thirrje per projekt aplikime lag “kolonja e gjelbër ... kolonja- thirrja per... · workshop-e,...
TRANSCRIPT
Swedish International Development Cooperation Agency
PROJEKTI I SHERBIMEVE MJEDISORE MBESHTETJA PER GRANTET LEADER
THIRRJE PER PROJEKT APLIKIME – LAG “Kolonja e Gjelbër”
Bashkia Kolonjë
1. Informacion në lidhje me Prioritetet/ masat/Aktivitetet
Objektivi i përgjithshëm i kësaj thirrje është përfitimi i Grantit në kuadrin e Projektit të Shërbimeve Mjedisore, në mbështetje të Strategjisë të Zhvillimit Lokal nga Grupi Lokal i Veprimit (LAG) "Kolonja e Gjelbër" në Bashkinë Kolonjë. LAG “Kolonja e Gjelbër”, në Bashkinë e Kolonjës shpall thirrjen për projekt aplikime sipas prioriteteve dhe objektivave të identifikuara nga komuniteti i kësaj zone , të cilat janë si më poshtë:
Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi
• Mbështetje në zhvillimin e bujqësisë: Rritja e kapaciteteve grumbulluese, magazinuese, përpunuese në prodhimet tradicionale bujqësore frutikulturës dhe vreshtarisë.
• Mbështetje ne zhvillimin e blegtorisë. Rritja e cilësise se produkteve blegtorale nëpermjet inspektimit dhe certifikimit të tyre brenda standarteve bashkëkohore.
• Menaxhimi i kultivimit të bimëve mjekësore.
• Mbështetje në zhvillimin e artizanatit (ambalazhimin dhe marketingun e produkteve).
• Futja e zonës "Kolonja e Gjelbër" si destinacion në paketat turistike.
Ruajtja e Pyjeve dhe Mjedisit
• Hartimi i planeve të menaxhimit pyjor. Inventarizimi dhe kadastrimi në sitemin GIS i pyjeve të Kolonja e Gjelbër.
• Rehabilitimi dhe rinovimi i infrastrukturës ujore në pyje dhe kullota. Rritja e kapaciteteve te komunitetit
• Promovimi i vlerave kulturore, artistike, etnografike në Kolonja e Gjelber.
• Mbështetja dhe edukimi i të rinjve me konceptet baze te menaxhimit ne fushen e turizmit dhe gjuheve të huaja përmes kurseve të trajnimit profesional.
• Përmirësimi i kushteve të jetes sociale e kulturore dhe mbështetja e grupeve në nevojë.
Swedish International Development Cooperation Agency
2. . Përfituesit e pranueshëm
Përfitues të projekteve lokale mund të jenë cdo person juridik apo fizik, i cili aplikon për Grantet me qëllim implementimin e projekteve lokale. Përfituesit mund të jenë të ndryshëm:
✓ OJQ (organizata jo qeveritare) ✓ Kompani private ✓ Bashkia, institucione ✓ Shoqata dhe individë
Kriteret e Përfituesit Individual janë:
• Ta kenë rezidencën në zonën e LAG-ut Has (njësite administrative, fshatrat e tyre)
• Të jenë të paktën 18 vjec në momentin e aplikimit
• Të provojnë pronësinë/të drejtën e përdorimit/marrjen me qera të pronës që do përdoret nga projekti (nëse kjo ështe e aplikueshme)
Kriteret e Përfituesit Publik/Entitetet Private janë:
• Të jenë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë me vendin e regjistrimit apo aktivitetin ne zonën përkatëse të LAG-ut "Kolonja e Gjelbër"
• Të jenë entitete aktiviteti primar i të cilave të lidhet me fushën e aplikimit
• Të provojnë pronësinë/të drejtën e përdorimit/marrjen me qera të pronës së projektit (nëse kjo është e aplikueshme).
• Në momentin e aplikimit, të paraqesin një kartë të vlefshme identifikimi apo një dokument të Regjistrit Kombëtar.
Nëse aplikanti kryesor aplikon së bashku me partnerë të tjerë, të gjitha palët duhet të plotësojnë kërkesat për përfituesit e granteve.
Swedish International Development Cooperation Agency
3.Projektet e pranueshme
Aplikimet e projekteve që të konsiderohen të pranueshme duhet:
• Të dorëzohen brenda afateve të caktuara deri më 28 Shkurt 2019
• Të implementohen në zonat e përcaktuara nga Strategjia përkatese (duke përjashtuar zonat e mbrojtura)
• Të jenë në përputhje me prioritetet e Strategjisë së Zhvillimit të LAG-ut
• Të kenë një kohëzgjatje jo më shumë se 6 muaj nga firmosja e Marrëveshjes së Grantit (përjashtim mund të ketë vetëm në rast të aktiviteteve të pyllëzimit/ripyllëzimit (mbjelljeve) nëse ka)
• Të kenë vlerën më të ulët se nivelet e granteve dhe vlerat limit të tyre (ref kriterit 6,7 në këtë thirrje)
• Një përfitues mund të aplikojë vetëm me një aplikim në kuadrin e Strategjisë Lokale të Hasit.
• Përfituesi të sigurojë që punimet, shërbimet apo mallrat janë blerë apo kryer në përputhje me kërkesat dhe procedurat e përcaktuara.
• Investimi i paraqitur apo edhe një pjesë e tij, nuk duhet të jetë duke përfituar mbeshtetje nga një program tjeter për të njëjtat aktivitete apo investime, apo po përfiton mbështetje nga burime të tjera (bashki, donator apo entitete të ngjashme).
Aplikantët i dorëzojnë aplikimet nëpermjet plotësimit të një formulari bashkëlidhur kësaj thirrje (Aneksi 2)
Shembuj te Projekteve potenciale:
✓ Ri-konceptimi i sistemit të vaditjes në pllajën e Kolonjës. Ndërtimi i kanaleve vaditëse të reja dhe atyre të rehabilituar në shërbim të ujitjes se tokave bujqësore. ✓ Evidentimi dhe përmirësimi i zonave të dëmtuara i bimëve mjekësore dhe frutave të pyllit ✓ Pastrimi dhe mirëmbajtja e objekteve, përmirësimi i sinjalistikës turistike. Shënjimi i shtigjeve alpine, përgatitja e guidave. Trajnimi i guidave turistike lokale. ✓ Rritja e sipërfaqes pyjore të mbjellë. Përmirësimi aktual i pyjeve. Pyllëzimi i sipërfaqeve të degraduara/lufta kundër erozionit. ✓ Marketimi/certifikimi/brandimi i produkteve bletare, fuqizimi i shoqates së bletarëve.
✓ Pajisja e shkollave me mjete laboratorike dhe ngritja e tereneve sportive në shkolla. ✓ Evidentimi vizual dhe promovimi i vlerave kulturore, artistike, etnografike në Kolonjën e Gjelbër. Organizimi i festave dhe panaireve. ✓ Mbështetja për permiresimin e kushteve në qendrën ditore të moshës së tretë dhe ndërtimi i qendrës ditore për fëmijet me aftësi ndryshe.
4.Lloji i Thirrjes (Metoda e aplikimit)
Thirrje e hapur për aplikime lokale.
Swedish International Development Cooperation Agency
5. . Procedurat e përzgjedhjes
Aplikimet do të vlerësohen në përputhje me kërkesat e mëposhtme:
• Shkalla në të cilën projekti harmonizohet me masat dhe aktivitetet e përcaktuara në Strategjinë e Zhvillimit
• Komuniteti të jete i përfshirë në pergatitjen dhe implementimin e projektit.
• Shkalla në të cilën projekti është i dobishëm për komunitetin lokal
• Aktivitetet e projektit të jene të realizueshme dhe realiste.
• Projekti të ketë partnere dhe bashkëpunim dhe me sektorë të tjerë
• Rezultatet të jenë të qëndrueshme
• Projekti të perfshije grupe të margjinalizuara si dhe të përfshijë gra në nivelin jo me pak se 30% të stafit të projektit dhe ekspertizes (brenda mundësive)
Secilit kriter do t’i jepen 10-15 pikë. Detajet e nevojshme për vlerësimin mbi cdo kriter i gjeni në manualin e procedurës. Vlerësimi maksimal i projektit – 90 pikë. Kufiri minimal për aplikimet – 40 pikë
6. Shkalla e mbështetjes së granteve
Niveli i granteve (apo intensiteti i kontributit) ndryshon në përputhje me llojin e projektit
• Masa e mbështetjes është 85% për investime publike dhe 60% per investime private (biznes, bujqësi, etj.)
7. Kufinjtë e granteve Vlera minimale e grantit për një projekt (ALL) – 1,500,000 Vlera maksimale e grantit për një projekt (ALL) – 4,000,000
Swedish International Development Cooperation Agency
8. Kostot e pranueshme • Kostot e prokurimit të mallrave, pajisjeve, materialeve apo shërbimeve.
• Kostot e Asistencës Teknike, workshop-e, seminare, fushata të medias.
• Kostot e printimeve të materialeve promovuese (fletëpalosje, broshura, libra dhe të tjera).
• Kostot operacionale (karburant, faturat e energjisë, ujit, etj)
• Shpenzimet e transportit dhe akomodimit (për lektorët dhe të ngjashëm me ta).
• Kostot për mbajtjen e zyrës, nëse është fjala për shoqata apo organizata jo-fitimprurëse, të cilat kanë paraqitur një projekt aplikim.
• Pajisjet e zyrave si dhe pajisje të nevojshme për të realizuar workshop-e, seminare, leksione apo aktivitete te ngjashme me to.
• Shpenzimet administrative (mbajtja e llogarive, pagesa e Liderit të Projektit) deri në 15% të vlerës totale të projektit.
• Pergatitja e dokumentacionit teknik për investime infrastrukturale (përgatitja e propozimeve teknike, studimeve të fizibilitetit, hartat e ndërhyrjes, licensat, aprovimi nga autoritetet përgjegjëse për punime dhe investime, punime pyjore, plane biznesi, buxhete, etj), mund të pranohen si shpenzime të pranueshme. Vlera e pranueshme e shpenzimeve për ketë qellim nuk duhet të kalojë 7% të vlerës totale të projektit.
• Shpenzimet e promovimit mund të jenë deri në 1% të vlerës së përgjithshme të projektit.
• Faturat do të paguhen së bashku me vleren e TVSH-se.
• Të gjithë shpenzimet duhen kryer pas firmosjes së Kontratës së marrjes së Grantit
Swedish International Development Cooperation Agency
9. Kosto jo të pranueshme • Kosto të blerjes apo marrjes me qera të tokës dhe mjediseve ekzistuese.
• Kosto të gjobave dhe dënimeve të tjera në vlerë leku apo shpenzime gjyqësore.
• Kosto e pajisjeve dhe makinerive të perdorura.
• Kosto bankare, kosto të garancive dhe kosto te tjera te ngjashme.
• Kosto e zhvlerësimit të mirembajtjes dhe kosto te qerase.
• Kosto që kanë të bëjnë me kontrata qeraje, sic janë fitime të qeradhenesit, shpenzime zyre dhe kosto sigurimesh.
• Kosto të investimeve në toka të cilat janë formalisht apo jo-formalisht të zëna apo të përdorura nga palë të treta, cka do të rezultonte në zhvendosjen e tyre.
• Kosto të investimeve të cilat mund të kishin impakt negativ ndaj habitateve natyrore të rëndësishme, ekosistemeve të mbrojura apo biodiversitetit.
• Kosto që kanë të bëjnë me prodhimin e alkoolit, drogave apo nikotinës.
• Kosto të promovimit të partive politike dhe subjekteve fetare.
• Kosto të shpenzimeve të kryera përpara firmosjes së marrëveshjes së grantit.
10. Detaje të tjera Thirrja është shpallur në gazetën lokale dhe faqen zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit www.mjedisi.gov.al, si dhe atë të Projektit www.esp-albania.com Seminari informues në lidhje me thirrjen për projekte dhe përgatitjen e aplikimeve do të mbahet sipas një kalendari të përcaktuar, i cili do të komunikohet në vijim.
Aplikimi duhet dërguar me postë zyrtare të çertifikuar dhe duhet të përmbajë
një vulë që të tregojë datën ekzakte të dorëzimit në zyrën e postës, treguar tek
Thirrja Publike me shënimin “Aplikim për Grantet LEADER”. Aplikanti
mund të zgjedhë gjithashtu ta dorëzojë Formularin e Aplikimit personalisht
dorazi.
Adresa ku do dorëzohen aplikimet: Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Projekti i Shërbimeve Mjedisore Person Kontakti: 1. Adisa Bala - Koordinator Kombëtar i LAG-ve ( [email protected]) 2. Erion Istrefi- Koordinator i Projektit të Shërbimeve Mjedisore ([email protected])
Aneksi 2. Modeli i projekt aplikimeve lokale – për Përfituesit (individë dhe organizata)
PROJEKTI I SHERBIMEVE MJEDISORE
MBESHTETJA PER GRANTET LEADER
FORMULARI I PROJEKT APLIKIMIT
Swedish International Development Cooperation Agency
Numri i references se projektit ____________________________
(ky numer jepet pas pas dorezimit te aplikimit)
I. INFORMACIONI I PERGJITHSHEM RRETH APLIKANTIT
1. Emri i aplikantit (person juridik)/Emri dhe mbiemri (nese eshte person fizik individual)
Adresa e aplikantit (rruga, numri i shtepise, zona, qyteti/fshati)
Tel. / Mob.
E-mail:
Website:
NIPT-I i personit juridik (nese eshte person juridik) /Numri personal te
aplikantit 0 ID apo No. i pasaportes (njera prej tyre)
Data e regjistrimit (nese eshte e aplikueshme)
Detajet e bankes:
Emri i bankes
Adresa e bankes
Llogaria bankare
SWIFT code
IBAN
2. Emri dhe mbiemri i partnerit te projektit (nese ka)
Adresa e perfaqesuesit te aplikantit
Fshati
Qyteti
Rajoni
Tel. / Mob.
Swedish International Development Cooperation Agency
E-mail:
Personi i kontaktit te partnerit te projektit (emri, mbiemri, No. i ID apo
Pasaportes, adresa, telefoni, mobile, e-mail)
II. INFORMACION SPECIFIK NE LIDHJE ME INVESTIMIN
3. Titulli i projektit
4. Adresa e vendodhjes ku ekzekutohet projekti
5. Kategoria e investimit Zhvillkmi ekonomik dhe Turizmi
Pylltaria dhe Sektori i Mjedisit
Sektori Social
6. Buxheti i pergjithshem i projektit
LEK
7. Grant-i i kerkuar LEK
8. Fillimi i projektit --/--/----
9. Perfundimi i projektit --/--/----
10. Kohezgjatja e projektit (muaj)
III. PERSHKRIMI I PROJEKT APLIKIMIT
11. Nevoja per projektin
12. Qellimi i pergjithshem i projektit
13. Objektivat e projektit
14.
Pershkrimi i aktiviteteve te projektit
Swedish International Development Cooperation Agency
15.
Perfshirja e komunitetit ne projekt (fazat e pergatitjes, zhvillimit dhe implementimit)
16.
Partneriteti me sektore te tjere dhe puna vullnetare ne projekt
17. Perfshirja e personave te margjinalizuar
18. Qendrueshmeria e projektit
19. REZULTATET E PROJEKTIT
Rezultati Njesia e matjes Indikatoret (sasiore dhe cilesore)
p.sh. Numri i perfituesve finale persona 30
p.sh. Siperfaqe Publike e pastruar Meter katrore 150
20. GRAFIKU I AKTIVITETEVE (NE TRE-MUJORE)
Aktiviteti 2018 2019
2Q 3Q 4Q 1Q 2Q 3Q 4Q
p.sh. prokurimet X
Blerja e pajisjeve X
Instalimi i pajisjeve X
Pergatitja e raportit final X
Swedish International Development Cooperation Agency
21. LLOGARITJA E BUXHETIT (TE GJITHE APLIKANTET DUHET TE PLOTESOJNE KUTITE DUKE
LLOGARITUR SHPENZIMET E INVESTIMEVE TE PARASHIKUARA PERFSHIRE EDHE TVSH)
No Shpenzimet Kosto (LEK)
Grant-i i kerkuar
Kontributi “In-kind”
Buxheti i pergjithshem i
projektit
(LEK)
(LEK)
(LEK)
1 Kostot e implementimit
1.1 2. Mbeshtetja teknike (max 7%)
2.1.
3. Kostot promocionale (max 1 %)
3.1.
4. Kostot Administrative (max 15 %)
4.1
Totali
Swedish International Development Cooperation Agency
IV. LISTA E DOKUMENTAVE TE PERGJITHSHME QE DUHEN DOREZUAR
NO. LLOJI I DOKUMENTAVE YES N/A
1 Leter percjellese
2 Formulari i Aplikimit
3 Çertifikate nga Qendra Kombetare e Regjistrimit/apo zyra e taksave ku jane te
regjistruara shoqatat) ne momentin e aplikimit.
4 Kopje e noterizuar e statutit te personit juridik (nese eshte e aplikueshme)
5 Kopje e dokumentit te identifikimit ID (ID/ose pasaporte) e perfaqesuesit te
aplikantit
6. Konfirmimi nga gjykata qe aplikanti apo perfaqesuesit e tij ligjore nuk jane nen investigim (deshmia e penalitetit) leshuar jo me heret se 30 dite me para se sa data e dorezimit te formularit te aplikimit
7. Kopje e dokumentit te identifikimit ID (ID/ose pasaporte) e perfaqesuesit te
aplikantit (nese eshte e aplikueshme)
8. Çertifikata e pronesise (nese eshte e aplikueshme) e dorezuar
9 Leja nga pronari i prones eshte e perfshire (nese eshte e aplikueshme)
10 Çertifikate origjinale e leshuar nga Zyra e Tatimeve per organizmat juridike, apo e
leshuar nga Bashkia per Personat Fizike, qe verteton qe aplikanti i ka permbushur
detyrimet per te paguar taksat (perfshire sigurimet shoqerore & shendetesore) per
vitin e fundit fiskal
11 Nje kuotim nga nje furnitor per pajisjet/sherbimet per te cilat eshte dorezuar
aplikimi se bashku me deklaraten e origjines se mallit qe do levrohet (nese eshte e
aplikueshme)
12 CV e liderit te projektit apo manaxherit te aplikantit, eshte e bashkengjitur
13 Nje kopje elektronike e Aplikimit (CD-ROM)
14 Ne rast se nuk ekziston ndonje dokument i pronesise/ se drejtes per ta perdorur nje
prone te caktuar, aplikanti duhet te dorezoje nje marreveshje qeraje me pronarin
15 PROJEKT PROPOZIMI, duke perfshire edhe dizajnet dhe preventivat per cdo
aktivitetet te propozuar
16 Kontratat me palet e tjera (nese eshte e aplikueshme)
17 Implementimi i projektit ka impakt pozitiv ndaj mjedisit
Swedish International Development Cooperation Agency
SHENIM: Te gjitha dokumentat e dorezuara duhet te jene origjinale apo kopje te noterizuara. Çdo
dokument original ne nje gjuhe te huaj duhet te perkthehet zyrtarisht ne gjuhen Shqipe. Tabela per
llogaritjen e Shumes Totale te Investimit te Planifikuar.
V. DEKLARATA E GRANTEVE TE PERFITUARA ME PARE NE KUADRIN E PROGRAMEVE KOMBETARE APO IPARD
a. Skemat kombetare Masa/Investimi Shuma e perfituar
Po Jo/Aplikueshme
b. Programi IPARD Masa/Investimi Shuma e perfituar
Po Jo/Aplikueshme
DEKLARATE:
- Deklaroj që informacioni i dhënë më lart është i vërtetë dhe i plotë dhe që po paraqes të gjitha
dokumentat e nevojshme për këtë aplikim.
- Deklaroj në përgjegjësinë time të plotë që nuk do të ndryshoj destinacionin e aktiviteteve për të
cilat po aplikoj dhe pranoj që ESP PMT/MOTE të ndërmarrë veprime kundër meje/nesh në rast
deklaratash fallso.
- Deklaroj që nuk kam përdorur fonde të donatorëve të tjerë për të njëjtin investim për të cilin po
dorëzoj këtë aplikim.
- Unë deklaroj që kam/nuk kam aplikuar për të njëjtin investim në programe të tjera.
- Deklaroj në përgjegjësinë time të plotë që do të plotësoj të gjitha kërkesat e deklaruara ne
projekt.
- Në rast se unë nuk do të përmbush kërkesat e kësaj deklarate apo nëse deklaratat e
përmendura më lart janë të pavërteta, do të mbaj përgjegjësi sipas kërkesave të legjislacionit
Shqiptar.
- Unë nuk kam lidhje financiare dhe konflikt interesi me furnitorët e përzgjedhur; unë bie dakord
në lidhje me publikimin e të gjithë informacionit përkates financiar në lidhje me Shumën e
grantit të marrë në përputhje me kërkesat e ligjit për mbrojtjen e informacionit.
Ora dhe Data e dorëzimit,
Vendi i dorëzimit
Emri i plotë dhe mbiemri i Aplikantit
Nënshkrimi
VULA (nëse ekziston)