oracle asm

85
ORACLE ASM Bazë të dhënash

Upload: iva-cankja

Post on 11-Apr-2017

194 views

Category:

Education


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Oracle ASM

ORACLE ASMBazë të dhënash

Page 2: Oracle ASM

HyrjeNjë prezantim me infrastrukturën grid

Oracle Grid Infrastructure përbën një software, i cili siguron suport sistemi për një bazë të dhënash Oracle përfshi, menaxhimin e volumeve, sistemeve të skedarëve, dhe aftësi të ristartimit në mënyrë automatike. Instalimi i këtij software është i nevojshëm në rastet kur do të përdoret Oracle Restart apo Automatic Storage Management (Oracle ASM).   Oracle ASM është një menaxher volumesh, një sistem skedarësh për skedarët e bazës së të dhënave Oracle që suportojnë një bazë të dhënash single-instance dhe konfigurimet Oracle Real Application Clusters (Oracle RAC).  

Page 3: Oracle ASM

Oracle Automatic Storage Management ASM është një zgjidhje e rekomanduar nga Oracle për çështje të menaxhimit të kujtesës. ASM shfrytëzon disk groups për të ruajtur datafiles; një ASM disk group është një koleksion disqesh, të cilat ASM i menaxhon si një njësi të vetme. Përbrenda një disk group, ASM mban një ndërfaqje për skedarët e bazës së të dhënave Oracle. Përmbajtjet e skedarëve që ruhen në një disk group shpërndahen në mënyrë të barabartë, ose sipas metodës striping me qëllim që të sigurohet një performancë uniforme ndërmjet disqeve.

Page 4: Oracle ASM

ASM gjithashtu përdor karakteristikën Oracle Managed Files (OMF) për të thjeshtuar menaxhimin e skedarëve të bazës së të dhënave. OMF automatikisht krijon skedarë në lokalitete të përcaktuara, i emëron ato dhe mund t’i fshijë ato duke çliruar hapësirë në kujtesë. ASM redukton mbingarkesën menaxheriale për sa i përket kujtesës së bazës së të dhënave duke e konsoliduar këtë të fundit në një numër të vogël disk groups. Kjo na mundëson gjithashtu konsolidimin e kujtesës edhe për baza të dhënash të shumëfishta dhe siguron një performancë të përmirësuar të I/O. Skedarët ASM mund të jenë ekzistente njëkohësisht edhe në opsione të tjera menaxheriale të kujtesës si raw disks apo sisteme skedarësh të palëve të treta. Kjo aftësi thjeshton integrimin e ASM në mjedise ekzistente bazash të dhënash.

Page 5: Oracle ASM

Një instancë ASM ndërtohet në të njëjtën teknologji si një Oracle Database. Një instancë ASM ka një SGA (System Global Area) dhe procese background të ngjashme gjithashtu me Oracle Database. Por, për shkak se ASM performon më pak task-e se një bazë të dhënash, SGA e tij është më e vogël në madhësi. Për më tepër ASM ka një efekt minimal në performancën e një serveri. Instancat ASM i bëjnë mount disk groups për t’i bërë skedarët ASM të vlefshme për instancat e bazës së të dhënave.

Page 6: Oracle ASM

ASM metadata përbën informacionin që ASM shfrytëzon për të kontrolluar një disk group dhe është rezidente brenda këtij disk group-i. ASM metadata përfshin informacione si vijojnë:• Disqet që i përkasin një disk group• Sasinë e hapësirës që është e disponueshme brenda një

disk group• Filename-t e skedarëve në një disk group• Vendndodhja e data extents të skedarëve të të dhënave

të disk group• Një redo log i cili regjistron informacionin për ndryshimet

atomike të data blocks

Page 7: Oracle ASM

Disqet ASM janë pajisjet e kujtesës (storage devices) që mundësojnë krijimin e disk group-eve. Shembuj të disqeve ASM përfshijnë:• Një disk apo particion nga një vector i kujtesës (storage

array)• Një disk i tërë apo particione të këtij disku• Volume logjike• Skedarët Network-Attached(NFS)

Page 8: Oracle ASM

Skedarët që ruhen në ASM disk groups quhen skedarë ASM. Secili skedar ASM përmbahet brenda një disk group-i të vetëm. Nëpërmjet këtyre skedarëve mundësohet komunikimi ASM-Oracle Database. Kjo mënyrë komunikimi është identike me atë se si Oracle Database i përdor skedarët në çdo sistem skedarësh. Tipet e skedarëve që mund të ruhen në ASM disk groups janë: • Skedarët e kontrollit (Control files)• Datafile, datafile temporane, dhe kopje të datafile• SPFILE• Online redo logs, archive logs, dhe Flashback logs• Backup-e RMAN• Konfigurime Disaster-Recovery• Change tracking bitmaps• Data pump datasets

Page 9: Oracle ASM

ASM në mënyrë automatike gjeneron emrat e skedarëve si pjesë të operacioneve me bazën e të dhënave, përfshi këtu edhe krijimin e tablespace-ve. Emrat e skedarëve ASM nisin me shenjën plus (+) ndjekur nga emri i disk group-it.

Page 10: Oracle ASM

Praktika Në këtë seksion ajo çka do të tregohet është një prezantim hap pas hapi i zbatimit praktik të integrimit të bazës së të dhënave në ASM nëpërmjët dy veprimeve madhore:• Instalimi i Infrastrukturës Grid-ku do të përbëjë mjedisin e

Oracle ASM• Instalimi i Oracle Database Software-nga i cili do të

krijohet dhe integrohet baza e të dhënave në ASM

Page 11: Oracle ASM

Hapi 1:Në mënyrë që të instalohet Infrastruktura Grid, kërkohet alokimi i një hapësire të lirë në ndonjë nga disqet logjikë të sistemit, e paformatuar. Për arsye se në sistemin tonë të gjitha disqet e disponueshme nuk i plotësojnë këto kushte, ajo që do të bëhet është tkurrja e njërit prej volumeve (në këtë rast volumit D:\), që do të thotë: copëzimi i hapësirës që ky volum ka në disponim duke rezervuar një pjesë të saj për krijimin e një disku logjik të rid he instalimin e Infrastrukturës Grid. Ky particion do të jetë i paemëruar dhe i paformatuar. Kryerja e këtij hapi paraqitet si vijon:

Page 12: Oracle ASM

Në seksionin e menaxhimit të disqeve të sistemit, me klik të djathtë, zgjedhim opsionin 'Shrink' mbi volumin (D:).

Page 13: Oracle ASM
Page 14: Oracle ASM

Në dritaren e hapur pas klikimit të opsionit 'Shrink' do të na kërkohet sasia e hapësirës që do të tkurrim (që do të "shkëpusim" nga totali i hapësirës që disponon volumi(D:)). Hapësira që do t'i jepet do të jetë 10240MB, përafërsisht 10GB.

Page 15: Oracle ASM
Page 16: Oracle ASM

Tashmë, në hapësirën e re të paalokuar, me klik të djathtë do të shkojmë në opsionin 'New simple volume’, për ta krijuar si një disk të ri të paemëruar dhe të paformatuar.

Page 17: Oracle ASM
Page 18: Oracle ASM

Përcaktimi i hapësirës lihet në parametrat default.

Page 19: Oracle ASM
Page 20: Oracle ASM

Zgjedhim opsionin për të mos e emëruar këtë volum.

Page 21: Oracle ASM
Page 22: Oracle ASM

Zgjedhim opsionin për të mos e formatuar volumin.

Page 23: Oracle ASM
Page 24: Oracle ASM

Gjenerimi i suksesshëm i raportit për volumin e ri të krijuar me parametrat e dhëna.

Page 25: Oracle ASM
Page 26: Oracle ASM

Hapi 2:

Gjatë këtij hapi do të aksesojmë file-in asmtool të folder-it të Infrastrukturës Grid, për të emëruar particionin numër 4, i cili përkon dhe me volumin e krijuar nga ne. këtij particioni do t’i jepet emri ‘ORCLDISKDATA0’. Ky particion tashmë do të jetë dhe disku kandidat për t’u instaluar si njësi që do të menaxhohet nga ASM.

Page 27: Oracle ASM

Aksesimi i file-it asmtool ne folderin grid të Infrastrukturës Grid

Page 28: Oracle ASM
Page 29: Oracle ASM

Fillimisht do të listojmë përmbajtjet e file-it asmtool për t’u informuar në lidhje me numrin e particioneve që ai përmban. Identifikojmë particionin e krijuar nga ne (në këtë rast është Partition4). Zgjedhim të emërojmë këtë particion si ORCLDISKDATA0.

Page 30: Oracle ASM
Page 31: Oracle ASM

Hapi 3:

Tashmë mund të instalojmë Infrastrukturën Grid. Hapat e ndjekura për shtrimin e këtij mjedisi në sistem vijojnë si vijon:

Page 32: Oracle ASM

Zgjedhim opsionin e instalimit dhe konfigurimit të Infrastrukturës Grid për një Standalone Server.

Page 33: Oracle ASM
Page 34: Oracle ASM

Vendosim emrin e disk group-it; përzgjedhim dhe diskun kandidat, i cili është disku logjik i krijuar nga ne në hapat 1 dhe 2.

Page 35: Oracle ASM
Page 36: Oracle ASM

Specifikimi i fjalëkalimeve është në dorën e administratorit. Mund të zgjidhet opsioni i vendosjes së fjalëkalimeve të ndryshme për secilin account, ose identifikimi i tyre nëpërmjet një fjlëkalimi të vetëm. Gjatë procesimit të këtij projekti është zgjedhur opsioni i parë.

Page 37: Oracle ASM
Page 38: Oracle ASM

Përcaktimi i vendndodhjes së skedarëve të platformës Grid vendoset të lihet në parametrat default.

Page 39: Oracle ASM
Page 40: Oracle ASM

Gjenerohet nga software-i përmbledhja përkatëse e hapave që janë kryer deri tani.

Page 41: Oracle ASM
Page 42: Oracle ASM

Procesi i instalimit të Infrastrukturës Grid drejt përfundimit.

Page 43: Oracle ASM
Page 44: Oracle ASM

Procesi i instalimit të Infrastrukturës Grid ka përfunduar suksesshëm.

Page 45: Oracle ASM
Page 46: Oracle ASM

Hapi 4:

Tashmë, pasi ka përfunduar suksesshëm instalimi i mjedisit të Infrastrukturës Grid, do të kryhet instalimi dhe integrimi i një baze të dhënash Oracle në Oracle ASM. Konfigurimet janë si vijojnë :

Page 47: Oracle ASM

Përpara se të startojmë instalimin e Oracle Software, konfirmojmë në command line nëse disk group-i është bërë mount në sistëm apo jo. Vendosim id identifikuese të Oracle ASM, aksesojmë sistemin dhe nëpërmjet një query të ilustruar në figurë shohim që disk group-i ASMDATA ndodhet në gjendjen MOUNT. Instalimi është kryer suksesshëm.

Page 48: Oracle ASM
Page 49: Oracle ASM

Nis instalimi i software-it të bazës së të dhënave

Page 50: Oracle ASM
Page 51: Oracle ASM

Përzgjidhet instalimi i bazës së të dhënave single instance

Page 52: Oracle ASM
Page 53: Oracle ASM

Përzgjedhja e edicionit të bazës së të dhënave dhe vendndodhja e tij lihen në parametrat default.

Page 54: Oracle ASM
Page 55: Oracle ASM
Page 56: Oracle ASM

Procesi i instalimit të bazës së të dhënave në këtë fazë është kryer me sukses

Page 57: Oracle ASM
Page 58: Oracle ASM

Hapi 5:

Në këtë fazë tashmë do të kryhen konfigurimet finale të bazës së të dhënave. Ky hap përfundon instalimin e plotë të tij duke e integruar bazën e të dhënave në Oracle ASM.

Page 59: Oracle ASM

Pasi ka përdunduar instalimi i Oracle Software, do të hapim DCA(Database Configuration Assistant) për të krijuar bazës e të dhënave ASM

Page 60: Oracle ASM
Page 61: Oracle ASM

Përzgjidhet opsioni që përcakton qëllimet për të cilat do të përdoret kjo bazë të dhënash. Për qëllime akademike është përzgjedhur opsioni i parë.

Page 62: Oracle ASM
Page 63: Oracle ASM

Caktohet emri global i bazës së të dhënave, id e sistemit me të cilin ai do të identifikohet; përzgjedhim opsionet e konfigurimit të Enterprise Manager dhe Database Control për menaxhim local të tij; caktohet një fjalëkalim për identifikimin e llogarive.

Page 64: Oracle ASM
Page 65: Oracle ASM
Page 66: Oracle ASM
Page 67: Oracle ASM

Përzgjidhet si storage type ASM dhe caktohet hapësira e bazës së të dhënave e rezervuar për OMF duke konfirmuar dhe fjalëkalimin përkatës.

Page 68: Oracle ASM
Page 69: Oracle ASM
Page 70: Oracle ASM
Page 71: Oracle ASM

Në këto hapa specifikohet hapësira ku do të kemi mundësi të kryejmë operacionet backup/recovery si dhe madhësia që do të rezervohetpër këtë hapësirë; përzgjidhet nëse duam të përfshijmë skemat e gatshme që na ofron baza e të dhënave.

Page 72: Oracle ASM
Page 73: Oracle ASM
Page 74: Oracle ASM

Parametrat e kujtesës, madhësisë, bashkësitë e karaktereve dhe mënyra e koneksionit lihen default

Page 75: Oracle ASM
Page 76: Oracle ASM

Përzgjidhet opsioni i krijimit përfundimtar të bazës së të dhënave dhe nis instalimi i tij

Page 77: Oracle ASM
Page 78: Oracle ASM
Page 79: Oracle ASM

Paraqitja e këtij informacioni tregon që baza e të dhënave është krijuar dhe integruar tashmë në Oracle ASM

Page 80: Oracle ASM
Page 81: Oracle ASM

Për të vërtetuar se baza e të dhënave që u krijua është integruar në Oracle ASM, ajo që do të bëhet është procesimi i një query të thjeshtë në këtë bazë të dhënash. Do të aksesohet ASMDB dhe query do të paraqesë skedarët e të dhënave që përmban ASMDB:

Page 82: Oracle ASM
Page 83: Oracle ASM

Mund të themi se qëllimi ynë për të integuar një bazë të dhënash në Oracle Automatic Storage Management konsiderohet i arrirë.

Page 84: Oracle ASM

PYETJE?

Page 85: Oracle ASM

FUND

COPYRIGHT© IVA CANKJA