Kuna” në të cilin një djalë i vogël mbaron me sukses kursin e Edukimit mbi Rreziqet e AVL në shkollë dhe më pas ndalon motrën e tij më të vogël që të luaj me armë. Mesazhet bazë për fëmijët në Kruno Kuna për fëmijët që bien në kontakt me AVL janë:
l Ndalo!
l Lajmëro një të rritur
Këto mesazhe të thjeshta transmetohen nëpërmjet një varieteti mesazhesh përmbushëse, duke përfshirë postera, libra me tregime të ilustruara, bluza, libra për ngjyrosje si dhe letra informimi për prindërit e fëmijëve. Materialet përdoren gjatë mësimeve dhe ushtrimeve në klasë pas të cilave fëmijët i nënshtrohen një testimi mbi njohuritë e tyre për sjelljet e sigurta me AVL dhe fituesit shpërblehen me bluza. Gjatë 2003 rreth 700 fëmijë kanë kompletuar kursin.
Burimi: Intervistë me Dubravko Gvozdanovic, President i Klubit të Qitjes Delta Practical
12
13
Paketa Mbështetëse e Sensibilizimit AVL – PMSA (2004-07-31)
2.3.2 Lidhja me legjislacionin AVL, dhe aktivitetet e mbledhjes dhe shkatërrimit
Ashtu siç tregon edhe Diagrama 2, një ndërhyrje mikro-çarmatimi ka përbërës dhe faza të ndryshme. Meqënëse faza e mbledhjes së informacionit në çdo ndërhyrje AVL është në çdo rast një pjesë përbërëse e përpjekjes për Sensibilizimin e AVL (shikoni Seksionin 3), pjesët e mbetura janë pjesët përbërëse të legjislacionit, mbledhjes dhe shkatërrimit. Në çdo rast do të ketë ngjarje të vlefshme për tu shënuar të cilat programuesit e Sensibilizimit të AVL duhet ti marrin në konsideratë për ti integruar në përpjekjet e komunikimit, për shembull:
n Mbledhja e AVL.
l Përgatitjet për mbledhjet e AVL (psh. infrastruktura, rrugët, datat) si edhe për çfarëdo skemë nxitëse të lidhur (psh. vendosja e një konkursi për Nxitësit në Këmbim të Armëve).
l Mbledhja faktike dhe magazinimi i përkohshëm i AVL.
l Transporti i mëpasshëm në vende të sigurta.
l Shpërndarja e nxitësve.
n Shkatërrimi i AVL.
l Shkatërrimi fizik i armëve, municionit dhe lëndëve eksplozive të mbledhura dhe/ose me tepricë.
n Legjislacioni për AVL.
l Zhvillimi i legjislacionit (përgatitja dhe kalimi nëpërmjet parlamentit).
l Amnistia (deklarimi i amnistisë, si dhe datat e fillimit dhe mbarimit).
l Rivendosja e ligjit dhe zbatimi i çfarëdo mase të re (psh. kontrollet, arrestimet dhe procedimet e shkelësve të ligjit.)
Të gjitha të mësipërmet janë në fakt ngjarje apo aktivete të vlefshme për tu shënuar që i paraqesin stafit të programit të Sensibilizimit të AVL materiale burimore të gatshme dhe lehtësisht të gatshme. Ato janë me dobi të veçantë për formatet e masmedias si lajmet e TV por gjithashtu mund të japin imazhe dhe statistika që mund të përdoren në treguesit e të dhënave për median, lajmërimet për shtyp, fletëpalosjet etj:
a) si një rast i pastër ‘informimi publik’ (psh. në një rast mbi të cilin publiku mund të informohet në lidhje me procesin e përpjekjeve për mbledhje, kohën e mbetur, termat e dorëzimit etj);
b) nënvizimi për publikun e shënjestruar i nevojës për të dorëzuar/mbledhur dhe shkatërruar armët, duke çuar kështu më përpara objektivat e Edukimit mbi Rreziqet dhe Advokimin;
c) të provohet, (veçanërisht duke përfshirë shoqërinë civile në një rol monitorues),17 se legjislacioni, proceset e mbledhjes dhe shkatërrimit janë transparente dhe të sigurta, duke rritur kështu besimin dhe interesin;
d) të demonstrohet se si komunitetet dhe individët pjesëmarrës nuk duhet që të kenë frikë nga pjesëmarrja në skemat e mikro-çarmatimit (psh. procedimi apo kërcënimi pas dorëzimit të armëve) dhe që mundet edhe të shohin përfitime; dhe
e) të paraqesin një shans për aktivitete të tjera të Sensibilizimit për AVL si psh. diskutimet publike.
Kutia 4: Mungesa e transparencës rreth shkatërrimit të AVL
Transparenca dhe qartësia kundrejt komuniteteve janë jetësore për zbatimin me efiçencë të programeve të AVL. Ndërtimi i besimit me njerëzit ishtë thelbësor gjatë zbatimit të projektit pilot të 1998 Armë në Shkëmbim të Zhvillimit (ASHZH) (Weapons in Exchange for Development) në Gramsh, Shqipëri. Ndonëse projekti pati një sukses të madh, mungesa e transparencës në lidhje me shkatërrimin e armëve krijoi probleme. Megjithëse Qeveria Shqiptare fillimisht premtoi të shkatërronte armët e mbledhura, kjo gjë nuk ndodhi. Shumë komentues kanë mendimin se kjo mundësi e humbur pengoi mbledhjen e mëtejshme të AVL.
Burimi: Intervistë me stafin e UNDP të përfshirë në Projektin Pilot në Gramsh.
17 Sipas PMSA OS.10 dhe 05.20, transparenca do të jetë një parim kyc i programeve të mbledhjes dhe shkatërrimit të AVL.
14
15
Paketa Mbështetëse e Sensibilizimit AVL – PMSA (2004-07-31)
Mbulimi nga masmediat për çdo përbërës të programit ka qenë i dobishëm në programe të mëparshme. Për shkak të origjinalitetit dhe impaktit viziv të mbledhjes dhe shkatërrimit faktik të AVL, mbulimi mediatik i këtyre ngjarjeve ka tendencën të ketë impaktin më të menjëhershëm me publikun e gjerë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme gjatë mesit të programeve kur publiku mund të sigurohet se veprimet e premtuara po ndodhin dhe se ata që marrin pjesë po përfitojnë. Pamje televizive të armëve që shkatërrohen dhe intervista me individët të cilët kanë dorëzuar armët dhe janë të përgatitur të veprojnë si avokatë për mbledhjen, janë shumë të këshillueshme. Në rastin e ndërhyrjeve për AVL të cilat lidhin veprime të veçanta me nxitës (psh. Armë në Shkëmbim të Zhvillimit (ASHZH), Armët në Konkurse për Zhvillim (AKZH), dhe Armët në Këmbim të Nxitësve (AKN), mbulimi mediatik i procesit të konkurseve dhe/ose dhënjes së çmimeve do të jetë gjithashtu një mjet thelbësor për të siguruar përsëri publikun se procesi ka qenë i drejtë, në kohë dhe sipas planit.18
2.4 Aktivitetet e bazuara në komunitet
Deri më tani, shumica e projekteve për Sensibilizimin e AVL të ndërmarra në EJL janë zbatuar në mbështetje të skemave kombëtare apo nën-kombëtare të mikro-çarmatimit. Ato janë mbështetur së tepërmi në përdorimin e metodave të Informimit të Publikut (postera, spote televizivë, fletëpalosje) në përpjekjet e tyre për të rritur përqindjet e dorëzimit të armëve. Për fat të keq, meqënëse këto programe shumë rrallë janë vlerësuar sistematikisht, nuk është e mundur të vendoset se sa e suksesshme ka qenë mbështetja tek këto metoda. Ndërsa kjo përqasje ka qenë shumë e suksesshme në vende më të stabilizuara dhe më të zhvilluara si Australia dhe Mbretëria e Bashkuar, PMSA rekomandon me forcë përdorimin e aktiviteteve të bazuara në komunitet gjatë punës për Sensibilizimin e AVL në vendet e EJL për këto arsye:
a) eksperienca e gjatë e mbledhur nga specialistët e edukimit për rrezikun nga minat (ERRM) që kanë punuar në kultura dhe vende të ndryshme ka treguar se ndryshimet në sjellje arrihen shumë rrallë vetëm me përdorimin e teknikave të informimit publik (psh. duke printuar postera dhe duke shpërndarë fletëpalosje), ose edhe nëpërmjet prezantimeve dhe leksioneve direkte. Në vend të këtyre, përfshirja e komunitetit është çelësi për të ndryshuar pozitivisht njohurinë, qëndrimet dhe sjelljet e individëve dhe komuniteteve;
b) në ambjente të pasigurta, post-konfliktuale apo të ndikuara nga kriminaliteti, pjesmarrja domethënëse e komunitetit kërkohet zakonisht për të ndryshuar sjelljet e krijuara dhe mbështetura nga këto kushte. Kjo mund të jetë sepse publikut i mungon besimi në institucionet shtetërore dhe median, apo sepse frika, e rrënjosur thellë për konflikte që mund të rifillojnë është te vazhdueshme, por cilado qoftë arsyeja, programet e Sensibilizimit të AVL që përballen me këto kushte duhet të bëjnë përpjekje të mëdha për të mbështetur çdo komunikim me aktivitetet e mbështetura në komunitet të drejtuara nga media/qeveria; dhe
c) prania e vazhdueshme e armëve dhe lëndëve shpërthyese të stilit ushtarak nëpër komunitete kërkon një element te fortë të Edukimit mbi Rreziqet e AVL në çdo program për Sensibilizimin e AVL. Si një formë e komunikimit për ndryshimin e sjelljes e krijuar për të prommovuar adoptimin e sjelljeve më të sigurta, Edukimi mbi Rreziqet e AVL ka nevojë për një nivel domethënës të komunikimit të bazuar në komunitet dhe ndëraktiv nëse synon të arrijë qëllimet.
2.4.1 Plani i Komunitetit më të Sigurtë
Forma kyç e aktiviteteve të bazuara në komunitet e rekomanduar nga PMSA është Plani i Komunitetit më të Sigurtë19. Plani i Komunitetit më të Sigurtë është një metodë e krijuar për të vendosur nevojat dhe prioritetet e komuniteteve të ndikuara në qendër të planifikimit, zbatimit dhe monitorimit të kontrollit mbi AVL. Është një mjet pjesmarrës i krijuar për:
18 Shikoni Shënimin 17.
19 Koncepti është adoptuar nga ai i gjetur në “Planin e Fshatit më të Sigurt” i gjetur në Sensibilizimin mbi Minat, një shembull i të cilit mund të gjendet tek http://www.icrc.org/web/Eng/siteeng0.nsf/iwpList543/5132954BCB164C14C1256B66005E7F86. Ndonëse metodat e përdorura në Sensibilizimin për minat dhe Sensibilizimin për AVL janë të ngjashme, një Plan i Komunitetit më të Sigurt që synon të lehtësojë problemet e AVL do të jetë në mënyrë domethënëse i ndryshëm nga ai i krijuar për të lehtësuar problemet nga minat e tokës, kjo pjesërisht për shkak të faktit se AVL marrin role dhe funksione sociale në një mënyrë që minat nuk e bëjnë.
15
Paketa Mbështetëse e Sensibilizimit AVL – PMSA (2004-07-31)
a) të ndihmuar stafin e programit në detyrën e vështirë të mbledhjes së informacionit rreth AVL në nivel komuniteti;
b) të nxjerrë përvojë lokale e cila mund të përdoret për të përmirësuar analizën e informacionit të mbledhur; dhe
c) të përfshirë vetë komunitetet në vendimet rreth masave të kontrollit mbi AVL.
Modeli i Planit të Komunitetit më të Sigurtë është i bazuar në shkëmbimin e informacionit mes stafit të programit dhe komunitetit, dhe në mes vetë komunitetit. Në këtë mënyrë është një ndihmë në mbledhjen e informacionit që ndihmon stafin e programit në çështjen thelbësore të kuptimit të modeleve të sjelljes në komunitetet e ndikuara dhe në efektet që shtimit/kepqërdorimit të AVL në nivelin lokal. Përfshirja e komunitetit më vonë ndihmon për të zbuluar se si dhe përse njerëzit sillen në mënyrën që ata sillen (psh. funksione të veçanta të armëve brenda komunitetit, faktorët ekonomikë, shqetësimet e sigurisë, presionit shoqëror, traditat etj.). Komunitetet mundet më vonë të përfshihen në procesin e vendimmarrjes rreth masave të mundshme të kontrollit të AVL në komunitetet e tyre (psh. pjesëmarrje në ASHZH apo në zonat ‘pa armë’). Në këtë mënyrë masat e kontrollit të AVL bëhen përfshirëse, të fokusuara në komunitet dhe sigurojnë maksimumin e përfshirjes të të gjitha seksioneve të komunitetit. Deri në momentin kur kërcënimet nga AVL mund të hiqen, komunitetet janë gjithashtu të përfshira në zhvillimin e strategjive specifike të përkohshme të sigurisë që promovojnë ndryshimet në sjelljen e individëve dhe komunitetit. Plani i Komunitetit më të Sigurtë shpjegohet në mënyrë më të detajuar në Seksionin 7.1.
2.5 Çështjet e sigurisë dhe detyrimi për Kujdesje
Në ndërmarrjen e punës për Sensibilizimin e AVL, Menaxherët e Programeve si dhe stafi i tyre në terren marrin përsipër një ‘detyrim për kujdesje’ kundrejtë grupeve të shënjestruara, stafit të programit (shikoni Seksionin 3.6.7) si dhe përfituesve të synuar. Programet duhet që të drejtohen në mënyrë të tillë që të promovohen sjelljet e sigurta dhe që minimizohen rreziqet për ndodhje aksidentesh. Për dy çështjet e ekzaminuara në mënyrë të detajuar nga PMSA, detyrimet për kujdesje mund të përmblidhen si më poshtë:
n Edukimi mbi Rreziqet i veçuar: Detyrimi për kujdesje qëndron në krijimin e kurrikulave të Edukimit mbi Rreziqet që informon saktësisht njerëzit mbi rreziqet e njohura dhe lidhura me AVL, si dhe sjelljet që kanë më tepër shans për të ulur këto rreziqe (sjelljet e sigurta me AVL), dhe gjithashtu në zbatimin e programit të Sensibilizimit në mënyrë të sigurt dhe efe