punim diplome - umib.net · materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas...

52
UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME FILLORETA HYSENI Mitrovicë, 2018

Upload: others

Post on 23-Jun-2020

218 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

FILLORETA HYSENI

Mitrovicë, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: QASJET METODOLOGJIKE NË

EDUKIMIN E HERSHËM NË KOSOVË

Mentori: Kandidatja:

Prof.ass.Merita Shala Filloreta Hyseni

Mitrovicë, 2018

Page 3: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

UNIVERSITY OF MITROVICA “ISA BOLETINI”

FACULTY OF EDUCATION

PRESCHOOL PROGRAM

DIPLOMA PAPER

Tema: QASJET METODOLOGJIKE NË

EDUKIMIN E HERSHËM NË KOSOVË

Mentor: Candidate:

Prof.ass.Merita Shala Filloreta Hyseni

Mitrovicë, 2018

Page 4: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

Titulli i punimit: QASJET METODOLOGJIKE NË EDUKIMIN E HERSHËM NË

KOSOVË

Emri dhe mbiemri: Filloreta Hyseni

Statusi i studentit: I rregullt

Numri i amzës (ID Regjistri): 1406021029

Niveli i studimeve: Bachelor

Programi i studimit: Parashkollor

Mentori i punimit: Prof. ass. dr. Merita Shala

Aprovuar prej komisionit:

1. (mentor)

2. (antar)

3. (antar)

Data e aprovimit: ___________________________

Page 5: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

DEKLARATË E AUTORËSISË

Unë Filloreta Hyseni studente në fakultetin e Edukimit Parashkollor, deklaroj me

përgjegjësi të plotë se ky punim i diplomës me titullin “Qasjet metodologjike në edukimin

e hershëm në Kosovë” është punuar nga unë dhe nuk është paraqitur asnjëherë para një

komisoni tjetër për prezantim apo vlerësim. Materialet e përdorura në këtë punim janë të

cituara sipas rregullave të kërkuara.

v

Page 6: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

FALËNDERIM

Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua të shpreh mirënjohje dhe falënderime së pari për

familjen time Babain, Nënën, Vëllaun dhe Motrën, që ishin përkrahës të fuqishëm në të

gjitha mënyrat dhe ishin pranë meje në çdo sfidë, në momente të mrekullueshme por edhe

në ato jo shumë të mira duke më shtyrë të vazhdoj më tej. Pa dyshim janë kontribuesit më

të mëdhenj në këtë rrugëtim. Në mënyrë të veçantë dua ta falënderoj babain tim që ishte i

përkushtuar në çdo hap timin duke mos u lodhur për të më këshilluar, sugjeruar e ndihmuar

si dhe gjyshEn time e cila është mbështetësja më e madhe morale dhe gjendet çdo herë

pranë meje.

Një falënderim dhe mirënjohje të posaçme dua ta bëjë për profesoreshën shumë të nderuar

Merita Shala. Ajo është dhe do të mbetet një inspirim për mua, me punën e saj të

mrekullueshme dhe me shumë dashuri, me këshilla, sugjerime dhe ndihmën e saj, që ishte

një motiv për mua që përveç që ndikuan në jetën profesionale ndikuan edhe në zhvillimin

tim personal.

Dua poashtu të falënderoj edhe koleget apo shoqet e mia që çdo herë jemi gjendur afër

njëra- tjetrës gjatë kësaj periudhe: Mimoza Nici, Ardiana Ibriqi, Vlora Peci, Nazime Shala,

Arbesa Selimi, Fitore Ferizi.

vi

Page 7: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

PËRMBAJTJE

ABSTRAKTI ................................................................................................................................ viii

ABSTRACT .................................................................................................................................... ix

1. HYRJE ......................................................................................................................................... 9

1.1. Nocionet e përgjithshme ....................................................................................................... 7

1.2. Filozofitë e edukimit të fëmijërise së hershme ...................................................................... 8

1.3.Filozofia me fëmijën në qendër .............................................................................................. 9

2. QASJET E EDUKIMIT NË FËMIJËRINË E HERSHME ....................................................... 14

2.1.Hap pas Hapi ....................................................................................................................... 14

2.1.1.Qendrat e aktiviteteve ................................................................................................... 17

2.1.3 .Planifikimi i i kurikulumeve të integruara ................................................................... 19

2.1.4.Observimi dhe regjistrimi ............................................................................................. 20

2.1.5.Planifikimi ditor ............................................................................................................ 22

2.1.6.Pjesëmarrja e familiës .................................................................................................. 23

2.7.Ambienti fizik ................................................................................................................... 24

2.2. Maria Montesori ................................................................................................................. 26

2.2.1.Ambienti fizik ................................................................................................................ 28

2.3 .Majeutika ............................................................................................................................ 29

2.3.1Ambienti fizik ................................................................................................................. 33

2.4.Reggio Emilia ...................................................................................................................... 34

2.4.1Ambienti fizik ................................................................................................................. 35

3. DISKUTIME ............................................................................................................................. 38

4. KONKLUDIME DHE REKOMANDIME ................................................................................ 40

LITERATURA .............................................................................................................................. 41

vii

Page 8: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

ABSTRAKTI

Qëllimi i këtij hulumtimi është prezantimi dhe analizmi i qasjeve më të popullarizuara dhe

më të praktikuara në Kosovë. Fëmijëria e hershme konsiderohet si peridha më e

rëndësishme dhe më vendimtare për sa i përket jetës punës dhe arritshmërisë, gjatë kësaj

periudhe kanë hov të madh të gjitha aspektet zhvillimore dhe se ndërhyrja dhe ndikimi në

këtë periudhë është më efektive se në të gjitha periudhat tjera të jetës. Fëmija në këtë

periudhë absorbon shumëçka nga mjedisi. Studimet vazhdimisht argumentojnë për

rëndësinë dhe efektet e kësaj periudhe si dhe çfarë ndikon që edukimi të jetë më cilësor.

Ndër elementet kyçe në edukimin e hershëm sipas studimeve janë cilësia e

programit, statusi socio-ekonomik, kujdesi cilësor, krijimi i situatave dhe aktiviteteve që të

nxit të nxënit e fëmijëve, njohuritë pedagogjike të edukatorës, ndërveprimi mes

edukatoreve, fëmijëve dhe prindërve si dhe komunikimi. Vende të ndryshme krijuan çasje

të ndryshme, metodologji, strategji, teknika zhvillimore për të nxitur dhe stimuluar

zhvillimin e fëmijës. Ishin këto çasje që bënë revolucion.

Ndër çasjet më të popullarizuara në Kosovë janë: Hap pas Hapi çasje kjo e cila e

ka fëmijën në qendër dhe e gjithë filozofia e saj është e bazuar mbi kërkesat, nevojat dhe

interesat e fëmijëve, si dhe ndër elementet e saj janë: familja, qendrat e aktiviteteve dhe

edukatorja shihet si vëzhguese dhe si udhëzuese e punës së fëmijëve, ndërsa çasja tjetër

Montesori, parimi i së cilës është “Fëmijët mësojnë duke bërë” dhe se përfshirja e sa më

shumë shqisave gjatë aktiviteteve kanë rëndësi shumë të madhe. Karakteristikë e kësaj

çasje është përfshija e të gjithë fëmijëve nga mosha 3-6 vjeç. Majuetika, një çasje tjetër e

cila thelbin e ka tek të pyeturit që përmes së cilave synohet të nxjerret në pah të menduarit

e fëmijës, kreativitetin, imagjinatën dhe përmes saj të zbuloj të padukshmen. Ndërsa Regio

Emilia në thelb të së cilës është të shprehurit e fëmijës përmes arteve.

Fjalë kyçe: Qasje, metodë, filozofi, fëmijëria e hershme, edukim parashkollor.

viii

Page 9: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

ABSTRACT

The purpose of this research is to present and analyze the most popular and practiced

practices in Kosovo. Early childhood is considered to be the most important and decisive

moment in terms of work life and achievement, during this time all the developmental

aspects have a great impact and that intervention and influence in this period is more

effective than in all other life spans, the child absorbs much of the environment, studies

constantly underline the importance and effects of this period and what makes education

more qualitative.

Among the key elements in early education according to the studies are the quality

of the program, the socio-economic status, the qualitative quality, the creation of situations

and activities that encourage children's learning, pedagogical pedagogical knowledge of

the educator, the interplay between the children and parents educator and communication.

Various creative countries, methodologies, strategies, development techniques to promote

and style the development of the child were the ones that revolted.

Among the most popular cases in Kosovo are: Step by step almost that which has

the child in the center and its entire philosophy is based on the demands, needs and interests

of children, and among its elements are: the family, activity centers and the educator is

seen as observers and as a guide to the work of the children, while the other access

Montesori principle which is "Children learn by doing" and that the involvement of as

many senses in the acvies are of great importance to the character of this is almost all

children from 3-6 years of age. Majuetika is a access which essence has to the questioning

which it is intended to highlight the thought of the child, creativity, imagination and

through it to reveal the invisible. While Regio Emilia, whose essence is the expressing of

the child through the arts.

Key words: Approach, method, philosophy, early childhood, pre-school education.

ix

Page 10: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

1

1. HYRJE

Fëmijëria e hershme është një koncept shumëdimensional që përfshin periudhën prej para

lindjes deri në moshën 8-9 vjeç (UNICEF, 2002a; UNESCO, 2005). Gjatë kësaj periudhe

kanë hov të madh të gjitha aspektet zhvilimore siç janë: zhvillimi kognitiv, social,

emocional, gjuhësor, fizik etj. (Shala, 2015). Shumë studime argumetojnë vazhdimisht se

fëmijëria e hershme është periudha më e rëndësishme dhe më efektive ku ndërtohet baza

për jetë, punë dhe për arritshmëri më të lartë në të ardhmen, në krahasim me të gjitha

periudhat tjera të jetës njerëzore. Duke ditur rëndësin e kësaj periudhe në vende të

ndryshme të botës, i kushtojn ë rëndësi shumë të madhe duke filluar nga politikëbërësit

duke hartuar kurrikula, dokumente, qasje, metoda, teknika, trajnime për edukatoret, duke

bërë fushata të ndryshme për vetëdijësimin e shoqërisë në përgjithësi (McMullen, 2005).

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke parë se ka rënë në një nivel cilësia e

arsimimit, NAEYC (National Association for the Education of Young Children) morën

masa për reforma në të gjitha nivelet duke krijuar standardet që përfshijnë universiteti,

mësuesit lëndor, shkolla të mesme si dhe edukimin fillor e atë parashkollor duke përfshirë

këtu edhe mënyrën e vlerësimit, këto standarde shërbejnë gjithëashtu edhe për akreditimin

e programeve. NAEYC botoi dokumentin që përfshin Praktikat e Duhura Zhvillimore DAP

(Developmentally Appropriate Practice) në të cilën hartuan praktikat më të mira për mësim,

për rritjen e cilësisë si dhe sisteme nëpërmjet të cilave masin progresin dhe nivelin e

përvetësimin e standardeve. Këto standarde ofrojnë udhëzime për të gjitha programet.

Hulumtime të ndryshme nxorën në pah se ka ndikim pozitiv ndërmjet zhvillimit profesional

të edukatoreve, ndjekjes së trajnimeve nga ato, si dhe cilësisë së programit në cilësinë e

edukimit të hershëm, prandaj një rëndësi të madhe në këto standarde iu kushtua edhe

edukimit të hershëm ku në to përfshihen të gjitha njohuritë bazë që edukatoret duhet të

kenë, metodat dhe qasje që duhet ndjekur, trajnimet etj, për të gjitha edukatoret që punojnë

me fëmijët deri në moshën 8 vjeç (NAEYC, 2009). Por edhe pse këto standarde mund të

jenë praktikat më të mira në SHBA, sipas studimeve kjo nuk do të thotë se vetëm se ato

janë bërë në SHBA janë praktikat më të mira dhe kanë efekt të njëjtë në secilin vend, për

shkak se duhet pasur parasysh sistemet e ndryshme arsimore, por edhe prioritetet arsimore

Page 11: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

2

që kanë vendet e ndryshme, poashtu konteksit socio-ekonomike faktorët psikologjik e një

varg faktorësh të tjerë, ato mund të merren si model ose bazë e fuqishme por studimet

sugjerojnë se secili vend duhet t'i përshtat ato sipas kontekstit dhe kulturës se tyre dhe

sigurisht se nevojat, interesat, kërkesat e fëmijëve janë të ndryshme në vende të ndryshme

(McMullen, 2005). Për me tepër u kryen studime e studime për të parë nëse këto prakika

të DAP (Developmentally Appropriate Practice) janë të duhura dhe për mënyrën se si i

perceptojnë prindërit, edukatoret dhe administruesit këto praktika.

Përmes një studimi që është bërë në SHBA, Kinë, Ekuador për të parë perspektivat

e prindërve dhe edukatoreve për sa i përket praktikave të duhura për fëmijët e moshës 3-5

vjeç, rezultatet treguan se në vende të ndryshme kanë pikëpamje të ndyshme sa i përket

perspektivave nga prindërit dhe edukatoret, madje edhe në mes prindërve dhe edukatoreve

të të njëjtit vend kishte dallime, këto dallime kishin të bëjnë në mënyrë specifike me këto

kategoi: qëllimet e kurrikules, qasjet e mësimdhënies, zhvillimi socio-emocional, zhvillimi

i gjuhës/ leximit, zhvillimin kognitiv, zhvillimi fizik, zhvillimin estetik, motivimin,

marrëdhëniet prind-mësues, vlerësimi, hyrja në program, kualifikimi i edukatorëve dhe

stafit (Hoot e të tjerë, 2009). Si një ndër faktorët kyç për sa i përket edukimit të hershëm

konsiderohet cilësia e progamit, prandaj sipas një studimi longitudinal që është bërë për të

matur se sa ndikon cilësia e edukimit të hershëm në arritjen e fëmijëve në klasa më të larta

të cilët për ta matur cilësinë përdoren shkalla e vlerësimit ECERS-E (Creative

Development; Physical Development; and Personal, Social and Emotional Development)

dhe shkalla tjetër ECERS-R (Communication, Language and Literacy; Problem Solving,

Reasoning and Numeracy; and Understanding the World) por fokusi kryesor i tyre ishte në

zhvillimin social dhe kognitiv,studimi nxori në pah se fëmijet qe kishin edukim cilësor të

lartë në fëmijërinë e hershme kishin rezultate më të larta në moshën 11 vjeç, në krahasime

me fëmijët që kishin cilësi më të ulët të edukimit të hershëm.

Poashtu ky studim u fokusa edhe në krahasimet në mes fëmijëve që ndjeknin

programet parashkollore dhe fëmijët që nuk i ndjeknin këto programe, por ishin në shtëpi,

ku rezultatet dolën se fëmijët që ndjekin programe të cilësisë së lartë kishin rezultatet më

të larta në krahasim me fëmijët që nuk i ndjeknin programet e tilla, por megjithatë fëmijët

që ishin në shtëpi dhe që kishin pasur përvoja të të mësuarit me cilësi të lartë dhe që janë

stimuluar vazhdimisht, poashtu patën arritshmëri më të lartë në krahasim me ata që kishin

Page 12: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

3

program me cilësi të ulët nëpër institutcione, gjithashtu ky studim doli në përfundim se

edhe fëmijët që nuk kishin ndonjë edukim në shtëpi janë përmirësuar dukshëm kur kanë

ndjekur programet parashkollore, një tjetër faktor që u mor parasysh në këtë studim kishte

të bëjë edhe me kujdesin cilësor ku fëmijët që kishin kujdes cilësor dolën të kenë rezultate

më të larta sa i përket aftësive socio-emocionale ndërsa fëmijët që kishin programe cilësore

në institucione kishin aftësi më të mëdha kognitive, poashtu sipas këtij studimi faktorët si

familja, statusi socio-ekonomik dhe shkolla janë të lidhura mes vete dhe shumë të

rëndësishëm dhe që ndikojnë në cilësinë e edukimit parashkollor, dhe se fëmijët që kanë

kujdes cilësor familjar, kanë program cilësior në shkollë dhe status të lartë socio-ekonomik

janë fëmijët që kanë arritshmëri më të lartë, ne krahasim me familjet që janë më pak të

favorizuara (Sylva e të tjerë, 2011).

Kurse sipas një studimi tjetër që vlerësoi kurrikulat dolën të jenë 5 kurrikula që

kanë cilësi me të lartë, dhe se cilësinë e edukimit të hershëm e shohin mundësitë që

fëmijëve iu jepet të zhvillohen, ku secili fëmijë është unik, ka të drejtat e tij/saj dhe trajtohet

me respekt dhe se secili fëmijë ndërton dhe shpreh të kuptuarit e botës rreth tij/saj. Si dhe

një edukim cilësor është ai që i siguron fëmijëve një pikë të fortë fillestare në këtë periudhë.

Poashtu sipas këtij studimi në cilësi të lartë luajnë rol të madh edhe njohuritë profesionale

teorike dhe pedagogjike nga ana e edukatores (Pramling e të tjerë, 2006).

Ndërsa në Greqi u bë një studim në lidhje me atë se cili është faktori kyç që e

përbënë një edukim cilësor dhe nxorën në përfundim se një ndër faktorët kyç të një edukimi

cilësor është ndërveprimi pozitiv në mënyrë efektive mes edukatoreve dhe fëmijëve, kurse

ndër faktorët tjerë janë edhe numri i fëmijëve ose madhësia e grupit, raportet mes të

rriturve, ndërmjet fëmijëve si dhe niveli i arsimimit si dhe aktivitetet që kanë qëllime të

caktuara (Rentzou e të tjerë,2010). Qeveri të ndryshme për ta matur cilësinë më lehtë në

edukimin dhe arsimin e hershëm si një ndër faktorët që e shohin të rëndësishme në këtë

rreth janë edhe barazia, paanshmëria, diversiteti ndërkulturor dhe përfshirja e fëmijëve me

nevoja të veçanta (UNESCO, 2007). Zbulimet gjithnjë e më të mëdha për sa i përket

zhvillimit të trurit të fëmijës në fëmijërinë e hershme dhe ndikimi i rrethit në këtë peridhë

bënë që vazhdimisht të krijohen praktika të mira zhvillimore pasi që në moshën 2 vjeç truri

peshon rreth 75% të peshës së trurit të rriturit (Karaj, 2005). Duke pasur parasysh se në

vende të ndryshme të botës situata ekonomike është jo e favorizuar dhe se kjo ka një ndikim

Page 13: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

4

të madh në fëmijërinë e hershme dhe se vetëm me një pagë është e vështirë të mbijetohet,

por edhe shkollimi, punësimi dhe fuqizimi i vazhdueshëm i rolit të gruas në shoqëri ka bërë

që kërkesat të rriten për sa i përket fëmijëve që ndjekin programe parashkollore.

Po ashtu vetëdijësimi çdo herë e më i madh i shoqërisë për rëndësinë dhe ndikimin

që ka në fëmijërinë e hershme, edukimi dhe shkollimi, si dhe benefitet e kësaj periudhe në

të ardhmen ka bërë që vende të ndryshme të botës të bëjnë përpjekje që ta ngrisin cilësinë

e edukimit sepse një edukim cilësor ka përfitime ekonomike për shtetin, krijon fuqi puntore

për të ardhmen, ul nevojën për edukim special sepse identifikimi dhe intervenimi i hershëm

ka më shumë efekt në fëmijërinë e hershme. Kjo ka bërë që të iu kushtohet një rëndësi të

veqantë krijimit të infrastrukturës adekuate për këtë periudhë, infrastruktura i referohet

mekanizmave që mbështesin planifikimin, komunikimin, koordinimin si dhe

llogaridhënien, infrastruktura për edukimin në fëmijërinë e hershme që konsiderohet të jetë

më adekuate, ka tri role themelore:

a) krijimi i standardeve dhe programeve, zbatimi i tyre dhe rezultatet e të nxënit të

fëmijës;

b) krijimi i një sistemi që e mbështet cilësinë;

c) sigurimi i cilësisë përmes mekanizmave të përgjithshëm dhe përmirësimi i

vazhdueshëm i cilësisë (Lessing, 2009:6).

Për secilin nga rolet e lartëcekur duhet siguruar koordinim efektiv të të gjitha aktereve në

mënyrë që të kemi edukim cilësor (Lessing, 2009). Ndërsa një tjetër studim rëndësi të

madhe u jep edhe hulumtimeve cilësore në edukimin e hershëm të fëmijëve duke

argumentuar se ato janë shumë të dobishme për hartimin e kurrikulave dhe këto hulumtime

janë veçanërisht të rëndësishme për pakicat etnike sepse në shumicën e vendeve të botës

këto pakica janë të margjinalizuara dhe të pafavorizuara, përmes tyre në mënyrë të

detajshme do të mund të kuptonim problemin në qenien e tij dhe përmes tyre të hartojmë

plane, strategji, metoda dhe harmonizimi edhe me studime sasiore bënë që të krijohen

standard dhe strategji e metoda më të plota sepse të dy qasjet hulumtuese e plotësojnë njëra

tjetrën. Dhe një ndër sfidat kryesore që e sheh ky studim është edhe zbatimi në praktikën e

asaj që është në teori, prandaj hulumtimet cilësore i shohin shumë të rëndësishme sepse

sipas këtij studimi hulumtimet sasiore janë bërë “standard i artë” për të përfituar njohuri.

Sipas këtij studimi të dy lloje e çasjeve janë njësoj të rëndësishme për t'i zgjedhur problemet

Page 14: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

5

dhe se një ribalancim i këtyre dy llojeve të hulumtimeve dhe veprimtarisë qeveritare është

jashtëzakonisht i rëndësishëm (Jarvie, 2012).

Një studim tjetër theksoi se në fëmijërinë e hershme një tjetër faktor i rëndësishem

është komunikimi dhe se janë edukatorët ato të cilat kanë njohuri profesionale, dhe i njohin

aftësitë e fëmijëve në mënyrë individuale dhe këto shërbejnë për të siguruar një mjedis të

pasur për të mësuarit e gjuhës, fëmijët e vegjël kanë nevojë për përvoja të pasuruara për të

zhvilluar potencialet e tyre në maksimum secili fëmijë. Edukimi dhe kujdesi në fëmijërinë

e hershme i cili ofron përvoja të pasura gjuhësore nxitë dhe mbështet zhvillimin e gjuhës

konsiderohet edhe si edukim i kualitetit të lartë dhe se në këtë mënyrë ndërtohet një bazë e

fortë për të nxënit e pasuruar të gjuhës dhe komunikimit. Po ashtu është edhe një mundësi

shumë e mirë që në rast që ka fëmijë që janë në rrezik ose kanë vështirësi apo ngecje në

gjuhë të bëhen intervenime të hershme sepse intervenimi i hershëm është me dobiprurës.

Një rëndësi të madhe ky studim i kushton edhe mënyrës se si edukatorët ndërveprojnë dhe

komunikojnë me fëmijët pasi që kjo reflektohet tek fëmijët (Brebner e të tjerë,2016).

Nga studime të fundit del se nuk ka një përgjigje definitive për mënyrën më të

mirë se si mësojnë fëmijët por një gjë është e sigurt se ata mësojnë më mirë kur edukatori

dhe fëmijët kanë rol aktiv. Të nxënit më të mirë të fëmijëve është ato aktivitete që

orientohen nga të rriturit (edukatoret, prindërit) dhe nga vetë fëmija, sepse fëmijët

shpeshherë më mirë nxën kur aktivitetet nxiten nga përvojat e tyre dhe përmes tyre ata

përvetësojnë njohuri të ndryshme duke eksploruar mjedisin përreth, kurse në raste tjera

fëmijët mësojnë më mirë kur aktivitetet nxitën nga të rriturit p.sh kur të rriturit krijojnë

situata stimuluese dhe fëmijët i zgjedhin ato (Shehu, e të tjerë, 2014). Duke pasur parasysh

se në institucione parashkollore fëmijët qëndrojnë pjesën më të madhe të ditës nëpër këto

institucione, prandaj është shumë e rëndësishme që gjatë kësaj kohe sa janë fëmijët nëpër

institucione të planifikohen aktivitetet dhe të kenë qëllime të caktuara ose të jenë të

orientuara, si dhe këto t'i realizojmë në mënyrë kreative dhe të jetë një ambient që stimulon

të nxënit në këtë mënyrë nxisim dëshirën e fëmijëve të vegjël për të nxënë, dhe avancon

zhvillimin e hershëm të fëmijës, stimulon shkathtësitë për të menduarit kritik, fëmijët

bëhen me kreativ, janë më të vetëdijshëm për dallimet ndërkulturore etj, sidomos fëmijët

që nuk kanë mundësi për një edukim të hershëm cilësor në shtëpi. Sipas këtij studimi ajo

që ka rol të madh sa i përket edukimit të hershëm është edhe roli i edukatorës në përgaditjen

Page 15: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

6

e ambientit që stimulon zhvillimin e fëmijëve dhe u jep mundësi secilit fëmijë të arrijë

maksimumin e tij/saj (Shehu, e të tjerë, 2014).

Ne asnjëherë nuk mund të vendosim se njëra apo tjetra praktikë është ideale për

fëmijërinë e hershme, por ajo që duhet të merret pasur parasysh gjithmonë është përshtatja

e aktiviteteve me moshën dhe nivelin e zhvillimit si dhe kontekstit socio-ekonomik,

kulturor. Dhe se nuk është gjithmonë shumë më rëndësi që të gjitha aktivitetet të u bëjmë

më të lehta fëmijëve ose të ua lehtësojmë punën sepse këto nxisin zellshmërinë dhe aftësitë

edhe për punë jo të lehta në të ardhmën dhe duhet pasur parasysh se fëmijët duhet t'i lejojmë

të nxënë në stilin e tyre se stilet e të nxënit të tyre janë të ndryshme.

Të gjitha këto që i përmendëm më lartë realizohen me sukses vetëm nëse ka një

bashkëpunim të ndërsjelltë edukatorë-fëmijë-prind ky trekëndësh i pashkëputur është

shumë i rëndësishëm, prandaj duhet pasur kujdes dhe duhet që edukatorët të tentojnë të

krijojnë lidhje bashkëpunuese të vazhdueshme dhe një atmosfer me respekt të ndërsjelltë

me prindërit sepse ata janë edukatorët e parë të fëmijës dhe se puna e përbashkët e kësaj

treshje rezulton sukses, edukatoret duhet të iu ndihmojnë prindërve dhe t'i sugjerojnë se

aktivitetet që bëhen në institucione parashkollore të vazhdohen ose përsëriten edhe në

shtëpi (Shehu e të tjerë, 2014).

Hulumtimet e fundit tregojnë se fëmijët kanë disa kompetenca dhe potenciale të

zhvilluara për të mësuar të cilat shfaqen ne vitet e para të jetës sic janë aftesitë aritmetike,

të kuptuarit shkak-pasojë, shkrim dhe lexim (Rochel Gelman, 2004). Edukimi është proces

shumëdimensional dhe ndikohet nga shumë faktor, prandaj sipas një studimi rëndësi të

madhe për një edukim cilësor është edhe mjedisi ose ambienti fizik, dizajni i ambientit i

cili duhet të jetë stimulus dhe motivues për fëmijët në mënyrë që të nxis të nxënit tek

fëmijët (Ala e të tjerë, 2012). Qëllimi i këti hulumtimi ishte prezantimi dhe analizmi i

qajeve më të popullarizuara dhe me të praktikuara në Kosovë.

Page 16: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

7

1.1 Nocionet e përgjithshme

Me nocionin fëmijë nënkuptohet çdo qenie njerëzore nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç

(Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë, 2014).

Fëmijëria e hershme konsiderohet periudha prej lindjes deri në moshën 6 vjeç (Standardet

e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme 0-6 vjeç, 2011).

Në vendin tonë këto institucione dallohen me dy emërtime sipas moshës së fëmijëve:

Çerdhe për moshën 0-3 vjeç dhe kopshte për moshën 3-6 vjeç (Zuna, 2000).

Termi edukatë nga latinishtja education ka kuptimin e rritjes, mbajtjes, kultivimit. Pra

edukimi është proces i mbajtjes ose kultivimit të vlerave shoqërore (Koliqi, 1997).

Edukimi parashkollor i referohet edukimit të hershëm nga edukatorët e njohur për fëmijët

e moshës parashkollore. (Ligji mbi edukimin parashkollor, 2006:1).

Institucione parashkollore mund të definohen objektet apo shtëpitë e konventuara të cilat

janë të ndërtuara në mënyrë speciale për të ofruar programe parashkollore dhe të cilat

plotësojnë nevojat edukative dhe zhvillojnë nevojat e fëmijëve deri në regjistrimin e tyre

në shkollë fillore. Këto institucione ofrojnë shërbime të cilat janë me orar të plotë, gjysmë

orari dhe mund të zgjatet orari edhe gjatë shërbimit të mbrëmjes (Ligji mbi edukimin

parashkollor, 2006)

Klasa parafillore - Përfshijnë fëmijët e moshës 5-6 vjeçare dhe kryesisht janë pjesë e

shkollave fillore. (Ligji mbi edukimin parashkollor, 2006).

Nocioni qasje pedagogjike i referohet në mënyrë të përgjithshme mësimdhënies dhe të

nxënit, në të cilën përfshihen një grup parimesh, metodoligjishë, qëndrime-besime dhe

ideve në lidhje me të nxënit (Gjelaj, 2017).

Page 17: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

8

Metodologjia ka të bëjë me një grup metodash qe mund të përdoren për arrritjen e

qëllimeve të caktuara (Gjelaj, 2017).

Metoda është një rrugë sistematike ose rend logjik i hapave që do të ndërmerren për të

arritur qëllime të caktuara edukativo-arsimor (Gjelaj, 2017).

Teknikave ato janë veprime specifike qe merren nga ana e edukatorëve për të realizuar

ndonjë aktivitet (Gjelaj, 2017).

1.2. Filozofitë e edukimit të fëmijërise së hershme

Për sa i përket filozofive në edukimin e hershëm janë dy filozofi më të popullarizuara dhe

më kontradiktore është ajo me edukatorën ose mësuesin në qendër që njihet ndryshe edhe

si filozofia tradicionale si dhe e ashtequajtura filozfia moderne apo filozofia me fëmijën në

qendër. Poashtu disa studiues e përdorin edhe termin edukim të iniciuar ose dominuar nga

fëmijët (Kimer, Tuul & Õun, 2016). Filozofia e njohur si tradicionale është ajo e cila

drejtohet nga të rriturit dhe që bazohet në teorinë se dija akademike, përsëritja e

vazhdueshme dhe puna e hollësishme e udhëzuar dhe e planifikuar nga i rrituri (edukatorja

ose mësuesja) ndërsa fëmija shihet si një subjekt pasiv dhe njohuritë e fëmijëve maten me

teste (Kimer, Tuul & Õun, 2016).

Shkolla tradicionale ndërton raportet e të nxënit vetëm në funksion të input/output

(hyrje/dalje, thënë kushtimisht). Forma input/output është propozuar në mënyrë të

kohëpaskohshme, së fundi në vitet ’80-ta, me teoritë e programit, teori këto që fatmirësisht,

më vonë janë lënë anash. Në këtë kontekst, mësuesi shikohej si një organizator, burim i

vetëm i informatave duke mbushur “shportën” dhe në këtë mënyrë organizonte një varg

input-esh, që pastaj mundësonte një output në “shportën”, e subjektit ku ishin hedhur këto

informacione, sipas modelit mekanik (Murtezi,2018).

Kurse qasja me fëmijën në qendër është e kundërta e çasjes së lartë cekur ku fëmija

shihet si pjesëmarrës aktiv dhe kontribues në të nxënit e tij. Kjo çasje karakterizohet nga

autonomia e fëmijëve, liria e zgjedhjes, përgjegjësia, dhe se roli i të rriturve është motivues,

lehtësues dhe përkrahës i fëmijëve. (Kimer, Tuul & Õun, 2016).

Page 18: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

9

Disa veçori që ka shkolla e vjetër në krahasim me atë të vjetrën janë:

Shkolla e vjetër Shkolla e re

- Fëmija ka rol pasiv - Fëmija ka rol aktiv

- Injorim i aftësive intelektuale të fëmijëve - Integrimi i fëmijëve përmes

aftësive të tyre

- Fëmija nuk respektohet - Fëmija respektohet plotësisht

- Mësuesi ose edukatori është ai që din gjithçka - Edukatorja mëson nga fëmijët dhe

anasjellas.

- Komunikimi vetëm nga mësuesi - Komunikimi i ndërsjelltë

- Rregullat caktohen nga edukatori dhe shkelja - Rregullat caktohen së bashku më

e tyre pason me dënime(duke përfshirë edhe fizike) fëmijët

- Nuk stimulohet komunikimi, zhvillimi social, - Stimulohet kreativiteti,komunikim,

emocional etj, por vetëm dija akademike zhvillimi akademike, social,

emocional, fizik, akademik etj..

- Nuk ka kreativitet dhe secili fëmije duhet - Nxitet dhe mbështetë kreativitetin

të bëjë detyrat sipas rregullave të edukatorit-ës fëmija zgjedh mënyrën e të nxënit

(Koliqi, 1997).

1.3. Filozofia me fëmijën në qendër

Filozofia me fëmijën në qendër ka bazë teorike konstruktiviste dhe se konstruktivizmi është

zhvilluar duke marrë karakteristikat me të mira të disa prej teorive të Zh.Piazhës,

M.Montesori, Xh.Djuit, Vigotskit dhe duke i integruar këto në një të vetme që quhet

konstruktivizmi ku secila nga teoritë që është përfshirë në konstruktivizem gjëja e

përbashkëta e tyre është ajo që fëmijën e shohin si individin kryesor që duhet të përfshihet

aktivisht në të kuptuarit dhe ndërtimin e botës rreth tyre (Gjelaj, 2017).

Filozofia me fëmijën në qendër sipas Ryan mund të përkufizohet si qasje në të cilën

çdo gjë të ndërtohet mbi nevojat kërkesat dhe interesat e fëmijëvë duke filluar nga

kurrikula, si dhe respekton unitetin dhe u përgjigjjet kërkesave individuale të secilit fëmijë.

Pra fëmijët janë pjesëmarrës aktiv kanë të drejtë të ndërtojnë vetë të kuptuarit rreth botës

Page 19: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

10

së tyre kanë lirinë dhe pavarësinë për të eksploruar idetë e tyre, edukatorët duke përdorur

njohuritë e tyre për zhvillimin e fëmijës strukturojnë përvojat e të nxënit të fëmijës në

mënyrë që të ua lehtësojnë të nxënit (Langford, 2010).

Një nga ikonat kryesore që njeh historia sidomos në SHBA për sa i përket

reformave në edukim dhe arsimim ishte Mark Twain i cili ishte kundër mësimit formal sa

që shumë herë ai pagoi edhe shkollën e shumë individëve nga xhepi i tij.Ai theksonte se

gjithmon edukatoret duhet marrin parasysh ana psikologjike e rritjes dhe zhvillimit të

fëmijës për t'iu përshtatur aktiviteteve. Në vitin 1894 reformat në SHBA ishin temë

kryesore, në ato vite Francis W. Parker botoi “Bisedimet mbi pedagogjinë” ajo që

argumentoi në librin e tij është një model i ri arsimor duke theksuar një filozofi të re për

çasjen ndaj fëmijëve pra "të mësuarit duke bërë", ku pati një sukses të menjëhershëm dhe

bujë të madhe, ndër çështjet që u trajtuan gjithashtu nga Parkeri, Dewey's dhe babai i

filozofis së kopshtit Friedrich Froebel ishin edhe ajo se fëmija nuk duhet të shihet si

pjesëmarrës pasiv por i përfshirë në mënyrë aktive dhe se mësimi në fëmijërinë e hershme

bëhet vetëm përmes lojës dhe punës së tij, si dhe tanimë ata bënë atë të ashtuquajturën

lëvizje të themelit për studimet rreth fëmijëve (Csicsila, 2008).

Zhvillimi i madh i shkencës së edukimit dhe rëndësia e fëmijërisë së hershme shtyri

shumë studiues që të thellohen në studime për të parë se cilat janë mënyrat më të mira dhe

më efektive për fëmijën që ata të ndërtojnë të nxënit gradualisht, kështu edhe filloi të

ndryshoj perceptimi për mënyrën e të mësuarit të fëmijëve si dhe për mënyrën se si fëmijët

i ndërtojnë kompetencat ose janë kompetentë. Sipas një studimi që është bërë në Suedi në

lidhje me çasjen ndaj fëmijëve në edukimin e hershëm shprehin se është shumë e

rëndësishme që fëmijët të shprehin mendimet, besimet, perceptimet, pikëpamjet,

perspektivat e tij dhe se edukatoret duhet që t'i kuptojnë t'i respektojnë dhe përmes tyre të

bëjnë planifikime në bazë të interesave, kërkesave dhe nevojave të fëmijës dhe të krijojnë

lidhshmëri në mes të perspektivave dhe qëllimit edukativ të edukatoreve dhe perspektivat

fëmijës që të krijojnë një mirëkuptim dhe të zbatohen në praktik, si faktor kyç është pra

edhe të parit e gjërave me syrin e fëmijëve. Gjithashtu diçka tjetër që duhet të merret

parasysh sipas këtij studimi është edhe njohja dhe të kuptuarit e individualitetit dhe sfondit

familjar kulturor social, emocional të secilit fëmijë në mënyrë që të gjejmë mënyra se si të

punojmë me ta. Sipas tyre kjo i bënë fëmijët më të ndërgjegjshëm, më përgjegjës në atë që

Page 20: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

11

bëjnë, vlerësojnë veten dhe njëri tjetrin (Dunphy, 2012).

Në një studim tjetër që është bërë në lidhje me atë se cilat janë prakikat më të

përshtatshme për të reduktuar sjelljet jo të mira të fëmijëve në edukimin e hershëm është

edhe i ashtuquajturi “modeli i piramides”, ku bazë themelore e këtij modeli është PBIS

(Positive Behavior Intervention and Support) apo ndërhyrja dhe mbështetja e sjelljes

pozitive. Sipas këtij studimi praktikat e mbështetjes pozitive janë më të mirat në fëmijërinë

e hershme sepse përmes tyre krijohet një ambient stimulues dhe pozitiv, i ngrohtë për të

gjithë fëmijët dhe duke e motivuar sjelljen e mirë të tyre dhe duke ndërhyrë në sjellje jo të

mirë. Sipas tyre kjo praktikë është ideale për reduktimin e sjelljeve jo të mira të fëmijëve,

duke pasur parasysh se këto sjellje sfiduese janë 3 herë më të larta në moshën parashkollore

se sa në moshën shkollore. Modeli i Piramides në thelb të saj ka gjithëpërfshirjen si dhe

parandalimin dhe reagimin me kohë ndaj sjelljeve jo të mira të fëmijëve. Kjo piramidë

është ndërtuar pas studimeve të gjata që kanë të bëjnë me fëmijërinë e hershme dhe

edukimin e hershëm. Modeli i Piramides ka praktika të qarta të mësimdhënies për të

mbështetur fëmijët në tri nivele:

A) Strategjitë universale (parësore)

- Këto praktika mbështesin zhvillimin socio-emocional të të gjithë fëmijëve si dhe

parandalimin e sjelljeve jo të mira.

B) Strategjitë e synuara (sekondare)

- Sipas kesaj praktike fëmijët janë ata të cilët përmes lojës komunikojnë, edukatoret

përmes punës së tyre u japin lëvdata, edukatoret mësojnë fëmijët si të zgjidhin

problemet, të bëjnë miq, ta trajtojnë zemërimin, dhe të komunikojnë emocionet.

C) Strategjitë individuale (terciale)

- Një ndër fokueset kryesore të kësaj piramide është edhe individualizimi dhe

mbështetja e fëmijëve sidomos atyre që kanë aftësi të kufizuara ose janë në rrezik.

Ky model ka tri komponente kryesore të cilat janë:

- Ndarja e përvojave ndërmjet mësimdhënësve dhe planfikimi i veprimit,

- Vëzhgimi i fokusuar tek secili fëmijë

- Reagimi dhe reflektimi (Fettig, Artman-Meeker, 2016).

Sipas një tjetër studimi i cili ishte longitudinal që bëri krahasimin e programeve

a) Shkolla tradicionale,

Page 21: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

12

b) Montessori,

c) Distar - ose metoda të udhëzimeve të drejtpërdrejta

d) DARCEE - apo program që kishte fokus aftësitë specifike akademike dhe

motivimin.

Ku doli të jetë se programi DARCEE kishte fëmijë që janë më të aftë në aftësitë

akademike për dallim nga progamet që kishin fëmijën në qendër, ku doli se këta fëmijë

janë më të aftë në aftësitë sociale, emocionale, kreative dhe kurioz. Kurse fëmijët nga

Montessori ishin më të aftë në lexim, gjithashtu këta treguan gjithashtu edhe nivelet më të

larta të suksesit në shkollë, por kishin IQ më të ulët.Grupi i fëmijëve DARCEE në fund të

klasës së parë ishin më të suksesshëm në shkollë, por më vonë grupi i Montessorit kishte

përqindje më të lartë sa i përket të diplomuarve në shkollën e mesme, pasuar pas tij grupi

tradicional.

Fëmijët në programin e udhëzimeve të drejtpërdrejta ose DISTAR kishte rezultate më

të larta IQ ose arritje më të larta pas parashkollorit. Rezultatet e këtij studimi dolën se

fëmijët që ndjekin programe të orientuara në aspektin akademik ishin më të mirë në teste

të arritshmërisë në krahasim me programet që kishin fëmijën në qendër që kishin

arritshmëri më të ulëta, treguan më shumë vartësi në të rriturit dhe kishin shqetësim më të

lartë. Sipas këtij studimi të gjitha llojet e praktikave në edukim të hershëm kanë përparësitë

dhe mangësit e tyre por kur mësuesit ishin të qartë në atë çfarë bënin rezultatet e fëmijëve

ishin me të larta (Golbeck, 2002).

Qasja me fëmijën në qendër nuk nënkupton që edukatorja të rri duarkryq pa bërë gjë

dhe fëmijët të bëjnë çfarë të duan por nënkupton se edukatorja të krijoj mjedis pozitiv të

sigurt, stimulues dhe t'i qaset me respekt secilit fëmijë pa asnjë dallim gjinie, feje, race,

etnie etj (Gjelaj, 2017). Kjo qasje kërkon që edukatorja të jetë në rolin e lehtësuesit në të

nxën dhe të i'u përgjigjet kërkesave, nevojave dhe interesave të fëmijëve në mënyrë

pozitive dhe pëmes tyre të planifikoj aktivitete, t'i sfidoj fëmijët që të zhvillojnë aftësitë për

zgjedhjen e problemeve, të motivoj bashkëpunimin mes fëmijëve, të lejoj që problemet

fëmijët t'i zgjidhin në mënyrën e vetë dhe të nxis kreativitet. Kjo qasje është shumë e

rëndësishme edhe për faktin se në këtë qasje fëmijët marrin pjesë dhe bashkëkrijojnë

objektivat qëllimet e të nxënit bashkë me edukatoren e tyre, ata janë pjesëmarrës në

caktimin e rregullave të klasës, përfshihen dëshirat dhe interesat e fëmijëve kjo e bënë që

Page 22: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

13

në këtë qasje fëmijët përfshihen në mënyrë emocionale në të nxën dhe sigurisht se lidhja

emocionale e të nxënit në këtë periudhë është shumë e rëndësishme, kur ata marrin pjesë

në çdo aktivitet që ka të bëjë me klasën janë të përfshirë edhe fizikisht, psiqikisht duke

përdorur të gjitha shqisat dhe trupin e tyre për të eksploruar botën përreth. Më pas kjo qasje

i bënë fëmijët të pavarur, të përgjegjshëm, me shumë vetëbesim, mban vëmendjen e

fëmijëve etj (Gjelaj, 2017).

Page 23: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

14

2. QASJET E EDUKIMIT NË FËMIJËRINË E

HERSHME

Siç e cekëm më lart nocioni qasje ka të bëjë në mënyrë të përgjithshme më qasjen e

mësimdhënies dhe të nxënit, në të cilën përfshihen një grup parimesh, metodoligjishë,

qëndrime-besime dhe ideve në lidhje me të nxënit.

Qasjet janë ato që bën revolucion në botë dhe i dhanë edukimit dhe arsimit një

frymë të re duke i përfshirë fëmijët në mënyrë active (Gjelaj, 2017). Në vijim do të flasim

për qasjet më të popullarizuara në botë dhe do të ndalemi në mënyrë specifike tek Hap pas

Hapi, qasje kjo e cila gjen zbatim të madh në Kosovë, poashtu për Montessorin si një ndër

qasjet më revolucionale, Majuetikën dhe Regjio Emilia.

2.1. Hap pas Hapi

Hap pas Hapi është qasja e cila promovon mësim modern dhe qasje të përshtatshme për

zhvillimin në fëmijërinë e hershme. Njihen dy forma të mësimdhënies në edukimin e

hershëm për fëmijët e moshës 3-6 vjeç, ajo Bihevioriste dhe Metoda zhvillimore. Metoda

bihevioriste beson se fëmija nuk ka burim lindje të brendshme të koncepteve dhe se këto

koncepte nuk zhvillohen në mënyrë spontane por është edukatori ai ose ajo që ka gjithe

informacionin dhe atë e ndan me fëmijët (Coughlin, e të tjerë,1997).

Pra kjo metodë ka edukatoren në qendër dhe se edukatorja shihet se ajo udhëheq,

përshkruan, dhe iu jep infomacionin fëmijëve në mënyrë të pandërprerë dhe është ajo e cila

e mbush mendjen e fëmijës ashtu si e mbushim një enë. Ndër bihevioristët më të shquar

janë Johan Watson, Edward Thorndike dhe B.F.Skinner. Kurse metoda mbi të cilën

mbështetet edhe metodologjia Hap pas Hapi është metoda zhvillimore sipas kësaj metode

fëmijët janë pjesëmarrës aktiv në të nxënit më të mirë dhe më të lehtë të tyre dhe çdo herë

ata janë të gatshëm të nxën dhe eksplorojnë përmes lojës, janë individ unik dhe rriten e

zhvillohen në ritme të ndryshme si dhe maturimi i tyre emocional dhe njohës varet nga

bashkëpunimi shoqëror. Pra kjo metodë ka fëmijën në qendër (Coughlin, e të tjerë,1997).

Duke ditur se secili nga teoritë e shume teoricientëve kanë dobitë dhe mangësitë e

veta, kjo metoda zhvillimore ngërthen në vetvete idenë e Piazhes, Vigotskit, Eriksonit. Ka

Page 24: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

15

synuar të nxjerr nga këto teori më të mirën ose anët e forta dhe të formoj një të vetme më

të plote dhe më të dobishme për fëmjët siç është konstruktivizmi mbi të cilën mbështetet

Hap pas Hapi(Coughlin, e të tjerë,1997).

Piazhe në teorinë e tij thoshte se ne trashëgojmë një metodë të funksionimit

intelektual që na bën të aftë të reagojmë ndaj mjedisit me anë të formimit të strukturave

kognitive, sipas tij janë dy mekanzima adaptimi dhe organizimi të cilat janë përgjegjëse

për zhvillimin e strukturave kognitive dhe se besonte se fëmija në rritjen dhe zhvillimin e

tij kalon në katër stade ku secila prej tyre ka veçoritë e saj, sipas tij stadi i parë është

sensomotor që është karakteristke nga lindja deri në moshën dy vjeçare ku fëmijët njohin

përmes shqisave (ndijimit) dhe aftësive motorike. Stadi tjetër është nga dy deri në shtatë

vjeç ose stadi paraoperacional ku gjatë kësaj periudhe fëmija është në gjendje të formoj

dhe përdor simbole që përfaqësojnë objekte dhe eksperiencën e tyre.

Stadi i operacioneve konkrete nga mosha shtatë deri në dymbëdhjetë vjeç ku fëmija

është ende i lidhur me operacione konkrete specifike dhe i opercioneve formale mbi 12

vjeç në këtë stad ku fëmija është i aftë të mendoj edhe për gjëra që nuk janë konkrete

(Karaj, 2005). Kurse Vigotski mendonte se janë dy rrugë për zhvillimin kognitiv sipas të

cilit proceset elementare biologjike dhe proceset psikologjike janë esencialisht

sociokulturore, dhe se sjellja e fëmijëve lind si bashkëveprim në mes këtyre dy rrugëve.

Dhe në teorinë e tij janë tre gjëra të rëndësishme mënyra unikale, origjina sociale e mendjes

dhe roli i të folurit në zhvillimin kognitiv (Karaj, 2005).

Ndërsa Eriksoni në teorinë e tij theksonte se qeniet njerëzore zhvillohen në bazë të

një plani të paravendosur të quajtur epigjenetik që nënkupton se personaliteti zhvillohet në

bazë të disa fazave të paracaktuara që janë të organizuar biologjikisht dhe se shoqëria është

e strukturuar në një mënyrë të tillë që të inkurajoj sfidat (Karaj, 2005).

Qasja metodologjike Hap pas hapi ka tri parime thelbësore në të cilat mbështetet në

konstruktivizëm, përshtatshmëria zhvillimore dhe edukimi progresiv.

- Konstruktivizmi është zhvilluar nga disa prej teorive të të nxënit ku secila prej tyre

ka kontribuar me ide të vlefshme të cilat i kanë dhënë formë konstruktivizmit dhe

se thelbi i të gjitha teorive është se fëmijën e shohin si individin kryesor i cili duhet

të jetë aktivisht i përfshirë në kërkimin dhe ndërtimin e të kuptuarit (Gjelaj, 2017).

- Ndërsa përshtatshmëria zhvillimore është ajo që thekson se të gjithë fëmijët

Page 25: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

16

avancojnë nëpër faza të zakonshme zhvillimore por në të njëjtën kohë çdo fëmijë

është unik dhe kalon nëpër ritme të ndryshme gjatë fazave zhvillimore, për këtë

është shumë e rëndësishme që programet të iu përshtaten nevojave dhe kërkesave

individuale të fëmijëve.

- Ndërsa praktikat e edukimit progresiv mbështeten mbi parimet zhvillimore dhe

konstruktiviste, kjo teori mbështetë mjedisin mësimor që i rrit shprehitë dhe

interesat e fëmijës (Coughlin e të tjerë,1997).

Qasja hap pas hapi është zhvilluar në vitin 1994 nga Universiteti i Georgtoen në

Ëashington dhe sot ky program është prezent në 30 vende dhe është i koordinuar nga

shoqata ndërkombëtare “Hap pas Hapi” në Holand. Në këtë progam fëmijët janë të

përfshirë aktivisht në çdo aktivitet, kanë lirinë e shprehjes dhe se e gjithë filozofia e Hap

pas Hapi ndërtohet mbi kërkesat, nevojat dhe interesat e fëmijëve si dhe të zhvillloj tek

fëmijët mundësinë e zgjedhjes, vetëvendosjen, bashkëpunimin (Gjelaj, 2017).

Ky program ka synim kryesor që të krijoj fëmijë që mësojnë gjatë gjithë jetës, që kur

fëmijët të rriten të formohen të jenë aktiv e realizues, duke pasur parasysh se sot ndodhin

ndryshime të mëdha në çdo aspekt të jetës ky program ka synim që të zhvillloj tek fëmija

aftësitë që t’i përballojn këto ndryshime, të jenë njerëz që kujdesen për të tjerët dhe të jenë

të aftë të ndikojnë mbi botën e tyre, të zgjedhin vetë problemet, të jenë mendimtar kreativ

dhe krijues të zhvillojnë imagjinatën dhe mendjembrehtësinë dhe të krijoj një mjedis ku

mësimi bazohet në respektimin reciprok dhe nga parimet demokratike, individi është

kryesori dhe plotësohen kërkesat e tij si dhe individualizmi arrihet duke respektuar fazat

zhvillimore dhe duke planifikuar aktivitete të përshtatshme për fëmijët që të sfidohen dhe

të nxënë (Coughlin e të tjerë, 1997).

Hap pas Hapi ka disa elemente të cilat janë karakteristike për këtë metodë e ato janë:

➢ Organizimi i klasës në qendra të aktiviteteve

➢ Integrimi ndërlendor

➢ Mësimi tematik

➢ Bashkëpunimi me famije

➢ Të mësuarit me objekte konkrete

➢ Të nxënit në bashkëpunim

➢ Vlerësimi i vazhdueshëm dhe autentik

Page 26: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

17

➢ Puna në grupe

➢ Intelegjenca të shumëfishta

➢ Pasurimi i klasës me objekte dhe mjete mësimore (Gjelaj, 2017).

2.1.1. Qendrat e aktiviteteve

Qendrat e aktiviteteve janë ato që iu japin mundësi fëmijëve që të bëjnë zgjedhje çfarë të

bëjnë dhe të inkurajoj mënyra të ndryshme të të nxënit të plotësojnë nevojat dhe interesat

e çdo fëmije dhe ku secili fëmijë e gjen më shumë veten në një qendër specifike apo në të

cilën ai ka pikat e tij të forta por edukatorja e Hap pas hapi duhet të kenë parasysh të

zhvillojnë edhe anët më të dobëta të fëmijëve duke inkurajuar fëmijët dhe duke integruar

aktivitete për të nxitur të nxënit në të gjitha aspektet zhvillimore dhe në të gjitha qendrat e

aktiviteteve, qendrat e aktiviteteve ndahen në:

Qendra e Artit - kjo qendër ka për qëllim që të nxit dhe zhvilloj tek fëmijët aftësitë

krijuese, të zhvilloj imagjinatën, komunikimi, vetëvlersimin si dhe zhvillimin motorik

dhe aftësitë mendore si dhe fëmijët të përjetojnë përmes shqisave kënaqësi dhe dëfrim,

kjo qendër ka materiale të ndryshme siç janë: ngjyra, lapsa, fleta, letra, plastelin,

shkumësa, gërshërë, material për ngjitje, drunjë, gjethe etj.

Qendra Ndërtimore - kjo qendër është e mbushur me materiale ndërtimore me blloqe të

llojeve, madhësive dhe formave të ndyshme si dhe lodra te ndryshme siç janë: kamion,

kafshë, njerëz, aeroplan etj. Kjo qendër ka për qëllim që përmes blloqeve të nxis

kreativitetin tek fëmijët përmes ndërtimit, ku ata kanë mundësi të ndërtojnë ndërtesa,

qytete, kopshte zoologjike etj, të zhvillojnë shprehitë matematikore, zgjedhjen e

problemeve dhe aftësitë e përqendrimit.

Qendra e Gatimit - në këtë qendër fëmijët kanë mundësi që të shijojnë ushqime, të

gatuajnë, flasin për ushqimet, mësojnë rregullat e shoqërisë, mësojnë të japin dhe të

marrin dhe përmes tyre të zhvillojnë aftësitë jetësore dhe nga kjo qendër fëmijët arrijnë

të njohin ngjyrat, numrat, format etj.

Loja Dramatike - kjo qendër është qendra ku fëmijët kanë mundësi të interpretojnë role

të ndryshme të shprehin dhe kuptojnë botën e tyre. Në këtë qendër ka materiale siç janë:

rroba, veshje, material që kanë lidhje me kujdesin ndaj kafshëve, kukulla etj.

Page 27: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

18

Qendra e shkrim-leximit - kjo qendër karakterizohet për qetësi. Në këtë qendër fëmijët

kanë mundësi të shfletojnë libra, të dëgjojnë tregime, të dramatizojnë etj.ç

Matematika/Mjetet didaktike - në këtë qendër fëmijët kanë materiale të cilat iu japin

mundësi të çmontojnë dhe të montojnë rubuse apo blloqe të vogla, në këtë qendër

fëmijët ndajnë dhe bashkojnë elemente të ndryshme numërojnë, krijojnë diçka të re etj.

Kjo qendër ka për qëllim që të zhvilloj shkathtësitë mendore, muskujt e vegjël dhe

koordinimin sy dorë.

Muzika - kjo qendër është ndër qendrat të cilat duhet të integrohet gjatë ditës në të gjitha

aktivitetet sepse përmes kësaj qendre fëmijët kanë mundësi të mësojnë ritme, llogaritje,

modele gjuhësore, forcojnë muskujt e mëdhenj dhe të vegjël, të dëfrehen. Në këtë

qendër kënga lëvizja, duartrokitja, vallëzimi dhe loja janë përbërësit kryesor të kësaj

qendre si dhe instrumente të ndryshme muzikore.

Aktivitete jashtë klasës - janë pjesë e aktiviteteve ditore sepse përmes tyre fëmijët arrijnë

të mësojnë për natyrën, shoqërinë, shkencën. Aktivitete të tilla siç janë luajtja me baltë,

luajtja me borë, bëjnë që fëmijët të mësojnë rreth tyre dhe ndihmonë ata në gjetjen e

vetes së tyre brenda shoqërisë.

Rëra dhe uji – Këto qendra iu mundësojnë fëmijëve që të përdorin shqisat e tyre përmes

eksplorimi të këtyre materialeve fëmijët kanë mundësi që të krijojnë, mendojnë, njohin

materiale dhe komunikojnë si dhe të njohin profesione të ndryshme, mjetet që gjenden

në këtë qendër janë lopata, sitat, hinkat, kovat.

Shkenca - kjo qendër njihet edhe si qendra ku pasqyron drejtpërdrejt interest ë fëmijëve

ne dukuritë natyrore dhe sendet ë gjetura,kjo qender ndryshon shpesh në bazë të

interesave të fëmijëve dhe ndryshimeve sezonale dhe studimeve tematike,në këtë qender

fëmijët dhe edukatorja flasin për gravitetin,magnetizmin,ujin,dukuritë natyore dhe

eksplorojne mjedisin e jashtëm.

Këto qendra aktiviteti ndihmojnë fëmijët për zhvillim të gjithanshëm në të kuptuarit:

Botën fizike (përmes matjes, peshimit, blloqeve etj).

Informacionin social dhe kulturor (nëpërmjet lojërave, gatimeve, dramatizimit etj).

Logjikën dhe matematikën (përmes matjes, krahasimit, klasifikimit, renditjes,

rregullimit etj)

Zhvillimi fizik (përmes lëvizjes, ngjitjes, hedhjes, prerjës etj)

Page 28: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

19

Zhvillimi socio-emocional (përmes zgjedhjes së grindjeve, dallimeve, shprehjes së

ndjenjave)

Zhvillimi njohës (aftësitë logjike mendore, zgjedhja e problemeve, klasifikimi,

organizimi) (Coughlin e të tjerë,1997).

Është shumë e rëndësishme të kuptohet se këto qendra nuk kanë ndarje fikse sepse një ndër

elementet e kësaj metodologjie është edhe integrimi ndërlëndor përmes një aktiviteti të

caktuar fëmijët kanë mundësi të lëvizin nga qendra në qendër dhe të eksplorojnë me

materiale të ndryshme për temën e njëjtë të aktivitetit dhe se nga orari ditor u ofron fëmijëve

kohë dhe mundësi për zgjedhjen e qendrave duke qenë se në Hap pas hapi fëmijët iniciojnë

vetë lojën e tyre, kjo i bënë ata më të përgjegjshëm dhe me vetëbesim (Coughlin e të

tjerë,1997).

2.1.3. Planifikimi i i kurikulumeve të integruara

Një ndër elementët kyçe të kësaj qasje është edhe planifkimi, sipas Hap pas Hapit

edukatorët dhe gjithë stafi duhet të caktojnë mbledhje javore dhe të bëjnë planifiikimin në

menyrë qe ky planifikim të gjejë zbatim, ky palfikim ka tri burime të cilat duhet mbështetur:

- obesrvimi i fëmijëve,

- kuptimi i (interesat ,kërkesat, nevojat, karakterisikat, shqetësimet etj) qe kan

fëmijët në klasë,

- njohuritë për fëmijët dhe zhvillimin e tyre (Coughlin e të tjerë,1997).

Plaifikimi ndahet në afatshkurtër dhe afagjatë ky i fundit duhet të merret parasysh për gjatë

gjithë vitit shkollor dhe në këtë planfikim diskutohet për gjithqka qe ka të bëjë me fëmijët

dhe për fëmijët mikëpritjenë e fëmijëve në fillimet e tyre nëpër instutucone,për data të

veqant,festa,ditëlindje,stinët e vitit dhe fundin e vitit shkollor.

Pra ky plainfikim është i përgjithshëm për atë se çfarë do të bëhet për një vit dhe

duke pasur parasysh temat kryesore qe janë në interes për fëmijët e të gjitha grupeve,

kulturave që kanë interesa të përbashkëta për familjet, kafshet e njohura, ujin, makinat,

ushqimin, ndershmërinë, muzeke, shokët etj, dhe edhe e rëndësishme qe këto tema të

Page 29: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

20

përshtaten në lidhje me moshën sepse edukatatorët duhet të kenë e parasysh se p.sh ndryshe

u shpjegohet një temë p.sh me ujë fëmijëve të moshës 2-3 vjeç e ndryshe atyre 5-6 vjeç.

Ndërsa planet afatshkrutra janë ato që bëhen nga personeli duke planifikuar në

menyrë specike për cdo detaj nëpërmjet diskutimeve duke pasur parasysh se një tjetër

faktor shumë i rëndësishëm për sa i përket plaifikimi është edhe palnifikimi mbi nevojat e

vecantë të secilit grup duke ditur se secili grup formon një bashkësi të vogël dhe kulturën

e vete unike, brenda këtij plani përfshihet cdo gjë duke përfshirë detyrat specifike të secilit

antar të personalit për integrimit të prindërve,përfshirë këtu qendrat qe do të përdoren

materialet qe do të sigurohen dhe nga kush,menyrën e observimit dhe të ndihmës qe do të

ju jepet fëmijëve, kohën, pushimin, ditëlindjet, festat etj.

Kjo metodologji bazohet në planifikim tematik, është e rëndësishëm të dihet se në

planifikimet tematike secili edukator zgjedh planifkimin tematik sipas intëresave

nevoja,kërkesa te grupi te tij/saj sepse këto ndryshoj nga grupi në grup. Planifimi tematik

ndërtohet nga tri kompnente ose nga tre pyetje Çfarë dim ne?, Çfarë duam të dimë?, Çfarë

kemi mësuar?, kjo njohet edhe si teknika DDM (Coughlin e të tjerë, 1997). Planfikimi

tematik mund të filloj nga diqka e thjeshtë por qe për fëmijën është mjaft intersante dhe

edukatorja kur sheh intersimin e madhe të fëmijëve ajo duhet të bëjë pyetje dhe të mbajtësh

shënime për përgjegjjët e atyre pytjeve nga to të bëjë planifikimin tematik. Gjithashu në

Hap pas Hapi një rol te madh i kushtojn edhe punimit të kalendarit,edukatorët se bashku

me fëmijët punojnë kalendarin lëvizës që fëmijët të kenë mundësi qe të vetë t’i nderrojnë

ditët në kalendar dhe përmes tij t’i njohin shkronjat,numrat,të mësojnë ditet e

javës,muajit,stinet e vitit etj (Gjelaj,2017).

2.1.4.Observimi dhe regjistrimi

Janë këto dy menyra më të mira për të ndërtuar planifikimin: observimi dhe regjistrimi.

Obesrvimi është proces nëpërmjet të cilit edukatorja vëzhgon vazhdimisht fëmijët në

mjedisin e tyre natyror pa ndërhyrë në aktikvitete dhe pa u vërejtur. Preferohet që të

observohen këto sjellje të fëmijëve: si reagon fëmija ndaj aktivitetve rutionre?, si i

përballon fëmija ndryshimet në periudhat e qeta, të zhurshme, individuale, grupore?, cfarë

materialesh përdor më shumë?, si bashkvepron më fëmijët e tjerë?.. etj (Coughlin e të tjerë,

Page 30: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

21

1997). Ndërsa regjistrimi është proces përmes të cilit nga observimi mbajmë shënime të

ndryshme këto shënime nuk duhet të jepen diagnoza apo paragjykime për janë përshkrime

të detajuara qe paraqesin gjendjën ose veprimin aktual të fëmijës (Gjelaj,2017).

Disa nga teknikat e regjistrimit janë:

~ Regjistrimet anekdodike-janë rrëfime të shkurtëra qe tregojn në njefarë menyra piktura

përmes te shkruarit këto shënime japin informacion cka ndodhi?,si ndodhi?,kur?,si

reagoi fëmija? etj,

~ Narracioni ose regjitrimi në ditar-këto ndryshe mund ti quajm edhe reflektime të

përgjithshme pasi qe në fund te ditës bëhet një përshkrim i pasqyres ditore për

aktivetin, grupin apo fëmijën.

~ Kontrollet shëndëtsore ditore-cdo mëngjes edukatorët kontollojn fëmijët nëse ata janë

mire dhe mbajnë shënime si dhe në rast nevoje i thërrasin edhe prindërit.

~ Lista e kontrollit të obsrivmit të eukatorës-kjo listë është e strukturatar dhe me një

renditje të plotë të aftësive fizike, gjuhësore, kognitive,socio-emocionale etj

(Coughlin, Hansen,Heller, Kaufmann, Stolberg,Walsh,1997).

Gjatë observimit duhet të kemi parasysh një varg faktorësh në mënyre që të mos

paragjykojmë, ato janë:

Kultura famlijare dhe diverziteti-qasja hap pas hapi faktor kyc në edukimin e hershëm

e sheh integrimin dhe pjesëmarrjen aktive të familjes si dhe është shume e

preferueshme qe edukatojra të shkoj dhe ti vizotoj familjen në menyrë qe të njohën me

meyrën e jetesës, kuturen e tyre, praktikat ushqimore, fetare, gjuhën dhe kohën, në

këtë menyrë edhe fëmija ndihet me rehat kur edukatorja ka qenë në shtëpinë tij-saj

dhe informacioni i marr nga vëzhgimi i edukaorës në shtëpi është shumë i rëndësishme

sepse përmes tij edukatoja kupton shumë me shumë nga sjelljet e fëmijës qe ata bëjnë

në shkollë si dhe e ka më të lehtë në planifikimin e mëtejeshëm.

Mosha-sipas Hap pas Hapi mosha ka rëndësi te madhe sepse duhet qe edukatorja te i

përshtat aktivitete me moshën e fëmijëve sepse nëse fëmijët i vendosim aktivteve qe

nuk janë të përshtatshme me moshën ateherë ata do të deshtojnë të bëjnë këto aktivitete

dhe se qëllimi i kësaj metodologjia nuk është qe fëmijët te ndihen të deshtuar por të

ndihen me vetëbesim të punojnë dhe të jenë të sukseseshëm.

Page 31: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

22

Niveli zhvillimor-poashtu edhte tjetër faktor qe ka rëndësi të madhe sepse as një fëmijë

nuk zhvillohet me ritme të njejta disa fëmijë kanë e te zhvillluar gjuhën,disa të tjerë

aftësitë fizike,të tjerë kogniteve,poashtu ka fëmijë qe janë me të aftë dhe me të shkathët

në aktivitete me shume se për moshën kronologjike qe e ka por njehkohësisht edhe

fëmije qe kanë 4-5 vjet por janë në nivelin e zhvillimit të 2-3 vjeç,prandaj esuktorja

duhet ta ketë parasysh edhe nivelin e zhvillimit dhe t’i përshtat aktivitetet me të,

Personaliti dhe temperamenti- eduktorët duhet të jenë të vetëdishme se secili fëmijë

ka personalitet dhe tempermaten të ndryshëm prandja te kuptuarit e këtyre

diverzitetevd dhe bashkveprimi me ta.

Stilet e të mësuarit- Secili fëmijë mëson nritem të ndryshëm dhe me stile të ndryshme

disa fëmijë mësojn shpejt por harrojnë shpejt disa të tjerë mësojn ngadal por nuk

harrojnë për kohë të gjatë disa të tjerë mësojn duke manipuluar me objekete sende etj,

prandaj duhet krijuar situatë qe të ju përshtatën secilit stil.

Interesat-gjithashtu interseat e fëmijëve janë të ndryshme disa fëmijë kanë dëshirë të

luajn me kamion, disa të tjerë me mjete sportive, të tjerë me blloqe etj.

Në klasat e hap pas hapi janë të përfshirë edhe fëmijët me nevoja të veqantë sepse sipas

kësaj qasje përfishja e këtyre fëmijëve jep shoqëris një mesazh të fuqishëm qe do të thotë

se ne ë vlerësojmë cdo qënie njërzore,dhe sipas Pazhes fëmijët mësojnë me mire nga njeri

tjetri dhe se shumica e fëmijëve me shume ngjasojnë se ndryshojnë nga njeri tjetri dhe me

ndihmën e edukatorëve dhe prindërive fëmijët me nevoja të veqanta mund të mësojnë nga

fëmijët e tjerë dhe se kopshti Hap pas Hapi u krijon mundësi dhe ju përshtat aktiviteteve

sipas nevojave specifike të tyre psh nëse fëmijët kanë paaftësi fizike sigurojn një korroc

me rrota,i ndihmojn të ulën dhe ja përshtan karrigen me tavolinë(Coughlin e të tjerë, 1997).

2.1.5. Planifikimi ditor

Orari ditor është i rëndësishëm gjithashtu për të krijuar rutinat, kriojn strukturen e punës

lojës dhe gjatë rimit të këtij orari duhet të merren parasysh nevojat zhvillimore të fëmijës,

kjo rutin përbëhet nga:

➢ Pranimi i fëmijëve

Page 32: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

23

➢ Mëngjesi

➢ Takimi i mëngjesit

➢ Loja/puna në qendra të aktivitëve

➢ Loja në oborr

➢ Dreka

➢ Gjumi

➢ Puna/loja në qënder të aktivitetit

➢ Takimi përmbledhës (Gjelaj, 2017:4).

Pra në Hap pas Hapi dita fillon duke ju uruar mirseardhje fëmijëve ku ata janë të lirë të

bëjnë aktivitete të lira,pas ngrëniës se mëgnjesit në orarin e tyre është edhe takimi i

mëngjesit ku diskutojnë së pari për kalendarin cfare ditë është sot,muaji,viti etj,

bashkëbsideojnë për aktivtetin dhe ndahen fëmijët nëpër qendra në menyra të ndryshëm ku

me pas edhe i ndërrojne ato ne periudha te caktuar kohore, luajnë në oborr, hanë drekë,

flenë dhe një karaktestikë e veçantë e Hap pas Hapit edhe takimi përmbyllës ku në të

diskutohen ose reflektohet në menyrë të përgjithshme për atë qe kanë bërë gjatë gjithë ditës

(Gjelaj, 2017).

2.1.6. Pjesëmarrja e familjes

Faktor kyç në qasjen Hap pas Hapi është edhe pjesmarrja e famlijës sepse ata e shohin

famijen esenciale dhe si hallka e parë e shoqërisë dhe edukimit, familjet kanë rol te madhe

dhe të vazhdueshëm në edukimin e fëmijëve dhe se për askënd në botë nuk është i

rëndësishëm fëmija se për vete famijen, si dhe integrimi i familjes në edukimin e hershëm

është një mundësi e mirë për t’i kuptuar shqetësimet interest e prindërve si dhe shoqërise

në përgjesi (Coughlin e të tjerë,1997).

Sipas Hap pas Hapi është e rëndësishme qe të ketë një dhomë të veqnat për prindër,

në këtë dhome të ketë ushqime të lehta çaj,kohe apo diqka të tillë,një kosh me lodra për

zbavitje të jenë të ekspozuara edhe punimet e fëmijëve të tyre,si dhe një bibloteke

huadhënëse ku prindërit kanë mundësi të marrin lodra apo mjete për disa javë të shkruajn

atë qe kanë marrur dhe ata kthejn atë përsëri. Kjo metodologji sygjeron se duhet të krijojm

aktivitete qe ti përfshijme sa me shumë edhe burrat. Mbledhjet e prindërve poashtu janë

Page 33: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

24

shumë të rëndësishme këto mbledhje mund të jenë: takime udhëzuese, takime këshillimore,

takime jozyrtare dhe takime për mbështetje. Disa nga dobit e pjesmarrjës se famijes janë:

fëmijët ndihen me mirë me vetën e tyre,janë me produktiv me energjik,ndihen qe janë pjesë

e grupit dhe kontribojnë në të,relaksohen,defrehen,kontrollojn stresin. Dhe se sigurimi i një

ambienti famijar për fëmijët nëpër instutcione lejon fëmijët të ndihen rehat dhe të nxënë

me më shumë dëshirë (Coughlin e të tjerë,1997).

2.7. Ambienti fizik

Ambienti fizik i Hap pas Hapit karakterizohet me ndarjen e qendrave, klasat hap pas hapi

janë të pajisura me materiale të ndryshme ku secili material ka vendin në qendrën

përkatëse, ky ambient poashtu ka mobile qe të krijoj një atmosfer sa me familjar, ngjyra

me theksim mesatar dhe me theksim te shëndritshëm ndriqimi natyral krijon një atmosfer

të mrekullueshëm për fëmijët. Eshtë ambient nxitës dhe stimulus, punimet e tyre janë të

vendosura në një kënd të veqant të klasës gjithashtu cdo fëmijë ka sirtarin e tij me emrin

dhe fotografine e tij (Coughlin e të tjerë1997).

1

1 http://surripui.net/55067/astonishing-kindergarten-classroom-wall-decoration-pics-design-inspiration/ (Marrë me 10.06.18)

Page 34: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

25

2

Page 35: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

26

2.2. Maria Montesori

Në fillim të vitëve ‘900-ta, zë fill edhe revulicioni i madh i shëndërrimit të ” shkollave të

vjetra” shkollat ku fëmijët ishin paisve në të nxënit e tyre në “shkollave të reja” apo

“shkollave aktive” ku fëmija është i përfshirë në aktivitete në menyrë aktive

(Murtezaj,2018). Përfaqësuesja më e madhe e këtyre shkollave ishte Maria Montessori e

cila punoi dhe veproi në Itali, duke prezentuar frymën e kalimit nga mësimdhënia

thellësisht pasive dhe përsëritëse në të mësuarit aktiv, që nxitë kapacitetin e brendshëm të

subjektit për të mësuar dhe për të kuptuar, Montessori nga kjo pikëpamje paraqet një

artikulim shkencor shumë të rëndësishëm, sepse vepra e saj bazohet në idetë

epistemologjike, të cilën e kanë potencialin e tyre të brëndshëm por është e nevojshme

për t’u ti nxitur qe fëmijët të mësojnë (Edwards, 2006).

Maria Montensori ishte gruaja e parë cila diplomi fillimisht si fiziologe në fakultetin

e mjekësis në Itali dhe për vite të tëra ajo iu kushtua profesoit te saj ku punoi ne një qendër

rehabilitees (Gjelaj, 2017), përmes se cilës ajo reflektont edhe ilustronte në menyrë

intensive gjetjet e saja të arritshme të embriologjise ku me vonë zhvilloi edhe teorinë e saj

mbi të nxënit, qajsa e Montensorit pra është një qasje arsimore e zhvilluar nga mjekja dhe

edukatorja italiane Maria Montessori kjo qasje edhe sot praktikohet në rreth 20,000 shkolla

në mbarë botën, duke i shërbyer fëmijëve nga lindja deri në tetëmbëdhjetë vjeçare (Ala, e

të tjerë 2012).

Sipas Montensorit i posalinduri pasqyron njeriun. Nëse më parë ishte një embrion

fizik, tani është më shumë një embrion psiqik, pra fëmiju formon prej vetvetës njeriun e

ardhshëm, duke absorbuar mjedisin e tij. Prandaj Montesori e konsidornte si shumë të

rëndësishme edhe punen e edukatorve sepse sipas saj gjatë kësaj periudhe fëmija e formon

personalitetin e tij (Steenberg,2018). Fëmija benë çdo gjë qe mjedisi i tij benë sic janë psh

shprehitë, zakonet, feja, vendosën thellë në mendjen e tij dhe të gjitha kero me kalimin e

kohës bëhen personalisht pjesë e tij,për ta ilustruar ketë proces ajo përdori dy metafora

duke i krahasuar fëmijët me një sfungjer qe thith çdo gjë qe i ofrohet dhe një fotografi apo

2 Marr nga libri “Krijimi I klasave me fëmijën në epiqendër” (Coughlin, 1997) me (10.06.18,f.VII-7,8)

Page 36: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

27

imazhi fotografik I cili shtypet në errësirë në film, dhe gjithmonë në errësirë ndodh procesi

i zhvillimit. Në errësirë bëhet fiksimi, dhe pastaj imazhi mund të dalë në dritë dhe nuk

ndryshon gjë sepse fotogafia është bërë në errësirë, Montessori pranon kohën e kopshtit (3-

6 vjeç) si një shans për korrigjime minimale. Edukimi ka për detyrë të parë, të ofrojë fëmijut

një mjedis, që i mundëson atij, të zhvillojë funksionet e caktuara të tij të dhëna nga natyra.

Vetëm përmes lirisë dhe përvojes në mjedis mund të zhvillohet njeriu (Steenberg,2018).

Duke qenë se gjendja e Italis pas luftës nuk ishte aspak e mirë dhe se nënat e shumë

fëmijëve qe punonin nuk kishin mundësi qe të kujdesshëm për fëmijët e tyre ishe Maria

Montesonir ajo qe hapi kopshtin e parë me rreth 60 fëmije të moshës 3-6 vjeq (Gjelaj,2017).

Një ndër karakteristikat e kësaj qajse është përfshirja e fëmijëve me prapambetje mendore

dhe fëmijët me të ardhura të uleta (Lillard, 2012). Bazën teorike Montesori e ndërtoi mbi

teoritë e Zhan Zhak Ruso, Johan Pestaloci dhe Fredrih Frobel,(Edwards,2006).Zhan Zhak

Ruso e sheh fëmijën si qënie aktive i cili vazhdimisht është aktiv,kërkues,eksploures dhe

se vijë në jetë me një sens të se drejtës dhe të gabuares(Karaj,2005). Procesi I të mësuarit

kalon në pesë faza:

Të dëgjuarit,

Vrojtimi,

Zbulimi,

Praktika,

Përgjesia (për të kryer një veprim) (Gjelaj,1028).

Për të kryer një veprim, këto faza janë shumë të rëndësishëm për faktin se thelbi i kësaj

metodologjie është marrdhënja e shqisave me intelektin dhe se moto e kësaj metodologjie

është “Fëmijët mesojnë duke bërë”,si dhe çdo shqise me shumë qe përfshihet gjatë këtij

procesi fëmijët nxën me shumë. Montensoi konsideronte se çdo fëmijë është i veqnat dhe

unik prandaj është shumë e prefërushme qe të lejohen qe fëmijët të zgjedhin vetë aktivitetet

qe plotësojnë nevojat e tyre, dhe se fëmijët me mirë mësojnë kur ata punojnë dhe

manipulojnë me materiale se sa me udhëzime të drejtpërdrejta (Ala, e të tjetë, 2012).

Page 37: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

28

2.2.1. Ambienti fizik

Ndërsa mjedsi Montesori është si në shtëpi në menyrë qe fëmijët te ndihen komod dhe

rahatshëm ky mjedis është shumë nxitës dhe secili material ka qëllim edukativ, kjo

metodologji karakterizohet edhe për një elemet qe është përfshirja e fëmijëve nga mosha

3-6 vjeç duke qenë se sipas kësaj qasje fëmijët mësojn me mirë nga njeri-tjetri dhe marrin

përvoja me të mira. Fokusi i kësaj metodologjie është zhvillimi i aftësive matematike,

njohuritë e shkronjave, numrave, figurave dhe gjeografisë dhe se edukatorja është në rolin

e vëzhgues kurse fëmijët mësojnë me mirë përmes gabimeve të tyre (Gjelaj,2017).

3

3 https://www.pinterest.com.au/pin/526991593888066221/ (Marre me 10.06.16)

Page 38: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

29

2.3. Majeutika

Majeutika është filozofia e cila sipas historisë daton qysh në kohën e Sokratit dhe Plantonit.

Vetë fjala majeutik rrjedh nga fjala greke “pincë” që në shqip do të thotë mjet ose

intrumente që i ndihmon mamin për të lindur fëmijë. Kurse kjo në edukim dhe padogogji

kuptohet si “shkopi magjik” i një edukimi cilësor dhe sipas Danielo Dolcit “shkopi magjik”

në majeutike konsiderohet “Pyetja” (Murtezi, 2018).

Këtë frymë të re revocionale për atë kohë e mbështetën edhe shume edukatore të

medhenj botëror sic janë: Tertullianon i cili iu referua mendimit majeutik të Sokratit, sipas

të cilit majeutika konsiderohet si komponentë i domosdorshem i procesit të raporteve të

brendshme krijuese ndërmjet mësimdhënësit dhe nxënësit. Gjithashtu ne veprat e

Rousseau-s., u shfaqën elemente të cilat në atë epokë dukeshin absolutisht të

pajustifikueshme. Përkrahës të tjerë të frymës majeutike ishin edhe J. Henric Pestalozzi

dhe Susoniano, Pietro Giordani. Danielo Dolci ishte ai i cili tërë veprimatrinë e tij e

mbështeti në metodologjinë majuetike, ai ishte teoricient i fushës së pedagogjisë dhe

edukimit, edukator që me punën e tij hulumton, vepron dhe shpreh idet e tija (Murtezi,

2018).

Dolci në fillimet e tij ishte një poet veprat e të cilit janë dhe do të mbeten në arkiva

për vite të tëra (njihen 40 deri 45 libra të nënshkruara nga ai, ndoshta më shumë, duke pasur

parasysh edhe veprat e tij të rinisë),ishte një humanist i madh dhe një i përkushtuar i

ndërhyrjeve socile. Danilo Dolci lindi si një poet, vepron si animator social dhe vdes si

edukator, këto tre komponente janë emërues i përbashkët i jetës së tij, pa ndonjë dallim

thelbësor mes tyre.Poezit ë tija ishin shoqeruse të tij në punën edukative dhe ishin fryma e

të rinjeve të asaj kohë,ai njihet sot në botë edhe si “profet” i cili luftori dukurit negative

shoqerore dhe ndaloi dhunen në Sicili. Ai në punën e tij kërkimore sociologjike përdorte

intervistën si instrument me vlera shkencore nga këndvështrimi sociologjik që është

kuptuar kohëve të fundit. Por, mbi të gjitha kulminacion i punës humane nga përvoja e tij

është krijimi i Qendrës Edukative të Mirtos, në Partinico.

Page 39: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

30

Kjo qendër është themeluar në vitin 1972, si qendër edukative, që edhe në ditët e

sotme, mbetët një nga përvojat ndërkombëtare të dalluara, si një ndër shkollat më të mira

eksperimentale të themeluara në Itali (Murtezi, 2018). Filozofia majeutika ka qellimin

kryesore që përmes pyetjeve dhe injorancës ta ndihmoj bashkëbiseduesin për të nxjerr

jashtë përgjigjet e një procesi introspektiv dhe autorefleksiv (Murtezi, 2018).

Danielo veprimtarnë e tij e filloi duke shëtitur nëpër shkollat e Italisë dhe merrte

pelqimin e nxënësve për të bashkëbiseduar duke i ftuar nxënësit që të uleshin në rreth me

karrigat e tyre dhe bashkëbisedonin. Kjo vendosje në rreth me karriga ishte diçka e

jashtëzakonshme në atë kohë duke pasur parasysh se edhe sot përdoret kjo si teknikë për

të bashkëbiseduar dhe për të shfaqur ide, mendime, debate dhe për tu ndier të barabartë për

dhënien e mendimeve. Ai u propozonte një nga poezitë e tij dhe në fund kërkonte nga secili

që t’i përgjigjeshin pyetjes: “Cila është ëndrra juaj”?. Kjo pyetje nxiste tek të rinjtë një

vetëbesim, vetëvlerësim, një ballafaqim të brendshëm dhe krijonte mundësi për të lindur

vullkane shpirtërore, ndjenja, zbulime të reja. Pra thelbi i majeutikes është “pyetja”.

Koncepti i i pyetjeve në rrugën shkencore pedagogjike, nënkupton të nxënit si zbulim

përmes rrugëtimit të kontrastit të brendshëm për të punuar mbi strukturimin e kapacitetit

për të pranuar njohuri të reja (Murtezi, 2018).

Tërë veprimtarin e tij Dolci e formoi mbi të pyeturit, mbi hulumtimin, mbi krijimin

dhe mbi të kërkuarit, jo në aspektin shkollor por në aspektin e gjurmimit, të hulumtimit

dhe të depërtimit përtej mureve duke kërkuar qe të zbulojë atë që “nuk-vërej”, pra atë që

është mbuluar nga tradita dhe nga përdorimi i stereotipeve. Ai i kushtoi shumë rendësi

“mençurisë te të pyeturit” dhe thekson se pyetjet janë një mjet i mirë i njohjes dhe të

vetënjohjes dhe si një ndër elementet nxitës të një situate të re te të vendosurit dhe te të

vërejturit (Murtezi, 2018).

Filozofia e Danilo Dolcit, Montessorit, Freirit, Daëey ishte vendosja e shkollës nga

të nxënit pasiv të fëmijëve në atë aktiv dhe shendërrimi i shkollës tradicionale qe synon

qe të prezenton këtë skenë epistemologjike përmes interpretimeve të reja të modelit

mekanik, përmes teorive kurrikulare qe mendoj se konsiderohen si rastësi e fundit

inteligjente, por në realitet prapseprap bazohen vetëm në përgjigjejet ekzakte qe paraqet

vizionin e të nxënit si proces i përcaktuar paraprakisht nga mësuesit në moderne e cila ka

për qellim të dëgjuarit dhe të pyeturit si metodë qe nxjerr idenë qe të nxënit nuk është një

Page 40: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

31

nxitje e jashtme, por një nxitje e potencialit të brëndshem ndërmjet asaj se sa është në

gjendje individi të përpunojë dhe se si realiteti i jashtëm i ofron mundësi për ta ripërpunuar

(Murtezi, 2018).

Në këtë pikëtakim lind të nxënit. Ideja e Danieo Dolcit ishte për të zbuluar diqka të

paparashikueshme dhe qasjen edukative më tepër e bazon mbi pyetjen se sa mbi

përgjigjëjen e saktë. Danielo Dolci nuk ishte politikan dhe nuk mund te idntifikohet si

socilast, marksist apo anarkist por i një ideologjie të veqant të ndertuar me shpirtin e tij

poetik dhe kreativ,sipas tij politika dhe udhëheqja e një vendi dhe procesi i edukimit kanë

ndikime të ndërsjellta, demokracia ndikon tek njerëzit për të krijuar kulturën e një

vendi,dhe ka një synim për të ofruar kushte sociale dhe politike, që i mundësojnë secilit

individ të vetëdijësohet për vlerat e tij,të kuptoj nevojën e të shprehurit për të mbijetuar.Dhe

se veprimtaria e tij edukative ishte vetedijësimi i secilit person për vlerat dhe potencialet e

tij duke filluar nga të rinjet ai thoshte:

“Qendra Edukative është duke u transformuar , në brendësi të familjeve, përmes

rishiqimit të raporteve familjare, për të thyer një pjesë të strukturës së vjetër sociale,

ekonomike dhe politike. Puna që bëjmë ka për qëllim jo vetëm që të vetëdijësojë ,

por përmes tyre të ndikoj në familje, mentalitetin e tyre, duke krijuar dhe avansuar

perspektiva demokratike.” (Murtezi, 2018:8).

Ideologjia e ndertuar e Dolcit ishte si metodologji inovative ku edukimi zhvesh kuptimin

e kontrollit dhe rregullave, do të thotë të shëndrrosh procesin e edukimit në sinonim të

krijimit, nxitjes, të lirimit. Dhe preukupimi i tij ishe për të sqaruar termin edukator, sipas

të cilit të edukosh do të thotë t’iu ofrosh mundësinë të tjerëve për të zbuluar potencialin e

tyre kreativ,duke pasur pasrasysh se edhe sot kur përdorim fjalët, si: “i edukuar” ose “i pa

edukuar”, ju referohemi terminologjisë së gjykimit, të kontrollit, rrallëherë të

zhvillimit,eksplorimit dhe kreativitetit (Murtezi, 2018).

Një nga instrumetene qe ka rrjedhur nga kjo metodologji është edhe e ashtuquajtura

kutia e gjurmëve e cila lindi fillimisht për monitorimin e punës së fëmijëve dhe

eksperiencave të tyre zhvillimore të natyrës të veçantë dhe të ndryshme. Kjo kuti vlerësohet

si instrument qe nxitë fëmijët të mësohen me një qasje jo gjykuese por interpretuese ndaj

problemit, mirëpo,është instrument garantues për monitorimin e etapave mësimore

(Murtezi, 2018).

Page 41: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

32

Hulumtimet majeutike bazohen nga ideja për zhvillimin e mësimnxëniës duke marrë për

bazë potencialet e brendshme individuale përmes ballafaqimit me situatat e ekzistuese.

Ideja e hulumtimeve majeutike bazohet në këto parime:

Të mësuarit si proces i të kuptuarit dhe jo të përshtaturit: Këto pikëpamje në fushën

e edukimit datojnë nga mendimtarët si: J. Piaget, Gardner, H. Gardner, R. Laing

në fushën e psikiatrisë dhe Paulo Freire apo Danilo Dolci në fushën pedagogjike qe

e trajtojnë të mësuarit si harmonizim të përshtatjeve të faktorëve të brendshëm dhe

të jashtëm.

Të mësuarit si proces i përballueshëm: Sipas kësaj pikëpamje të mësuarit

konsiderohet si proces sipas së cilit individi zhvillon potencialet e brendshme ,

eksploron aftësit e tij zhvillimore përmes thithjes së burimeve të jashtme dhe të

brendshme. Nisur nga kjo pikëpamje edhe metodologjia majeutike thekson

rëndësinë e të nxënit përmes procesit ku fëmija zhvillon potencialet e tij kreative

,të plotëfuqishme ,i vetëdijësuar edhe për kapacitetin për të zhvilluar këto

resurse(Murtezi,2018).

Majeutika si metodologji një rendësi të veqant pra ia kushton edhe mjetëve apo

instrumenteve dhe thekson se asnjë metod nuk mund të funksionoj pa mjete adekuate dhe

këto mjete sherbejnë për eksperimente. Kjo metodologji ofron instrumente të cilat i

ndihmojnë individet mundësi për zhvillim të mëtutjeshëm dhe jo duke iu ofruar përmbajte

të fushës edukative. Shumë prej mjetëve janë pjesë e majeutikës p.sh.në fushën e

menagjimit të konflikteve përdoren këto instrumente si: këshillimet majeutike, ditari i

konflikteve, qasja majeutike në zënkat e fëmijëve.Varësisht nga situatat në kontekste të

ndryshme edukative ,krijohen edhe instrumentet e veçanta p.sh. në përcjellejn e zhvillimit

të fëmijërisë së hershme si instrument majeutik përdoret kutia e gjurmëve.Si një ndër

qellimet tjera të majeutikes është edhe menagjimi i konfliktit dhe shëndrrimi i tij në

eksperiencë e të nxenit,të integrohet procesi majeutik në konflikte në mënyrë që të

konstruktohet një dimension krijues e jo ndalues.Sic e cekem edhe më lart mjetet qe përdor

majuetika për menagjimin e konfilkteve janë: këshillimet majeutike, ditari i konflikteve,

qasja majeutike në zënkat e fëmijëve, ku përmes këshillave majeutike ndihmohen individët

në konflikt dhe harmonizohen me konfliktin e tyre për të kuptuar çka është duke ndodhur

Page 42: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

33

nga pikëpamja e personit tjetër, si dhe të kërkojnë një zgjidhje të mundshme

(Murtezi,2018).

Të mos harrojmë se personi shpeshëherë ka vështërsi në paraqitjen e burimeve të veta

në raport me botën e jashtme, si dhe ndonjehrere konflikit si pasoj e kujtimve të vjetra dhe

të pazgjedhura gjatë një kohe të gjatë,nga përjetimet e situatave të kaluara e të harruara ,

ndarjet e parakohshme, frika që të mos injorohemi si individ etj. Prandaj vetëm atëherë kur

harmonizimi me përshkrim të jashtëm mund të zbulojmë një përgjegjëje për konfliktin.

Konflikti mund të haset në çdo situat prandaj majeutika i kushton rendësi të madhe dhe për

ta ndaluar dhunen dhe “luftën” mundohet qe këto situata ti shendrron në një mundësi

bashkpunimi, prandja është shumë e rendësishme qe gjatë diskutimit të konflikteve të

thuhet e vërteta dhe jo përgjegjëjet e gabuara pasi qe përgjegjëja e gabuar nuk e zbut

konfkiltin por qon drejt konfikteve të reja(Murtezi,2018).

Duke qenë se një nder teknikat e kësaj metodologjie është edhe të dëgjuarit është

shumë me rendësi qe ta dëgjojm njeri-tjtrin dhe të ndajmë dhimbjen shpirtërore me tjetrit,

duke ndaluar që të mos krijojmë situatë të çrregullimit emocional, që dërgon individin në

përsëritje të dhunës (duke u nisur nga motoja : Po – ballafaqimit e Jo - dhunës),sepse njëra

nga detyra e majeutikes është qe të lejojmë fëmijët të fokusohen në çeshtje ku konflikti

mund të çartësohet. Edhe pse kjo rrugë është e vështirë, ndonjëherë mund të jetë e

pamundur megjithatë duhet të punohet rreth konfliktit të krijuar, duke vetëdijësuar

subjektet që të punojnë në shtjellimin e konfliktit e cila rrugë duhet të ketë vizion të çartë

(Murtezi,2018).

2.3.1Ambienti fizik

Ambienti fikzik Majuetik pra ka karatekristik të veçantë vendosjen e karrigave ne rreth

duke qenë se ishte Dolci i pari qw vendosi këtë mwnyrë të të nxënit nw edukim, leximin e

poezive, tregimeve dhe bashkwbisedimin ku më pas fëmijët kthehen nwpwr vendet e tyre

për të vazhduar me aktivitete tjera.

4

4 http://www.charismakidspreschool.com/uploads/1/0/2/2/10227299/5235099_orig.jpg (Marrë 10.06.18)

Page 43: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

34

2.4. Reggio Emilia

Reggio Emilja është një qytet i vogël në veriun e Italisë, në të cilin përrreth 30 vite i kaluan

taksat për zhvillimin e instutucioneve parashkollore pas luftës se dytë botërore. Ky qytet

tërhoqi vëmendjen e shumë specialistëve në botë për shkak të një qasje të jashtzakonshëm,

bashkohore e atraktive (Gjelaj, 2017). Kjo qasje filloi të zbatohet qysh në vitin 1960 dhe

për shkak të programit të saj unik për çerdhe 0-3 vjeç dhe për kopshte 3-6 vjeç ajo u përhap

shpejt dhe pati një ngrite të cilësise të fëmijëve parashkollor italaian nga mosha 3-6 vjeç

nga 50% sa ishte në vitin 1960 në 96% në vitin 1990. Kjo perhapje e kësaj qasje ishte e

ndikuar nga vetë themelusi i saj Loris Malaguzzi ai ishte nje aktivist i palodhur dhe i

përkushtuar për të përhapur qasjen metodologjike të tij (Biroli e të tjerë,2017).

Page 44: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

35

Ky program mbështetë në teorinë e Piazhes sipas të cilit individi zhvillon

intelegjencen tij nepërmjet ndërveprimit të drejtpërdrejt me mjedisin. Dhe në teorinë e

Vigotskit sipas të cilit cdo individ për ta zhvilluar intelegjencen e tij ai ose ajo ndërveprojne

me të tjerët. Pra sipas kësaj qajse fëmijët zhvillojnë personalitetin intelegjencës dhe gjuhën

duke bashkvepruar me të rriturit, bashkomshtarët dhe mjedisin (Gjelaj,2017).

Thelbi i kësaj çajse është fokusi ne zhvillimi e aftësive krijuese të fëmijët nepërmjet

arteve të bukura pasi qe e shohin si menyrën me të mirë shprehëse të fëmijët përmes artit

ambient Reggio Emila karakterizohet për një kologjialitet të madh.Sipas kësaj qasje fëmija

është mbartës i potencialeve të pakufishme, vitete e para të jetës janë shume të rëndësishme

aq shumë sa qe përcaktojne të ardhmen e çdo individi prandaj kjo cajse i kushton një

rendësi të madhe kësaj periudhe dhe se ndërveprimi mjedisor mund të favorizojë apo të

frenojë zhvillimin e potencialeve fëminore dhe moto e saj është “Fëmijët mësojnë duke

berë”, gjithashtu Malaguzzi botoi një poezi te ashtequajtur “Qindra gjuhët ë fëmijës”ku

sipas tij as një fëmijë nuk shprehet në menyrë të njëjtë secila ka formen unik dhe stilin

unik të të shprehurit dhe për të pare këtë vetem vezhgojeni fëmijët për një kohë (Hewett,

2001).

Qasjes Reggio, nuk ka kurrikulë të përcaktuar institucionalisht që edukatorët përdorin

për të parcaktuar qëllimet akademike apo atë se çfare pritet nga fëmijët qe të jenë të

gatshëm për shkolle por kjo qajse e sheh marrdhënjen eduktore-fëmijë-prind dhe këta se

bashku janë bashkëndërtues dhe realizues të projektëve edukative qe janë edhe ndër

elementet kryesore (Biroli e të tjerë,2017). Edukatorja ka rolin udhëheqës ne veprimtarinë

edukatoreve në qendër të kësaj veprimtarie është fëmija parashkollor që konsiderohet një

protagonist aktiv dhe i aftë të realizojë njohjën nëpërmjet vëzhgimit, veprimit, kërkimit,

dialogut dhe ndërveprimit me të tjerët (Gjelaj,2017).

2.4.1. Ambienti fizik

Mjedisi i Reggio Emilia është ngjashëm me atë të Montensorit sipas të cilit është shumë e

rëndësishme qe ambienti te rregullohet si ambient familjar sepse kështu fëmija e ndien

vetën me komod dhe me të rehatshme të mesojnë gjërat qe lidhjen me jetën e

përditshme.Ky mjedis karakterizohet me kolorit, ajo ka ateleri qe përmban ngjyra, material

Page 45: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

36

të ndryshme ,pelhura ,fleta të mëdha ,të vogla ata janë të lirë te ngjyrosin nëpër tokë nëpër

mure në pelhur etj, fëmijët demonstrojnë njohuritë e tyre në zhvillim nëpërmjet formave

artistike shprehëse si dhe klasa është ë ndarë në kënde, këndi i bisedës së përbashkët me të

gjithë fëmijët, këndi i materialeve ndertuëse, bibloteka, këndi i ujit dhe rërës, këndi i

pasqyreës, miniatelia ,këndi i mesazheve ku fëmijët nese nuk ndihën mirë apo grinden me

shokët ë tyre është vendi ku fëmijët i shprehin mesazhët tyre, shprehin merzine apo

brengosjen për familjën sepse ne këtë kënd proferohet të këtë fotogrfi familjare që fëmijët

të ndihën sikur bashkbisedojn me familjaret e tyre, si dhe branda dhomes Reggio ka dhe

shtpëiza te vogla.

Një element i veçantë i kësaj qasje është edhe pasqyra në ambientin Reggio ka

gjithandej pasqyra qe kanë për qëllim të fëmijët ta shohin vetën në pasqyre të mësohen ta

duan dhe pranojne vetën dhe të tjerët ashtu sic janë,në këtë menyrë ngritet edhe vetëbesimi

sepse ata kanë mundësi ta shohin vetën duken ngjyrosur qe ti shohin fëmijët e tjerë të

krahasojnë punimet të mësohen nga njeri- tjetri (Gjela,2017). Kjo qasje ka karateristikë

tjetër edhe dokumentimin e punës se fëmijëve, foto, shënime, biseda, regjistrator, kaseta

etj. Dhe se përveç bashkpunimit me prindër një rëndësi te madhe i kushtojnë edhe

bashkëpunimit me komunitet (Gjelaj, 2017).

5

5 https://www.google.com/search?biw=1064&bih=667&tbm=isch&sa=1&ei=RCsyW42-I8X-

sQHZi7mYBA&q=77o7aae11721784eed6cbc1792532--reggio-inspried-classroom-reggio-

classroom&oq=77o7aae11721784eed6cbc1792532--reggio-inspried-classroom-reggio-

classroom&gs_l=img.3...2917.25421.0.26007.40.39.1.0.0.0.341.4831.0j35j1j2.38.0....0...1c.1.64.img..1.1.1

33...35i39k1.0.dKLGKt72Rz8 (Marr me 10.06.2018)

Page 46: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

37

6

6 http://www.villadeibambini.com.br/wp-content/uploads/2014/09/pintura.jpg (Marr me 10.06.18)

-Marr nga ligjerata “Reggio Emilia” (Gjelaj, 2017).

Page 47: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

38

3. DISKUTIME

Në këtë shqyrtim literature përshkruajmw në mënyrë specifike qasjet më të praktikuara në

Kosovë. Secila nga to është e veëantë dhe shumë e rëndësishme, ka të përbashkëtat dhe

dallimet mes tyre.

”Fëmijët mësojnë duke bërë” është pika kryesore qe i lidh dhe i bashkon këto qasje

sipas të cilave fëmijët mësojnë më mirë kur janë të përfshirë në mënyrë aktive dhe kjo është

mënyra më e mirë që fëmijët të ndërtojnë të kuptuarit e tyre.

Secili fëmijë është unik në të shprehurit, në të nxënit madje edhe nw fazën e njëjtw

të zhvillimit fëmijët kanë ritme të ndryshme zhvillimore, kanë potencial të pakufishwm

dhe absorvojnë vazhdimisht nga mjedisi i tyre, dhe se vitet e para të jetës janë vite

përcaktuese për të ardhmën e fëmijëve. Fëmijëve duhet të iu krijohet një mjedis stimuluës

që nxit kreativitetin dhe imagjinaten e tyre, gjë tjetër e përbashkët e të gjitha qasjeve është

edhe familja.

Qasja Hap pas Hapi ka disa karakeristika apo dallime nga qasjet tjera sepse ajo vë

theksin tek familja dhe e sheh si hallka e parë shoqerore dhe si faktor kyç në edukimin e

hershëm dhe bashkëpunimin me të është i domosdoshëm, mësimin tematik dhe

planifikimin nga edukatorët në mënyrë specifike secila sipas nevojave, kërksave dhe

interesave të fëmijëve, puna në grupe dhe bashkëpunimi si dhe një rëndësi të madhe iu

kushtohet rutinave ditore ku ka një orarë qw iu permbahet çdoherë, pwrshtatja e

aktiviteteve me nivelin zhvillimor tw fëmijëve për dallim nga Montesori qw nw dhomat e

saj janë të përfshirë fëmijët nga mosha 3-6 vjec sipas sw cilës fëmijët mësojnë dhe

zhvillohen me lehtë nga njeri-tjtri, Hap pas hapi ka dhomwn e ndarë në qendra dhe secila

qendër ka mjetet specifike dhe janë të vednosura secila ne vendin e tij/saj për dallim nga

Montesori qe ka dhomen e ndarë në kënde dhe të gjitha mejtet e saj kanë qëllim edukativ

dhe ka ambient familijar me mobile dhe komod ngjajshëm me atë të Reggio Emilias.

Ne qasjen Hap pas Hapi dhe në atë Montesori edukatorja shihet si një vëzhguese,

lehtësuese, udhëzuese, e cila vazhdimisht vëzhgon, mbledh informacione për fëmijën në

mënyra të ndryshme, e dokumenton punën e fëmijës për dallim nga Reggio Emila që

edukatoren e sheh si udhëheqse e progamit edukativ, ndërsa Majuetika e sheh si nxitese e

të menduarit të fëmijëve përmes të pyeturit. Montesori ne esencen ë saj ka marrdhënja e

Page 48: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

39

shqisave me intelektin si dhe sipas saj janë 5 faza ne të cilat kalon procesi i të nxënit të

dëgjuarit, vrojtimi, zbulimi, praktika, përgjesia për të kryer një veprim. Si dhe perfshirja e

sa me shume shqisave gjatë aktiviteve e bënë një mesimnxenie më të lehtë e më cilesore,

fokusin kryesor e ka tek matematika, njohuritë e shkronjave, numrave, figurave dhe

gjeografisë.

Majuetika ne thelbin e saj ka “Pyetjen” që e sheh si instrumenti apo mjeti për të vënë

në pah te padukshën, të pa zbulueshmën, për ta njohur të pa njohurën, për të zhvilluar

kapacitetin e brendeshëm të fëmijës, për të nxitur imagjinaten dhe kreativitein dhe se nuk

është e rëndesishme që përgjegjja të jetë e saktë por të nxisë të menduarit e fëmijës dhe të

dëgjohën të gjithë fëmijët, rol të madh i kushton menaxhimit te konfikteve dhe ajo i jep

rwndwsi instrumenteve disa prej tyre janë: këshillimet majeutike, ditari i konflikteve, qasja

majeutike në zënkat e fëmijëve.

Thelbi i kësaj qasjes Reggio Emilia është fokusi ne zhvillimin e aftësive krijuese të

fëmijët nëpërmjet arteve të bukura pasi qe e shohin si mwnyrën më të mirë shprehëse të

fëmijët përmes artit, ambient Reggio Emila karakterizohet për një kolegialitet të madh,

amienti Reggio karakterizohet nga ngjyrat, materialet e ndryshme te artit. Karakteristikw

e veëantë e saj është ateleria, këndi i pasqyrave, dhe shtwpizat poashtu edhe tek Reggio

sikurse te Montesori e Hap pas Hapi puna e fëmijëve dokumentohet ne dosje.

Page 49: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

40

4. KONKLUDIME DHE REKOMANDIME

Nga ky punim vijmë në përfundim se filozofia me fëmijën në qendër është më efektive dhe

më dobiprurse dhe se secila qasje metodologjike e lartëcekur ka fëmijën në qendër dhe e

sheh atë si individin kryesor ne procesin edukativ por në mënyra të ndryshme ose me disa

karakteristika dalluese mes tyre te cilat edhe i bejnë të veqanta njëkohësisht.

Rekomandohet që sitemi arsimor të ofroj trajnime për të gjitha llojet e qasjeve

metodologjike në fëmijërinë e hershme, në mënyrë qe edukatorët të zgjedhin qasjet që do

të përdorin sipas nevojave, kërkesave, interesave të fëmijëve, gjithashtu duhet pasur

parasysh vendin ku jetojmë siç është Kosova mënyrën e jetesës, kulturën, situatën socio-

ekonomike etj.

Page 50: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

41

LITERATURA

Ala, S., Midilli, S., Reyhan, C., Kahya. N. (2012). A different perspective on education:

Montessori and Montessori school architecture. A different perspective on education:

Montessori and Montessori school architecture, 1866-1871.

Bella, N. e të tjerë (2006). Strong foundations Early childhood care and education. Retrieved

from Strong foundations Early childhood care and education:

http://www.unesco.org/education/GMR/2007/Full_report.pdf

Brebner,Ch., Jovanovic, J., Lawless, A. & Young , J. (2016). Early childhood

educators’understanding of early communication: Application to their work with young

children. SAGE. 277–292.

Biroli, Pietro. Del Boca, Daniela. Heckman, James. Pettler Heckman,Lynne. Koh,Yu Kyung.

Kuperman,Sylvi. Moktan, Sidharth. Pronzato,Chiara. Ziff, Anna. (2017). Evaluation of

the Reggio approach to early education. Evaluation of the Reggio approach to early

education, 1-32.

Chandler K. L., Cochran C. D., Christensen A. K., Dinnebeil A. L., Gallaghe A.P., Lifter.K.,

Stayton D.V., Spino, M. (2012). The Alignment of CEC/DEC and NAEYC Personnel

Preparation.Hammill Institute, 52-63.

Coughlin, P., Hansen, K., Heller, D.,Kaufmann, R., Rothschild, S., Judith, B., Walsh, K. (1997).

Krijimi i klasave me femien ne epiqender. New york .

CSICSILA, Johan. (2008). "The Child Learns by Doing": Mark Twain and Turn-of-the-Century

Education Reform. "The Child Learns by Doing": Mark Twain and Turn-of-the-Century

Education Reform, 91-100.

Deva-Zuna, Aferdita. (2003). Edukimi i parashkollorit në familje. Prishtinë: 2003.

Dunphy. Elizabeth, (2012). International Journal of Early Years. Children's participation rights

in early childhood education and care: the case of early literacy learning and pedagogy.,

11.

Edwards, C. (2006). Montessori education and its scientific basis Angeline Stoll Lillard,

Montessori: The science behind the genius, Oxford University Press, Oxford., 183–187.

Hewett., V. M. (2001). Examining the Reggio Emilia Approach to Early Childhood Education.

Examining the Reggio Emilia Approach to Early Childhood Education, 7.

Hoot L. et al. (2009).. Cross-National Perspectives on Developmentally Appropriate Practices for

Early Childhood Programs.Journal of Research in Childhood Education, 12.

Page 51: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

42

Fettig, A. & Meeker, A. (2016). Group Coaching on Pre-School Teachers’ Implementation of

Pyramid Model Strategies: A Program Description. Hammill Institute. 147–158.

Jarvie K. W. (2012). Qualitative Research in Early Childhood Education and Care

Implementation. Qualitative Research in Early Childhood Education and Care

Implementation, 35-43.

Golbeck, L. S. (2002). Models for Early Childhood Education. ERIC Development Teamn,7.

Gjelaj, M. (2017). Strategjitë e edukimit parashkollor. Ligjerata te autorizuara-UMIB

O’Donnell, D., Gerxhaliu, S. & Çela, L.(2014). Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në

Kosovë. Retrieved from Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë:

https://www.unicef.org/kosovoprogramme/Legal_FW_Shqip.pdf

Karaj, T. (2005). Psikologjia e zhvillimit të fëmijës. Tiranë: Progres.

Kathy, S., Melhuish, E., Sammons, P., Siraj-Blatchford, I., Taggart, B. (2011). Pre-school

quality and educational outcomes at age 11: Low quality has little benefit. ECR.109–124.

Kimer, M., Tuul, M., & Õun. T. (2016). Implementation of different teaching approaches in early

childhood education practices in Estonia. Implementation of different teaching

approaches in early childhood education practices in Estonia, 16.

Koliqi, H. (1997). Historia e pedagogjisë botërore II. Prishtinë: 1997.

Konstantina , R., Sakellariou, M. (2010). The Quality of Early Childhood Educators: Children’s

Interaction in Greek Child Care Centers. The Quality of Early Childhood Educators:

Children’s Interaction in Greek Child Care Centers, 367–376.

Lillard S. A. (2012). Preschool children's development in classic Montessori,supplemented

Montessori, and conventional programs., Journal of School Psychology ,379–401.

McMullena, M., Elicker, J., Wang, J., Erdiller, Z., Lee, S.Mi, Lin. Chia-Hui, Yun Sunf

.Ping.(2005). Comparing beliefs about appropriate practice among early childhood

education and care professionals from the U.S.,China, Taiwan, Korea and Turkey. Earyl

Childhood Resarch Quarterly.451–464.

Murtezi. M. (2018-Informacion i ndar permes emailit). MAJEUTIKA DHE EDUKIMI NË

PAQE. MAJEUTIKA DHE EDUKIMI NË PAQE.

Shehu, F., Pallçevska, S., Niçova, A., Zindl, V., Mladenovik, B., Ançevska, B., & Janeva, N.

(2014). Zbatimi i standardeve për mësim dhe të hershëm. Zbatimi i standardeve për

mësim dhe të hershëm, 138.

Samuelsson, P., Ingrid, Sh., & Williams, P. (2006). Five preschool curricula-comparative

perspective. Five preschool curricula-comparative perspective, 1-20.

Page 52: PUNIM DIPLOME - umib.net · Materialet e përdorura në këtë punim janë të cituara sipas rregullave të kërkuara. v . FALËNDERIM Gjatë rrugëtimit tim në këto studime dua

43

Shala. M. e të tjerë .(2011, 10). Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme 0-

6 vjet. Retrieved from https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/elds-report-alb-for-

web_1.pdf

Shala, M. (2015). Pedagogjia e edukimit parashkollor. Ligjerata te autorizuara - UMIB

Steenberg, U. (2018-Ne proces botimi). Pedagogjia e Montessorit në kopshtin e fëmijëve.

Pedagogjia e Montessorit në kopshtin e fëmijëve.

Robertson, H.L., Kinos, J., Barbour, N., Pukk, M., Rosqvist, L.(2015). Child-initiated

pedagogies in Finland, Estonia and England: exploring young children's views on

decisions. Early Child Development and Care, 14.

Rochel, G. (2004). Science learning pathways for young children. Early Childhood Research

Quarterly. 150–158.

Team, D. (2002). Models for Early Childhood Education.ERIC Digest. Models for Early

Childhood Education.ERIC Digest., 1-7.