roli i kulturËs politike nË ndËrtimin e sistemeve...

18
C E N T R U M 9 316 Qani Nuhiu, MA 1 UDC: 316.344.5:[316.75:32 ROLI I KULTURËS POLITIKE NË NDËRTIMIN E SISTEMEVE DEMOKRATIKE УЛОГАТА НА ПОЛИТИЧКА КУЛТУРА ВО ГРАДЕЊЕТО НА ДЕМОКРАТСКИ СИСТЕМИ THE ROLE OF POLITICAL CULTURE IN THE BUILDING OF THE DEMOCRATIC SYSTEMS Abstract Definition of culture in general and political culture. The role and influence of political culture in building democracy. Types of political culture under governance systems and their characteristics . The role of scientific, cultural, political elites and civil society in creating of political culture. The role of media in creating of political culture. Political culture as a factor in building and advancing democracy. Democracy as a way of regulating the relations in society and form of governence, is not an act, but a long and very complex process, which depends on many factors. During treatment and scientific research of the formation of societies and democratic states, which are governed by authentic (qualitative) democratic institutions, it is impossible to not traiting the role of political culture that has in building democracy in general. Democracy often has own contradictions, level 1 State University of Tetova, Faculty of Law ([email protected])

Upload: others

Post on 11-Sep-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: ROLI I KULTURËS POLITIKE NË NDËRTIMIN E SISTEMEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-19.pdf · tyre, të cilat shprehen si tërësi ose shkallë e zhvillimit të individit

C E N T R U M 9

316

Qani Nuhiu, MA1

UDC: 316.344.5:[316.75:32

ROLI I KULTURËS POLITIKE NË NDËRTIMIN E SISTEMEVE DEMOKRATIKE

УЛОГАТА НА ПОЛИТИЧКА КУЛТУРА ВО ГРАДЕЊЕТО НА ДЕМОКРАТСКИ СИСТЕМИ

THE ROLE OF POLITICAL CULTURE IN THE BUILDING OF THE DEMOCRATIC SYSTEMS

Abstract

Definition of culture in general and political culture.

The role and influence of political culture in building

democracy.

Types of political culture under governance systems and their

characteristics .

The role of scientific, cultural, political elites and civil society

in creating of political culture.

The role of media in creating of political culture.

Political culture as a factor in building and advancing

democracy.

Democracy as a way of regulating the relations in society and

form of governence, is not an act, but a long and very complex process,

which depends on many factors. During treatment and scientific

research of the formation of societies and democratic states, which are

governed by authentic (qualitative) democratic institutions, it is

impossible to not traiting the role of political culture that has in building

democracy in general. Democracy often has own contradictions, level

1 State University of Tetova, Faculty of Law ([email protected])

Page 2: ROLI I KULTURËS POLITIKE NË NDËRTIMIN E SISTEMEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-19.pdf · tyre, të cilat shprehen si tërësi ose shkallë e zhvillimit të individit

C E N T R U M 9

317

raising in almost every case also depends on numerous social and

political conditions. But in general in all values and principles which

democratic systems are supported, exist one condition, which is a

conditio sine qua non of democracy building, and he provided that is

political culture.

Key words: political culture, types of political culture, political

culture characteristics, states and democratic societies, values and

principles on which democratic systems rise, democratic institutions.

Hyrje

Kultura pa dyshim është një nga karakteristikat identifikuese të

njeriut dhe të shoqërisë njerëzore në përgjithësi. Si e tillë është një

dukuri mjaft e komplikuar, prandaj është e nevojshme që qartë të

përcaktohet se çka nënkuptohet me nocionin KULTURË.

Kultura mund të definohet nga pozicioni i shkencave të ndry-

shme, prandaj është e domosdoshme që të përcaktohet karakteri

shoqëror i kulturës.

Kultura për mision kryesor ka qëllimin që ta lehtësojë e ndihmojë

ruajtjen, vazhdimin dhe përparimin e racës njerëzore në përgjithësi,

prandaj nisur nga ky aspekt ajo qëndron në raporte shumë të ngushta

me progresin.

Shkencëtarët kanë bërë dallimin në mes të “definicioneve

progresiste, idealiste dhe materialiste të kulturës”.2

“Disa shkencëtarë flasin se kultura paraqet proces të pushtimit sa

më të madh të natyrës nga ana e njeriut, i cili mbështetet në progresin

teknologjik dhe të fitimit të diturisë objektive”.3

Shpesh ndodh që mos dallohen qartë kultura dhe civilizimi.

Kështu Edvard Tejlor-i e ka “konsideruar ‘kulturën’ dhe ‘civilizi-

min’ si sinonime, dhe se të dy kuptimet e nënkuptojnë “atë tërësi të

përbërë e cila i përfshin diturinë, besimin, artin, moralin, të drej-

tën, doket dhe të gjithë aftësitë dhe shprehitë të cilat njeriu i ka

fituar si anëtar i shoqërisë”. 4 E.Tejlor gjithashtu ka pohuar se

“kultura përparon sipas nevojës (ligjit të natyrës) qoftë në

kuptimin material qoftë në kuptimin moral”.5

2 “ENCIKLOPEDIJA DRUŠTVENIH NAUKA”, TOM 2 (N-Ž)/ priredili Adam

Kuper i Džesika Kuper, Izdavač: SLUŽBENI GLASNIK, Beograd, 2009; str. 671. 3 Po aty. 4 Po aty. 5 Po aty.

Page 3: ROLI I KULTURËS POLITIKE NË NDËRTIMIN E SISTEMEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-19.pdf · tyre, të cilat shprehen si tërësi ose shkallë e zhvillimit të individit

C E N T R U M 9

318

“Kultura në kuptimin e përgjithshëm përcaktohet si tërësi e

krijimtarisë historike të njerëzimit me të cilën njeriu e ndryshon botën

rreth vetes dhe vetveten në atë botë”.6

“Në nocionin e kulturës janë përfshirë krijimtaria shkencore, artis-

tike dhe njohuria e njerëzve, përvoja e tyre dhe gjerësia e ndjeshmërisë së

tyre, të cilat shprehen si tërësi ose shkallë e zhvillimit të individit dhe

grupeve shoqërore, përsosmërinë e tyre në sundimin me botën”.7

“Përderisa nocioni i civilizimit ka të bëjë më tepër me arritjet e

njeriut dhe njohuritë në sferën e jetës material dhe të jetës së përditsh-

me, nocioni i kulturës i shpreh të arriturat afatgjate shpirtërore dhe

vetitë e njerëzve dhe të bashkësive njerëzore në rrugët e tyre të zhvilli-

mit historik, zotërimin me natyrën dhe kultivimin e natyrës së tij në

kuptimin shpirtëror ”.8

Sipas definicionit “Kultura në kuptimin e përgjithshëm

definohet si tërësi e krijimtarisë historike të njerëzimit me të cilën

njeriu e ndryshon botën rreth vetes, por edhe vetveten në atë botë. Në

nocionin (kuptimin) më të gjerë të kulturës janë përfshirë krijimtaria

shkencore, artistike dhe dituria e njerëzve, përvojat e tyre të cilat e

shprehin tërësinë ose shkallën e zhvillimit të individëve ose të grupeve

shoqërore”.9

Pra, ekzistojnë dallime në mes të nocioneve civilizim dhe kultu-

rë. Përderisa nocioni civilizim drejtpërdrejtë ka të bëjë me njohuritë

dhe të arriturat shkencore si dhe rezultatet e saj në lëminë e reprodu-

kimit material dhe të jetës së përditshme në aspektin material e praktik,

nocioni kulturë fokusohet dhe i pasqyron begatitë shpirtërore të

njerëzve dhe të bashkësive njerëzore gjatë gjithë rrugëtimit të zhvillimit

historik të tyre.

Kultura, si natyrë e dytë e njeriut, nuk është asgjë tjetër përveç se

rregullimit i jetës së njeriut. Pra, ajo është “fitore mbi parregullsinë.

Parregullsia tregon mungesë të shpirtit, prandaj në botën e

kulturës nuk ka vend për parregullsitë”.10

6 “ENCIKLOPEDIJA POLITIČKE KULTURE”, redaktori Milan Matić i Milan

Pounavac, Izdavač Savremena administracija, Beograd, 1993; str. 829. 7 Po aty, f. 829-830. 8 Po aty, f. 830. 9 Milan Matić, Milan Podunavac “POLITIČKI SISTEM“, Izdavač ČIGOJA

ŠTAMPA, Beograd, 1997; str.347. 10 Dr Čedomir Čupić POLITIČKA KULTURA I MEDIJI, FPN | Godišnjak 2009 | II

DEO: Novinarstvo, komunikologija, kulturologija; str.339-351; Beograd, 2009; str.339.

Page 4: ROLI I KULTURËS POLITIKE NË NDËRTIMIN E SISTEMEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-19.pdf · tyre, të cilat shprehen si tërësi ose shkallë e zhvillimit të individit

C E N T R U M 9

319

Koncepti i shoqërisë dhe koncepti i kulturës janë dy koncepte

më të përdorura në sociologji. Sipas Anthony Giddens “Kultura përbë-

het nga VLERAT të cilave u përmbahen anëtarët e një grupi, nga

NORMAT që ata respektojnë dhe të mirat materiale që krijojnë”.11

“Vlerat janë ideale abstrakte ndërsa normat janë parime të për-

caktuara ose rregulla që njerëzit duhet t’i respektojnë. Normat përfaqësoj-

në atë “që duhet bërë” dhe “atë që nuk duhet bërë” në jetën sociale”.12

“Kur e përdorim termin kulturë në jetën e përditshme shpesh e

mendojmë atë si ekuivalent të “elementeve të larta të mendjes”-artit,

letërsisë, muzikës dhe pikturës. Siç përdoret nga sociologët, ky

koncept përfshin jo vetëm këto elemente, por edhe shumë të tjera. Kul-

tura i referohet gjithë mënyrës së jetesës së anëtarëve të një shoqërie”.13

Duhet cekur edhe faktin se “Në të përfshihet mënyra e të veshurit,

zakonet e martesës dhe të jetës familjare, mënyrat e të punuarit,

ceremonitë fetare dhe shfrytëzimi i kohës së lirë. Ajo përfshin edhe

objektet që ata krijojnë dhe që kanë shumë kuptim për ta si: harku dhe

shigjeta, plugu, fabrikat dhe makineritë, kompjuterët, librat, banesat”.14

Gjithsesi se kultura si koncept dallohet nga koncepti shoqëri, por

midis dy nocioneve ka lidhje të afërta. “Shoqëria“ është sistemi i

marrëdhënieve reciproke që lidhin me njëri -tjetrin individët e së njëjtës

kulturë. Asnjë kulturë nuk mund të ekzistojë pa një shoqëri. Por, po ashtu

asnjë shoqëri nuk mund të ekzistojë pa një kulturë. Pa kulturë ne as që do

të quheshim “njerëz”. në kuptimin që e përdorim këtë term. Nuk do të

kishim gjuhë në të cilën do të shprehnim veten, as idenë e vetëdijes, kurse

aftësia jonë për të menduar do të ishte mjaft e kufizuar…”.15

“Kultura e përgjithshme është sferë e komplikuar në të cilën

reflektohen të arriturat dhe përvojat e zhvillimit shpirtëror në të gjithë

lëmitë e jetës, e me këtë edhe në lëminë politike, e cila është me rëndësi

të madhe për ekzistencën kolektive dhe zgjedhjen e rrugëve dhe qëllimeve

të zhvillimit të përbashkët të disa popujve dhe grupeve tjera shoqërore”.16

Kështu, sipas Andrew Heywood “Në kuptimin më të gjerë,

kultura është mënyra e jetesës së një populli”.17

11 Anthony Giddens “SOCOLOGJIA“, Botues: Botime Çabej, Tiranë, 2004; f.42. 12 Po aty, f.42-43. 13 Po aty, f. 43. 14 Po aty. 15 Po aty. 16 “ENCKLOPEDIJA POLITIČKE KULTURE“, redaktori Milan Matić i Milan

Pounavac, Izdavač Savremena administracija, Beograd, 1993; str. 830. 17 Andrew Heywood “ POLITIKA“, botimi i dytë, Botues: Botimet DUDAJ, Tiranë, 2008; f. 222;

Page 5: ROLI I KULTURËS POLITIKE NË NDËRTIMIN E SISTEMEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-19.pdf · tyre, të cilat shprehen si tërësi ose shkallë e zhvillimit të individit

C E N T R U M 9

320

“Sociologët dhe antropologët priren të bëjnë dallimin në mes “kul-

turës” dhe “natyrës” , ku e para e përfshin atë që kalohet nga një brez në

tjetrin nëpërmjet të mësuarit e jo nëpërmjet trashëgimisë biologjike”.18

1. Nocioni i kulturës politike

KULTURA dhe KULTURA POLITIKE, si nocione dhe si

dukuri shoqërore janë në lidhje të drejtpërdrejtë e shumë të ngushtë në

mes veti, megjithatë nuk mund të identifikohen dhe shpeshherë mes veti

kanë dallime që kundërshtojnë njëra-tjetrën, por megjithatë nocioni

KULTURA POLITIKE nuk e ka humbë lidhjen e drejtpërdrejtë me

nocionin e përgjithshëm të KULTURËS.

“Kultura politike është pjesë e ndërgjegjes kolektive të një

kombi, ajo ekziston si një sistem simbolesh, besimesh, vlerash dhe

normash të një shoqërie të veçantë. Nga ana tjetër, kultura politike

është qëndrimi ose orientimi i qytetarëve ndaj objekteve të

ndryshme politike”.19

Ndryshe, kultura politike mund të definohet edhe si orientim i

qytetarëve të një kombi ose shoqërie ndaj politikës, organizimit politik

dhe perceptimit të legjitimitetit politik. Ajo, si pjesë e kulturës së

përgjithshme, paraqet vendosjen e rregullit në jetën politike,

gjegjësisht në sferën publike dhe në jetën institucionale.

Kultura politike origjinën e ka nga Shtetet e Bashkuara të

Amerikës dhe si i tillë ka pasur percepcion neutral.

G. Almond dhe S. Verba përdorën të parët e kanë përdorë

nocionin e kulturës politike në studimin Kultura civile (1963) 20 dhe

po të njëjtin të parët e kanë futë në shkencën e politikologji-së.

Ata gjatë viteve të 50-ta të shekullit të kaluar kanë tentuar ta zgjidhin

çështjen gjithmonë aktuale e mjaft diskutabile, se përse disa demokraci të

reja u shkatërruan në prag të Luftës së dytë botërore, përderisa në shtete

tjera me të njëjtin sistem politik dhe faktorë ekonomik kanë venduar

zhvillim shoqëror e ekonomik demokratik stabil dhe afatgjatë.

Autorë të ndryshëm, për kulturën politike japin definicione të

cilat kanë edhe dallime nga njëra tjetra, por dallimet nuk janë në esencë,

por në nuancë të përkufizimeve.

18 Po aty. 19 http://www.enciklopedija.hr/natuknica.aspx?id=49235 20 Po aty.

Page 6: ROLI I KULTURËS POLITIKE NË NDËRTIMIN E SISTEMEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-19.pdf · tyre, të cilat shprehen si tërësi ose shkallë e zhvillimit të individit

C E N T R U M 9

321

Kështu “Politologët e përdorin termin në një kuptim më të

ngushtë për t’iu referuar orientimit psikologjik të njerëzve, ku “kultura

politike” është “modeli i orientimeve” për objektet si partitë, qeveritë,

kushtetuta, të shprehur në besime, simbole dhe vlera”.21

Por “Kultura politike dallon prej opinionit publik për faktin se

modelohet prej vlerave afatgjata dhe jo thjesht prej reagimeve të

politikave dhe problemeve specifike”.22

Kultura politike është një shprehje profesionale politikologjike

e sociologjike e cila i tregon qëndrimet e përgjithshme politike të

anëtarëve të shoqërisë në një shteti.

Kultura politike në esencë paraqet shprehje të orientimit

politik, gjegjësisht, pikëpamjet mbi sistemin politik dhe funksionimin

e tij, si dhe qëndrimet për rolin e qytetarit në sistem. Para shfaqjes së

nocionit të kulturës politike kanë ekzistuar nocione, si p.sh. “karakter

kombëtar”, të cilat ishin mjaft të paqarta dhe joprecize.

Është karakteristike se “Pjesëmarrësit politikë nuk reagojnë

drejtpërsëdrejti në ‘situata’, por u përgjigjen atyre nëpërmjet ‘orienti-

meve’ ndërmjetësuese. Orientimet për veprim janë një dispozitë e për-

gjithshme e aktorëve që drejtojnë mënyrat e veprimeve të tyre në situata

të caktuara. Kështu, për shembull, është e lehtë të dallosh individua-

lizmin politik amerikan nga kolektivizmi politik japonez.”.23

Mund të konstatohet se “Vetëm koncepti i kulturës politike ka

mundësuar një lidhje të plotë midis hulumtimeve antropologjike,

psikologjike dhe sociologjike, e me këtë edhe shfaqjen e teorisë së

kulturës politike, e cila shpjegon rolin e identitetit, i cili nuk ekziston

pa besime të caktuara, vlera dhe normat të jetës politike”.24

Në teorinë politike “Nocioni kulturë është futë nga antropologjia

nëpërmjet të ‘kryengritjes bihevioriste’”.25 Ky nocion gjatë viteve të

pesëdhjeta të shekullit XX përdoret gjithmonë e më tepër në teorinë,

por edhe në praktikën politike.

Në lidhje me përcaktimin e kulturës politike Adam Kuper dhe

Xhesika Kuper theksojnë se “Për sa i përket definicioneve, ato mund të

21 Andrew Heywood “ POLITIKA“, botimi i dytë, Botues: Botimet DUDAJ, Tiranë,

2008; f. 222; 22 Po aty. 23 http://www.enciklopedija.hr/natuknica.aspx?id=49235 24 Po aty. 25 KLAUS VON BEYME “SUVREMENE POLITIČKE TEORIJE“, Izdavač :

STVARNOST, Zagreb, 1974; str.180.

Page 7: ROLI I KULTURËS POLITIKE NË NDËRTIMIN E SISTEMEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-19.pdf · tyre, të cilat shprehen si tërësi ose shkallë e zhvillimit të individit

C E N T R U M 9

322

ndahen në dy kategori të gjëra: ato të cilat e kufizojnë hapësirën e kultu-

rës politike në orientimin subjektiv të kombeve, grupeve shoqërore dhe

individëve drejt politikës; dhe ato të cilat e zgjerojnë konceptin që t’i

fusin shabllonet e sjelljes politike”.26

Definicionet reprezentative në grupin e parë i përfshijnë ata të cilët

kulturën politike e kuptojnë si “sistem të besimeve empirike dhe vlerave të

cilat e definojnë situatën në të cilën zhvillohet aksioni politik”.27

Ndërsa, definicionet e llojit më të zgjeruar kulturën politike e

kuptojnë si “matricë të qëndrimeve dhe sjelljeve në brendi të të cilit

është vendosur sistemi politik”.28

Në Kinën e lashtë vëzhguesit dhe kronistët politik kanë qenë

përshkrues të ngjarjeve politike të kohës dhe të ndjenjave të popullit.

Në atë kohë edhe në dinastitë më të vjetra kanë pasur rangimin e

këshilltarëve dhe administratorëve më të lartë shtetëror.

Edhe Pindar-i i Tebës është i njohur më thënien se doket

(zakonet) janë babai i të gjithë gjërave (Nomos panter panton).29

Sunduesit e periudhës romake, gjithashtu i kanë kushtuar mjaft

rëndësi krijimit dhe kultivimit të besimit në institucionet e atëhershme

romake kanë dhe si të tillë kanë qenë të njohur në kultivimin e religjionit

politik, besimit në shtetin romak dhe traditën, vlerat e civilizimit të

atëhershëm, etj.

Sipas W.Phillips Shiveley “Studjuesit e politikës quajnë

kulturë politike llojet e pozicioneve bazë, që preken në këtë krye”.30

Kultura politike “Më së shpeshti përkufizohet si përmbledhje

qëndrimesh, njohurish, bindjesh dhe gjykime vlerësuese nëpërmjet të të

cilit orientohet dhe e formëson sjelljen politike”.31

Me terma më të përgjithshëm mund ta përkufizojmë se kultura

politike është ajo pjesë e kulturës së përgjithshme të një shoqërie e cila

përfshin vlerat, besimet, qëndrimet, simbolet, prirjet, pastaj mënyrat e

sjelljes ndaj politikës si dukuri dhe çështjeve politike të cilat kanë të bëjnë

26 “ENCIKLOPEDIJA DRUŠTVENIH NAUKA“, TOM 2 (N-Ž)/ priredili Adam

Kuper i Džesika Kuper, Izdavač: SLUŽBENI GLASNIK, Beograd, 2009; str.1002. 27 Po aty. 28 Po aty. 29 Milan Matić, Milan Podunavac “POLITIČKI SISTEM“, Izdavač: ČIGOJA

ŠTAMPA, Beograd, 1997; str.348. 30 W.Phillips Shiveley “Hyrje në Shkencat Politike“, Botues AIIS, Tiranë , 2012; f.250. 31 VUČINA VASOVIĆ “SAVREMENE DEMOKRATIJE I“ (treće izdanje), Izdavač

Službeni glasnik, Beograd, 2012; str.674.

Page 8: ROLI I KULTURËS POLITIKE NË NDËRTIMIN E SISTEMEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-19.pdf · tyre, të cilat shprehen si tërësi ose shkallë e zhvillimit të individit

C E N T R U M 9

323

me kushtet e përgjithshme të jetës së përbashkët në një shoqëri dhe në zgje-

dhjen e drejtimeve dhe qëllimeve të zhvillimit të përgjithshëm shoqëror.

Kultura politike e një shoqërie përbëhet nga të gjitha besimet dhe

qëndrimet që ka një grupacion i caktuar shoqëror apo një komb, të cilat

krijojnë bazë dhe standard për mënyrën e sjelljes së tyre politike. Ajo

dallon nga një shtet në tjetrin dhe nga një shoqëri në tjetrën.

Filozofi gjerman, Immanuel Kant-i ka theksuar nevojën që në

çdo bashkësi të punohet në arsimimin politik të anëtarëve të saj “pasi

kultura sipas parimeve të para për edukimin e njeriut dh qytetarit

as që ka filluar e ku më të jetë e përfunduar”.32

Nërsa Zhan Zhak Ruso shprehet se: “Të krijosh qeverisjen për

popullin është gjithsesi gjë e dobishme, por di edhe për më të

dobishme-ta edukosh popullin për qeverisje”.33

Nga kultura politike varet edhe shkalla e aktivizmit qytetar, pra,

intensiteti dhe mënyra e pjesëmarrjes së qytetarëve në politikë, sepse

kultura politike ndikon shumë në ndërtimin dhe mbajtjen e raporteve

ndërmjet popullit dhe elitave politiko-institucionale.

Kultura politike e një populli mund të ketë forma të ndryshme.

Për shembull nëse një pjesë e madhe e popullatës dëshiron rend politik

demokratik, atëherë kultura politike e shoqërisë në fjalë quhet “demo-

kratike”. Nëse një popull nuk ka traditë demokratike dhe nuk e

praktikon demokracinë si stistem qeversjeje, atëherë nuk mund të flitet

për kulturë politike demokratike, por për kulturë nënshtruese.

Në rastet kur kultura politike dhe rendi politik i një shteti apo

shoqërie dallojnë shumë dhe në afat më të gjatë janë në diskrepancë

ndërmjet vete, atëherë mund të shfaqen probleme serioze lidhur me

legjitimitetin dhe stabilitetin politik të shtetit e me këtë mund të vijë

deri tek destabilizimet dhe konfliktet shoqërore e politike.

Sot “Kultura politike është një determinantë shumë e rëndësishme

e sistemit politik”34 dhe shumë ndikim në organizimin dhe funksio-

nimin e sistemeve politike e institucionale.

32 Për më tepër shih në: “ENCKLOPEDIJA POLITIČKE KULTURE“, redaktori Milan

Matić i Milan Pounavac, Izdavač Savremena administracija, Beograd, 1993; str. 831. 33 Po aty. 34 VUČINA VASOVIĆ “SAVREMENE DEMOKRATIJE I“ (treće izdanje), Izdavač

Službeni glasnik, Beograd, 2012; str.674.

Page 9: ROLI I KULTURËS POLITIKE NË NDËRTIMIN E SISTEMEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-19.pdf · tyre, të cilat shprehen si tërësi ose shkallë e zhvillimit të individit

C E N T R U M 9

324

2. Faktorët determinues në formimin e kulturës politike

Në formimin e kulturës politike të shoqërisë përgjegjësinë më të

madhe e kanë elitat shkencore, artistike, politike, shpirtërore dhe

elitat filozofike. Ato nëpërmjet të procesit të edukimit, arsimimit dhe

socializimit kanë rol luajtur rol vendimtar në krijimin e kulturës

politike.

Rol të madh në formimin e kulturës politike kanë pasur dhe

akoma shumë e shumë në kohën bashkëkohore kanë edhe mediumet

(televizioni, gazetat, radioja) dhe rrjetet sociale si më të përhapurat. Por njëkohësisht nuk duhet anashkaluar edhe përgjegjësinë e faktorëve

të lartpërmendur shoqëror, nga fakti se ashtu si do të sillen ato ndaj

shoqërisë dhe proceseve politike.

Nisur nga shkaku i ndikimit në masat e gjëra njerëzore të gjitha

këto determinante që i përmendëm më lartë kanë një rol shumë të

rëndësishëm dhe gati të pazëvendësueshëm në formimin, përhapjen dhe

kultivimin gjithnjë e më të avancuar të kulturës politike qoftë të indi-

vidëve, shoqërive dhe shteteve. Nga fakti se ashtu si elitat e caktojnë

strategjinë e zhvillimit afatmesëm e afatgjatë të shoqërisë dhe shtetit

varet se nga do të orientohet edhe kultura politike si tërësi e mendimeve

dhe të veprimeve politike të popullit.

Formulimi dhe udhëheqja e politikës mund të shpjegohen nga

pozitat e bashkëpunimit, konfliktit, ndarjes së pushtetit dhe të ndikimit

në shoqëri në mes të interesave të organizuara dhe mirë të balancuara,

gjë për të cilën nevojitet kulturë politike. Prandaj është e qartë se:

“Teoria e pluralizmit të grupeve në themelet e saj ka bindjen se, në

parim, të gjitha interesat mund të artikulohen dhe të organizohen, duke

vendosur një ekuilibër ndërmjet interesave të ndryshme, pavarësisht se

ato janë manifeste apo latente”35, e për këtë nevojitet niveli i kulturës

së lartë politike.

“Teoria e demokracisë pluraliste, me teorinë klasike liberale të

demokracisë përfaqësuese ka të përbashkëta dy objektiva kryesore: ka

për qëllim të pengojë çdo sundim autoritar dhe totalitar”36. Por ajo “në

të njëjtën kohë, synon të kontrollojë çdo ekzekutiv të zgjedhur në

mënyrë demokratike dhe shumicën që e mban atë legjislativ”37.

35 Manfred G. Schmidt “TEORITË E DEMOKRACISË“ (botim universitar), Botues

BOTART, Tiranë, 2012; f.210; 36Po aty, f. 211. 37 Po aty.

Page 10: ROLI I KULTURËS POLITIKE NË NDËRTIMIN E SISTEMEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-19.pdf · tyre, të cilat shprehen si tërësi ose shkallë e zhvillimit të individit

C E N T R U M 9

325

Duhet potencuar se “Tre janë përcaktuesit themelorë të kulturës

politike: kultura e sistemit politik, kultura e procesit politik dhe

kultura e sundimit politik. Secila nga këto përkufizime themelore ka

nën përkufizimet e saj”.38 Nga këtu del se kultura e sistemit përfshin

edhe legjitimitetin politik e besimin politik. Kultura e procesit politik

përfshin gjithashtu nëntipat si toleranca politike, të drejtat dhe detyri-

met, efikasitetin politik ose kompetencat qytetare, interesin politik etj.

Kultura e qeverisjes përfshin edhe pritjet e qytetarëve ndaj autoriteteve,

përgjigja e autoriteteve ndaj kërkesave të qytetarëve, etj.

2.1. Rëndësia politike dhe shoqërore e kulturës politike

Në kohën aktuale KULTURA POLITIKE kuptohet edhe si

faktor (i fundit) i përkrahjes së gjerë politike, por edhe si kundër-

peshë e pushtetit politik, nga e cila del mënyra e ushtrimit të pushtetit

“e pranuar nga shoqëria”39. Ajo figuron si komponentë e domosdoshme

në funksionimin e shtetit, shoqërisë dhe demokratizimit të saj.

Gjithashtu “Kultura politike e thekson ekzistencën dhe konfliktin

e përhershëm në mes të forcave politike stabilizuese (kulturore) dhe

forcave politike dinamike, ekspanduese. Nga këto përkufizime del se

kultura politike në mënyrë më dinstiktive dhe më fuqishëm manifes-

tohet në situata të ndryshme krize dhe urgjence, rreziqet për shoqërinë,

të brendshme ose të jashtme”.40

Në kohë të krizave nga konstruktet politiko-kulturore “akti-

vizohen shtresat më të thëlla siç janë mitet (format shumë të vjetra të

identifikimit politik), të cilët duhet t’i japin fuqi psikologjike shtesë

orientimit dhe mobilizimit politik”.41

Sipas Montesquieu-së (“FRYMA E LIGJEVE”), “Populli e bën

për mrekulli zgjedhjen e njerëzve të cilëve duhet t’ua besojë një pjesë

të autoritetit të vet; për këtë i duhet të vendosë për gjëra që duken qartë,

të cilat nuk mund të mos i dijë”.42

Në shtetin demokratik është shumë e rëndësishme të vihet lidhja

midis shtetit (demokratik) dhe qytetarëve të tij, që nënkupton

38 http://www.enciklopedija.hr/natuknica.aspx?id=49235 39 Milan Matić, Milan Podunavac “POLITIČKI SISTEM“, Izdavač ČIGOJA

ŠTAMPA, Beograd, 1997; str.350. 40 Po aty. 41 Po aty. 42 J. J. CHEVALLIER, Y. GUCHET “VEPRAT E MËDHA POLITIKE” , Botues

LIRA, Tiranë, 2001; f. 129.

Page 11: ROLI I KULTURËS POLITIKE NË NDËRTIMIN E SISTEMEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-19.pdf · tyre, të cilat shprehen si tërësi ose shkallë e zhvillimit të individit

C E N T R U M 9

326

aktivizmin politik e shoqëror të qytetarëve të shtetit përkatës. Kjo

nënkupton që qytetarët e një sistemi politik demokratik duhet patjetër

t’i zbatojnë ligjet, por edhe të marrin pjesë aktive në formulimin dhe

realizimin e politikave. Demokracia nuk kërkon vetëm zbatimin e

ligjeve, por edhe të jenë entuziastë e në të njëjtën kohë anëtarë kritikë

të shoqërisë, gjegjësisht qytetari të jetë “qytetar demokrat” (W.Phillips

Shiveley). Karakteristikat e një “qytetari demokrat” janë:

- Toleranca;

- Pjesëmarrja aktive;

- Niveli i lartë i interesit dhe informacionit; dhe

- Përkrahja e ndryshme për shtetin, regjimin dhe qeverinë.43

Por cili është ndikimi dhe efekti politik i kulturës politike? Pra,

“Partitë politike dhe zgjedhjet e lira pasqyrojnë esencën e demokracisë

bashkëkohore. Kjo nënkupton dhe përfshin një spektër të madh të të

drejtave dhe lirive të njeriut-nga liria e fjalës deri tek liria e bashkimit

dhe organizimit politik”.44 Këtu gjithashtu nënkuptohet edhe principi i

përfaqësimit politik, por dhe i qeverisjes së përgjegjshme, që nënkupton

pushtet të përgjegjshëm dhe të ndërrueshëm.

“Në të njëjtën kohë rregullat demokratike të lojës kanë domethë-

nien se edhe ato që kanë votuar për partinë e cila i ka humbur zgjedhjet

i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve. Kjo do të thotë se kundërshtarit i

pranohet e drejta për të qeverisur. Ato që qeverisin janë të zgjedhur

sipas rregullit të shumicës, por se qeverisja dhe demokracia e tyre matet

me të drejtat e pakicës”.45

Jashtë ndikimit nuk janë as partitë politike dhe është i

pashmangshëm roli i tyre në formësimin e kulturës politike. Pra “Ato

janë mjet i kontrollit të pushtetit, të pretendimit për pushtet politik ose

të ushtrimit të vetë pushtetit. Nga qëllimi i krijimit të saj, që pushtetin

ta bëjë të përgjegjshëm, organizata partiake vetvetes ia ka vënë qëllimin

të cilit i nënshtrohen principet, bindjet, e ndonjëherë edhe morali”.46

43 W.Phillips Shiveley “Hyrje në Shkencat Politike“, Botues AIIS, Tiranë , 2012; f.

243-244. 44 Slaviša Orlović “PARTIJE I PARTIJSKI SISTEMI“ (Teorijski-analitički okvir),

Izdavač Univerzitet u Beogradu Fakultet političkih nauka, Beograd, 2015;str.278; 45 Po aty, f. 279. 46 Po aty.

Page 12: ROLI I KULTURËS POLITIKE NË NDËRTIMIN E SISTEMEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-19.pdf · tyre, të cilat shprehen si tërësi ose shkallë e zhvillimit të individit

C E N T R U M 9

327

2.2. Roli i kulturës politike

Roli i kulturës politike në praktikën politike është i pashmang-

shëm. “Kultura politike kuptohet edhe si faktor (i fundit) i përkrahjes

politike më të gjerë, por edhe i kundërpeshës të pushtetit politik, nga e

cila paraqitet masa ‘e pranueshme për shoqërinë’ dhe mënyra e

ushtrimit të pushtetit”.47

Kultura politike ka rol stabilizues, por edhe konservativ, e cila

orientohet drejt ruajtjes së traditës dhe mbështetjes në përvoja, verifiki-

me të mëhershme dhe qartësinë e së kaluarës në raport me gjendjet

bashkëkohore dinamike të paqarta të cilat e përcjellin shoqërinë në

rrugët e zhvillimit të saj historik. Kultura politike është gjithashtu, një

nga kundërbalancat më të rëndësishëm kundrejt ekspansionit të

politikës brenda indeve të shoqërisë, e njëfarë lloji mekanizmi mbrojtës

i cili shoqërinë e ruan autonome dhe e mban në raport me pushtetin e

pavarur politik dhe proceset aktuale politike.

“Kultura politike është bërë një përcaktues i domosdoshëm i

politikës, pa të cilën nuk do të ishte e mundur të kuptohet marrëdhënia

ndërmjet qytetarëve dhe shtetit, marrëdhëniet ndërmjet mikropolitikës

dhe makropolitikës, mundësitë e stabilitetit politik dhe ndryshimet,

vazhdimësisë dhe modernizimit”.48

3. Komponentat e kulturës politike

Gabirel Almond-i kulturën politike e kupton si rrjet të orienti-

meve dhe qëndrimeve individuale të anëtarëve të një shoqërie kundrejt

sistemit politik.49

Autorët Bir dhe Ulam, “përbërjen kryesore të çdo kulture politike e

shohin në këto elemente: vlerat, bindjet (pikëpamjet), simbolet emocio-

nale dhe qëndrimet si dhe stilet e sjelljes politike dhe të jetës politike”.50

Robert Dal (Dahl) thekson se: “kulturën politike e përbën rrjeti

i orientimeve politike ndaj sistemit politik”. Sipas tij orientimet mund

të jenë pozitive (aktive, lojaliste), pastaj apatike (neutrale) dhe më në

fund tjetërsuese (larguese)”.51

47 “ENCKLOPEDIJA POLITIČKE KULTURE“, redaktori Milan Matić i Milan

Pounavac, Izdavač Savremena administracija, Beograd, 1993; str. 832. 48 http://www.enciklopedija.hr/natuknica.aspx?id=49235 49 Më gjerësisht shih në: Milan Matić, Milan Podunavac “POLITIČKI SISTEM“,

Izdavač ČIGOJA ŠTAMPA, Beograd, 1997; str.351. 50 Milan Matić, Milan Podunavac “POLITIČKI SISTEM“, Izdavač: ČIGOJA

ŠTAMPA, Beograd, 1997; str.352. 51 Po aty.

Page 13: ROLI I KULTURËS POLITIKE NË NDËRTIMIN E SISTEMEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-19.pdf · tyre, të cilat shprehen si tërësi ose shkallë e zhvillimit të individit

C E N T R U M 9

328

Ekzistojnë edhe lloje tjera të orientimit, të cilat mund të jenë

kooperative ose jokooperative (antagoniste) ndaj aksioneve

kolektive. Gjithashtu kemi edhe llojin tjetër që mund të dallohet bazuar

në raportin e subjekteve politike që kanë gjatë zgjidhjes së problemeve

shoqërore dhe atyre politike.

“Kultura politike e një shoqërie përbëhet nga të gjitha qëndrimet dhe

besimet që kanë njerëzit, të cilat krijojnë bazën për mënyrën e sjelljes

politike”.52 Ky është një nga definicionet më precize i kulturës politike.

Sipas W.Phillips Shiveley termi është huazuar nga antropologjia,

ku termi KULTURË (tërësia e besimeve që ka populli dhe mënyrat e

të të menduarit), krijon një koncept kryesor të organizimit.53

Kultura politike dallon nga njëri shtet në tjetrin dhe si e tillë e ka

fjalën dhe ndikimin kryesor në hartimin apo ndryshimin e politikave.

Ndryshimet në kulturën politike mund të dallohen edhe me

vështrimin e sjelljes dhe thënieve të një populli. Shembull: Japonezët e

theksojnë konsensusin më shumë se amerikanët dhe konfliktin e

vlerësojnë më pak se amerikanët.54

Duhet cekur se kulturat politike të popujve ndryshojnë shumë

ngadalë dhe janë proces evolutiv i vetëdijes politike të popujve që ndry-

shon në mënyrë mjaft të ngadalshme. Ajo ndryshon krahas ndryshimit

të përgjithshëm kulturor dhe vetëdijesimit politik.

Ndikimi i kulturës politike në veprimin politik: “Rezultati dhe kapa-

citetet e brendshme të parlamentit në masë të madhe varen nga stabiliteti i

jashtëm në të cilin veprojnë. Pa autonominë e deputetëve dhe dinjitetit të

parlamentit, bëhet e pakuptimtë e gjithë ideja e demokracisë përfaqësuese,

e me vetë këtë edhe kuptimi i partive dhe zgjedhjeve”.55

4. Llojet e kulturave politike

Sipas Gabriel A. Almond-it dallojmë: kultura politike parohiale

e nënshtruese dhe participative.56

Arent Lijphart-i dallon tre lloje të kulturave politike: centri-

petale (orientimi kah qendra), centriguale (largimi nga qendra) dhe 52 W.Phillips Shiveley “Hyrje në Shkencat Politike“, Botues AIIS, Tiranë, 2012; f.250. 53 Po aty. 54 W.Phillips Shiveley “Hyrje në Shkencat Politike“, Botues AIIS, Tiranë , 2012; f.250. 55 Slaviša Orlović “POLITIKOLOŠKI OGLEDI“, Izdavač “SLUŽBEN GLASNIK“ ,

Beograd, 2010; str.110. 56 Më gjërësisht në: Milan Matić, Milan Podunavac “POLITIČKI SISTEM“, Izdavač

ČIGOJA ŠTAMPA, Beograd, 1997; str.353.

Page 14: ROLI I KULTURËS POLITIKE NË NDËRTIMIN E SISTEMEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-19.pdf · tyre, të cilat shprehen si tërësi ose shkallë e zhvillimit të individit

C E N T R U M 9

329

e ashtuquajtura kultura politike e marrëveshjes, në të cilën gjithmonë

janë të hapura rrugët për kërkimin e konsensusit në sistemin politik.57

Gjithashtu “Teoria i përcakton tipologjitë e ndryshme të kulturës

politike: kultura nënshtruese, parohiale, pjesëmarrëse dhe qytetare

(civile), fataliste, hierarkike, egalitare dhe individualiste.58

Sipas Gabriel A. Almond-it: “Në sundimet autoritare dominon

kultura politike parohiale dhe nënshtruese”.59

- Kultura politike parohiale e nënshtruese: Këto kultura

politike janë karakteristikë e diktaturave dhe të pushtetmbajtësve auto-

ritar, pasi duke u mbështetur tek ato popullatën e mbajnë “nën kontroll”

dhe të nënshtruar. Në kulturën politike parohiale banorët zakonisht janë

plotësisht të painteresuar për jetë politike. Ato jetojnë me jetën e shoqë-

rive primitive fisnore, tribale, familjaro-kooperativiste dhe religjioze.

Si të tillë janë të “parrezikshëm për pushtetin” dhe lehtë mund të

mbahen të nënshtruar.

- Kultura politike participative, është karakteristikë dhe domi-

non në sistemet politike demokratike. Kjo është produkt i zhvillimit të

vetëdijes qytetare tek individët dhe shoqëria. “Bazuar në këtë, qytetari

është i vetëdijshëm për rëndësinë e jetës politike, të jetës së tij dhe jetës

së bashkësisë dhe shoqërisë. Për këtë shkak ai në mënyrë aktive merr

pjesë në jetën politike, gjegjësisht zgjedh dhe është i përgatitur që të

zgjidhet. Në këtë mënyrë nuk është i nënshtruar dhe i dëgjueshëm, por

qenie e lirë i cili nuk pajtohet që tjerët që vendosin për atë dhe e merr

në dorë lirinë dhe fatin e vet”.60 Vetëdija dhe gatishmëria qytetare për

aktivizëm shoqëror e politik e formojnë kulturën politike demokratike

të individëve e nëpërmes tyre edhe të gjithë shoqërisë.

Kulturën politike e karakterizojnë vlera dhe standarde të për-

hershme, e jo reagime për problemet dhe veprimet politike ditore.

Mirëpo, pikërisht në reagimet ditore shihen vlerat që individët i

përfaqësojnë. Në kulturën politike demokratike ato para së gjithash janë

vlera dhe standard universal dhe në bazë të tyre individët orientohen

dhe veprojnë në jetën politike.

57 Po aty. 58 http://www.enciklopedija.hr/natuknica.aspx?id=49235 59 Gabriel A. Almond, Sidney Verba, “Civilna kultura”, Zagreb 2000, str.22-24. 60 Dr Čedomir Čupić POLITIČKA KULTURA I MEDIJI, FPN | Godišnjak 2009 | II

DEO: Novinarstvo, komunikologija, kulturologija; str.339-351; Beograd, 2009; str.341.

Page 15: ROLI I KULTURËS POLITIKE NË NDËRTIMIN E SISTEMEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-19.pdf · tyre, të cilat shprehen si tërësi ose shkallë e zhvillimit të individit

C E N T R U M 9

330

Niveli i zhvillimit të kulturës politike në demokraci varet nga

pranimi, kultivimi dhe praktikimi i vlerave universale siç janë: liria, e

drejta, e vërteta, e mira, dashuria, bukuria, dinjiteti njerëzor dhe

solidariteti) si masë për të gjitha vlerat tjera (të veçanta dhe

individuale).61

Kultura politike varet edhe nga niveli i kulturës së përgjithshme

(arsimimit të tyre); respektimit të personalitetit; respektimi dhe garan-

timi i të drejtave kolektive dhe individuale; besimit në mes të qytetarëve

si dhe në mes të qytetarëve dhe pushtetit; gatishmërisë që të mbrohet e

drejta për opinion publik dhe shpirtin publik për të gjithë veprimet e

përbashkëta; dhe prej përgjegjësisë (individuale dhe kolektive).

Përkrah këtyre elementëve është e nevojshme që në jetën

shoqërore e politike të praktikohen edhe mekanizmat në vijim: dialogu,

toleranca, kompromisi, konsensusi, kritika dhe kontrolli.

Për kulturën politike demokratike shumë të rëndësishme janë tre

principe: principi i dorëheqjes, principi i ndërrimit, dhe principi i

mandatit të kufizuar.

Conclusions

It is very clear that culture in general, but political culturein

particular, as a social and political phenomenon, is influencing factor in

political processes in general.

It greatly influences the selection and orientation of policies,

goals and ideas and ideologies as the political determinants that indi-

viduals, society and the state / states have to move forward and develop.

From the level of development of political culture depends the

quality and level of regularity and efficiency of the functioning of

societies in general, and in particular the regulation of political

functioning mechanics as a very important social activity, starting with

the political organism (which involves the formation and functioning of

political parties), political decision-making, building up, functioning

and democratic control of social, political and state institutions.

It is absurd to imagine that successful contemporary societies can

be organized and consolidated without influencing political culture

during the process of formulating political concepts, building institu-

tions, and practicing democracy across different states.

61 Po aty.

Page 16: ROLI I KULTURËS POLITIKE NË NDËRTIMIN E SISTEMEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-19.pdf · tyre, të cilat shprehen si tërësi ose shkallë e zhvillimit të individit

C E N T R U M 9

331

Democracy as a system and way of regulating societies relation-

ships, then as a form of functioning of a corporate governance, is not an

act that can be achieved within a short period of time, but it is a long

and complex process that depends on many internal and external social

and political factors, such as: political, historical, traditional, cultural,

geopolitical, religious circumstances.

In the scientific research of the formation and functioning of

societies and democratic states, governed by genuine democratic insti-

tutions, it is nevertheless necessary to take into account the role of the

political culture in the building of democratic political systems. Indeed,

democracy often has its controversies, raising its level or stagnating it

almost always depends on numerous social and political circumstances.

But generally speaking, in all the values and principles upon which

democratic systems are based, there is a condition that cannot be

avoided, which is CONDITIO SINE QUA NON a building of

democracy, and it is POLITICAL CULTURE.

By examining the role and impact of political culture in building

democracy, the types of political culture according to governance

systems and its characteristics. Then the role of the scientific, cultural,

political, and civil sector elites in the formation of political culture is

evident and very clear that political culture is a determinant and key

factor in building and advancing and preserving democracy.

We can conclude that democracy and political culture, including

institutional ones, stand in direct relation to each other. Which implies

that the more undeveloped the political culture, the greater the opportu-

nities for usurpation and manipulation of the political space and of the

social and state institutions, and vice versa. So, the more developed and

at a higher level it is the political culture of a society, so the society will

be more democratic, we will have democratic political systems, which

include more regulated politics and institutions, more consolidated,

functional, transparent and effective and at the same time the quality of

life of citizens will be of the highest level.

Page 17: ROLI I KULTURËS POLITIKE NË NDËRTIMIN E SISTEMEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-19.pdf · tyre, të cilat shprehen si tërësi ose shkallë e zhvillimit të individit

C E N T R U M 9

332

Bibliografia:

-W.Phillips Shiveley “Hyrje në Shkencat Politike“, Botues: AIIS,

Tiranë , 2012.

-Andrew Heywood “ POLITIKA“, botimi i dytë, Botues: Botimet

DUDAJ, Tiranë, 2008.

- “ENCIKLOPEDIJA DRUŠTVENIH NAUKA“, TOM 1 (A-M)/

priredili: Adam Kuper i Džesika Kuper, Izdavač SLUŽBENI

GLASNIK, Beograd, 2009.

- “ENCIKLOPEDIJA DRUŠTVENIH NAUKA“, TOM 2 (N-Ž)/

priredili: Adam Kuper i Džesika Kuper, Izdavač SLUŽBENI

GLASNIK, Beograd, 2009.

- “ENCKLOPEDIJA POLITIČKE KULTURE“, redaktori: Milan

Matić i Milan Pounavac, Izdavač Savremena administracija, Beograd, 1993.

-Anthony Giddens “SOCOLOGJIA“, Botues: Botime Çabej,

Tiranë, 2004.

-Sammuel Enoch Stumpf “FILOZOFIA“ (Historia &Problemet),

Botues: Botime Toena, Tiranë.

-AREND LJIPHARD “Demokracija u pluralnim društvima“,

Izdavači: GLOBUS, Nakladni zavod, Zagreb i ŠKOLSKA KNJIGA

Zagreb, 1992.

-J. J. CHEVALLIER, Y. GUCHET “VEPRAT E MËDHA

POLITIKE” , Botues: LIRA, Tiranë, 2001.

-ARISTOTELIS “POLITIKA“, Botues: Plejad, Tiranë, 2003.

-Max Weber “POLITIKA SI PROFESION“, Botues: ASDRENI,

Shkup , 2009.

-KLAUS VON BEYME “SUVREMENE POLITIČKE

TEORIJE“, Izdavač STVARNOST, Zagreb, 1974.

-Manfred G. Schmidt “TEORITË E DEMOKRACISË“ (botim

universitar), Botues: BOTART, Tiranë, 2012.

-Dr.Toma Đorđević “POLITIŠKO JAVNO MNENJE“, drugo

dopunjeno izdanje, Beograd, 1989.

- Toma Đorđević “KOMUNIKACIJA I VLAST“, VELIKA

EDICIJA “IDEJA“, Izdavač “MLADOST“ , Beograd, 1988.

-Toma Đorđević “TEORIJA INFORMACIJA/TEORIJA MASO-

VNIH KOMUNIKACIJA“ Izdavač IRO “PARTIZANSKA KNJIGA“

-Ljubljana, OOUR “ Izdavačko-publicistička delatnost “Beograd, 1979.

- Slaviša Orlović “PARTIJE I PARTIJSKI SISTEMI“ (Teorijski-

analitički okvir), Izdavač Univerzitet u Beogradu Fakultet političkih

nauka, Beograd, 2015.

Page 18: ROLI I KULTURËS POLITIKE NË NDËRTIMIN E SISTEMEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-19.pdf · tyre, të cilat shprehen si tërësi ose shkallë e zhvillimit të individit

C E N T R U M 9

333

-Čedomir Čupić “POLITIKA I ZLO“, ČIGOJA ŠTAMPA,

Beograd, 2001.

-Vojislav Stanovčić “VLAST I SLOBODA“, ČIGOJA

ŠTAMPA, Beograd, 2003.

-Vukašin Pavlović “DRUŠTVENI POKRETI I PROMENE“,

3.izd., Službeni glasnik: Zavod za udžbenike Beograd, 2009.

-HANNAH ARENDT “NDËRMJET TË SHKUARËS DHE TË

ARDHMES“, Botues: CEU PRESS Onufri, Tiranë, 1998.

-Milan Matić, Milan Podunavac “POLITIČKI SISTEM“,

Izdavač: ČIGOJA ŠTAMPA, Beograd, 1997.

- Slaviša Orlović “POLITIKOLOŠKI OGLEDI“, Izdavač:

“SLUŽBEN GLASNIK“ , Beograd, 2010.

-VUČINA VASOVIĆ “SAVREMENE DEMOKRATIJE I“

(treće izdanje), Izdavač: Službeni glasnik, Beograd, 2012.

-DANIEL –LOUIS SEILER “PARTITË POLITIKE“, Botues:

UET Press, Tiranë, 2000.

-Dr.Radoš Smiljković “POLITIČKE PARTIJE“, Izdavač: INP

“KNJIŽEVNE NOVINE-KOMERC“ D.D. , Beograd, 1993.

-Dr Čedomir Čupić POLITIČKA KULTURA I MEDIJI, FPN |

Godišnjak 2009 | II DEO: Novinarstvo, komunikologija, kulturologija;

str.339-351; Beograd, 2009;

-Miloš Ilić “SOCIOLOGIJA KULTURE I UMETNOSTI”,

Izdavač: Naučna knjiga; BEOGRAD, 1987.

http://www.enciklopedija.hr/natuknica.aspx?id=49235