shqiperia “civile” – nje histori tranzicioni

23
Shqiperia “civile” – nje histori e pambaruar tranzicioni Afrim Krasniqi Abstract The following study introduces an overall panorama of the history, characteristics, problems and challenges of civil society in Albania. It considers the fact that Albania, the most isolated country in Eastern Europe during communist era, now it’s in the last period of transition and it emphasizes that one of the main challenges is the development and strengthening of civil society. Main thesis for the study is that Albanian civil society is why it appears as the most detained social element in transition, it has potentials and action fields where it is possible to gain for the lost time. Civil sector is relatively new, still fragile, but of a great importance for transformation and future of the country. Certainly, the process of strengthening of civil society can not be looked at separately from all-out development of the society, but it may proceed and generate a wide network of active NPO-s, professional media and nongovernmental institutions capable of generating ideas, visions and concrete results. The study displays concrete alternatives for action towards strengthening of a west spirit of civil society, based on moral recuperation of all society, in values and best represented capacities, as a factor of high importance in strengthening a model of democratic society and the state of right. Hyrje Studimi i mëposhtëm paraqet një panorama të përgjithshme të historisë, tipareve, problemeve dhe sfidave të shoqërisë civile në

Upload: contactaips

Post on 03-Mar-2015

302 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Civil Society in Albania

TRANSCRIPT

Page 1: Shqiperia “civile” – nje histori tranzicioni

Shqiperia “civile” – nje histori e pambaruar tranzicioni

Afrim Krasniqi

Abstract

The following study introduces an overall panorama of the history, characteristics, problems and challenges of civil society in Albania. It considers the fact that Albania, the most isolated country in Eastern Europe during communist era, now it’s in the last period of transition and it emphasizes that one of the main challenges is the development and strengthening of civil society.

Main thesis for the study is that Albanian civil society is why it appears as the most detained social element in transition, it has potentials and action fields where it is possible to gain for the lost time. Civil sector is relatively new, still fragile, but of a great importance for transformation and future of the country. Certainly, the process of strengthening of civil society can not be looked at separately from all-out development of the society, but it may proceed and generate a wide network of active NPO-s, professional media and nongovernmental institutions capable of generating ideas, visions and concrete results.

The study displays concrete alternatives for action towards strengthening of a west spirit of civil society, based on moral recuperation of all society, in values and best represented capacities, as a factor of high importance in strengthening a model of democratic society and the state of right.

Hyrje

Studimi i mëposhtëm paraqet një panorama të përgjithshme të historisë, tipareve, problemeve dhe sfidave të shoqërisë civile në Shqipëri. Ai merr në konsideratë faktin se Shqipëria, vendi më i izoluar i Europës Lindore gjatë epokës komuniste, ndodhet tashmë në fundin e periudhës së tranzicionit dhe thekson se një nga sfidat e saj kryesore është zhvillimi dhe forcimi i shoqërisë civile. Teza kryesore e studimit është se shoqëria civile shqiptare është pse shfaqet si elementi më i vonuar shoqëror në tranzicionin, ka potenciale dhe fusha veprimi ku mund të arrijë të fitojë kohën e humbur.

Sektori civil është relativisht i ri, ende i brishtë, por me rëndësi të madhe për tranformimin dhe të ardhmen e vendit. Natyrisht, proçesi i forcimit të shoqërisë civile nuk mund të shihet i shkëputur nga zhvillimit tërësor i shoqërisë, por ajo mund të paraprijë dhe të prodhojë një rrjet të gjerë OJF aktive, media profesionale dhe institucione joqeveritare të afta të prodhojnë ide, vizione dhe rezultate konkrete. Studimi paraqet alternativa konkrete për veprim në drejtim të forcimit të një ndjenje perëndimore të shoqërisë civile, të bazuar në ringritjen morale të gjithë shoqërisë, në vlerat dhe kapaciteteve më përfaqësuese, si një faktor me rëndësi në forcimin e modelit të shoqërisë demokratike dhe të shtetit të së drejtës.

Page 2: Shqiperia “civile” – nje histori tranzicioni

Koncepte dhe tradita

Shoqëria civile dhe elementët e saj funksional e përbërës janë nocione të reja për Shqipërinë postkomuniste. Për shumë arsye historia dhe qëndrimet ndaj shoqërisë civile janë një tjetër tipar i vecantë i modelit shqiptar të komunizmit në raport me vendet e tjera ish komuniste. Konkretisht, në dallim nga shumë vende të tjera, në Shqipëri gjatë periudhës komuniste nocioni ishte inekzistent. Në fjalorin zyrtar1 të shtetit komunist mbi gjuhën shqipe (1980), ku bënin pjesë 41.000 fjalë, termi “shoqëri civile” si është i përfshirë. Kjo do të thotë, regjimi nuk e pranonte si koncept, duke e konsideruar të huaj dhe armik me konceptet politike të shtetit komunist. Ky përfundim përforcohet nga fakti se në të njëjtin botim, termi “civil” shpjegohet si “formë jo ushtarake e shoqërisë”.

Dallimi i dytë është ekzistenca e ligjit mbi shoqatat dhe organizatat politike e shoqërore, i vitit 1946, i cili ndalonte krijimin e organizatave të pavarura nga partia sunduese, Partia e Punës e Shqipërisë. Ky ligj u shfuqizua në dhjetor 1990, në të njëjtën ditë që udhëheqja komuniste u detyrua nga protestat studentore të pranonte pluralizmin politik. Kjo bëri që Shqipëria të mos kishte histori sindikaliste, si ajo në Poloni, apo grupe të organizuara liberale, si ato në Hungari e në ish Cekosllavaki. Në vitet 1974-1976 kur këto vende shënuan disa arritje në drejtim të liberalizimit të jetës shoqërore, krijimit të disa klubeve dhe shoqatave të pavarura, etj, Shqipëria zgjodhi modelin më represiv komunist, vetizolimin total nga lindja dhe perëndimi. Në raport me numrin e popullësisë Shqipëria kishte përqindjen më të lartë të vrasjeve, dënimeve dhe internimeve politike. Rreth 18% e popullësisë, 60% e së cilës përbëhej nga personalitete të diplomuara në universitetet europiane, avokatë, shkrimtarë, disidentë, etj, ishte pjesë direkte e masave represive2. Kjo bëri që Shqipëria të mos ketë asnjë figurë disidente aktive dhe inspiruese, sic ishin Havel në Cekosllavaki apo Valesa në Poloni.

Dallimi i tretë është roli i komuniteve fetare. Institucionet fetare, si qëndra reflektimi, mbrojtjeje të besimit dhe të disa të drejtave të njeriut, në disa vende ish komuniste kryen edhe funksionin e ruajtjes dhe kultivimit të nocioneve dhe vlerave demokratike. Në Shqipëri, më 1967, udhëheqja komuniste me një vendim të paprecedentë vendosi ndalimin e besimit fetar, mbylljen e të gjitha institucioneve fetare dhe krijimin e shtetit të parë ateist në Europë. Mbi 90% e klerikëve përfunduan në burgje ose në kampet e internimit3. Cdo qytetar që predikonte ose ushtronte ritet fetare, sipas Kodit Penal, dënohej me 5-10 vjet burgim. Vendimi u mor në kuadër të fushatës zyrtare për krijimin e modelit të “njeriut të ri”, me të cilin nënkuptohej qytetari besnik ndaj regjimit, i cili përpara cdo interesi personal e familjar vendosnte interesin e partisë – shtet.

Regjimi ndaloi me ligj pronën private, kontaktet dhe bashkëpunimin ekonomik me shtetet e tjera, lëvizjen e lirë dhe elementë të tjerë bazë të Kartës së të Drejtave të Njeriut 1948, të cilën Shqipëria kishte refuzuar ta nënshkruante. Mungesa e pronës private dhe e konceptit të privates në shoqëri i la vendin kontrollit të plotë shtetëror. Procesi evoloi kur Kushtetuta e vitit 1976 ndaloi ekzistencën e sferës private. Aty theksohej4 se PPSH (partia – shtet) kontrollonte jetën politike, sociale, kulturore dhe cdo aspekt tjetër të jetës dhe organizimit shoqëror. Ndërkohë, në në Shqipërinë e vitit 19895, pra në vitin e fundit të regjimit komunist, vendi ishte tërësisht në errësirë informative. Disa gazeta zyrtare, një stacion radioje dhe një stacion televiziv me 4-5 orë programe në ditë përbënin institucionet e vetme

1 Fjalori i Gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave, Tiranë, 1980.2 Albania: “The black books of communism”; p.75, Tirana, 2007.3 The Bulletin of Catholic Church: p.12, Tirana, 1992.4 The Albanian Constitutions, a.3, Tirana, 19765 Schmidt, Roman (2002) ‘Albanische Öffentlichkeit’, Berlin, in “Internet and Albania: a Paradoxical Ambivalence?”, A.Nune, Neë Media in Southeast Europe. SOEMZ.

Page 3: Shqiperia “civile” – nje histori tranzicioni

informative edhe këto të destinuara për përhapjen e propadandës zyrtare dhe të censuruara tërësisht nga informacionet e pavarura.

Një element tjetër dallues, në raport me vende të tjera, si psh, Cekosllavakia, ishte mungesa e një periode demokratike në periudhën midis dy luftrave botërore. Shqipëria u shpall shtet i pavarur më 1912, u krijua realist vetëm më 1920, pas 3-4 viteve eksperiment demokratik akte të dhunshme rrëzuan qeverinë, dhe më pas u vendos mbretëria absolute, e shoqëruar me pushtimin italian e më pas gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mungesa e një periudhe demokratike kishte ndikim të madh në mungesën e historisë dhe koncepteve për një shoqëri demokratike, ku shoqëria civile është pjesë thelbësore e saj.

Pasoja më e madhe e sistemit komunist ishte trashëgimia e lënë në mentalitetin dhe kulturën politike e qytetare. Në vitin 1991 kur u ndryshua sistemi politik, nuk ekzistonte më ndjenja komunitare, e keqpërdorur nga regjimi i kaluar në nisma dhe aksione propagandistike. Më shumë së dy brenda qytetarësh u lindën dhe u rritën me nocionin e partisë – shtet, armikut politik, kritikës tabu, frikës ndaj shtetit, ligjit me sfond politik, e të tjerë elementë, të cilët rezultuan të ishin pengesa kryesore në ecurinë e shpejtë të proceseve demokratike në Shqipërinë post komuniste6.

Lindja e shoqërisë civile, probleme të identitetit

Zhvillimet e 18 viteve të fundit në Shqipëri janë provë e evolimit dhe e ndryshimeve të thella në konceptin dhe rolin e shoqërisë civile. Problemi kryesor u shfaq në kuptimin dhe pranimin e konceptit të shoqërisë civile. Në fazën e parë me shoqëri civile nënkuptoheshin nismat individuale apo të grupuara kritike ndaj qeverisjes, më pas koncepti u shpjegua me aktorët politike që nuk i përkasin partive politike dhe qeverisë dhe së fundi u kalua në fazën e tretë të përpjekjeve për konceptimin si mekanizëm ndërlidhës midis privates dhe shtetërores. Në të tre fazat koncepti është parë dhe shpjeguar në mënyrë utopike, gjë që vijon edhe aktualisht, kur është bërë e modës identifikimi me shoqërinë civile, dhe vetë identifikimi i saj me vlerat më të larta morale e profesionale në shoqëri7.

Pasoja më e rëndësishme dhe e shpejtë e ndryshimit të sistemit ishte krjimi i një raporti të ri midis shtetit dhe individit. Me rënien e komunizmit filloi edhe tërheqja e shpejtë e shtetit nga sfera private dhe jeta e individit. Shteti i vjetër (i ri) nuk ishte në gjendje të garantonte sigurinë për të gjithë qytetarët si dhe për të zgjidhur problemet e tyre ekonomike. OJF-të e krijuara rishtas sipas modeleve të gatshme dhe këshillave të shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare, tentuan të plotësojnë këtë boshllëk. E njëjta situatë u përsërit edhe në rastin e krizave të mëdha sociale e politike, si ato të vitit 1997 dhe Luftës së Kosovës 1999. Përgjegjësia e organizatave të shoqërisë civile për të zëvendësuar funksionin social të shtetit, duke u shndërruar në strukturë vullnetare për ndarje dhe menaxhim të ndihmave, dhënia e mbështetjes për shtresat në nevojë, etj, nuk i ndihmoi ato të profilizohen dhe të shndërrohen në institucione të përpunimit të mendimit, të konsultimit dhe të asistencës mendore, aq të nevojshme për shoqërinë shqiptare.

Kronologjikisht duhet thënë se në dhjetor 1991 u krijua organizata e parë joqeveritare, Forumi për Mbrojtjen dhe të Drejtat Themelore të Njeriut (FMDNJ). Deri në fundin e vitit 1991 ishin krijuar 20 shoqata të tilla, shumica me karakter politik dhe kulturor.

6 Afrim Krasniqi: Political Parties in Albania 1912-2006, p. 230, Tirana, 2006.7 Afrim Krasniqi: Civil Society in Albania, p.16, Tirana, 2004.

OJF 1992 1996 1999 2005 2008Te rregjistruara 20 550 1190 1500 1620

OJF aktive 5 72 280 349 365

Page 4: Shqiperia “civile” – nje histori tranzicioni

Gjatë viteve janë krijuar dhjetra organizata të tjera, sic edhe një pjesë e atyre ekziestuese kanë pushuar të ekzistuari. Konketisht, në ë Shqipëri janë të rregjistruara 1620 organizata dhe fondacione joqeveritare8. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe në raport me numrin e popullësisë, Shqipëria renditet në vendin me numrin më të vogël të organizatave joqeveritare. Shqetësues mbetet fakti se vetëm një e katërta e tyre janë organizata aktive, me aktivitet dhe me prani në debatet dhe jetën publike. Pjesa tjetër nuk funksionojnë ose kanë aktivitet sporadik, duke mos lënë gjurmë në opinionin publik. Për një vend me 3.5 milion banorë ekzistenca e vetëm 365 organizatave joqeveritare aktive, pra ku për cdo 10 mijë banorë ka vetëm një OJF, është e pritshme që edhe rezultatet e aktivitetit të shoqërisë civile të jenë dicka më shumë se simbolike. Në raport me të kaluarën, trashëgiminë negative dhe nevojat e mëdha për zhvillim të shpejtë e të qëndrueshëm demokratik, mungesa e një shoqërie civile aktive dhe në disa aspekte, dominuese, krijon një boshllëk të madh me pasoja për vetë nivelin e demokracisë.

Duke analizuar fushat e aktivitetit rezulton se dominojnë grupimet kulturore, ato në mbrojtje të grave, shoqatat ekologjike etj, ndërkohë që numërohen një numër minimal organizatash kërkimore, fondacione dhe qëndra koordinimi. Gjatë viteve 1991-1997 sukseset kryesore të organizatave joqeveritare u shënuan në mbrojtjen e të drejtave të njeriut9, sic ishin mbrojtja e lirive politike, lirisë së shtypit dhe informacionit, etj. Ky sektor ishte edhe më i vlerësuari në projektet dhe prioritetet e donatorëve të ndryshëm ndërkombëtarë, sidomos të programeve amerikane për demokracinë. Në vitet 1997-1998 aktiviteti kryesor i organizatave joqeveritare u përqëndrua në menaxhimin e krizës së shkarkuar nga rënia e firmave piramidale, fushata për mbledhjen e armëve nga popullësia, projektet humanitare dhe sociale, etj.

Lufta e Kosovës më 1999 shënoi një zhvillim të ri për organizatat e shoqërisë civile. Brenda pak muajsh në Gjykatën e Faktit Tiranë dhe në ministritë e linjës u regjistruan më shumë se 100 OJF të reja, të cilat vepruan në partneritet ndërkombëtar në mbulimin e aspekteve të ndryshme të luftës, sic ishin cminimi, trajtimi i grave dhe fëmijëve të dhunuar, trajtimi i refugjatëve, menaxhimi i kampeve me refugjatë, etj 10. Kjo periudhë e shkurtër kohe shënoi gjithashtu edhe fuqizimin ekonomik të një numri OJF-sh, të cilat përfituan nga donacionet e shumta ndërkombëtare për të zgjeruar aktivitetin dhe kapacitetet e tyre. Lufta e Kosovës shënoi gjithashtu rastin e parë të zhvendosjes së punës së OJF-ve nga qëndrat e mëdha urbane dhe kryesisht Tirana, në drejtim të periferisë dhe zonave urbane.

Në vitin 2001 rreth 100 organizata të shoqërisë civile krijuan Koalicionin Kundër Korrupsionit, me mbështetje të Inciativës Antikorrupsion të Paktit të Stabilitetit (SPAI)11. Kjo ishte përpjekja e parë e organizimit të shoqërisë civile kundër korrupsionit. Nisma nuk dha rezultat, pasi mosmarrëveshjet midis nismës dhe qeverisë cuan në konfrontim mediatik, dhe se mungoi mbështetja e duhur e qytetarëve dhe opinionit publik ndaj koalicionit. Kjo erdhi edhe për shkak se në zgjedhjet lokale 2000, 2003 dhe ato parlamentare 2001 në emër të shoqërisë civile partitë politike kandiduan një numër të madh biznesmenësh ose figura të tjera pa lidhje reale me shoqërinë civile. Pjesë e kandidimit ishin edhe pjesa më e madhe e botuesve mediatikë në vend, fakt kompromentues për pavarësinë e medias

8 Partner of Albania, NGO Directory, Tirana 2006.9 US Embassy, National Conference, “Problems of non-profitable organizations (NPO) in Albania”, 200210 Afrim Krasniqi: Civil Society in Albania, p.122, Tirana, 2004.11 SPAI, Albania: Civil Society Assessment Report, 2001

Fusha e aktivitetit OJF Ne %Kultura dhe arti 67 22.2Grate, barazia gjinore 36 11.9Mjedisi, ekologjia 31 10.3Rinia 29 9.6Te drejtat e njeriut 26 8.4Ekonomia 20 6.6Shendeti 19 6.3Fondacione 14 4.6Organizata kerkimore 9 3.1Qendra koordinimi 5 1.7

Page 5: Shqiperia “civile” – nje histori tranzicioni

dhe shpjegues për deklaratën e ish kryeministrit Ilir Meta, i cili denoncoi12 lidhjet e politikës me mafian duke thënë se “mafia është bërë aktive në politikë në emrin e shoqërisë civile”.

Një zhvillim cilësor pozitiv u shënua në vitin 2004. Dy grupime të reja civile, shoqata rinore Mjaft dhe Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve, ZMQ, u bënë protagoniste e lëvizjeve dhe nismave masive publike kundër abuzimeve me pushtetin, korrupsionit të lartë qeveritar, problemeve të papunësisë, etj. Mjaft krijoin degë në cdo qëndër qyteti, duke u bërë organizata e parë e shoqërisë civile me degë të rregullta lokalë, të cilat të frymëzuara nga klima positive e rritjes së besimit dhe mbështetjes publike tek shoqëria civile, morën nisma të shumta në mbrojtje të të të drejtave të komunitetit lokal. Grupimi tjetër, ZMQ, gjithashtu hapi një zyrë asistence falas ligjore për viktimat e trafikut, denonincimin e korrupsionit dhe zhvilloi takime masive me pjesëmarrje të gjerë të publikut në shumicën e qyteteve të vendit.

Aktiviteti i këtyre dy grupimeve solli hyrjen e shoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare në një fazë të re konsolidimi dhe forcimi. Për herë të parë u krijuan koalicione grupimesh civile me funksion monitorimin elektoral, pati séance dëgjimore me OJF në parlament për ceshtjet e buxhetit të arsimit dhe probleme të tjera të ndjeshme, qeveria shpalli një strategji të re të partneritetit me shoqërinë civile dhe vetë aktiviteti civil u zhvendos nga modeli i seminareve në veprime konkrete me pjesëmarrjen e grupeve të interesit dhe një numri të madh qytetarësh. Në nëntor 2004 reagimi në unison i grupimeve të drejtave të njeriut dhe të medias kundër një akti dhune të ministrit të brendshëm ndaj një gazetari, solli shkarkimin e ministrit. Ky ishte rasti i parë i dorëheqjes publike të një zyrtari të lartë për shkak të protestave dhe kërkesave të ardhura nga grupimet joqeveritare.

Pjesë e këtyre zhvillimeve u bënë edhe qëndrat universitare dhe akademike, të cilat inicuan protesta dhe lëvizje që sollën ndryshime të rëndësishme në trajtimin financiar dhe shoqëror të autonomisë universitare, si dhe lëvizjet e reja ambientaliste, të cilat më 2007 mbajtën peshën kryesore në aktivitetet publike me pjesëmarrjen e publikut të interesuar. Arritje pozitive u shënuan edhe në aktivitetet e grupimeve të ndryshme sociale, sidomos në shoqatat që trajtojnë të drejtat e fëmijëve, viktimat e trafikut, të prekurit nga droga, etj. Në Tiranë u ndërtuan dy qëndra të mëdha trajtimi dhe mjekimi, kurse në rrethe të tjera të mëdha të vendit u ngritën qëndra sociale në mbrojtje të grave, vajzave apo fëmijëve të trafikuar apo të dhunuar13.

Legjislacioni mbi organizatat e shoqërisë civile

Në vitin 1991 parlamenti i parë shumëpartiak shfuqizoi Kushtetutën e vjetër komuniste dhe miratoi Dispozitat Kryesore Kushtetuese, një paketë ligjore e cila plotësoi boshllëqet kushtetuese deri në miratimin me referendum të projektit kushtetues më 1998. Dispozitat Kryesore Kushtetuese saksionuan të drejtën e organizimit të shoqatave dhe grupimeve civile e politike, dhënien e statutit juridik për OJQ-të, etj. Ligji bazë për organizatat joqeveritare u miratua më 1 nëntor 1944. Ky ligj shënoi arritje në garantimin e aktivitetit dhe lirive të veprimit të organizatave të shoqërisë civile, por njëherësh ruajti të drejtën e qeverisë për të mbikqyrur funksionimin dhe realizimin e qëllimeve dhe aktiviteteve të fondacioneve dhe të organizatave të tjera. Roli i shtetit theksohej kryesisht në kontrollin e pagesave tatimore, të cilat për OJQ-të kishin vlera minimale. Kjo klauzolë u përdor më 1996 nga disa OJQ, përfshirë edhe Fondacionin Bamirës “Populli” për të zhvilluar aktivitet ekonomik informal, të njohur si skemat piramidale financiare. Rënia e këtyre skemave në fillim të vitit 1997 coi në krizën më të rëndë politike, sociale dhe ekonomike në Shqipërinë e viteve 1990-2008.

Problemet në interpretimin e ligjit dhe marrëdhëniet midis institucioneve shtetërore dhe civile, cuan në rishikimin e ligjit, tashmë në frymën e Kushtetutës së re. Më 7 maj 2001 parlamenti miratoi ligjin për 12 Ilir Meta: ATA / Albania Daily News, 16.08.2003.13 PNUD / UNDP, “Democratic Governance Framework”, Albania, Tirana, 2006.

Page 6: Shqiperia “civile” – nje histori tranzicioni

„Organizatat Jo Fitimprurëse“ dhe atë “Për regjistrimin e Oganizatave Jo Fitimprurëse”. Dy ligjet 14 u vlerësuan si “liberale” nga raporti i progresit i Bashkimit Europian dhe u mbështetën edhe nga vetë aktorët e shoqërisë civile. Ato ndryshuan emërtimin e OJQ-ve në OJF, një përpjekje për të fituar imazhin e cënuar në trazirat e vitit 1997 dhe për të sanksionuar elementin jofitimprurës. Ligji gjithashtu ndaloi të drejtën e shtetit për të kontrolluar dhe mbikqyrur për qëllime të ndryshme OJQ-të dhe fondacionet, garantoi pavarësisë së OJF-ve nga shteti; shteti tregohet i gatshëm për të mbështetur e përkrahur OJQ-të dhe aktivitetet e tyre; OJQ-të mund të regjistrohen si persona juridikë në Gjykatën e Tiranës; OJQ-të do të paguajnë më pak tatime dhe taksa doganore sesa subjektet e tjera; ato nuk njohin asnjë kufizim për të ardhurat nga kuotat e anëtarësisë dhe format e tjera të krijimit të buxhetit të tyre si dhe, personat apo firmat, që mbështesin financiarisht OJQ-të dhe aktivitetet e tyre përfitojnë taksa më të ulëta15.

Në muajin maj 2006 parlamenti ndërhyri përsëri në legjislacionin për organizatat joqeveritare duke futur në ligj detyrimin për deklarimin e të ardhurave dhe burimeve financiare, si dhe për pagesën e detyrimeve tatimore ndaj shtetit. Ndërhyrja u bë me argumentin se veprimtaria e një numri të madh organizatash, sidomos fondacioneve, ishte abuzive dhe me rrezik për mundësinë e përdorimit nga grupe kriminale për pastrim parash dhe akte të tjera të lidhura me to 16. Në fakt, media shqiptare dhe disa raporte ndërkombëtare ngritën vazhdimisht shqetësimin se disa fondacione, sidomos ato të lidhura me besime fetare dhe të ardhura nga vendet arabe, ishin shndërruar në mekanizma të financimeve të parregullta. Gjithashtu shumica parlamentare ishte kritike edhe ndaj disa organizatave joqeveritare me mbështetje publike, të cilat me nismat dhe aktivitetin e tyre korrigjues ndaj politikave qeveritare u bënë një shqetësim politik për të.

Ndonëse ligji mbi OJF-të është liberal dhe krijon lehtësi për organizim të lirë e të pavarur në shoqata e fondacione, ceshtja më problematike e legjislacionit mbetet ajo e financimit të institucioneve të shoqërisë civile. Institucionet publike arsimore, akademike, të kërkimit financohen nga shteti dhe donatorë ndërkombëtare që njihen partner prej shtetit, ndaj pavarësisht disa lirive vetadministruese, në tërësi politikat drejtuese kontrollohen prej tij. Problemi mbetet serioz tek organizatat joqeveritare, sic janë OJF-të. Sipas ligjit, financimi i tyre mund të bëhet përmes kontributit të anëtarëve, (i cili praktikisht nuk ekziston), kontributit shtetëror, kontributit të donatorëve dhe biznesit. Financimi i organizatave joqeveritare në Shqipëri bëhet kryesisht nga donatorët dhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare që veprojnë në vend dhe në rajon. E vetmja ndërhyrje direkte e shtetit në favor të organizatave joqeveritare është dekreti presidencial i vitit 1992 për dhënie në përdorim e pronësi të sindikatave disa pronave të rëndësishme publike. Kjo masë e motivuar politikisht, faktikisht dha efekte negative dhe nga viti në vit roli i sindikatave ra ndjeshëm, duke e renditur Shqipërinë në vendet me lëvizjen më të dobët sindikaliste në Europë17.

Që nga viti 1991 organizatat joqeveritare i janë drejtuar qeverive për mbështetje financiare. Fillimisht shteti ndërhyri me ndihma teknike (mjedise pune, telefon, etj), por më pas qeveritë ndoqën politika selektive, duke mbështetur vetëm ato OJF dhe fondancione, të cilat ishin luajale me politikat qeverisëse. Me forcimin e këtij komponenti, në 6-8 vitet e fundit qeveritë kanë shpallur synimin e tyre për përfshirje në buxhet të një zëri të vecantë, financimit të aktivitetit dhe forcimit të shoqërisë civile. Freedom House (2008) raportoi18 se buxheti shtetëror i vitit 2007 – 2008 akordoi 1.5 milion euro për shoqërinë civile, por në fund të vitit 2007 raporti vërejti se asnjë qindarkë nuk i ishte akorduar direkt shoqërisë civile. Pjesa më e madhe e shumës financiare kaloi në projekte të qeverisë në partneritet

14 The laws nr. 8788 und nr. 8781.15 US Embassy, National Conference, “Problems of non-profitable organizations (NPO) in Albania”, 2002.16 Report of Ministry of Finance, Tirana, 27.04.200617 ILO, Report on Albania, Tirana, 2007.18 Freedom House, Report on Albania, NY, Tirana, 2008

Page 7: Shqiperia “civile” – nje histori tranzicioni

formal me disa organizata dhe fondacione të afërta me të dhe që promovojnë politikat e saj19. Projektet me financim shtetëror lidhen kryesisht me dhënie ekpertize për strategji të ndryshme të hartuara nga qeveria, kryerjen e sondazheve lidhur me punën e qeverisë, promovimin e ideve dhe nismave kryesore qeveritare, etj.

Mbështetur në analizën e marrëdhënieve të deritanishme konstatohet tendenca e qeverive për të qëndruar larg projekteve dhe kërkesave të pavarura të OJF-ve, dhe sidomos nga mungesa e transparencës dhe e strategjive të qarta të financimit. Ndërkohë, financimi kryesisht përmes donatorëve të huaj krahas anës pozitive ka krijuar edhe një problem esencial për vetë identitetin dhe aktivitetin e OJF-ve. Vëzhgimet e bëra nga media, institute shqiptare të analizës apo edhe raporte ndërkombëtare të organizuara nga USAID, Transparency International, etj, theksojnë se financimi nga donatorët ka sjellur edhe deformimin e prioriteteve dhe nevojave vendore për të cilat janë krijuar dhe angazhohen OJF-të20. Një nga kritikat e vazhdueshme drejtuar OJF-ve është fakti se drejtuesit e OJF-të paraqesin të dhëna fiktive dhe me nota alarmante për probleme të ndryshme, me qëllim që të përfitojnë projekte të donatorëve në këtë fushë. Një rast i tillë është ceshtja e gjakmarrjes, ku sipas burimeve zyrtare janë të prekur 400-500 familje, kurse sipas disa OJF-ve numri i familjeve të prekura arrin në 6-10 mijë.

Tendenca e viteve të fundit për kufizimin e kontributit të donatorëve drejt OJF-ve po shoqërohet me premtime verbale të qeverisë për rritjen e buxhetit financiar për këto organizata. Një zhvillim i tyre mund të cojë në mungesën e burimeve të financimit, dhe për pasojë në varësinë e OJF-ve nga buxheti dhe projektet qeveritare, gjë që mund të cënojë vetë identitetin dhe integritetin e tyre.

Një problem tjetër mbetet distanca ende e thellë midis nismave dhe projekteve të shoqërisë civile dhe biznesit privat. Deri në vitin 2002 rastet e sponsorizimit apo të mbështetjes së aktiviteteve të shoqërisë civile nga biznesi janë shumë të rralla. Me privatizimin e kompanive të mëdha shtetërore, kompanitë e reja private, sic janë ato celulare apo bankat private, kanë rritur interesin dhe vemendjen ndaj apeleve dhe projekteve të organizatave të formimit civil, sidomos në aktivitete dhe projekte që garantojnë vemendje të vecantë të medias. Gjithashtu, duhet theksuar se në dallim nga përvoja e vendeve perëndimore, në Shqipëri niveli i kontributit të biznesit privat për dhurata dhe bamirësi është i papërfillshëm.

Problemet e funksionimit të OJF-ve

Referuar raporteve vjetore të Freedom House21 vlerësimi për progresin e shoqërisë civile në Shqipëri ka ardhur në rritje të lehtë. Midis viteve 1997 (viti i krizës më të thellë politike e sociale në Shqipëri) dhe vitit 2008 (vit kur Shqipëria mori ftesën e anëtarësimit në NATO) koeficienti i shoqërisë civile është rritur me vetëm 1.25.

Studimet profesionale mbi aktivitetin e OJF-ve vecojnë si arritje22 krijimi i marrëdhënieve dhe lidhjeve reciproke kombëtare e ndërkombëtare; ndihma dhe përpjekjet e vazhdueshme për zbutjen e konflikteve dhe nxitjen e dialogut midis grupeve të ndryshme; roli i tyre unanim dhe aktiv si avokat të proçesit të integrimit; ndihma e tyre në formulimin e disa ligjeve të rëndësishme si dhe së fundi, funksioni i tyre sipas modelit të „think–tank“. Mendohet se ato kanë arritur të ndikojnë dhe ndihmojnë në hartimin e

19 Freedom House, Report on Albania, NY, Tirana, 200820 Ibid.21 Freedom House, Report on Albania, NY, Tirana, 1997 - 200822 US Embassy, National Conference, “Problems of non-profitable organizations (NPO) in Albania”, 2002.

Viti 1997 19981999 2000

2001

2002

2003

2004

2005

2006

2007

2008

Koef.4.25 4.254.00 4.004.00 3.75 3.75 3.50 3.25 3.00 3.00 3.00

Page 8: Shqiperia “civile” – nje histori tranzicioni

disa ligjeve në interes për grupet e rrezikuara, ku më të rëndësishmet janë: Ligji për ndërprerjen e shtatzanisë, ligji për shëndetin riprodhues, ligji për OJF-të, ligji për mjedisin, ligji për personat me aftësi të kufizuar, lamendamenti për trafikun e qënieve njerëzore, ligji kundër SIDA-s, Kodin e Familjes dhe Ligji i Kuotimin. Raporti Freedom House (2008) vlerësoi positive praktikën e konsultimeve parlamentare me grupet e interesit nga shoqëria civile, të disa ligjeve të rëndësishme, sic janë ligjet për barazinë gjinore, për Policinë e Shtetit, ligji për arsimin e lartë, etj, por kritikoi mungesën e një strategjie të bashkëpunimit afatgjatë dhe shndërrimit të këtij bashkëpunimi në praktikë të rregullt pune.

Edhe Raporti i Bashkimit Europian mbi Shqipërinë (2006 dhe 2007) vlerësonte23 se gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka “pasur disa fushata të suksesshme nga aktorë të shoqërisë civile kundër apatisë politike”. Por më tej ai vërente se “megjithatë, aktorët e shoqërisë civile në Shqipëri vuajtën nga mungesa e theksuar e burimeve të qëndrueshme, mungesa e kapaciteteve organizative dhe aftësive (veçanërisht aftësitë e përkrahjes), si dhe mungesa e traditës në përfshirjen e bërjes së politikave. Për këto arsye, dialogu i OJQ-ve me qeverinë shqiptare, mbetet i dobët”. Bashkimi Europian këshillon më tej se “Shqipëria duhet të përfitojë nga një politikë qeveritare që në mënyrë aktive inkurajon përfshirjen e OJQ-ve në procesin kryesor të vendim-marrjes. Aktorët e shoqërisë civile mund të përfitojnë gjithashtu nga vendosja e lidhjeve më të ngushta me organizata homologe rajonale”.

Në fakt, një nga tiparet kryesore të OJQ-ve shqiptare është burimi politik i tyre. Pothuajse 80% e shoqatave dhe grupimeve që veprojnë në sektorin joqeveritar janë krijuar nga individë dhe stafe politike që kanë humbur pushtetin në zgjedhje politike24. Cikli i shndërrimit të politikanëve në aktivistë të shoqërisë civile dhe pas zgjedhjeve politike, i kalimit të këtyre aktivistëve në politikanë dhe anasjelltas është përsëritur sa herë që në Shqipëri ka patur rotacione politike (1992, 1997, 2005). Janë ta paktë ata ish ministra dhe ish zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit dhe qeverive shqiptare që nuk kanë krijuar ose nuk janë aktivizuar në një organizatë joqeveritare. Gjithashtu janë të paktë ata politikanë të lartë, ministra apo deputetë që nuk kanë regjistruar në CV-në e tyre një periudhë angazhimi në një ose më shumë OJQ.

Në raportin e Freedom House (2008) theksohej25 shqetësimi i lidhjeve politike midis organizatave joqeveritare dhe qeverisë. Sipas raportit, vetëm gjatë vitit 2006 pati shumë raste në të cilat kapacitete njerëzore të shoqërisë civile iu bashkuan sektorit shtetëror dhe se ky fenomen u përsërit edhe një vit më pas. Raporti i Freedom House (2005) mbi Shqipërinë theksonte26 se “megjithëse universitetet dhe sistemi arsimor janë të pavarur nga influenca dhe propaganda politike, ka raste të shumta kur drejtuesit e lartë të tyre dhe personeli janë zgjedhur mbi bazën e simpative politike”.

Probleme ka edhe në aspektin organizativ. Studimet dëshmojnë se shumica e OJF-ve dhe fondacioneve68 kanë struktura organizative të dobëta, u mungojnë kapacitetet institucionale që i ndihmojnë ato të zhvillohen, të bëjnë me korrektësi punën e tyre dhe të luajnë rolin e zëdhënës të grupeve, interesat e së cilëve përfaqësojnë. Në tërësi ato përballen edhe me mungesën e dukshme të vullnetit dhe gadishmërisë së anëtarëve të OJQ-ve, përkrahësve dhe qytetarëve të tjerë. Sipas një raporti të hartuar nga Instituti Shqiptar për Studime Socialogjike27, vetëm 21.8% e organizatave joqeveritare kanë faqe interneti dhe 80.4% e tyre kanë një adresë emaili me të cilin mund të komunikojnë. Një studim i kryer nga ORT / USAID28 arriti në konkluzionin se vetëm 5-10% e OJQ-ve

23 EU: Progress Report on SAA, Albania, 2006, 200724 Afrim Krasniqi: Civil Society in Albania, p.144, Tirana, 2004.25 Freedom House, Report on Albania, NY, Tirana, 200826 Freedom House, Report on Albania, NY, Tirana, 200568 US Embassy, National Conference, “Problems of non-profitable organizations (NPO) in Albania”, 200227 Sociologic Institute, Social Studies, V.2, nr.1, Tirana, 2008.28 NPO Needs Assessment Country Report.

Page 9: Shqiperia “civile” – nje histori tranzicioni

kanë struktura funksionale me drejtor, punonjës, kryesi dhe anëtarësi. Pjesa më e madhe e tyre përbëhen nga grupe të vogla prej një deri në tre persona, të cilët realizojnë projektet e tyre. Vetëm 35 OJQ29 kanë shkruar një raport financiar të shpenzimeve me ndihmën e rrjetit amerikan ORT/USAID (Albania Democracy Network Project)30.

Janë të pakta OJF-të me struktura të votuara periodikisht dhe me drejtues të zgjedhur nga organet e parashikuara në statutet e krijimit të tyre. Në 95% të rasteve personi i regjistruar themelur i organizatës e drejton atë për vite me radhë pa e freskuar mandatin përmes votimeve formale. Në raste dorëheqje apo largimi të drejtuesve nga posti drejtues në OJF organizata pushon së ekzistuari ose i besohet ndonjë prej bashkëpunëtorëve më të afërt, përfshirë anëtarë të familjes së tij. Mungesën e mekanizmave zgjedhorë e konstatojnë edhe raportet ndërkombëtare mbi gjendjen e OJF-ve në Shqipëri.

Sipas një studimi të USAID strukturat e OJF-ve vazhdojnë të jetë të centralizuara 31, stafi i nivelit të dytë nuk merr pjesë në vendimmarrje, struktura dhe ndarja e përgjegjësive është e paqartë, bordet drejtuese dhe grupet e këshillimit emërohen nga vetë kryetarët, ato funksionojnë më shumë si struktura formale dhe përbëhen nga persona që nuk kanë interesa direkte në orientimin e punës dhe objektivat e OJQ-së ku bëjnë pjesë. Një studim tjetër i të njëjtës organizatë thekson faktin32 se “në përbërjen e bordeve drejtuese, anëtarëve të kryesive, stafeve ekzekutive dhe listave të referuesve në aktivitetet e OJQ-ve shqiptare, bën përshtypje fakti se janë të njëjtit emra, pothuajse 15-20 persona drejtues dhe anëtarë të bordeve shtetërore dhe të OJQ-ve, të cilët njëherësh punojnë për OJQ të ndryshme dhe shkëmbehen me njëri tjetrin si referues në aktivitetet e OJQ-ve të tjera. Rrethi i veprimit dhe funksionimit të tyre është i mbyllur për personat dhe idetë e tjera konkuruese”.

Ecja në varësinë e donacioneve dhe prioriteteve të dhëna nga donatorët ka bërë që shumë OJF periodikisht të ndryshojnë emrin dhe objektin e punës33. Problem tjetër mbetet mospërputhja e qëllimeve të OJQ-ve me nivelin profesional të drejtuesve të tyre. Shumë prej OJQ-ve nuk janë krijuar nga specialistë të fushës përkatëse, por nga persona, kryesisht zyrtarë dhe ish zyrtarë, të cilët përfituan nga marrëdhëniet e mira që krijuan me donatorët financiarë, sidomos ato të huaja. Një situatë e tillë supozohet të ekzistojë në më shumë se gjysmën e OJQ-ve. Për shembull në 52 OJQ që veprojnë në fushën e mjedisit34 vihen re mungesa të mëdha të specialistëve të kësaj fushe, si biologë, kimistë, gjeografë, etj. Këto mungesa reflektohen edhe në aftësinë e OJQ-ve për të hartuar plane dhe programe konkurese e profesionale, si edhe për zbatimin e projekteve.

Rrjedhimisht mungojnë strategjitë afatgjata për aktivitetet dhe programet e punës së OJQ-ve, idetë e reja konkuruese dhe kapacitetet reale për t´i shndërruar shqetësimet qytetare në objekt të debateve publike. Të gjithë këto faktorë, të marrë së bashku i kanë bërë që një pjesë e konsiderueshme e OJQ-ve të distancohen nga publiku, të jenë jotransparente dhe të pasigurta ndaj të ardhmes. Konflikti i interesave është kontribuesi më i madh i mungesës së pavarësisë së shoqërisë civile35 e shfaqur kjo në rrjetet e anëtarësisë në bordet e shoqërinë civile, në qeveri dhe në biznesin privat. Kjo gjendje lexohet qartë në mënyrën sesi media shqiptare i trajton problemet e OJQ-ve. Pjesa më e madhe e komenteve dhe raporteve rreth aktivitetit të OJQ-ve përshkruhen nga nota kritike, por kur OJF-të deklarojnë qëndrime që kanë të bëjnë me politikat e qeverisë apo të institucioneve politike, media u jep atyre një hapësirë të konsiderueshme.

29 US Embassy, National Conference, “Problems of non-profitable organizations (NPO) in Albania”, 2002.30 USAID, NGO Directory, Partner of Albania, Tirana 200231 USAID / Partner of Albania, NPO Needs Assessment Country Report, Tirana 2002.32 USAID / Partner of Albania, NPO Needs Assessment Country Report, Tirana 2002.33 PNUD / UNDP, “Democratic Governance Framework”, Tirana, 2005.34 REC: NGO Directory: “Albania – Overview”, 2002.35 REC: NGO Directory: “Albania – Overview”, 2002.

Page 10: Shqiperia “civile” – nje histori tranzicioni

Aspekte të fokusimit të shoqërisë civile

Megjithatë në Shqipëri ka një numër të madh partish parlamentare (10-14 parti në 3 legjislaturat e fundit) dhe se politika mbetet prioritet e dominuese e jetës dhe debateve publike, niveli i mobilizimit elektoral dhe pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje është në rënie gjeometrike. Në zgjedhjet e fundit parlamentare (2005) morën pjesë rreth 55% e elektoratit, kurse në zgjedhjet lokale 2007 rreth 43% e votuesve. Që nga viti 1996, në prag të cdo fushate elektorale një numër organizatash për të drejtat e njeriut kanë zhvilluar fushata sensibilizimi për pjesëmarrje në zgjedhje, si dhe kanë monitoruar rregullisht fushatat dhe votimet. Vetë OJQ-të e konsiderojnë aktivitetin elektoral si një ndër arritjet e tyre më të mëdha, megjithëse praktikisht fushatat e tyre për ndërgjegjësim e rritje të pjesëmarrjes në votime nuk kanë patur sukses.

Bipolarizimi politik midis të njëjtëve aktorë e personazhe politike, problemet me manipulimet apo kontestimet elektorale, retorika e ashpër, mungesa e ofertave të besueshme politike dhe në tërësi zhgënjimi në rritje i qytetarëve ndaj aktivitetit të institucioneve politike, përfshirë partitë politike e parlamentin, kanë qenë faktorët kryesorë ndikues në rritjen e distancës midis zgjedhësve dhe politikanëve. Rënia e nivelit të përfaqësimit dhe pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrjen politike ka ndikuar në dobësimin e institucionit të vendimmarrjes, transparencës politike dhe sidomos të besimit tek shoqëria politike. Ndërkohë, rritja e këtij hendeku midis qytetarëve dhe politikës ka krijuar terren të përshtatshëm veprimi dhe aktivitetit për institucionet dhe aktorët e shoqërisë civile. Në zgjedhjet e fundit parlamentare 2005, Presidenti i Republikës ftoi disa prej këtyre organizatave të monitoronin respektimin nga partitë politike të Kodit të Sjelljes elektorale. Që atëherë nisma u shndërrua në praktikë dhe tashmë monitorimi nga shoqëria civile konsiderohet pjesë e retorikës dhe programit të cdo aksioni apo aktiviteti të rëndësishëm politik.

Kushtetuta i njeh të drejtën 20 mijë qytetarëve të inicojnë nisma për referendum popullor. Kjo e drejtë është shfrytëzuar pa sukses në katër raste: më 1998 Partia Republikane mblodhi firma për referendum për miratimin e rikthimit të dënimit me vdekje, më 2003 sindikatat mblodhën firmat e nevojshme për uljen e moshës së pensionit, më 2007 një rrjet organizatash të shoqërisë civile mblodhën firmat e nevojshme për një referendum lokal kundër një ndërtimi të një zone industriale dhe së fundi më 2008 u mblodhën firmat për anullimin e ndryshimeve kushtetuese të bëra nga koalicioni i majtë dhe i djathtë në parlament. Në të gjitha rastet nismat nuk u legjitimuan, pasi Gjykata Kushtetuese ose Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i rrëzuan ato. Kushtetuta njeh gjithashtu të drejtën e mbledhjes së firmave të 20 mijë qytetarëve për inicim ligji në parlament. Kjo e drejtë u shfrytëzua me sukses më 2005, me nismën e shoqatës Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve (ZMQ) për ligjin kundër dhunës në familje.

Problemet e barazisë gjinore vijojnë të jenë objekt kritikash në raportet e përvitshme të Bashkimit Europian dhe të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Europian (OSBE). Në vend veprojnë rreth 120 organizata që promovojnë të drejtat e grave dhe barazinë gjinore. Që nga viti 2000, cdo vit përsëriten nisma dhe aksione publike të shoqatave të ndryshme për rritjen e kuotës së përfaqësimit të grave në postet politike, në parlament dhe në qeveri, por praktikisht ato nuk kanë dhënë rezultat. Aktualisht parlamenti shqiptar ka vetëm 10 gra deputetë ndaj 130 deputetëve meshkuj, në qeveri kemi vetëm një grua ministre dhe në zgjedhjet vendore 2007 nga rreth 100 njësi të rëndësishme zgjedhore (bashki dhe komuna të mëdha) vetëm një kandidate fituese ishte grua. Partitë politike kanë rënë dakort për aplikimin e kuotës së rezervuar prej 30% për gratë e vajzat në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, por ende nuk është e qartë nëse renditja do të sjellë përfaqësimin në të njëjtën masë edhe në parlament.

Page 11: Shqiperia “civile” – nje histori tranzicioni

Edhe në fushën e informacionit dhe të medias veprojnë një numër i madh shoqatash dhe institutesh. Shqipëria ka numrin më të madh të gazetave të përditshme në rajon (18), por njëherësh median me tirazhin më të vogël në rajon (70,000 kopje në ditë). Kjo ndodh sepse media trajtohet si pjesë e bizneseve të tjera të drejtuesve të kompanive të mëdha, kryesisht kompanive të ndërtimit, dhe se media kritikohet për problemet e mëdha të mungesës së besimit dhe profesionalizmit., njëashmërinë dhe lidhjen e fortë me politikën. Më shumë se 80% e drejtuesve të mediave kanë qenë në periudha të ndryshme kohore kandidatë për deputetë të njërës prej dy partive të mëdha politike, një tregues I ambicjeve politike dhe i prirjeve të tyre për përdorim të medias për qëllime politike.

Shqipëria është një shtet pa probleme me minoritetet dhe pakicat kombëtare. Në Shqipëri jetojnë rreth 60 mijë grekë, një minoritet i përfaqësuar në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe vendimmarrjes. Minoriteti grek është i organizuar në parti politike, në shoqata, fondacione dhe ka median e vet në gjuhën shqipe dhe greke. Gjithashtu ekzistojnë edhe pakica kulturore maqedone, e cila gjithashtu ka partinë, shoqatën dhe shtypin e vet, si dhe pakica malazeze me të njëjtat të drejta. Për shkak të problemeve ekonomike Shqipëria nuk ka qenë një vend i preferuar për emigracion, megjithatë në vend veprojnë disa shoqata në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve të ndryshëm, kryesisht kinezë apo afrikanë që kanë zgjedhur Shqipërinë për ndërtimin e një jete më të mirë.

Lëvizja sindikaliste në Shqipëri thuajse nuk ka histori sindikale. Sindikatat e krijuara rishtas më 1991 ishin mbështetëse politike të opozitës antikomuniste dhe me me këtë funksion realizuan lëvizje masive punëtorë me kërkesa politike. Pas vitit 1992 nismat dhe aktiviteti sindikal është simbolik. Në Shqipëri veprojnë dy grupime të mëdha sindikaliste, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura dhe Konfederata e Sindikatave, përkatësisht mbështetëse e të djathtës dhe e të majtës. Vetë sindikatat raportojnë për një anëtarësi të gjerë, deri në 300 mijë anëtarë, por raportet e Ministrisë së Punës dhe Ceshtjeve Sociale, si dhe ato ndërkombëtare, theksojnë mungesën e anëtarësisë, manipulimin me shifrat, mungesën e strukturave dhe aktivitetit dhe për pasojë, të efektit real të prezencës dhe aktivitetit të sindikatës.

Janë disa grupime sociale, kërkesat e të cilave ende paraqesin një problem për cdo qeveri. Të tilla janë shtresa e ish të përndjekurve politike gjatë diktaturës, të cilët kërkojnë kompensim financiar për vitet e burgimit dhe internenit, por që për shkak të numrit të madh fatura financiare është shumë e lartë për një qeveri të vetme. Grup tjetër problematik është ai i ish ushtarakëve të dalë në reformë, që gjithashtu kërkojnë statut dhe trajtim financiar. Grup i madh social janë ish pronarët e mëdhenj të shpronësuar padrejtësisht nga regjimi komunist, dhe përballë tyre një numër shumë i madh pronarësh të rinj, të cilët me ndihmën e shtetit janë lejuar të ndërtojnë dhe jetojnë në pronat e ish pronarëve. Secila prej këtyre kategorive mbetet kontigjent i përhershëm për protesta dhe aksione civile, por edhe shoqatat që i përfaqësojnë ato janë shumë aktive në debatet publike e politike.

Shoqëria shqiptare ndeshet ende me probleme sociale të mëdha, sic janë trafikimi i qënieve njerëzore, rritja e numrit të përdoruesve të drogës dhe të prekurve nga SIDA, problemet e gjakmarrjes, të krimit në familje, të emigracionit të pakontrolluar, të rritjes së nivelit të braktisjes së shkollës, të punës së detyruar dhe të dhunës ndaj gruas e fëmijës. Statistikat zyrtare flasin për ekzistencën e disa qindra familjeve të prekura nga fenomeni i ngujimit për shkak të gjakmarrjes, e nivelit të lartë të papunësisë deri në 30-32%, e një numri deri në 6000 fëmijë të trafikuar në Greqi e Itali, disa mijëra personave viktima të trafikut dhe krimit të organizuar dhe disa qindra personave të sëmurë nga SIDA apo në varësi të drogave të forta. Këto janë fusha veprimi, në të cilat OJF-të dhe grupimet e ndryshme joqeveritare do të përqëndrohen në të ardhmen e afërt.

Konkluzione

Page 12: Shqiperia “civile” – nje histori tranzicioni

Më 1990 Shqipëria ndryshoi sistemin politik. Më 2006 ajo nënshkroi Marrëveshjen e Asocim Stabilizimit me BE-në dhe më 2008 mori ftesën e anëtarësimit në NATO. Përpara 18 vitesh vështirë të gjendej një shqiptar që të besonte se proçesi i transformimit demokratik do të kërkonte më shumë se një dekadë për të siguruar një vend në bashkësinë europiane. Sot është e vështirë të gjendet një shqiptar që beson se vendi do të arrijë standartet ekonomike dhe demokratike europiane pa kaluar edhe një dekatë tjetër. Ky evolucion pasqyron rrugën e gjatë dhe të vështirë që ka kaluar shoqëria shqiptare nga utopia e viteve `90 në realizmin dhe nevojën për reforma demokratike në shekullin e ri.

Shoqëria civile në Shqipëri është pjesë organike e këtij ndryshimi, e tranzicionit të zgjatur, vonesave në forcimin demokratik, mungesën e traditës dhe trashëgiminë problematike të së kaluarës. Ajo nuk ka arritur të paraprijë shoqërinë politike, por ka ecur pas saj, si një sektor i ri, i brishtë, ende i pakonsiliduar. Si i tillë ajo shfaqet si elementi më i vonuar shoqëror në tranzicionin shqiptar dhe njëherësh ende larg modeleve të shoqërive demokratike perëndimore.

Për shoqërinë civile shjqiptare është nevojë urgjente kryerja e plotë e proçesit të çmitizimit të saj, shkrirja e saj me prerjet vertikale dhe horizontale të shoqërisë, identifikimi i saj me vizione dhe projekte që paraprijnë zhvillimin. Sfida e saj e arshshme mbetet kthimi në institucion funksional dhe efektiv, i besueshëm dhe partner me aktorët e tjerë në shoqëri.

Një shenjë pozitive për një të ardhme më solide për shoqërinë civile në Shqipëri është ekzistenca e një popullësie realtivisht të re (mosha mesatare 26 vjec), hapja shumëplanëshe me botën perëndimore, fundi i konflikteve dhe nisja e integrimit rajonal në BE, si zgjerimi gjithnjë i më i madh i burimeve të informacionit.

Bibliografia e perdorur:

Libra / Artikuj

Albania: “The black books of communism”; Tirana, 2007. Altmann, Franz-Lothar: “Albanien im Umbruch”. Eine Bestandsaufnahme. Z. T. in engl. Sprache.

Untersuchungen zur Gegenwartskunde. OLDENBOURG, 1990. Anheier K, Helmut; “Die Zivilgesellschaft in Deutschland”, 2002. Bartl, Peter; “Albanien. Vom Mittelalter bis zur Gegenwart”, Pustet, Regensburg, 1995. Biberaj, Elez; “Albania in Transition: The Rocky Road to Democracy (Nations of the Modern World Ser),

Westview Press, NY, 1999. Croissant, Aurel; Lauth, Hans-Joachim; Merkel, Wolfgang: Zivilgesellschaft und Transformation: ein

internationaler Vergleich. - In: Merkel, Wolfgang (Hrsg.): Systemwechsel 5. Zivilgesellschaft und Transformation, Opladen: Leske + Budrich, 2000, 9-50.

De Toquesville, Alexis; “Über die Demokratie in Amerika”, Frankfurt 1956, Manesse-Vlg., Stuttgart, 1987. Eberhart, Helmut / Kaser, Karl: (Hrsg.), “Albanien: Stammesleben zwischen Tradition und Moderne”Böhlau

Verlag, Wien 1995. Eicher, Claudia: “Defekte Demokratien”, Politische Tranformation in Osteuropa, 6 Brühler Tagung, Hamburg,

2000. Galtung, Johan; „Albania, Some Pointers Toward Conflikt Transformation“, 1997. Kalaja, Diana: “From Albania: Media Picture of Albania - Little Berlusconis Threaten Real Albania Media

Freedom,” Media Online Special Reports (21 April 2003). Krasniqi, Afrim: Political Parties in Albania 1912-2006, Tirana, 2006. Krasniqi, Afrim: Civil Society in Albania, Tirana, 2004. Pettifer, James: “Albania - Blue guide, 2nd edition”, A&C Black (Publishers), London 1996:

Page 13: Shqiperia “civile” – nje histori tranzicioni

Pichler, Robert / Ecker, Alois : “Albania, Country Analyses”, Center for the Study of Balkan Societies and Cultures, Graz, 1999.

Schmidt, Roman, “Albanische Öffentlichkeit”, Berlin, in “New Media in Southeast Europe”. SOEMZ (2002) Schwandner-Sievers, Stephanie / Fischer, Bernd Jurgen: “Albanian Identities: Myth and History”, Indiana

University Press, September 2002. Sinani, Gjergj; “Shoqëria civile”, Tiranë 2000. Sterbling, Anton; “Eliten in Südosteuropa”, Aus Politik und Zeitgeschichte, B 10 – 11, 2003. Vickers, Miranda: “The Albanians: A Modern History”, St. Martin's Press, NY, 2001, S 100-125.

Raporte

AHRG: Albania - Report of Human Rights Practices (2001, U.S. Department of State). Albanias Second Transition , “A Human Rights Perspective on Recent Developments in Albania”, The

Norwegian EU: Progress Report on SAA, Albania, 2004- 2007 Helsinki Committee, Report No. 1, 1998. Human Rights Watch-Helsinki: “Albania: Post communist”, August 1995. FIDH, Report, “Albania: an accumulation of impotence”, August 2002. Freedom House, Nations in Transit 2001-2008, Albania. Human Rights Watch “The cost of Speech: Violations of Media Freedom in Albania”, 2002, Vol.14, No.5. ICG / GNK, Balkans Report N° 140, Albania: The State of the Nation 2001-2003. Instituti i Statistikave, (INSTAT), Tiranë, 1990-2002. Partner of Albania, NGO Directory, Tirana 2002. Partner of Albania, NPO Needs Assessment Country Report, Tirana 2002. REC: NGO Directory: Albania – Overview, 2000-2002. Sociologic Institute, Social Studies, Tirana, 2008. SPAI, Albania: Civil Society Assessment Report, (Stability Pact Anti-Corruption Initiative) 2001. PNUD / UNDP, “Albania, Human Development Report” 1998 – 2003. PNUD / UNDP, “Civil Society Partnership Assessment 2002 UNDP Albania”, UNDP Albania. PNUD / UNDP, “Democratic Governance Framework”, 2003-2005, Albania. PNUD / UNDP, “Volunteerism and the Millennium Development Goals”, 2002, UNV, Albania. UNICEF / IOM: “Child Traffiking in Albania”, Tirana 2002. United Nations, Polity IV Country Report 2001: Albania USAID, NGO Sustainability Index, Albania, Serbia, Bulgaria, etc. 2000-2002. US Embassy, National Conference, “Problems of non-profitable organizations (NPO) in Albania”, 2002.

Afrim Krasniqi (1971). Politolog. Diplomuar ne Universitetin e Tiranes. Studimet Master ne Universitetin Europian Viadrina Frankfurt – Oder, Gjermani. Ka sherbyer si gazetar, zedhenes ne Ministrine e Jashtme, deputet ne parlamentin shqiptar, ne vitet 2002-2007 keshilltar politik i Presidentit, detyre qe e rimori ne shkurt 2011. Njeheresh eshte lektor i partive dhe sistemeve politike ne Universitetin e Tiranes dhe disa universitete private. Eshte autor i disa librave politike, “Fundi i Siberise Shqiptare” (1997), “Renia e Demokracise” (1998), “Shoqeria Civile ne Shqiperi” (2004), “Partite Politike ne Shqiperi” (2006), “Partite politike dhe Sistemet Politike” (2007), “(Mbi)pushteti i partive politike” (2008). “Sistemet

Page 14: Shqiperia “civile” – nje histori tranzicioni

politike ne Shqiperi 1912-2008”, (2009), “Zgjedhjet ne Shqiperi 1991-2008” (2009), “Sistemet zgjedhore dhe administrimi zgjedhor ne Shqiperi (2011).