e përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative viti i i i … · 2017. 9. 25. ·...

16
CYANMAGENTA YELLOWBLACK E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti i I i botimit Numri 3 14 Gusht 2014 Çmimi 20 lekë (0.5 Euro) Adresa: Rruga: “Ibrahim Rrugova”, Kompleksi “Green Park”, Pallati Nr. 26 Cel.: +355 6920 20 512/612 Web: www.antikorrupsion.com NUMRI I NUMRI I NUMRI I NUMRI I NUMRI I MEP MEP MEP MEP MEPARSHEM ARSHEM ARSHEM ARSHEM ARSHEM I GAZETES I GAZETES I GAZETES I GAZETES I GAZETES Në numrin e sotëm po botojmë të plota dy letrat që Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion i ka dërguar zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar. Në letrën e parë e cila i drejtohet konkre- tisht, Presidentit të Repub- likës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, Komisionit të Ligjeve dhe Ministrit të Drejtë- sisë, jepen disa mendime për Amnisti për disa vepra penale të lëndëve narkotike dhe psiko- trope. Nisur nga një sërë fak- tesh të kohëve të ndryshme, Shoqata ka arritur në konkluzi- onin se ka adhur koha që orga- net ligjëvënëse të shtetit të har- tojnë një Amnisti, pas dis- kutimit në një trezë me pjesë- marrjen e të gjithë faktorëve shqiptare, për personat që kanë kryer e vuajnë... AMNISTI Nga Av. Ndue Pjetra EDITORIAL (Vijon në faqen 3) Ejona Isufaj, kryemashtruesja ndërkombëtare që theu rekordet e falsifikimit në tre shtete Vetëm dy mijë lekë për çdo skedinë të llotarive sportive f.4 Nepotizmi, edhe favoritizem edhe kronyizem f.10 Qartësimi i qytetarëve për Universitetet që kyçen V endimimi i këshillit te ministrave nu mer 539 datë 06.08.2014 është në kundër- shtim jo me vetëm me kushtetutën e Shqi- perise por edhe me konventën e të drejtave të njeriut. Qeveria duhej të lindte kohë të pak- tën një muaj, universiteteve që të rregullonin difektet duke ju përshtaur në mënyrën e kush- teve për të qënë denjëshisht konform me rreg- ullat të cilat i përkasin universiteteve me ar- simin e lartë. Veprimet e qeverisë të përsh- pëjtuara me dashje, me qëllime të caktura politike kanë çuar qeverinë në një vendim- marrje të padrejtë. Heqja e licensave, dhe pe- zullimi i aktiviteteve të universiteteve, pa ju lënë kohën e mjaftueshme që të riparojnë për- shtatshmërinë e universiteteve bashkëkohore, nuk është zbatuar nga qeveria. Edhe pse këto universitete kanë drejtuar kërkesat e tyre me shkrim ministrisë së arsimit e cila nuk ka pran- uar as gjënë më minimale e cila është të komu- nikuarit me universitetet. Lidhur me pikën për mospagesën e detyri- meve shtesë nga ana e studentëve për trasfer- imin e dosjes.... (Vijon në faqen 3) Vinçens Prenushin pse e arrestuan pas takimit me Enver Hoxhën dhe si vdiq ai gjatë torturave në hetuesi f. 14 Gjykatës të huaj në vende si Shqipëria dhe konfiskim i pasurive për politikanët e lartë pas 1991 f. 10 Ish-të përndjekurit, në shtator nis skema e re e dëmshpërblimit f. 11 Joaquin Urias: Drejtësia, në 4 vjet nuk ka asnjë përmirësim dhe problemi kryesor është korrupsioni f. 6-7 Nga Astrit Lulushi (VOA) f. 2-3

Upload: others

Post on 03-Aug-2021

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti i I i … · 2017. 9. 25. · CYANMAGENTAYELLOWBLACK E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti i I i botimit Numri 3 14 Gusht 2014 Çmimi 20 lekë (0.5 Euro)Adresa: Rruga: “Ibrahim Rrugova”, Kompleksi “Green Park”, Pallati Nr. 26 Cel.: +355 6920 20 512/612 Web: www.antikorrupsion.com

NUMRI INUMRI INUMRI INUMRI INUMRI IMEPMEPMEPMEPMEPARSHEMARSHEMARSHEMARSHEMARSHEMI GAZETESI GAZETESI GAZETESI GAZETESI GAZETES

Në numrin e sotëm po botojmëtë plota dy letrat që Shoqata eAvokatëve Antikorrupsion i kadërguar zyrtarëve më të lartëtë shtetit shqiptar. Në letrën eparë e cila i drejtohet konkre-tisht, Presidentit të Repub-likës, Kryetarit të Kuvendit,Kryeministrit, Komisionit tëLigjeve dhe Ministrit të Drejtë-sisë, jepen disa mendime përAmnisti për disa vepra penaletë lëndëve narkotike dhe psiko-trope. Nisur nga një sërë fak-tesh të kohëve të ndryshme,Shoqata ka arritur në konkluzi-onin se ka adhur koha që orga-net ligjëvënëse të shtetit të har-tojnë një Amnisti, pas dis-kutimit në një trezë me pjesë-marrjen e të gjithë faktorëveshqiptare, për personat që kanëkryer e vuajnë...

AMNISTINga Av. Ndue PjetraED

ITO

RIA

L

(Vijon në faqen 3)

Ejona Isufaj, kryemashtruesjandërkombëtare që theu rekordet

e falsifikimit në tre shtete

Vetëm dy mijë lekëpër çdo skedinë tëllotarive sportive

f.4 Nepotizmi, edhe favoritizemedhe kronyizem

f.10

Qartësimi i qytetarëve përUniversitetet që kyçen

Vendimimi i këshillit te ministrave numer 539 datë 06.08.2014 është në kundër-

shtim jo me vetëm me kushtetutën e Shqi-perise por edhe me konventën e të drejtave tënjeriut. Qeveria duhej të lindte kohë të pak-tën një muaj, universiteteve që të rregullonindifektet duke ju përshtaur në mënyrën e kush-teve për të qënë denjëshisht konform me rreg-ullat të cilat i përkasin universiteteve me ar-simin e lartë. Veprimet e qeverisë të përsh-pëjtuara me dashje, me qëllime të cakturapolitike kanë çuar qeverinë në një vendim-

marrje të padrejtë. Heqja e licensave, dhe pe-zullimi i aktiviteteve të universiteteve, pa julënë kohën e mjaftueshme që të riparojnë për-shtatshmërinë e universiteteve bashkëkohore,nuk është zbatuar nga qeveria. Edhe pse këtouniversitete kanë drejtuar kërkesat e tyre meshkrim ministrisë së arsimit e cila nuk ka pran-uar as gjënë më minimale e cila është të komu-nikuarit me universitetet.Lidhur me pikën për mospagesën e detyri-meve shtesë nga ana e studentëve për trasfer-imin e dosjes.... (Vijon në faqen 3)

Vinçens Prenushin psee arrestuan pas takimit meEnver Hoxhën dhe si vdiq aigjatë torturave në hetuesi

f.14 Gjykatës të huaj nëvende si Shqipëria dhekonfiskim i pasurive përpolitikanët e lartë pas 1991

f.10

Ish-të përndjekurit, në shtatornis skema e re e dëmshpërblimit

f.11

Joaquin Urias: Drejtësia, në4 vjet nuk ka asnjë përmirësim dheproblemi kryesor është korrupsioni

f.6-7

Nga Astrit Lulushi (VOA)

f.2-3

Page 2: E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti i I i … · 2017. 9. 25. · CYANMAGENTAYELLOWBLACK E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti

14 GUSHT 2014 2

Ejona Isufaj, kryemashtruesjandërkombëtare që

theu rekordet e falsifikimitnë tre shtete

DENONCIMI

Mashtrimi astronomik i EjonaIsufajt ka çuditur

opinionin ndërkombëtar,nëpërmjet falsifikimeve ordi-nere që ajo ka bërë në treshtete të Evropës, duke mar-rë doktoratura false, me tëcilat përfitoi shuma të mëdhaparash. Mjafton të përmen-dim këtu, se nëpërmjet këtijmashtrimi Ejona Isufaj kapërfituar, ose më saktë kavjedhur nga Universiteti"Vitrina", 800 - 1500 euro nëçdo muaj. Sapo është pub-likuar në publikun ndërko-mbëtar rasti i falsifikimeve tëEjona Isufajt, ajo është shpal-lur menjëherë kampione emanipulimeve, duke thyer tëgjitha rekordet e gjertan-ishme të turpit. Por sikur tëmos mjaftonte kjo, skema e saje mashtrimit ka funksionuarpër bukuri edhe në pira-midën shtetërore duke uemëruar si drejtoreshë nësektorët e arsimit. Për doktor-aturën e saj false, të marrënga kompania IREIRE, autorii firmosjes së doktoraturës së

saj u dënua me pesë vjet burg,ndërsa ajo vetë, u shpërblyenga qeveria e tanishme. Ejona Isufaj, Drejtore e Drej-torisë së Inspektoriatit,Ligjshmërtisë dheMbikqyrjes Institucionale nëInspektoriatin Shtetëror tëArsimit (I.SHA.) në Minis-

trinë e Arsimit e denoncuarnë Prokurori nga Shkolla eLartë Private "Vitrina" dhedeputetët e Kuvendit të Sh-qipërisë si dhe mediat nëtërësi per pedosrim të mas-terit dhe doktoratures fallsoka vijuar me skandalin erradhës. Kjo punonjëse e ad-ministratës, si një nga drej-tuesit më të lartë në inspek-timin e ligjshmërisë së uni-versiteteve, jo vetëm që nukdha dorëheqjen për shkak tëkonfliktit të interesit në këtëprocess, por mendon se mekunder-kallzim i shpetonDrejtesise me qëllim që Sh-kolla e Lartë Private "Vitrina"të tërhiqet nga rruga e proce-durës juridike kundër saj.Ndërkohë, që ne Shoqata eAvokatëve Antikorrupsiondo e kallzojme kete shtetaseper mashtrim si vjedhjenepermjet fallsifikimit, e ciladuke qënë se është koshienteka pranuar publikisht që dis-ponon dhe ka përdorur njëgradë shkencore "Doktora-ture" si dhe gradë shkencore

"Master" leshuar nga Institu-ti Francez "IRERIE". Të gjitha deklarimet e sajamediatike janë në kundërsh-tim me deklarimet e saja temëparshme, pasi shoqatatashmë ka në dispoziciondosjen me prova të pakontes-tueshme dhe pikërisht diplo-ma "Master" dhe Doktoturë"të lëshuar nga një institutfantazëm. Kjo shtetase mevetëdije ka marrë dy tituj sh-kencore pa asnjë orë mësimime një vetëdije të plotë, ësh-të paraqitur edhe pranë uni-versitetit "Vitrina", dukevjedhur në kushtet e masht-rimit.Në momentin kur Ejona Isu-faj e kuptoi fare mirë që dip-lomat ishin fallso ajo u regjis-trua pranë Universitetit tëTiranës për të mbuluarkrimin e kryer. Kjo vërteto-het nga vërtetimi i datës03.03.2012 i firmosur ngaProf.Dr. Valentina Duka. Ësh-të e qartë që kjo shtetase potë kishte doktoraturën nukkishte përse të regjistrohej

për një doktoraturë të dytëose në të kundërt ajo do tekthente mbrapsht shumat epërfituara nëpërmjet doktor-aturës fallso në Universitetin"Vitrina". Përsëri i drejtohe-mi kësaj shtetase se a dis-ponon ajo sot doktoraturë nëmomentin që ju punon nëinstancat më të larta të Min-istrisë së Arsimit dhe Spotit.Nëqoftë se ju, keni mashtru-ar në tre shtete, me aftësitëtuaja mos keni menduar qëmashtroni edhe Prokurorinëe Rrethit Gjyqësor Tiranë sidhe Gjykatat e vendit nëlidhje me këto veprime. Min-imumi nga ana morale apoetike duhet që të jepnitdorheqjen për shumë arësyjetashmë të bëra publike.Nga investigimi i Shoqatës sëAvoaktëve Antikorrupsionrezulton se me Vendiminnr.100 date 31 janar 2012, teGjykates se Rrethit GjyqesorTiranë perfaqesuesi i Insti-tutit Dr. Bruno Hamard qe kaleshuar diplomën ne fjaleeshte denuar nepermjet ven-

Page 3: E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti i I i … · 2017. 9. 25. · CYANMAGENTAYELLOWBLACK E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti

3Organ i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion Shqiptarë

14 GUSHT 2014DENONCIMI

AMNISTIPër disa

vepra penaletë lëndëvenarkotike

Në numrin e sotëm po botojmë të plota dyletrat që Shoqata e Avokatëve Antikorrup-

sion i ka dërguar zyrtarëve më të lartë tështetit shqiptar. Në letrën e parë e cila i

drejtohet konkretisht, Presidentit tëRepublikës, Kryetarit të Kuvendit,

Kryeministrit, Komisionit të Ligjeve dheMinistrit të Drejtësisë, jepen disa men-

dime për Amnisti për disa vepra penale tëlëndëve narkotike dhe psikotrope. Nisur

nga një sërë faktesh të kohëve të ndry-shme, Shoqata ka arritur në konkluzioninse ka adhur koha që organet ligjëvënëse të

shtetit të hartojnë një Amnisti, pas dis-kutimit në një trezë me pjesëmarrjen e të

gjithë faktorëve shqiptare, për personat qëkanë kryer e vuajnë dënime të ndryshme

për këto vepra penale , si dhe me personatqë priten të merren në përgjegjësi penale

apo të personave që megjithse e kanëkonsumuar plotësisht këtë vepër penale

nuk kanë marrë asnjë masë. Për këtë arsyekjo shoqatë kërkon ndryshime në KodinPenal për veprat penale që kanë të bëjnë

me lëndët e substancat narkotike dhepsikotrope, të parashikuara nga nenet :

283, 283/a, 283/b, 284, 284/a, 284/b, 284/c,284/ç, 285, 285/a, 285/b, 286, 286/a, 187,

287/a, 287/b dhe 288, mendojmë se mundtë bëhen në 3 drejtime kryesore.

Dy letrat e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion ndajzyrtarëve më të lartë për zgjidhjen e dy problemeve akute

dimit te cituar me siper, me5(pese) vite burg per veprenpenale "Mashtrim me shumese nje here" parashikuar nganeni 143/2 i Kodit Penal perleshim diplomash master,doktorature te falsifikuara,ku perfshiheshin edhe diplo-mat e permendura me sipertë përdorura nga shtetasjaEjona Isufaj. Kjo mashtruese ndarko-mbëtare në tre shtete edhepse ishte e informuar nelidhje me kete fakt paligjsh-mërie, perseri vazhdoi te mos

e bente te ditur perparapunedhenesit Shkolla eLartë Private "Vitrina", dukee vendosur veten edhe nekushtet e nje mashtrimi tepaster, i cili pervec te tjerashbehej edhe per faktin se pag-esa per punonjesit universi-tar me grade shkencore "Dok-torature" paguhej me shumese punonjesit qe nuk e dis-pononin kete grade shken-core. Më keq akoma kur edhegrada "Master" qe ajo kishteperfituar nga ky institut fan-tazëm rezultonte e falsifikuardhe mungesa e nje grade tetille nuk e lejonte fare ketepunonjese qe te ushtrontedetyra si e punesuar ne mes-imdhenien universitare. Nga sa me siper, rezulton iqarte fakti se kjo ishpunonjese ka kryer veprenpenale "falsifikim dhe per-dorim i dokumentave shkol-lore te falsifikuara" parash-ikuar nga neni 187 i KoditPenal, dhe "Mashtrimit"parashikuar nga neni 143 eKodit Penal, pasi edhe pse

Qartësimi iqytetarëve përUniversitetet që

kyçen(Vijon nga faqja 1)... fatëkeqesisht zv/ ministri i arsimit dhe sekretari i përgjiths-hëm i ministrisë e keqinterpretojnë ligjin jo nga paaftësia e tyrejuridike por nga interesat e posteve të cilët mbajnë. Në vendi-min numer 539 bëhet fjalë vetëm për pagesat shtesë dhe jo ato tëparashikuara ne kontrata midis palëve. Çka do të thotë se vendi-mi i qeverisë nuk mund të ndërhyje në marrëdhëniet kontrak-tore mes palëve, pikërisht student - universitet. Pikërisht kykeqinterpretim nga ana e zv/ ministrit dhe sekretarit të përgjiths-hëm është i gabuar kur shprehin se ky vendim përfshin edhemarrëdhëniet kontraktuale mes palëve.I nderiuari zv/ ministër dhe sekretari i përgjithshëm sipas inter-pretimit tuaj të gabuar është: sikur të thotë qeveria që të gjithëqyterarët të celebruar në martesë me vendimin e qeverisë janëtë ndarë. A mundet ti shtrijë efektet vendimi qeverisë në këtëpikë ? Atëherë duhet të kuptoni se nuk ka vendim qeverie qëprek marrëdhëniet kontrakuale midis palve. Përsa i përket ven-dimit të qeverisë për heqjen e pagesave shtesë bëhet fjalë për tëgjitha pagesat e paparashikuara në kontratë.

Të zbatohenafatet për dhëniene pronësisënga AKKPShoqata e Avokatëve Antikorrupsion idrejtohet me një letrëMinistrit të Drejtësisë,zotit Nasip Naço, nëpërmjet së cilës i kërko-het zbatimi i afateve për dhënien e aktit tëpronësisë nga AKKP. Në këtë kuadër kjoshoqatë pret ankesat e kërkesat e qytetarëvedhe i trajton ato nëpërmjet bashkëpunimit,mbështetjes dhe vënies në dispozicion tëdokumenteve e akteve të mbajtura prejorganeve të administratës publike, për çdorast konkret. Gjithashtu Shoqata është eangazhuar të kërkojë respektimin e rregul-lave në luftën kundër korrupsionit nga çdoorgan i administratës publike, por dherespektimin e të drejtave dhe lirive të njeri-ut, gjatë verprimtarisë administrative tëkëtyre organeve. Në vijim të trajtimit të kësajproblematike po paraqesim letrën drejtuardigasterit përkatës, i cili shpresojmë se do tamarrë në konsideratë dhe ta trajtojë meseriozitetin maksimal këtë çështje, si pjesë eangzhimeve për përfarimin e filozofisë sëtrajtimit të problemit të pronave, me standar-det e Bashkimit Evropian. Nevaja përshqyrtimit korrekt dhe trajtimin rigorozështë imperativ, të cilin Shoqata e AvokatëveAntikorrupsion e vlerëson dhe e parashtronpranë dikasterit të Drejtësisë dhe ministritNaço, si të ngutshme. Prona është thmeli ishtetit, si e tillë ajo nuk toleron ngërçe.

ishte e informuar ne lidhjeme situaten e mesiperme, jovetem me vendimin egjykates te cituar me siper,por edhe shume kohe mepare se te perfundonte proce-si gjyqesor ne momentin qeshtetasi Bruno Hamard qe kafirmosur diplomat shkencorete falsifikuar eshte arratisurne drejtim te paditur dhe esh-te shpallur ne kerkim. Theksojmë se kjo shtetase nëçdo kohë të vënies në dijenitë këtyre dokumentave tëfallsifikuara kishte detyrimintë njoftonte me shkrimpunëdhënësin si dhe tikthente shumat e marra pa-drejtësisht. Ajo ka marrë dije-ni edhe në momentin ebërjes mediatike apo në mo-mentin që MAS nuk ja njo-hu keto diploma, që në faktnë atë periudhë ka qenë njëskandal kombëtar. Madje jovetëm kaq por, duke ditur qëdispononte gradën "Doktor"ka qendruar ne nivele drej-tuese si zv Rektore e Univer-sitetit "Vitrina".

Page 4: E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti i I i … · 2017. 9. 25. · CYANMAGENTAYELLOWBLACK E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti

14 GUSHT 2014 4PROBLEMORE

Bixhozi po e çon shoqërinëshqiptare në prag të njëtragjedie të madhe që

parshikon katastrofën. Përveçvarfërisë së skajshme, sot për sh-kak të bixhozit po shtohen vras-jet, vetëvrasjet, shkatërrimet efamiljeve, vjedhjet dhe grabitjet,pa llogaritur këtu divorcet dhebraktisjet fëmijëve. Meqënësebixhozi nuk mund të ndalohet,ngaqë shumë individë dëshirojnëtë provojnë fatin e tyre, ose e kanëfiksim këtë "mikrob", atëherë sh-teti duhet të ndërhyjë urgjentisht,për të shmangur pasojat dhe tëminimizuar tragjeditë që burojnënga llotot sportive, të cilat tanigjenden në çdo lagje dhe në çdorrugë. Shpëtimi i vetëm është qëtë ulet kuota e parave me të cilatmund të luhet një skedinë dhe tëmos lejohet që kjo kuotë të kalojë2 mijë lekë të vjetra për çdo sked-inë. Pra, në lidhje me kompanitëe basteve dhe llotaritë sportive,Parlamenti duhet të miratojëurgjentisht këtë ligj: Çdo lojtarbastesh, ndalohet të vendosë nëskedinën e tij, më shumë se dy mijëlekë të vjetra. Kompania që shkelligjin, ndëshkohet". Ky është njëligj që e zbaton e gjithë bota eqytetëruar perëndimore, në ven-det si Italia, Franca, Gjermania,etj. Gjithashtu, ky do të jetë njëligj specifik që do të vlejë vetëmpër kompanitë e basteve sportive,ku tani shuma parave për çdo bastnuk mund të mësohet dhe burimii parave për çdo individ nukmund të identifikohet. Por nga anatjetër llotot sportive janë shkakudhe burimi i shumë tragjedivefamiljare në Shqipëri, sepse atyfokusohet pjesa më e madhe enjerëzve të varfër. Kush kërkon tëluajë me shuma të mëdha parash,le të shkojë nëpër ruletat e ko-mpanive të mëdha, ndërkohë qëlojërat elektronike duhet të dëbo-hen nga kryeqyteti. Atje, çdo in-divid identifikohet dhe transpar-enca mund të garantohet nëpërm-jet verifikimit të personave, aposhumës së parave.Urgjentisht, një ligj i riKa ardhur koha, madje tani ështëbërë emergjente domosdoshmëriapër të kufizuar fitimet marra-mendëse të kompanive të basteve,nëpërmjet varfërimit të skajshëmtë lojtarëve që luajnë përditë, tëcilët në gjuhën popullore quhen,"viktima të bixhozit". Deri tanikompanitë e basteve në Shqipëri,janë majmur duke fituar thuajsepërditë me mijëra dollarë. Vetëmnë një pikë bastesh në qendër tëTiranës, xhiroja ditore është mbi

një milionë dollarë, ku sipas përl-logaritjeve, fitimi është të paktënnë masën 70 për qind. Duke folurpër rastin e fundit të të arrestuar-it Ardian Bitraj, thuhet se ai gjatënjë ndeshjeje ka fituar 100 mijëeuro, apo dollarë, por më pas, kahumbur 600 mijë të tilla. Pra, nënjë nga pikat e zakonshme tëbasteve, vetëm një person ka bërë

shtëpia, etj, etj. Vetëm gjatë këtijviti në Shqipëri kanë ndodhur 6vetëvrasje për shkak të humbjessë parave në lojërat e fatit, ndërko-hë që numri i vrasjeve të famil-jarëve për shkak të grindjeve, apodëshpërimit të kryefamiljarit ngahumbja është ende i pastatis-tikuar. Të gjithë e dimë se në Sh-qipëri ka pasur raste kur pas hum-

epidemi kombëtare që kërkonndërhyrje emergjente nga shtetishqiptar.Basha dhe RamaDy liderët kryesorë të politikësshqiptare në mënyrë teorike kanëbërë dy deklarata serioze dhe tërëndësishme kundër epidemisë sëkumarit, por ato deklarata kanëmbetur në letër. Lufta kundër ku-

Dy mijë lekëpër çdo skedinë të llotarive sportive

Të miratohet urgjentishtnjë ligj ultimativ përkompanitë e basteve:Lojtarët të ndalohen tëtejkalojnë kuotën e dymijë lekëve

rreth 700 mijë euro, apo dollarëxhiro, pa numëruar këtu numrine saktë të personave që hyjnë dheluajnë atje nga mëngjesi, deri nëmesnatë.Fitimi dhe vetëvrasjetKrejt ndryshe nga fitimet e paravenga bursat financiare, fitimi iparave nga kompanitë e basteveka një kosto tepër të lartë për sho-qërinë e sotme shqiptare. Dukepërjashtuar individin Arsian Bi-traj, i cili luante me paratë evjedhura në bankë, shumica e in-dividëve, apo lojtarë të tjerë lua-jnë me paratë e tyre, apo të famil-jarëve që i kanë fituar me djersë.Dhe ato që një familje i fiton për10 vjet, njëri prej pjesëtarëve tëfamiljes, kryesisht burri, ose djalii shtëpisë mund t'i humbasë në njëorë të vetme, gjatë një ndeshjejefutbolli. Nëse do të bëjmë njëdeduksion, apo një lidhje të sh-kurtër me pasojat e humbjeve tëparave në baste, do të thoshim se igjithë mekanizmi i sotëm ilojërave të fatit, prodhon në ras-tin më fatal vetëvrasje, krimebrenda familjes, ose trauma psi-qike. Ndërsa, në rastin që duketmë i lehtë, ky mekanizëm prod-hon divorce, ndarje, dëbime nga

bjeve në bixhoz, burri ka vrarëgruan, nënën, ose babanë, kushpesh e kanë pësuar edhe fëmijëte vegjël. Por në shumë raste tëtjera bixhozçinjtë kanë shituarshtëpinë dhe pasurinë për tëpaguar borxhet e bixhozit. Këtumjafton të përmendim rastin eaktorit të njohur të humorit tëBeratit, i cili pasi luajti për njëperiudhë të shkurtër në lojërat efatit, u detyrua të shesë shtëpinëdhe aktualisht jeton i vetmuar dhepa strehë. Por fatkeqë të tillë kame qindra dhe mijëra në Sh-qipëri. Mjafton që këto raste tëevidentohen dhe statistikohenpër të ngrituar alarmin se pirami-da e basteve është kthyer në një

marit nga këta dy liderë ështëkthyer në utopi, ndërsa pasojat ebizhozit janë një realitet që eprekim çdo ditë. Por le ta shtel-lojmë më tej, këtë argument. Lul-zim Basha pas zgjedhjes si krye-bashkiak i Tiranës, premtoi sebrenda 6 muajve do të hiqte ngakryeqyteti të gjitha sallat e bix-hozit për t'i transferuar ato në "Uz-inën Traktori". Por ky mbeti njëpremtim në tentativë, sepse paskësaj, bixhozi ka lulëzuar dhe polulëzon çdo ditë e më shumë. Ndër-sa, Edi Rama pas marrjes së push-tetit, nisi një luftë të ashpër përmbylljen e pikave të basteve. Porkjo vazhdoi vetëm tre ditë. Sepseditën e katërt, ato jo vetëm që u

rihapën, por u dyfishuan në tëgjithë kryeqytetin. Pra, donkisho-tizmi i ministrit Tahiri dhekryeministrit Edi Rama tregoi sekjo ishte një luftë me "mullinjtë eerës". Prandaj, kërkohet që pa bërëpoza dhe as deklarata të bujshme,Parlamenti shqiptar, ose qeverianëpërmjet vendimeve të saj, tëmiratojnë këto dy rreshtat e më-

poshtëme që duhet të shërbejnë siligj: "Në pikat e basteve të mos le-johet askush, që të vërë më shumëse dy mijë lekë të vjetra". Dhe ajokompani që shkel ligjin, të ndësh-kohet me gjoba të ashpra. Deri taniparlamentarët tanë dhe anëtarëte qeverisë janë të zënë me luftënkundër duhanit, i cili sjell një vde-kje të ngadaltë. Por epidemia ebixhozit shkakton një shkatërrimtë menjëhershëm, nga i cili prod-hohen vrasje, vetëvrasje, çrreg-ullime mendore dhe fizike, etj. Pallogaritur këtu shkatërrimin emijëra familjeve, të cilat pashpikjen e marrëzisë së bixhozit,do të kishin vazhduar një jetë tëqetë e të lumtur.

Bixhozi po e çonshoqërinë shqiptarenë prag të njëtragjedie të madheqë parshikon katas-trofën. Përveçvarfërisë së ska-jshme, sot për sh-kak të bixhozit poshtohen vrasjet,vetëvrasjet, shkatër-rimet e familjeve,vjedhjet dhe grabit-jet, pa llogaritur këtudivorcet dhe braktis-jet fëmijëve

Page 5: E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti i I i … · 2017. 9. 25. · CYANMAGENTAYELLOWBLACK E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti

5Organ i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion Shqiptarë

14 GUSHT 2014PROBLEMORE

Gjithçka nga e cila kemi pasur mëshumë frikë tanimë ka ndodhur.Një vjedhje astronimike nëBankën e Shqipërisë, që lidhetedhe me bixhozin. Natyrisht, nukështë përgjegjësia e kompanive tëbasteve, për faktin se një hajdutgrabiste periodikisht, Bankën eShqipërisë, ku zyrtarët e tjerë nërastin më të mirë ishin syleshë,ndërsa në rastin më të keq ishinbashkëpunëtorë. Pas arrestimit tëAdrian Bitrajt, rrethi i të dyshua-rve për supervjedhjen në Bankëne Shqipërisë është shtuar me tretë tjerë, të cilët mësohet se bash-kë me dy të arrestuarit kanë qenëanëtarë të komisionit të asgjësim-it të parave të tërhequra ngatregu. Dyshimet kryesore janëpikërisht mbi këta pesë persona,ndërkohë që prokuroria ka marrë

të vjedhura nga Banka e Sh-qipërisë. Sipas të dhënave ngaprokuroria, në seksionin sekret kuqëndrojnë paratë e vjetra, hyjnëgjithmonë pesë persona anëtarë tëkomisionit me qëllim kryerjen eprocedurave. Në këtë rast,prokurorët e Tiranës janë përballënjë pikëpyetjeje sesi ka arritur tëhyjë në dhomën kasafortë vetëm iarrestuari Ardian Bitraj. Por sur-priza e hetimeve të prokurorisë,është se ka shtrirë verifikimetedhe te një departament tjetër iBankës së Shqipërisë dhe ka mar-

dhe për pasojë është parë enevojshme të pyetet lidhur meprocedurat e ndjekura dhe rreg-ulloren e brendshme, për moni-torimin e personave, me qëllimshmangien e vjedhjeve brenda nëbankë. Gjatë deklarimit të tij, i py-eturi nga prokuroria ka pohuar senuk ka pasur dijeni për këtëvjedhje që ka zgjatur për katër viteme radhë. Ai u ka shpjeguar rreg-ulloren e brendshme të sigurisë sëThesarit të Shtetit dhe se më tejka shtuar se askush nga vartësit etij, gjatë kësaj kohe nuk e ka njof-

Prokuroriamerr në pyetje edhepunonjësit e lojërave të fatit

Cilat janë të rejat e fundit nga hetimi përskandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë

urisë dhe Mbrojtjes të Bankës sëShqipërisë, prokurorët kanë mar-rë në pyetje, dy operatorë të kam-erave të sigurisë, si dhe punonjësite tjerë të sigurisë që shërbejnëpranë derës së jashtme dhe dyervebrenda godinës, ku qëndron the-sari shqiptar i bankës. Për tëhedhur dritë mbi rrethanat ekësaj ngjarjeje të rëndë dhe për-caktuar rolin e secilit prej punon-jësve, mësohet se është marrë nëpyetje dhe inspektorja e përgjiths-hme e bankës, Elivar Golemi, ecila ka detyrën e organizimit dhemonitorimit të punës brendabankës. Edhe pse i arrestuari Ar-dian Bitraj ka pranuar të flasë përprokurorët, vetë ai nuk ka qenënë gjendje të nxjerrë një shifër tësaktë se sa para ka vjedhur ngaThesari i Shtetit. Për këtëprokuroria e Tiranës është nëpritje të mendimit përfundimtartë auditit të vetë Bankës së Sh-qipërisë për të mësuar shumën evërtetë të lekëve që janë vjedhurpërgjatë katër viteve me radhë.Kurse në rrugën "Fortuzi", kuedhe ka banesën ekonomisti iBankës së Shqipërisë, Ardian Bi-traj, banorët e zonës e njohin atëjo vetëm si frekuentues të lojëravetë fatit, por edhe të pikave tëbasteve ku ai në këtë zonë rapor-tohet se ka lënë shuma të kon-siderueshme parash. Në lagje,Ardian Bitrajn e njohin të gjithësi njeriu i heshtur që ndiqtendeshjet e futbollit dhe linte nëskedina shuma të jashtëzakon-shme parash. "Kam 15 vjet që e

në pyetje punonjësit e disa qen-drave të lojërave të fatit, në të cilat,i arrestuari Ardian Bitraj preten-don se ka harxhuar rreth 600 mil-ionë lekë të reja (6 milionë USD)

rë në pyetje dy ditë më parë drej-torin e këtij departamenti. Sipasprokurorëve, ky person drejtonDepartamentin e Sigurisë dheMbrojtjes në Bankën e Shqipërisë

njoh. E dinë të gjithë që lozte, porishte njeri korrekt", thotë një ngabanorët. Punonjësit e pikave tëbasteve tregojnë se vetëm gjatëkëtij kampionati botëror, ai kish-te fituar 100 mijë euro, për të lënëdhjetëfish në një ndeshje tjetër.Lojërat e fatit janë mbyllur përshkak të operacionit policor tëpara disa muajsh dhe për këtë ësh-të e pamundur të kontaktohet mepronarët e tyre. Ardian Bitraj e kabanesën në katin e nëntë, një apar-tament që sipas hetuesve rezultontë jetë i blerë me kredi dhe endenuk është paguar plotësisht. Disadëshmitarë thonë që kishte rasteqë dita e Bitrajt, veçanërisht nëfundjavë, niste e mbyllej me ske-dina, pikërisht disa kate poshtështëpisë. Por, askush nuk pranontë flasë me kamera as këtu. Ngaana e saj, pas rrëfimit të Bitrajt qëka treguar se 700 milionë lekët emarra prej tij në Bankën e Sh-qipërisë i ka lënë në lagje,veçanërisht në katër pika lojërashfati, prokuroria ka sekuestruarkompjuterët e secilit prej këtyrebizneseve. Në listë për t'u pyetursi persona që kanë dijeni rreth fak-tit janë të gjithë ata shtetas që Bi-traj i ka përmendur si njerëzit qëjanë të informuar për shumat qëai ka lozur në kohë të ndryshme.Hetimet vijojnë të konsiderohensi sekret shtetëror, jo vetëm përshkak të shumës marramendësetë tërhequr në katër vitet e funditpa rënë në sy, por edhe me-kanizmit të ndjekur. Grupi ihetimit vijon të mos besojë dek-laratat e Bitrajt dhe koleges së tij,Mimoza Bruzia, ku ndërsa ajothotë që nuk di asgjë, 45-vjeçarikëmbëngul se ajo i kishte kërkuarllogari para disa muajsh se ku ikishte çuar 40 milionë lekët qëmungonin.

tuar për asnjë rast të dyshimtë qëmund të kishte vërejtur për per-sonat e brendshëm që hynin dhedilnin në kasafortat e Thesarit tëShtetit. Bashkë me drejtorin e Sig-

Si tëlargojmëvarësinë ndajlojërave të fatit?

Ndihma profesionale dhe alternativat e trajtimit të varësisë nga kumari janë tëvlefshme. E vetmja mënyrë për të mbrojtur të dashurit tuaj, është të tregoheni të

kujdesshëm ndaj fakteve që rrethojnë varësinë e tyre. Këtu keni disa informacione tëvlefshme:Ç’është varësia ndaj kumarit?Është një sjellje e cila çon në çrregullime në sfera të rëndësishme të jetës, si: profesio-nale, shoqërore, fizike dhe psikologjike. Kjo formë varësie përfshin edhe kushtet enjohura si fiksime. Personat e fiksuar (apo maniakë) shqetësohen edhe më shumëndërsa luajnë dhe kanë një dëshirë të pakontrollueshme që të vazhdojnë të luajnëpavarësisht efekteve negative që ajo jep në jetën e tyre. Të varurit nga kumari vazh-dojnë të vënë baste pavarësisht humbjes së vazhdueshme, gënjejnë, mashtrojnë qoftëedhe vjedhin për ta mbështetur këtë mënyrë jetese.NdihmaNjerëz të prekur nga një ves i tillë e konsiderojnë veten të dobët në çështjet morale. Evetmja zgjidhje për ta është që t’i pranojnë mangësitë e tyre dhe të kenë një dëshirë tëmadhe për ta lënë këtë zakon. Ka shumë që kalojnë përvoja të frikshme para se tëpranojnë faktin se kanë nevojë për ndihmë. Studimet të kryera për këtë çështje tre-gojnë se një person i varur nga kumari nuk mund të jetë kurrë një lojtar normal dhe sevesi do të rikthehej. E vetmja zgjidhje është t’i japin fund këtij vesi gradualisht.

Page 6: E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti i I i … · 2017. 9. 25. · CYANMAGENTAYELLOWBLACK E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti

14 GUSHT 2014 6INTERVISTA

Zoti Urias, pas katër vitesh nëShqipëri ku ju keni drejtuar mi-sionin Euralius, misionin easistencës së Bashkimit europi-an për sistemin e drejtësisë sh-qiptare, si do ta përshkruanitsituatën në sistemin gjyqësordhe atë të drejtësisë shqiptare?"Situata e përgjithshme e Drejtë-sisë mendoj se është shumë e keqe.Nuk dua të jem pesimist, por men-doj se në katër vitet e fundit, situa-ta nuk është përmirësuar. Drejtë-sia duhet të jetë institucioni kyc ishtetit të së drejtës, është institu-cioni që garanton se njerëzit po erespektojnë ligjin. Në Shqipëri sit-uata është e tillë që Drejtësia nukështë e aftë që të garantojë qyteta-rët që të ndjehen të mbrojtur ngashteti i së drejtës. Për shkak tëmungesës së efikasitetit, për shkaktë mangësive në Drejtësi, qyteta-rët shqiptarë nuk ndjejnë se po je-tojnë në një vend të bazuar në shte-tin e së drejtës".Sipas jush cilat janë problemetkryesore. Në Shqipëri flitetshumë për korrupsion, për lidhjepolitike, për ndikim politik…?"Problemi më kryesor, ndoshtanumër 1 është korrupsioni. Kor-rupsioni, nuk është vetëm ai qënjerëzit mendojnë, marrja eparave. Korrupsion do të thotëgjithashtu se shumë vendimegjyqësore merren për shkak të in-fluencave politike. Korrupsion

është sa herë merret një vendim icili nuk është i bazuar në ligj, pornë interesa të tjera. Korrupsionipërfshin gjithashtu dhe ndërhyrjetpolitike. Ka gjithashtu problemeqë lidhen me mungesat në burime.Buxheti që qeveria jep për drejtës-inë në Shqipëri është më i ulti nëtë gjithë Ballkanin e po ashtu dheorganizimi i gjykatave nuk ështëai që duhet të jetë. Pra duke i përm-bledhur shkurtimisht, problemetjanë korrupsioni, ndërhyrjet poli-tike, buxheti i mangët dhe organi-zimi efikas".Ju flisni për korrupsionin, dhepër të flitet shumë. Nga përsh-typja që ju keni krijuar në gjithë

këto vite, sa i përhapur, sa ithellë dhe sa i rëndë është kyfenomen?"Për korrupsionin është e vështirëtë japësh shifra konkrete, sepsekorrupsioni nuk është hetuar asn-jëherë. Një ish ministër i Drejtë-sisë më ka thënë se "Ne nuk kemikorrupsion sepse asnjë gjykatësnuk ka shkuar deri më tani nëburg". Përgjigja që i dhashë ishtekjo: "Jo, kjo do të thotë se ju kenikorrupsion". Pra unë nuk mund tëjapë shifra për korrupsionin, porne kemi një perceptim. Mund t'jujap disa shembuj. Çdo herë që kamfolur me gjykatës dhe i kam pyeturse cfarë mendojnë mbi korrupsio-nin, secili prej tyre në Shqipëri,dhe kam folur me shumë gjykatës,secili më ka thënë se ai nuk është ikorruptuar, por gjithë kolegët e tijjanë të korruptuar. Nëse cdokushmendon se të tjerët janë të korrup-tuar, kjo do të thotë se korrupsioniekziston. Së dyti, sa herë ju do flis-ni me qytetarë që i drejtohen

gjykatës, për cfarëdo cështje, famil-jare, trashëgimie apo pronash, se-cili prej tyre do të thotë se gjëja eparë që u është kërkuar, ka qenë tëpaguajnë për gjykatësin, përprokurorin. Pra ndoshta ne nukmund të japim shifra, por korrup-sioni është një problem i madh dhenëse do të donit mendimin tim,korrupsioni nuk vetëm kurgjykatësi për të dhënë vendiminmbështetet te paratë, por korrup-sioni është edhe në gjirin e vet in-stitucioneve të sistemit gjyqësor.Ky nuk është vetëm opinionin impersonal, kjo është përmenduredhe në parlament. Gjyqtarët kurduan të promovohen synojnë tëvijnë në Tiranë, sepse gykata e Ti-ranës është një gjykatë karriere kutë gjithë gjyqtarët ëndërrojnë tëvijnë një ditë, po kështu dheprokurorët. Dhe sistemi i trans-ferimit është i bazuar në korrup-sion. S'mund të themi për cdo rast.Por ne kemi dëgjuar, edhe në par-lament, apo dhe në biseda private,

se gjyqtarët duhet të paguajnë përt'u promovuar. Pra është një sistemtërësisht i korruptuar. Edhe bren-da organizimit të gjykatave, nëshumë raste janë kryetarët ata qëcaktojnë drejtimin e proceseve, paasnjë lloj kontrolli apo sistemi trans-parent. Ata vendosin për njerëzitqë merren në punë, si për shem-bull sekretaret që punësohen paasnjë lloj konkursi".Ju përmendët si një formë të ko-rrupsionit edhe ndikimin poli-tik, ndërhyrjet politike. Sa ipërhapur është ky fenomen?"Është shumë i lidhur me aspektete tjera. Sipas mendimit tim, sepsenuk kemi të dhëna, politikanët nëShqipëri e dinë se sa e rëndësishmeështë të kontrollosh gjykatësit. Nërast se të sulmojnë, apo dhe kur dotë sulmosh dikë, është më mirë tëkesh një farë kontrolli mbigjykatësit. Si ja arrijnë kësaj? Kadisa mënyra. Ndonjëherë, ndonjëgjyqtarë promovohet jo dukepaguar, por duke patur mbështetjepolitike. Kur bëhet fjalë për t'uemëruar në gjykatat e nivelit tëlartë, nëse ke lidhjet e duhuramund të promovohesh. Mund t'jujap një shembull, i cili është vëzh-guar nga të gjitha organizmatndërkombëtare. Të gjthë gjyqtarëtqë kanë marrë pjesë në procese tëvështira, apo cështje rreth të cilavenjerëzit ishin vërtetë të zemëruar,për shembull Gërdeci, apo 21 Jan-ari, apo cështje të tjera të rëndë-sishme, pas përfundimit të tyre,normalisht të gjithë gjyqtarët upromovuan. Ndoshta është një ras-tësi, apo dicka që nuk ndodhshpesh. Unë nuk mund të akuzojkonkretisht. Por përshtypja ështëajo e një shkëmbimi favoresh. Ubëra i mirë me ty, në të ardhmen

JoaquinUrias:

Drejtësia, në 4 vjet nuk kaasnjë përmirësim dhe problemi

kryesor është korrupsioniIntervistë me ekspertin spanjoll i cilipër katër vite drejtoi misionin europian tëasistencës në sistemin e Drejtësisë

Në një intervistë të bërë para pak kohësh, ngagazetari i njohur Armand Mero, për Zërin eAmerikës, eksperti spanjoll Joaquin Urias, icili për katër vite drejtoi misionin europian të

asistencës në sistemin e Drejtësisë, Euralius 3, thotë se"gjendja e përgjithshme e Drejtësisë në Shqipëri ështëshumë e keqe". Në këtë intervistë, zoti Urias flet përproblemet e shumta që ka sistemi i Drejtësisë duke thek-suar se më kryesori mbetet korrupsioni, por gjithashtudhe ndërhyrjet politike apo lidhjet gjykatës-politikë. Aishpjegon dhe ndërhyrjet e nevojshme që do të përmirëso-nin situatën, duke saktësuar se për to është i nevojshëmnjë vullnet i qartë politik. Zoti Urias kritikon edhe qënd-rimet shpesh jo të forta sipas tij të Komisionit europian, icili duhet të shtyjë Shqipërinë drejt reformave të plota,deklaron ish drejtuesi i misionit europian.

Page 7: E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti i I i … · 2017. 9. 25. · CYANMAGENTAYELLOWBLACK E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti

7Organ i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion Shqiptarë

14 GUSHT 2014INTERVISTA

do jesh ti i mirë me mua. Përsa kohësistemi bën të mundur ndërhyrjetë mëdha të parlamentit, të minis-trave, të presidentit të Republikës,të politikës, në Drejtësi, është enatyrshme të imagjinosh, seshumë gjyqtarë, përpiqen të jenëkomod për politikanët, sepse do tëmarrin një favor mbrapsht. Pra,sistemi lejon shumë ndërhyrje dhegjyqtarët po i përdorin këto hapë-sira".Megjithatë në gjithë këto viteështë folur për reforma nëDrejtësi. Edhe në raportet e BE-së përmendet se vendi ka bërëpërpara në këto reforma.Megjithatë ju flisni për një sit-uatë që nuk është përmirësuar.Këto kanë qenë reforma që nukkanë patur efiskasitetin e du-hur apo nuk janë zbatuar sicduhet e kanë mbetur reformanë letër?"Çështja e reformave.. ka shumëprobleme. Problemi më i zakon-shëm që ne e ndeshim cdo ditë ësh-të se shumë nga reformat nëDrejtësi janë bërë jo sepse Sh-qipëria do, por sepse BE-ja kakërkuar që të bëhen. Përsa kohëështë një kërkesë e BE-së, au-toritetet shqiptare nuk përpiqenqë ta ndryshojnë realisht situatën,por përpiqen t'i japin një kara-mele Bashkimit europian. Gjatëkohës që kam qenë këtu, kam mar-rë pjesë në shumë reforma apoligje, të cilat nuk them se kanëqenë të këqija, sepse kanë sjellënjë përmirësim, por ato nuk traj-tojnë problemet e mëdha.Sepse kur Bashkimi europianthotë për shembull se ju duhet tëreformoni Gjykatën e lartë, jumund të bëni një ligj për këtëGjykatë i cili nuk trajton prob-lemet reale të Gjykatës së Lartëpor thoni megjithatë "Ja e bëra".Dhe ju prisni kandidaturën sepsee bëtë ligjin pavarësisht se nukështë i mirë sic do të duhej. E nje-jta gjë mund të jetë për reformën eKodit të procedurës civile, e do tëjetë e njejta edhe për reformën eGjykatës kushtetuese që pritet tënisë dhe duket se kërkohet një re-formë sipërfaqësore, apo për re-formën e Këshillit të Lartë tëDrejtësisë. Në çdo institucionadresohen reforma që më shumëkanë emrin, për të thënë se po re-formojmë këto institucione, porpërmbajtja është e dobët dhe nukbëhet ajo që duhet bërë. Por kjonuk vjen se nuk e dinë se çfarë

duhet bërë. Për të qenë i sinqertë,në Shqipëri ka ekspertë mjaft tëmirë, ka ekspertë ndërkombëtarëndër më të mirët që japin asis-tencë. Ata e dinë se cfarë duhetbërë. Por politikanët nuk e bëjnë.Preferojnë gjysëm reforma, sepseshpesh, nëse bën reforma tëmëdha humbet disa privilegje dhenuk duan t'i humbin këto privi-legje".Shumica e re e cila është tash-më në pushtet, ka njoftuarditët e fundit, nisjen e një re-forme të thellë e të gjithanshmenë Drejtësi. Sipas jush cilatduhet të jenë ndërhyrjet mëurgjente që duhen realizuar?"Kjo është e lehtë. Eshtë e lehtësepse kur qeveria e re dhe shumi-ca e re erdhi në pushtet, u hartuanjë draft me mbështetjen endërkombëtarëve dhe Komision-it të Venecias, mbi atë se cilat janëreformat e vërteta që duhen bërë.Nëse duan t'i bëjnë ata i dinë. Sëpari, nevojitet në mënyrë absolutenjë reformim i kushtetutës. Dhekur them një reformim i kush-tetutës, kam parasysh një reformëtë bërë me mbështetjen e opozitësdhe një konsensus të gjerë nëvend. Në kushtetutë duhet parëcështja e Gjykatës së Lartë, e cilaështë gjykata më e rëndësishme evendit dhe anëtarët e saj zgjidhennga parlamenti me një shumicë tëthjeshtë. Kështu që shumica eradhës mund të vendosë gjith-monë gjyqtarët që do të shkojnëatje. Kjo është e paparanueshmenë çdo vend europian. Pra, Gjyka-ta e Lartë duhet të jetë larg ngaparlamenti. Duhet të ndryshohetKëshilli i Lartë të Drejtësisë, i ciliështë institucioni i cili garantonpavarësinë e gjykatësve, por ak-tualisht nuk është i tillë. Në KLDduhet të shmanget që presidenti iRepublikës, i cili është një politi-kan, të marrë pjesë. Duhet tëshmanget dhe pjesëmarrja e min-istrit të Drejtësisë sepse dhe aigjithashtu është një politikan.Duhet të përforcohet pavarësisa eanëtarëve të KLD-ës, por edhepërgjegjësitë. Në Kushtetutë du-het të parashikohet që anëtarët eKLD-ës që nuk respektojnë ligjinduhet të shkarkohen. Duhen edhereforma të tjera. Ajo për prokuror-in e Përgjithshëm. Prokurori iPërgjithshëm në Shqipëri zgjidhetsërish nga parlamenti, gjë e cilaparaqet disa probleme, plus që aika një pushtet shumë të madh mbi

prokurorët e tjerë. Kështu që nësedo ndryshohet Kushtetuta, zgjedh-ja e Prokurorit të Përgjithshëm,nëse do doni që të jetë sërish ngaparlamenti, të jetë me mbësh-tetjen e të gjitha forcave politike,jo që shumica të caktojë prokuror-in e saj. Nga ana tjetër Prokurori ipërgjithshëm nuk mund të jetë njëlloj "diktatori" që merr të gjithavendimet. Çdo prokuror duhet tëjetë i pavarur në marrjen e vendi-meve për rastet, si dhe gjykatësit.Nuk mund të ketë një hierarki kuprokurori i Përgjithshëm jep ur-dhëra. Nevojiten gjithashtu, ndry-shime ndoshta edhe për GjykatënKushtetuese, e cila ka disa proce-dura që janë shumë konfuze. Esh-të gjykata më e rëndësishme e ven-dit dhe duhet që të jenë të qartakompetencat, procedurat. Së fun-di reforma më e madhe në vend që

mjaftueshëm, a i zgjidh prob-lemet për të cilat ju folët?"Ky është një shembull i mirë,sepse është i freskët, i asaj se cfarëndodh në Shqipëri. Ne të gjithëbiem dakort se nevojitet një re-formë e madhe në KLD, sespe du-het të jetë trupa që mbron dhekontrollon gjyqtarët. Dhe kjo nukpo ndodh. Numri i procedime di-siplinore është shumë i ulët.Pastaj vlerësimi. Puna egjyqtarëve vlerësohet në Shqipëri.Ajo kryhet nga inspektorë që janëvërtetë të pavarur dhe mjaft tëmirë. Por në fund vlerësimi i tyrendryshon me votë nga anëtarët eKLD-ës, dhe pas kësaj rezulton setë gjithë gjyqtarët në Shqipërijanë shumë të mirë. Vendimet nëKLD merren pa asnjë motiv. Atavendosin se filan gjyqtar duhet tëshkojë në këtë gjykatë dhe nukjanë të detyruar të japin shpjegimmbi motivet. Ata vendosën se ishprokurorja e Përgjithshme InaRama nuk mund të shkojë nëgjykatën ku kishte kërkuar, dhenuk e shpjeguan përse. Reforma eparaqitur nga qeveria nuk trajtonkëto probleme. Reforma përpiqetvetëm për të imponuar procedurastrikte disiplinore për anëtarët nëmënyrë që në të ardhmen të kri-jojë mundësi për zëvendësimin etyre. Aktualisht shumica dër-rmuese e anëtarëve të KLD-ës,për shkak të sistemit, janë shumëtë afërt me ish shumicën e më-parshme. Janë sepse janë zgjedhurnga parlamenti dhe përfaqësojnë

Politikanët në Shqipëri e dinë se sa e rëndë-sishme është të kontrollosh gjykatësit. Në rastse të sulmojnë, apo dhe kur do të sulmoshdikë, është më mirë të kesh një farë kontrollimbi gjykatësit. Si ja arrijnë kësaj? Ka disa

mënyra. Ndonjëherë, ndonjë gjyqtarë promovohet joduke paguar, por duke patur mbështetje politike. Kurbëhet fjalë për t'u emëruar në gjykatat e nivelit të lartë,nëse ke lidhjet e duhura mund të promovohesh

dur që KLD-ja të jetë një trupë epavarur që kryen funksionet eveta".Zoti Urias në gjithë këtë bisedë,u shumë u shfaq një panoramëe zymtë e sistemit të Drejtësisë.Por a ndjen një përgjegjësiedhe misioni Euralius, i ciliishte këtu për katër vjet e do tëvazhdojë me një mision tjetër,për të dhënë asistencë?"Misioni Euralius ka qenë këtu përnjë kohë edhe më të gjatë. Ne tanipërfunduam Euralius 3. Misioni kady objektiva: t'i japë institucion-eve mbështetje me ekspertizëndërkombëtare dhe të informojëBashkimin europian se si po ecingjërat. Sipas meje, të gjithë ek-spertët e Euraliusit kanë bërë njëpunë mjaft të mirë. Por misioni nukmund të përmbushet nëse mun-gojnë dy gjëra: duhet vullneti poli-tik i autoriteteve shqiptare nganjëra anë dhe dikush që të dëgjojënë Bashkimin europian. Dhe men-doj se nuk kemi patur asnjërën prejtyre. Me qeverinë Euraliusi kapatur situata të ndryshme. Për tëqenë i sinqertë me disa ministrakemi patur marrëdhënie vërtetë tëshumë të mira. Ata morën parasy-sh shumë nga propozimet tona. Porështë ajo që thamë më parë. Nësene propozuam për shembull që tëgjithë nëpunësit e gjykatave tëjenë pjesë e shërbimit civili, qever-ia tha, po. Por më pas ndryshoi pakqëndrim dhe tha "Po të gjithë do tëjnë pjesë e shërbimit civil, por nukdo të hyjnë me konkurs. Ne domarrim njerëzit tanë". Pra bëhenreforma, por në thelb nuk ndrysho-het shumë. Mungesa e vullnetit kaqenë gjithnjë e pranishme. Anatjetër ka të bëjë me BashkiminEuropian. Komisioni Europianpërpiqet të paraqesë si pikëpam-je teknike cka janë në të vërtetëpikëpamje politike. Ne jemi ek-spertë dhe punojmë për cështjeteknike. Ne i themi Komisionit sekëtu nuk ka progres, apo aty kapërparim të vogël. Por Komisionieuropian punon mbi një rrafshpolitik. Vit pas viti bëhen Progresraporte ku ata përpiqen të nënvi-zojnë përparimet. Unë uroj që Sh-qipëria të marrë statusin, por nukmund të thuhet se është bërë pro-gres aty ku nuk është bërë, sespekështu Shqipëria nuk ndjehet emotivuar. Ju solla më parë shem-bullin e sistemit informatik nëpërgjykata, për të cilin në cdo raportthuhet se është bërë progres dhese në muajt e ardhshëm do të për-fundojë. Ka vite të tëra, dhe s'ështëpërfunduar. Realiteti është seKomisioni Europian e di që për-parimi në fushën e Drejtësisë nëShqipëri nuk është aq i madh. Porkomisioni nuk po tregohet i ash-për aq sa duhet me qeveritë endryshme shqiptare për t'i nxiturqë të bëjnë reformat që duhen. Pramisioni ynë mund të jetë efikas,por nëse qeveria nuk ka një vull-net politik, dhe Komisioni euro-pian nuk është i fortë për të thënërealisht të vërtetën dhe për t'i sh-tyrë që të bëjnë reforma, atëherëkëto reforma nuk do të përfun-dojnë asnjëherë".

duhet bërë është ajo e organizimittë gjykatave. Gjykata po adminis-trohen si të jenë një familje. Krye-tari i Gjykatës cakton kush ështësekretarja, nuk ka një sistem tras-parent. Nuk ka një sistem elek-tronik për të gjithë vendin i cilido t'i lejonte qytetarët që të njih-nin se cilat janë vendimet gjyqë-sore. BE ka shpenzuar 1 milioneuro për sistemin informatik nëgjykata. Asnjë qeveri në 6-7 vitete fundit nuk ka dashur që kysistem të vendoset në të gjithëgjykatat. Kjo duhet bërë sepse ilejon qytetarët të dinë se kur ësh-të procesi, vendimi, ndihmon in-spektimet dhe ndalon korrupsio-nin. Pra, ne e dimë se çfarë refor-mash duhen bërë, problemi ështënëse keni vullnetin politik për t'ibërë apo jo?"Së fundmi, ministri i Drejtësisëka paraqitur një draft përndryshimet në ligjin për KLD-ën. Ju si mendoni, a është i

ish qeverinë. Shumica aktualedëshiron të emërojë njerëzit e saj.Përshtypja ime është se kjo re-formë është përqëndruar më sëshumti për të krijuar mundësi përtë ndryshuar njerëzit se sa të ndry-shojë substancën. Dhe substancaështë se presidenti i Republikësduhet të ketë një rol protokollar etë mos jetë pjesë e debateve tëKëshillit të Lartë të Drejtësisë.Dhe Ministri i Drejtësisë gjithash-tu. Në Shqipëri sanksionet ndajgjyqtarëve dhe inspektimet bëhennga qeveria. Kjo nuk ka kuptim.Qeveria nuk mund të procedojëgjykatësit që mund të mos jenë tëpërshatshëm. Kompetencat e min-istrit të Drejtësisë duhet të reduk-tohen. Pra, ka shumë gjëra që du-het të bëhen dhe nuk janë të përf-shira në këtë reformë. Ajo përbënnjë hap të mirë. Por nëse duan tëbëjnë një reformë të plotë, kjo nukështë, është vetëm e pjesshme. Mekëtë projekt nuk po bëjnë të mun-

Page 8: E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti i I i … · 2017. 9. 25. · CYANMAGENTAYELLOWBLACK E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti

14 GUSHT 2014 8

Duke e konsideruar profesionin e avokatit të rëndësishëm, të domosdoshëm dhe mjaft të respektuaredhe në fushën administrative na bëri t'i kushtojmënjë libër në formë manuali, për të ndihmuar sadopak që ai të bëhet sa më funksional, i dobishëm dhe

zbatues shëmbullor i dispozitave ligjore e nënligjore në procesingjyqësor administrativ dhe në çdo aspekt të veprimtarisë së tij.Në këtë libër menduam të trajtojmë veprimtarinë e avokatit dhemjetet ligjore të reagimit të tij si përfaqësues në procesin adminis-trativ dhe në atë gjyqësor administrativ, për mbrojtjen e tëdrejtave dhe interesave të personave të përfaqësuar në të gjithafazat e tij, duke u munduar të bëjmë një analizë të qartë e të saktëjuridike të ligjeve që i referohen rolit, të drejtave dhe detyrave tëavokatit në këto procese, duke u paraprirë nga Kushtetuta evazhduar më tej me K.Pr. Administrative, K.Pr. Civile, Ligjin Nr.49/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Adminis-trative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative" si edhenga ligjet e veçanta.Ky libër, ndjek librat "Avokati në Procesin Penal" dhe "Avokati nëprocesin civil" duke plotësuar tashmë rolin dhe të drejtat e detyrat eavokatit dhe në procesin gjyqësor administrativ, që nga fillimet e tijderi tek ekzekutimi i vendimit gjyqësor.Ai u vjen në ndihmë krye-sisht avokatëve të rinj, në përfaqësimin përpara gjykatës të çësh-tjeve administrative dhe u shërben atyre si manual në veprimtarinëe përditëshme; por edhe gjyqtarëve, drejtuesve të institucioneve tëadministratës publike, punëdhënësve të organeve publike dhepërmbaruesve, të cilët duke njohur më mirë të drejtat e avokatëvedo të ndihmohen në kryerjen e veprimeve, përpilimin e akteve dhemarrjen e vendimeve sa më të drejta dhe të bazuara në ligj.

Avokati,njeriu i ligjit qëpërfaqëson dhembron të drejtën

botim

et

“Nuk ekziston mënyrë më e mirë për të ushtruar imagjinatën se studimi i ligjit. Asnjëpoet nuk do të interpretojë kurrë natyrën kaq lirisht sa një avokat të vërtetën”

Jean Giraudoux

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

BOTIME JURIDIKE

Page 9: E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti i I i … · 2017. 9. 25. · CYANMAGENTAYELLOWBLACK E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti

9Organ i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion Shqiptarë

14 GUSHT 2014

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

Redaksia e gazetës “Antikorrupsioni”, në rrugën e saj për denoncimin eakteve korruptive do të hapë një rubrikë të veçantë me ankesat dhe sugje-rimet e lexuesve. Ky është një mision i përbashkët, ku duhet të kontribuojmëgjithë në mënyrë që realiteti shqiptar të ndërtojë një fortesë rezistencekundër së keqes. Për këtë arsye, në rubrikën e re “Posta e lexuesve”, presimdenoncimet tuaja për çdo ngjarje, apo padrejtësi që mund t’ju jetë bërëgjatë aktivitetit të jetës. Mos harroni: muri i korrupsionit është betonuarnga një grup batakçinjsh, mbi kurrizin tonë duke përbërë një rrezik edhepër të ardhmen e fëmijëve tanë. Prandaj, në emër të tyre ne duhet ta shem-bim atë, në mënyrë që nesër të mos skuqemi para fëmijëve, për mosveprimettona.Letrat mund t’i dërgoni në redaksi në adresën:Ose nëpërmjet postës elektronike:

Posta elexuesve abonohuni në

në gazetënnë gazetënnë gazetënnë gazetënnë gazetën

Redaksia e gazetës “Antikorrupsioni” njofton të gjithë lexuesit e thjeshtë,ose institucionet e ndryshme shtetërore apo private se kanë filluarabonimet pesëmujore deri në fund të vitit. Pagesa është 200 lekë derinë fund të dhjetorit dhe gazeta do të mbrrijë në shtëpinë tuaj në çdo dyjavë, sipas datës së caktuar. Pa asnjë diskutim dhe pa asnjë vonesë.Komunikimi me ne mund të bëhet nëpërmjet telefonit në numrin … osenëpërmjet postës elektronike.

Pervecse ne rrethe te ngushta familjare, favoritizmiapo favorizimi i nje te afer-

mi kundrejt pjesetareve te tjere tenje komunitetit eshte gjithmonenje shenje korrupsioni ne cdo sho-qeri. Kjo karakteristike duket see kthen kete fjale ne kuptimin esaj fillestar te nje para-indo-evro-pianishte "dhegh/-dhogh" shq."djeg", por qe ne ate kohe kishtekuptimin e nje shenje a sendi qe ijepej nje personi per te treguar segezonte perkrahjen a mbeshtetjene dikujt. Prej kesaj duket se ka lin-dur edhe perdorimi i vules(damke?) si shenje vertetimi.Kuptimi i sotem, favoritizem,vjen nga lat. "favor" per te treguartrajtimin e favorizuar, qe shpeshdemontrohet ne punesim e ne dhe-nie kontratash, ose ne forme pa-tronazhi per ata qe mund te kenendihmuar ne zgjedhjen e nje per-soni ne pushtet.Kronyizmi, fjale nga gr, "Kronos",shq. "kohe", qe hyri ne fjalorin poli-tik te anglishtes ne vitet '50, dukemarre kuptimin "mik i vjeter, mikprej kohesh", per te dalluar kesh-tu nje forme te vecante favori-tizmi, qe ndikohet nga shoqeriaapo miqesia.Dhe nepotizmi, nga lat. "nepos",shqip "nip", shikohet si nje formeme e ngushte favoritizmi, por qeshpesh i kalon caqet e nje rrethifamiljar. Fillimisht, "nepotizem"quheshin privilegjet e nje papeper nipin, nje eufemizem qe nen-kuptonte femijen e tij, dhe qe uperdor per here te pare nga PapaSikstius, 1471-1484. Por kjo fjale uperhap me gjeresisht ne vitin1667, kur Grigorio Leti botoi lib-rin "Il Nipotismo di Roma".(N.Belinsky)Disa historiane, si Paul Johnson,thone se nje nxites i fuqishem inepotizmit te nderthurur me fa-voritizem e kronyizem, eshteedhe komunizmi, ku nomenkla-tura perbehet nga nje rrjet grupeshme lidhje familjare, si ne Kube,ndersa femijeve te tyre u krijohenkushte e u jepen mundesi per ar-sim te specializuar, karriere apo

trashegim pushteti, si ne Korenee veriut.Ne vitet '70, antropologu RobertLayton gjate nje studimi mes ban-oreve te nje fshati ne Frances vurire se ne pergjithesi, nepotizmishikohej me mosbesim prej tyre.Ne nivel vendor, sigurisht ban-oret favorizonin te afermit e tyre,por ne nivel komune nje favori-tizem i tille shkurajohej dhe nukperpkrahej. Per shembull, ata eshikonin si moralisht te papran-ueshme qe at e bir ose dy vellezerapo te aferm te paraqisnin, ne tenjejten periudhe zgjedhjesh, kan-didatura per ne kuvend apokeshill bashkiak. Ata mendonin sepushtetit apo administrimi i buri-meve te komunes ne duart e per-sonave te te njejtit fis apo familje,ishte ne dem te interesit tepergjithshem, pra ishte anti-produktiv.Po ashtu edhe ne tregeti eshte pro-vuar, se nje biznes i mbeshteturne lidhje famijare ka me pak gjasaper sukses, ne krahasim me njebiznes ku pronari dhe punonjesitnuk jane pjestare te se njejtesfamilje. Ne kete rast suksesi eshteme i mundshem, pasi pronarimerr ne pune nje person duke undikuar jo nga lidhjet famijare, pornga aftesite dhe meritat epunekerkuesit.(J. Daimond)Por nepotizmi ka fituar emer tekeq dhe per shkak te mafias qeshpesh merret si shembull. Gjateviteve 1950-'60 perceptimi publikper mafian ishte ai i nje organi-zate kriminale e perbere nga gang-stere me bindje qe vrisnin pa asn-je medyshje. Por kur Mario Puzoshkroi trilogjine "Godfather" dheFrancis Coppola e shndrroi ate nefilm, autoret sikur donin te trego-

nin se mafia ishte me shume se aq;ajo ishte nje dukuri etnike; njeceshtje familjare; dhe nje pasoje enepotizmit.Gjithkujt qe e ka pare, i kujtohetajo skene ne filmin "Godfather" kuDon Fanuci shkon ne dyqan dhe ithote pronarit; "ky eshte nipi im"prandaj ta merrte ate ne pune. Ngafrika, pronari detyrohet te push-oje te riun Vito Korleone dhe temare ne pune nipin e Fanucit. Kyaspekt duket se tregon qepjeserisht ishte indinjimi nga kyakt nepotizmi, qe Korleone u shtyper te filluar karrieren e tij krimi-nale, ndersa organizata qe krijoiishte nje rrjet lidhjesh familjare,qe ai e zgjeroi dhe e drejtoi mbibaza te njejta nepotizmi, dhune,frike e kercenimi, sic kishte ve-pruar Fanuci.Duke qene me prejardhje italiane,Mario Puzo edhe Francis Kopolae njihnin mire kulturen e venditte origjines, si dhe dallimet e thel-la midis veriut dhe jugut. Kurmerren me kulturen italiane, his-torianet thone se ne fakt ekzistojnedy Itali: vija midis Evropes dheMesdheut kalon permes gadishul-lit italian. Italia veriore eshte epasur, moderne, laike e liberale:jugu eshte i varfer, agrar, fetar ekonservator. Nje verior eshtekryesisht evropian qe ka per-qafuar etiken e kapitalizmit bash-kekohor, ka pranuar rendin eligjin dhe autoritetin shteteror.Nje jugor eshte mesdhetar kultu-ra e te cilit eshte formuar ngandikimet e kulturave te ndryshmesi greke, spanjolle, saracene e nor-mane, dhe kendveshtrimi i tij iperket fillimit te koheve moderne.Kultura italiane ne pergjithesibazohet ne familje dhe tradite, por

ndersa madje edhe ne veriun emodernizuar famija mbetet bazae struktures shoqerore, ne jug fam-ila eshte vete struktura. (A. Bel-low).Per shekuj, Italia jugore ka vuaj-tur nga varferia kronike, dhuna,lenia pas dore dhe pasiguria poli-tike. Uria, pushtimet e huaja dheshfrytezimi nga nje shtrese oli-garkesh e lane kete rajon ne pra-pambetje. Si rezultat, shumejugore kane nje natyre te terhequrdhe e shohin me mosbesim shte-tin. Ata nuk e pranojne kuptiminqe qeveria i jep krimit dhe nukpresin nga shteti per te vendosurligjin e rendin ose per te siguruarsherbime te tjera baze. Per tegjitha keto, ata mbeshteten plote-sisht tek te afermit e tyre. Keteforme organizimi ekspertet e qua-jne shoqeri e "besimit te ulet", kupersoni qe nuk eshte i aferm, esh-te i jashtem e medoemos armik.Ne formen e tij me ekstreme, mos-besimi kaq i thelle ndaj "te jasht-meve" arrin kulmin ne ate qe his-torianet e kane cilesuar "amoralfamilistic", i cili haset kryesishtne kushtet e izolimit apo vecimitekstrem dhe qe nxit bashkepun-imin brenda familjeve, duke ush-qyer ironikisht te njejten kulturevarferie nga e cila eshte krijuar.(E.Banfield)Ndersa interesat e familjes zgjero-hen, edhe fuqia e ndikimi i saj sh-trihen e perhapen duke krijuar ateqe ne antropologji njihet si "fisnifiktive". Te gjitha shoqerite, ngakohet me te lashta deri ne ato memodernet, kane zhvilluar menyrate ndryshme per perfshirjen e "tejashtmeve" ne gjirin e vet, duke udhene atyre statusin e te afermit

FORUM

Nepotizmi, edhefavoritizëm edhekronyizëm

nepermejt martesave, adopti-meve, shoqerive, vellazerive e tetjera. Te gjitha keto forma te pseu-do-fisnise jane ne perdorim sot neshume shoqeri ne Afrike, Azi eAmeriken Latine ku pjesmarres-it ngarkohen me detyrime ndajfisit nepermjet ceremonive,riteve dhe betimit duke krijuarkeshtu familjen artificiale. (Bel-low)

Ne Itali, kumbarizmi eshte njelidhje qe konsiderohet e barabar-te me ate prinderore. Nje femijetipik italian kerkon dy sponsori-zues te rrritur per pagezim, dy tetjere per konfirmim dhe nje dys-he te trete per martese. Ketaprinder te adoptuar quhen "co-mare" e "compare", nga vjen edheshqipja " kumbara, kumbari" dheqe respektivisht kane kuptimin"bashke-nene" e "bashke-baba".Kjo lidhje "bashke-prinderore"afron pra jo vetem femijen mekumbarot e tij, por krijon edhe njealeance midis famijeve te kum-barove. Detyrimet e kumbaritndaj femijes jane te njejte me atote personit me te afermt. Kjo deledhe nga fjala ruse per kumbar"kumovstvo", si sinonim edhe per"nepotizem".Pra duket se titulli "Godfather","Padrino" ose "Kumbari" eshte jothjesht nje perkim metaforik, pornje pershkrim i sakte i rolit qeVito Korleone luan per te krijuarfamiljen mafioze, duke shtrirepushtetin dhe bashkuar rrjetin etij. Gjithashtu, eshte me shume senje shenje respekti nga shoket etij, qe e quajne Godfather, ndersanjeri-tjetrin e therrasin "compari"ose kumbar.Nepotizmi, favoritizmi apo krony-izmi nuk jane dukuri te reja. Atomund te shfaqen nga shkaqe tendryshme e nga drejtime te ndry-shme, por qe te tria mund te sjell-in vetem nje pasoje; korruptimin,grryerjen e themeleve te nje sho-qerie.

Nga Astrit Lulushi, SHBA

Page 10: E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti i I i … · 2017. 9. 25. · CYANMAGENTAYELLOWBLACK E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti

14 GUSHT 2014 10

Sali Berishës, Fatos Nanos,Ilir Metës, Edi Ramës, etj,duhet t'i konfiskohet e

gjithë pasuria që ata kanë vënëpas vitit 1991, e cila nuk mundtë justifikohet me të ardhurat errogave të tyre. Ekspertë përBallkanin në Uashington kanëdeklaruar para pak kohësh selufta kundër korrupsionit du-het filluar me konfiskimin e tëgjitha pronave dhe pasurive tëpaligjshme që politikanët kanëgrumbulluar, të cilat ata nukmund t'i justifikojnë si të vënapërmes të ardhurave të rregull-ta. Kështu rezultoi gjatë një dis-kutimi të zhvilluar në Fondacio-nin Heritage mbi zbatimin eligjit në Evropën Juglindore.Mes pjesëmarrësve në diskutimishte dhe ish-Prokurori iPërgjithshëm i Shteteve të Bash-kuara Eduin Meese. Zoti Meese,i cili shërbeu si shefi i Departa-mentit të Drejtësisë gjatë admin-istratës së Presidentit Reagan,foli për rëndësinë e ndarjes sëpushteteve, duke nënvizuar seshteti ka për detyrë të mbrojëqytetarët jo vetëm nga interesatë huaja dhe individë privatë qëmund të cënojnë liritë dhe sig-urinë e tyre, por dhe nga ele-mentë të vetë institucioneve sh-tetërore. "Funksioni kryesor ishtetit është ruajtja e lirive dhee sigurisë së qytetarëve si ndajforcave të huaja që do të rrez-ikonin sigurinë kombëtare ash-tu dhe duke garantuar zbatimin

tohen në mënyrë të drejtë. Dukee trajtuar temën e krimitekonomik dhe korrupsionit nëEvropën Juglindore më nëthellësi, Natasha Srdoc, bash-këthemeluese dhe kryetare eInstitutit të Adriatikut, përmen-di rastin e skandalit të Bankësndërkombëtare Hypo AlpeAdria. Ky skandal financiar nëmiliarda euro, tha ajo, që përf-shin banka të disa shteteve siGjermania, Austria, Kroaciadhe Lihtenshtejni, është shem-bull i ndërthurjes së krimit tëorganizuar dhe korrupsionitpolitik që ekziston në EvropënJuglindore. Studiuesja Srdoc itha Zërit të Amerikës se shehmungesën e pavarësisë së gjyqë-sorit në vendet e rajonit të Ball-kanit si shkak kryesor të kor-rupsionit. "Kemi korrupsionpolitik pasi nuk kemi gjyqësortë pavarur, nuk kemi shtet lig-jor. Kjo është arsyeja që në ven-det e Evropës Juglindore kemikorrupsion dhe që probleminuk po zgjidhet. Ajo që unë shohsi zgjidhje është marrja egjykatësve dhe prokurorëve tëhuaj, që vijnë nga vende me sh-tet ligjor të fortë. Kjo do të bënte

që gjykatësit e ndershëm vendastë dilnin në pah. Ata gjenden nësistemin gjyqësor por kërcëno-hen dhe nuk u jepen çështje qëdo të kompromentonin ndo-kënd, pra nuk mund ta bëjnëpunën me ndershmëri. Por dukesjellë një gjyqësor të pavarurnga jashtë me anë të ekspertëvetë huaj do të mund të kishimgjykatës të ndershëm çka do tëinkurajonte ndarjen e push-teteve, pra një gjyqësor të pavar-

Gjykatës të huaj nëvende si Shqipëriadhe konfiskim i pasurive përpolitikanët e lartë pas 1991

Alarmi i ndërkombëtarëve për situatënnë disa vende të Evropës Juglindoredhe propozimi për zgjidhjen

inë e shtetit ligjor dhe përfshir-ja në institucione e personaveqë duan të veprojnë në mënyrëtë drejtë. "Për të pasur një gjyqë-sor të pavarur që zbaton shte-tin ligjor, duhet të kesh gjithash-tu njerëz në pushtetin legjisla-tiv dhe ekzekutiv të cilët e res-pektojnë atë sistem. Kjo do tëthotë që ata të respektojnë njëri-tjetrin, të kuptojnë që disa per-sona miratojnë ligje e të tjerëduhet t'i interpretojnë ato. Kur

"Funksioni kryesor i shtetit është ruajtja e lirive dhe e sigurisë së qytetarëve sindaj forcave të huaja që do të rrezikonin sigurinë kombëtare ashtu dhe dukegarantuar zbatimin e shtetit ligjor në mënyrë të drejtë dhe të barabartë."

ur." Rëndësinë e pranisë së per-sonave të ndershëm në sistem etheksoi gjithashtu gjykatësiHenry Uilliam Saad i Gjykatëssë Apelit të Miçiganit. Duke cit-uar presidentin e katërt ameri-kan James Madison, që cilëso-het dhe si autori kryesor iKushtetutës Amerikane, zotiSaad tha se është themeloredukimi i njerëzve mbi rëndës-

ka mosmarrëveshje mes par-tive, të gjithë duhet t'i nënshtro-hen të njëjtave ligje që zbatohennë mënyrë të barabartë ndajtyre." Joel Anand Samy i Insti-tutit të Adriatikut tha se mosre-spektimi i shtetit ligjor në ven-det e Evropës Lindore është nëthemel dhe të shumë proble-meve ekonomike. Ai u tregoi tëpranishmëve rreth një bisede

vite më parë me laureatin eÇmimit Nobel në Ekonomi Mil-ton Friedman, i cili duke folurpër Rusinë ishte shprehur sekishte qenë gabim të mendohejse pas komunizmit institucio-net demokratike dhe zbatimi ishtetit ligjor do të vinin natyr-shëm. "Milton Friedman tha seata gabuan duke insistuar metermat: privatizim, privatizim,privatizim. Sipas tij duhej insis-tuar me: shteti ligjor, shteti lig-

jor, shteti ligjor," tha zoti AnandSamy. Natasha Srdoc thotë senjë mënyrë konkrete për të zbat-uar shtetin ligjor në të tashmenështë konfiskimi i pasurive tëpaligjshme. "Ajo që duhet bërë,sa i përket korrupsionit në ra-jon, është konfiskimi i pasurivetë paligjshme. Duhet të kon-fiskojmë të gjitha pronat dhepasuritë e paligjshme që politi-kanët kanë grumbulluar që ngaviti 1991 ose më herët. Për këto kon-fiskime duhet të mjaftojë vetëmfakti që ata nuk janë në gjendje tëvërtetojnë që i kanë fituar këtopasuri në mënyrë të ligjshme,përmes rrogës apo mënyrave tëtjera të rregullta. Pra nuk duhettë ketë nevojë për të vërtetuar ko-rrupsionin, pasi është diçkashumë e vështirë për t'u vërtetu-ar, por vetëm fakti që dikush kapasuri që kalojnë kaq shumëmundësitë e të ardhurave të tijduhet të mjaftojë për të konfiskuarkëto prona e pasuri." Në konfer-encën e organizuar nga Instituti iAdriatikut në bashkëpunim meFondacionin Heritage, në mjedis-et e të cilit ky aktivitet u zhvillua,pjesëmarrësit shprehën mendi-min e tyre dhe mbi veçoritë e siste-mit politik amerikan. Sipas tyrenjë element thelbësor i tij është pa-rimi i sovranitetit të padisku-tueshëm të popullit mbi qeverinë.

e shtetit ligjor në mënyrë tëdrejtë dhe të barabartë." ZotiMeese tha se një nga liritë krye-sore të individit, liriaekonomike, cënohet kur përmeskrimit dhe korrupsionit perso-na të ndryshëm nuk lejojnë qënjerëzit të veprojnë dhe të traj-

DREJTESI

Page 11: E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti i I i … · 2017. 9. 25. · CYANMAGENTAYELLOWBLACK E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti

11Organ i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion Shqiptarë

14 GUSHT 2014ÇESHTJA

Pas çdo vendimi të qeverisë për pronat, vetë pronarët ndjehen më të

pashpresë dhe më të zhgënjy-er. Gjithashtu, pas marrëve-shjes së qeverisë me Strazbur-gun, përs htyrjen e afeteve, zh-gënjimi i tyre ishte shumë imadh. Ata e kanë të qartë seqeveria nuk mund t'i zgjidhëpadrejtësitë me pronat brendavetëm 6 muajve, por janë rreth100 vendime të Strasburgut qëqeveria shqiptare duhet t'i zba-tojë. Strasburgu ka marrë ven-dimin për t'ia transferuarfaturën e pronave qeverisëshqiptare, gjë që tashmë itakon qeverisë ta zgjidhë çësh-tjen. Por, qeveria kërkon kohëpër këtë dhe pronarët akuzojnëpolitikën për moszgjidhjen ekësaj çështjeje 24 vjeçare.Duket se kanë qenë vendim-marrjet politike ato që kanëzvarritur zgjidhjen e çështjessë pronësisë dhe sot vështirë-sia është pesëfishuar. Vendim-marrjet e Strasburgut kanëqenë sa i takon kompensimittë pronave. Në fakr, komisio-net e viteve '93, '94, '95 kanëqenë për t'ua kthyer pronën pr-onarëve, por sot kohët kanëndryshuar, ku prona do të ko-mpensohet. Tani duhen prituredhe 4 vjet për të parë se çfarëdo të bëhet konkretisht medëmshpërblimin e pronave.Problemet e vonesaveShoqatat e ish-pronarëve ko-hët e fundit kanë ngritur zërin,duke theksuar se do të duhejtë caktoheshin 30 miliardëeuro për dëmshpërblimin etyre financiar, ndërkohë qëqeveria është duke dëmshpër-blyer vetëm ata persona, tokate të cilëve janë zënë pa leje nga

Trashëgimtarët e të përndjekurve politikë, të cilëtkanë plotësuar dokument-

acionin për të përfituar dëmshpër-blimin do të marrin paratë, pavar-ësisht se pjesa tjetër e tyre nuk ika kompletuar. Ky është një ngandryshimet që është parashikuartë pësojë ligji "Për dëmshpër-blimin e të dënuarve politikë", icili pritet të lehtësojë procesin përtrashëgimtarët "aktivë". Lajmibëhet i ditur nga kreu i Institutittë Integrimit të të PërndjekurvePolitikë, Bilal Kola, i cili në njëintervistë ka shpjeguar në detaje

Pronarët të zhgënjyernga loja e qeverisë përdëmshpërblimin e pronave

Ish-të përndjekurit, në shtatornis skema e re e dëmshpërblimit

ndryshimet e plota që pritet tëpësojë ligji rreth procesit të dëm-shpërblimit të të dënuarve poli-tikë. Një nga risitë më kryesoreqë sjell projektligji, sipas Kolës,është ndarja në disa kategori epersonave që dëmshpërblehen."Kjo do të thotë që fondi vjetor idëmshpërblimit do të ndahet në70% për të dënuarit që janë gjallëdhe 30% për kategorinë e trashë-gimtarëve të ligjshëm. I vetmipërjashtim te trashëgimtarët lig-jorë është ajo klasë e cila trashë-gimtarët ligjorë i ka në moshë tëmitur. Kategoria parësore ka disa

nëndarje, ku prioritet marringratë pavarësisht moshës, burratmbi 75 vjeç dhe më pas vijnë tëdënuarit nën 75 vjeç, por që vua-jnë nga sëmundje të rënda, të cilatklasifikohen si të tilla sipas aktevenënligjore. Më pas vijnë trashë-gimtarët ligjorë në moshë të mi-tur dhe më pas personat nën 75vjeç. Megjithatë, ky lloj kategori-zimi nuk do të thotë që do të ketënjë ndarje të madhe kohore tëmarrjes së këstit nga gratë mbi 75vjeç, nga burrat mbi 75 vjeç ekështu me radhë. E përkthyer nëterma konkretë kjo do të thotë se

në një periudhë 1-2 mujore seciliprej kategorive parësore do tëmarrë dëmshpërblimin përkatës.

Më pas, 30% e fondit total do t'udisbursohet trashëgimtarëve"thotë Kola.

të tjerë, por po harrohet kate-goria e pronarëve të tjerë. Këtatë fundit kanë fituar gjyq pasgjyqi në Gjykatën e Strasburguttë të Drejtave të Njeriut. Mbe-tet për të parë në se edhe këtondryshime do të mbeten apo jopa rezultat në zgjidhjen e njëproblemi madhor, pa të cilinnuk mund të bëhet fjalë as përshtet ligjor e as për reszpektimtë të drejtave të njeriut, pa folurpër zhvillimin e mirëfilltëekonomik dhe tërheqjen e in-vestitorëve të huaj.

1. Shqiptarët do të jenë të gjithë pronarë të ligjshëm në prona të ligjshme.2. Zhdukim 3 zarfet e hallkave të korrupsionit: zarfin tek kthimi i pronave, zarfin tek legal-izimet dhe zarfin tek regjistrimi i pronës.3. Përparësi kompensimit në natyrë, në raport me dhënien e kompensimit financiar,duke mundësuar uljen e faturës financiare për shtetin.4. Orientim i procesit të privatizimit të pasurive publike me qëllim favorizimin e procesittë kthim-kompensimit të pronave.5. I japim fund zvarritjeve dhe sorollatjeve administrative, si burimi bazë i korrupsionit.6. Evidentim i të gjithë pronave publike që fshihen nëpër sirtarët e institucioneve sh-tetërore.7. Saktësim i fondit të kompensimit, i cili do të operojë sipas një skeme të qartë dhe tëbarabartë për të gjithë të interesuarit.

Programi i qeverisë për pronat

Page 12: E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti i I i … · 2017. 9. 25. · CYANMAGENTAYELLOWBLACK E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti

14 GUSHT 2014 12TE DREJTATNDERKOMBETARE

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëvenë procesin gjyqësor tëzgjidhjes së martesës

Prej Kushtetutës, si akti ligjor themelor ishtetit burojnë dhe aktet e rëndësishmeligjore që nga Kodi Civil, Kodi i Familjes,Kodi i Procedurës Civile, ku janë zbërthy-er parimet e sipërme kushtetuese, dhe janëpërcaktuar kërkesa të rëndësishme në pro-cesin gjyqësor të zgjidhjes së martesës, tëcilat po i shtjellojmë në pjesët që vijojnë tëkësaj teme.Procesi gjyqësor për zgjidhjen e martesësKodi i Procedurës Civile përcakton kompe-tencat dhe mënyrën e zhvillimit të proces-it gjyqësor për zgjidhjen e mosmar-rëveshjeve që lidhen me familjen, kumbrojtja e të drejtave të fëmijëve gjenë njëmbrojtje të veçantë. Ligji parashikon qëçështjet civile me subjekte të mitur gjyko-hen nga seksione të veçanta në përbërje tëgjykatave të shkallësa së parë. Në fakt për-voja ndërkombëtare tregon se çështjet mesubjekt të mitur gjykohen nga gjykata tëposaçme, të cilat janë të specializuara përkëtë lloj gjykimi. Kështu tek ne , nisur ngaky fakt, janë ngritur këto seksione tëgjykimit të çështjeve me të mitur. Këtoseksione janë kompetente për :- Shqyrtimin e mosmarrëveshjeve përzgjidhjen e martesës me shkurorëzim, përpavlefshmërinë dhe për anulimin e mar-tesës.- Vënien dhe heqjen e kujdestqrisë mbi tëmiturin, mbajtjen për rritje dhe edukim tëfëmijëve deri në zgjidhjen e martesës dhendryshimin e vendimit të gjykatës për sh-kak të rrethanave të reja.- Miratimin e birësimit.- Mosmarrëvshjet lidhur me dhënien e ndi-hmës për jetesë.- Kërkesat për heqjen dhe kthimin e push-tetit prindëror.- Ndarjen e pasurisë bashkëshortore dhe tëbanesës së bashkëshortëve, etj.-Kërkesat për heqjen dhe kthimin e push-tetit prindëror etj.Këto lloj gjykimesh ligjvënësi ka parash-ikuar që të zhvillohen me dyer të mbyllu-ra, veçanërisht kur përmenden rrethananga jeta intime, provat e palëve dhe pjesë-marrësve të tjerë në gjykim. Ligji parash-ikon se nuk lejohet qëndrimi në sallën egjyqit i të miturve nën 16 vjeç, përveç kurthirren nga gjykata me cilësinë e dëshmi-tarit apo të pjësëmarrësit në gjykim.Zgjidhja e martesës dhe mbrojtja e tëdrejtave të fëmijëveBazë ligjore e rëndësishme për zgjidhjen emosmarrëveshjeve janë Kodi i ProcedurësCivile dhe Kodi i Familjes. Të dy këto kodeparashikojnë procedura të rëndësishme etë qarta të zhvillimit të procedimit civilpër mosmarrëveshjet që lidhen me famil-jen. Po përmendim disa që ne na duken mëtë rëndësishme. Gjykata si organ ishqyrtimit dhe zgjidhjes së mosmar-rëveshjeve të familjes, vihet në lëvizje meparaqitjen e padisë. Padia për zgjidhjen emartesës me shkurorëzim, përveç saparashikohet në nenin 154 të KPrC, duhettë përmbajë:- identitetin e fëmijëve të mitur dhe pranëcilit nga bashkëshortët ose ndonjë personitjetër bashkëjetojnë;- burimet dhe sasia e të ardhurave që sigu-ron çdo bashkëshort, nëse kanë fëmijë të

mitur ose ndonjëri prej tyre ëi paaftë përpunë;- pasurinë e përbashkët që kanë bash-këshortët, nëse kërkojnë pjestimin e saj;Kërkesë padisë i bashkëngjiten :-certifika-ta e martesës dhe certifikata e lindjes sëfëmijës si dhe prova të tjera që nbështesinkërkesat e sipërme(358 KPrC). Zgjidhja emartesës me shkurorëzim mund të kërko-het edhe nga të dy bashkëshortët, kur ataargumentojnë dhe gjykata krijon bindjense shkurorëzimi kërkohet me vullnetin etyre të lirë, si dhe për nevojat e zgjidhjes sëmartesës. Megjithkëtë, seicili nga bash-këshortët mund të tërheqë kërkesëpadinëderisa nuk është shpallur vendimi (359KPrC). Kur bashkëshortët bien dakort përzgjidhjen e martesës, i paraqesin gjykatëspër miratim, së bashku me kërkesën, edhenjë projektmarrëveshje me shkrim që rreg-ullon pasojat e zgjidhjes së martesës:o lidhur me lënien për rritje dhe edukim tëfëmijëve të tyre të mitur,o mbi të ardhurat e nevojshme për rritjendhe edukimin e tyre,o kontributin e secilit dhe nëse do ta qua-jnë të nevojshme edhe rregullimin e mar-rëdhënieve të tyre pasurore të ndërsjella.Kur e çmon të arsyeshme, dhe sipas rretha-nave që parashtrojnë palët, gjykata mundtë pranojë edhe një marrëveshje tëpjesshme për disa nga çështjet që u in-teresojnë bashkëshortëve(nenet 125 KF e360 KPrC). Gjykata shqyrton kërkesën, dëg-jon fillimisht veçamas seicilin nga bash-këshortët, më pas bashkërisht, pa praninëe përfaqësuesve të tyre dhe në fund thërretpërfaqësuesit e bashkëshortëve, në qoftë seata kanë të tillë(126 K.Fdhe 361 KPrC). Nërast se gjykata konstaton se marrëveshjanuk siguron në mënyrë të mjaftueshme in-teresat e fëmijëve ose të njerit prej bash-këshortëve, pezullon gjykimin për 3 muajdhe u kërkon bashkëshortëve të bëjnë rreg-ullimet e duhura në marrëveshje. Në qoftëse edhe pas afatit të parashikuar në para-grafin e parë nuk janë bërë rregullimet e

duhura, gjykata refuzon miratimin dhe rrë-zon kërkesën për zgjidhjen e martesës mepëlqimin reciprok të bashkë-shortëve.Gjykata miraton marrëveshjen nëvendimin për zgjidhjen e martesës. Secilinga bashkëshortët mund të kërkojëzgjidhjen e martesës për shkak të ndërpre-rjes së jetës së përbashkët kur bashkëshort-ët jetojnë të ndarë faktikisht që prej 3vjetësh. Nëse është rasti, bashkëshorti qëkërkon zgjidhjen e martesës, sipas para-grafit të parë të këtij neni, duhet të përcak-tojë në kërkesëpadinë e tij dhe mënyrën ezbatimit të detyrimeve të mudshme kun-drejt fëmijëve të tij dhe bashkëshortit tjetër.Ndërprerja e jetesës së përbashkët mundtë paraqitet si shkak për zgjidhjen e mar-tesës vetëm nga bashkëshorti që ka paraqi-tur kërkesëpadinë. Bashkëshorti i paditurka të drejtë të paraqesë kundërpadi. Nëkëtë rast, gjykata mund të rrëzojë padinëdhe të pranojë kundërpadinë, dukezgjidhur martesën.Gjykata mund të rrëzojëpadinë për zgjidhjen e martesës për shkaktë ndërprerjes së jetës së përbashkët, kurbashkëshorti tjetër provon se zgjidhja emartesës do të ketë pasoja veçanërisht tërënda morale dhe materiale për fëmijët osebashkëshortin tjetër. Padia mund të ringri-het për të njëjtat shkaqe në se ekzistojnërrethana të reja(127-131 K.F dhe 360-361KPrC). Secili nga bashkëshortët mund tëkërkojë zgjidhjen e martesës, për shkak tëgrindjeve të vazhdushme, të keqtrajti-meve, fyerjeve të rënda, shkeljes së besni-kërisë bashkëshortore, sëmundjes men-dore të pashërueshme, dënimit penal tërëndë të bashkëshortit ose për çdo shkaktjetër që përbën shkelje të përsëritur tëdetyrimeve që rrjedhin nga martesa, jete-sa e përbashkët bëhet e pamundur dhemartesa ka humbur qëllimin e saj për bash-këshortin paditës ose për të dy bashkëshort-ët(132 K.f). Në kërkesëpadinë për zgjidhjene martesës mund të kërkohet edhe detyri-mi i bashkëshortit tjetër për të përballurshpenzimet për detyrimin për ushqim,

edukimin dhe arsimimin e fëmijëve, shpen-zimet për jetesë të bashkëshortit nevojtar,në rastet e parashikuara në KF, si dhelikujdimin e regjimit pasuror martesor për-katës. Në një rast të tillë, gjykata veçon pad-inë e shkurorëzimit nga paditë e tjera tëlidhura me të ( 138 K.F e 363 KPrC). Nëshqyrtimin e pasdisë për zgjidhjen e mar-tesës, gjykata cakton fillimisht një seancëpajtimi, në të cilën duhet të paraqiten per-sonalisht bashkëshortët. Gjyqtari mund t'idëgjojë ata veçamas seicilin dhe më pasbashkërisht, pa praninë e përfaqësueve tëtyre. Kur arrihet pajtimi, mbahet proces-verbal dhe gjykimi pushohet për këtë sh-kak. Në rast se në seancën e pajtimit nukparaqiten paditësi, ndonëse ka pasur dije-ni rregullisht, gjyqtari i vetëm vendos push-imin e gjykimit të çështjes.Kur nuk para-qitet i padituri, ndonse ka pasur dijeni rreg-ullisht, gjyqtari shtyn seancën e pajtimit,duke përsëritur njoftimin të paditurit. Nësedhe në këtë seancë i padituri nuk paraqitetpa asnjë shkak të arsyeshëm, gjyqtari, pasidëgjon paditësin dhe krijon bindjen se pa-jtimi i bashkëshortëve nuk mund të arri-het, cakton seancën gjyqësore, duke ur-dhëruar thirrjen e provave të nevojshme.Gjykata mund të shtyjë shpalljen e vendim-it deri në 1 vit, kur nuk ka krijuar bindje sepërjashtohet çdo mundësi pajtimi e bash-këshortëve(134-136 K.Fdhe 362 KPrC). Nëshqyrtimin e padisë për shkurorëzim,gjykata cakton një seancë përgatitore në tëcilën duhet të paraqiten personalisht bash-këshortët. Gjyqtari mund t'i dëgjojë araveçamas seicilin e pastaj bashkarisht, papraninë e përfaqësuesve të tyre. Kur arri-het pajtimi, mbahet procesverbal dhegjykimi pushohet për këtë shkak. Kur nëkëtë seancë nuk paraqitet paditësi, ndonseka patur dijeni rregullisht, gjyqtari i vetëmvendos pushimin e gjykimit të çështjes.Kur nuk paraqitet i padituri, ndonëse kapatur dijeni rregullisht, gjyqtari shtyn se-ancën përgatitore, duke përsëriturnjoftimin të paditurit. Nëse edhe në këtëseancë nuk paraqitet pa ndonjë shkak tëarsyeshëm, gjyqtari, pasi dëgjon paditësindhe krijon bindjen se pajtimi i bashkëshort-ëve nuk mund të arrihet, cakton seancëngjyqësore, duke urdhëruar thirrjen eprovave të nevojshme.Kur gruaja është sh-tatëzënë, me kërkesën e saj, gjykata mundtë pezullojë gjykimin e padisë së zgjidhjessë martesës, por jo më tepër se 1 vit ngaçasti i lindjes së fëmijës(137 K.F dhe 361 e363 KPrC). Gjykata, me kërkesën e palës sëinteresuar, mund të marrë masa të përkohs-hme për detyrimin për ushqim, edukimindhe arsimimin e fëmijëve të mitur, përdetyrimin për ushqim të bashkëshortit,kur shihet e arsyeshme, për sigurimin ebanimit, si dhe administrimin dhe për-dorimin e pasurisë së vënë gjatë martesës,nëse është rasti...

Av.Vojsava MetashiMbrojtja e të drejtave të fëmijëve në procesin

gjyqësor të zgjidhjes së martesës

(Vijon nga numri i kaluar)

(Vijon në numrin e ardhshëm)

Page 13: E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti i I i … · 2017. 9. 25. · CYANMAGENTAYELLOWBLACK E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti

13Organ i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion Shqiptarë

14 GUSHT 2014DOSSIER

Seriali "Seksi dhe qyteti"mund të ketë lënë një pamje të mirë për femrat në as-

pektin e modës, por gjithashtu kalënë pas disa stereotipa, si përshembull që femrat e dhëna pasmodës nuk dinë t'ia dalin meparatë. Ja hamendësimet dhe pro-vat që ato janë gabim në lidhje mefemrat.1. Femrat fitojnë më pak semeshkujtShumë femra fitojnë më pak semeshkujt për të njëjtën punë dhepër të njëjtin profesion. Kjo ështëdiçka e padrejtë, por censusi i zh-villuar në Amerikë ka zbuluar sefemrat nga mosha 22-30 në fakt fi-tojnë më shumë sesa meshkujt nëtë njëjtën grupmoshë në zona met-ropolitane. Ka vetëm një problem,

që femrat atje janë beqare dhe nukkanë fëmijë. Lajmi i mirë është seato nuk janë viktima të diskrimin-imit global,por për fat të keq privohen nga lind-ja e fëmijëve dhe u duhet tëkërkojnë drejtpeshimin midispunës dhe familjes.2. Femrat nuk ia dalin mirë meparatëStereotipi i femrës që nuk i bënmirë llogaritë e shpenzimeve dhetë ardhurave të saj mund të jetë ipërhapur, por e vërteta është sefemrat kanë më shumë gjasa të për-

Kim Philby,histori e superspiunittë Luftës së FtohtëQeveria britanike pranon se ish-diplo-mati i saj, Harold Adrian Russell“Kim” Philby, kishte vepruar si agjentsovjetik. Dezertim i tij në BashkiminSovjetik në janar 1963 ishte një prejmomenteve më dramatike të Luftës sëFtohtë

Filbi ishte përjashtuar vitemë parë nga shërbimi i zbulimit britanik MI6 – ai dys-

hohej si spiun e tradhtar. Në rrez-ik për t’u arrestuar, Filbi kërkoindihmën e qendrës në Moskë. Nëjanar 1963, ndërsa punonte sigazetar për Observer dhe Econo-mist dhe ndodhej në Bejrut, Li-ban, Filbi i hipi një anije ruse medestinacion Odesën. Larg nga tëpriturit si hero, Filbi u mënjanuanga KGB-ja sovjetike, e cila frikë-sohej se ai mund të ishte agjent

afatgjatë i dyfishtë i perëndimit.I vetmuar, Filbi gjeti shishen singushëllim duke u dhënë pas pijes.Por në aspekte të tjera, ai u trajtuamjaft mirë, thonë biografët, mëmirë sesa qeveria sovjetike traj-tonte popullin e vet; atij iu dha njëmakinë, një vilë e mobiluar, furni-zime rregullisht me ushqime tëpërzgjedhura, edhe nga jashtë sh-tetit, me të gjitha ato që nuk i kish-in munguar në Londër, madje edhegrua, Philby u martua, me gruan etij të katërt, Rufina Pukhova, e cila

në kujtimet e saj shkruan se Filbikurrë nuk shprehu keqardhje qëu arratis, por mbeti i zhgënjyer, itronditur kur pa njerëz të varfërtë rreckosut dhe kuptoi se “ne pondërtojmë komunizmin” nukkishte ndodhur. Ai gjithashtu ten-toi vetëvrasje, por kurrë nuk folipër t’u kthyer në Angli.Harold Adrian Russell “Kim” Phil-by vdiq në Moskë në vitin 1988,në moshën 76 vjeçare; ai është cilë-suar si një prej spiunëve më di-nakë të shekullit XX. Në Britani,kohët e fundit janë hedhur fjalë përrehabilimin e tij; disa thonë seFilbi nuk ka vrarë njeri; të tjerëkëmbëngulin se është shumë vonëpër falje, sidomos për ata që uhodhën me parashutë natën nëvendet komuniste, dhe u kapën au vranë të spiunuar nga Kim Filbigjatë Luftës së Ftohtë.

Dhjetë ide të gabuarapër femrat dhe paratë

ballojnë me sukses blloqet e çeqevenë Amerikë. Rreth 60 për qind ellogaritareve dhe financiereve janëfemra, ndaj ato jo vetëm përballojnëekonominë e tyre, por edhe të tëtjerëve.3. Femrat kanë më pak gjasa tëkenë shtëpinë e tyreËndrra amerikane konsistonte mëparë në një çift të sapomartuar qëblinin një shtëpi, ku rrisnin dy fëm-ijë dhe kafshë shtëpiake. Sot,shumë femra po blejnë një shtëpi,por pa një burrë në krah. Sipasraporteve të vitit 2013, femrat

beqare po blejnë dy herë më shumështëpi sesa meshkujt beqarë.4. Femrat janë më të pa-përgjegjshme financiarishtSipas një studimi të bërë në fillimtë këtij viti nga Lidhja Amerikanee Femrave në Universitet, femratjanë më pak në borxh se meshkujtdhe gjithashtu këta janë më mevonesë në shlyerjen e pagesavesesa femrat.5. Femrat kanë frikë të jenë nëkryePavarësisht imazhit se biznesi ësh-të bota e meshkujve, në fakt fem-rat kanë iniciativa më të shumtanë fillimin e bizneseve sesa mesh-kujt. Sipas revistës "Forbes", pritetqë femrat të krijojnë më shumë se9.72 milionë vende pune në bizne-sin e vogël në vitet 2014-2018.6. Femrat kanë më pak ambiciePër shumë kohë është diskutuarmungesa e ambicies dhe sesi du-het që femrat ta zhvillojnë. Por kurvjen puna për ambicien e shkollim-it, duket se femrat ua tejkalojnëmeshkujve. Kështu, në censusinamerikan të vitit 2011, u zbulua sefemrat merrnin më shumë diplo-ma universitare se meshkujt.Gjithashtu, femrat përbëjnëgjysmën e auditorit në universite-tet ku studiohet për drejtësi. Nëvitin 2003, për herë të parë në his-torinë e Amerikës, femrat i tejkalu-an aplikimet e meshkujve në sh-kollën e Mjekësisë.

7. Vajzat janë keq në matema-tikëStereotipi i vajzave që janë jo mirënë matematikë është aq i përhapursa hyri edhe në industrinë e modës,me bluza që kishin të shtypuramesazhe të tipit "Jam shumë ebukur për t'u marrë me matema-tikë". Pavarësisht kësaj, studentetfemra dalin po aq mirë sa mesh-kujt në provimet e matematikës.8. Femrat nuk drejtojnë eko-nominë e shtëpisëPavarësisht stereotipit që vazhdonedhe sot, ku femrat presin për prin-cin e kaltër që të kujdeset përgjith-një për to, më shumë se gjysma efemrave amerikane kujdesen lum-turisht për veten. Sipas një vëzh-gimi financiar në vitin 2012, 53 përqind e 1400 femrave të intervistu-ara drejtonin ekonominë e famil-jeve të tyre.9. Femrat blejnë më shumë semeshkujtNë fakt varet nga vendi i blerjes.Nëse bëhet fjalë për blerjet online,meshkujt ua tejkalojnë femrave.Meshkujt blejnë rreth 20-30 përqind më shumë. Një studim nëAustrali zbuloi se meshkujt shpen-zonin 46 për qind më shumë se fem-rat kur bënin blerje online.10. Femrat nuk ua thonë për in-vestimeKur shumica e njerëzve mendojnëpër personazhe të njohura të UollStritit, ata mendojnë për meshkujsi Gordon Geko apo Uoren Bafet(Warren Buffett). Rrallë mendojnënjerëzit për femrat. Studimet kanëtreguar se femrat janë më të zonjase meshkujt në bërjen e investi-meve të zgjuara. Për shkak tëvetëbesimit të tepruar, meshkujtinvestojnë me më pak analizë.

Page 14: E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti i I i … · 2017. 9. 25. · CYANMAGENTAYELLOWBLACK E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti

14 GUSHT 2014 14DOSSIER

Vinçens Prenushi ishte njëarmik i betuar i komunizmit. Ailindi në Shkodër më 4 shtator1885 në një familje modeste, nëLagjen Rus, në rrugicën eMakajve. Eseist, publicist, poet,folklorist e përkthyes, ka përk-thyer romane nga Visman,Sinkieviç, Veber dhe Pelico.Prindërit e tij ishin Gjon eDrande Prennushi. Është pagë-zuar me emrin Kolë. Mësimete para i mori në vendlindje dhei vazhdoi në seminarin e njo-hur të Troshanit, ku, ju kush-tua Urdhnit Françeskan(OFM) me 1900. Më 25 mars1908, shugurohet meshtar i Ur-dhrit Françeskan O.F.M., dukemarrë dhe emrin Át Vinçenc.Shkollën për teologji e filozofi ekreu në Tirol të Austrisë. U bënjohës i mirë i shumë gjuhëvedhe kulturave evropiane, sido-mos asaj gjermane. “Kangët” ePrennushit u bënë themelimbi të cilin më vonë do të ngri-hej vepra monumentale ko-mbëtare; “Visaret e Kombit”.Ky botim pati një jehonë tëgjerë në vend, por sidomos nëemigracionin shqiptar. Me tëardhur në atdhe përjetoi njënga ngjarjet ma të rënda të qy-tetit të vet të lindjes, së Shko-

KRIMET E SITEMIT TË DREJTËSISË KOMUNISTE

Vinçens Prenushinpse e arrestuan pas takimitme Enver Hoxhën dhe si vdiqgjatë torturave në hetuesi

drës së rrëthuar nga malazezëtdhe pushtimit të saj të përkohs-hëm në vitin 1913, ku preku medorë “lugën e urisë” së cilës, pakditë mbas fitimit të Lirisë dhebashkimit të qytetit me Sh-qipërinë e Pavarur, do t’ishtepikërisht, ai, që me 14 Mars1914, u zgjodh frati i që do tëmbante fjalimin e rastit aty. Nëvitin 1917, ishte anëtar i “Ko-misisë Letrare Shqipe” në Sh-kodër ku u përcaktuan rregul-lat e para të drejtshkrimit të gju-hës shqipe. Më 1918 botoi “Fja-la e Zotit” si he “Gruejashqyptare” e para vepër letraree tij e botuar në shtypshkro-njën françeskane. Më 1919, bo-toi dhe shfaqi në Shkodërdramën “E tradhtuemja”, njëpërshtatje e goditur nga T. A.Rolando. Në vitin 1921, nëmoshën 36 vjeçare, boton përm-bledhjen e njohur poetike:“Gjeth’ e Lule”. Poezi të buku-ra, të ëmbla e delikate. Ai ishtependë letrare dhe shkencorendër fletoret ma në za të klerit,ishte një drejtues i “Hyllit tëDritës”, “Lajmtari i Zemrës sëKrishtit”, “Zani i Shna Ndout”,por, ai ishte edhe një ndërthëmeluesit e bashkëpunëtorëte grupit ma me rëndësi të

Opozitës Shqiptare, që në vitin1923–24 formuen edhe fletorene tyre “Ora e Maleve”, ku, AtVinçenci, është ndër penat mame vlerë të demokracisë qëposa kishte lindë në Shqipë-ni[3]. Më 1924 boton broshurën“Ndër lamijet e demokracisë sëvërtetë”, At Vinçenci jep men-dime të sakta për një shtet tëandrruem demokratik të tipitPërëndimor. Botoi përkthimine bukur “Fabiola” apo “Kishanën dhe e mbi dhe” e KardinalitVisseman. Përktheu gjithash-tu disa vepra nga Dante. Nëvitin 1933, përktheu e botoi ro-manin “Quo Vadis” (Ku po sh-kon?) të E. Sienkievicz-it. Nëvitin 1939, përktheu dhe botoiromanin e Silvio Pelico-s “Burg-jet e mia”. Në vitin 1940, uemërua Argjipeshkëv i Dur-rësit. Me 19 Mars 1936 Selia eShenjtë e emënon ipeshkëv iSapës, detyrë që e mban deri nëvitin 1940, kur emënohetArgjipeshkën Metropolitan iDioçezit të Durrësit, duke pasënën administrim kryeqytetinTirana. Mbas vdekjes së ImzotGaspër Thaçit, në Shkoder me26 Maji 1946 dhe arestimit tëDon Mikel Koliqit, famullitar iShkodres, Imz. Prennushi

Page 15: E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti i I i … · 2017. 9. 25. · CYANMAGENTAYELLOWBLACK E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti

15Organ i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion Shqiptarë

14 GUSHT 2014DOSSIER

ngarkohet me detyren e Prima-tit Katolik të Shqipnisë. Nukduhet lënë pa theksuar se mbasvitit 1940, kur është edhe ad-ministrator i Tiranës, ai kishtepërkrah Imz. Luigj Bumçin,Don Shtjefën Kurtin, At PjetërMeshkallën, At Anton Harap-in, At Mati Prennushin, DonLazër Shantojën, të cilët kanëlanë mbresa të pashlyeshme nëjetën e kryeqytetasve. Gjendjae keqe shëndetësore e Bumçit,në vitin 1945 ndoshta, rëndoipunën e Imzot Prennushit, porfatmirësisht ky jo vetëm e kreume ndërë detyrën e klerikut tëdivoçëm, por edhe nuk i lakurgja mangut Imzot Bumçitedhe në fushën politike dhe,pikërisht, në fazën ma delikatetë historisë përballë pushtimitfashist italian, atij gjerman dhesë fundit, atij sllavo-komunistjugosllav e rus, të vitit 1944.Gjithnjë, duke ndjekur mësim-et e Fishtës, me fjalë të tjera,duke i pranuar modelet popu-llore, ai bëri që nëpër shkrimete tij të rrjedhë gjuha e ambël eqytetit të tij të lindjes. Me njëstil të hijshëm ai arriti të kri-jojë një aradhë shkrimtarësh që

e imituan. Prennushi mblodhikangët e vallet e “Dasmës Sh-kodrane” dhe pikërisht këtu aitregoi më mirë se askund tjetërkumbimin e ambël të fjalës sh-kodrane. Në fakt, trajtat janëme të vërtetë shkodrane, por,përmbajtja është mbarëko-mbëtare.Takimi me Enver Hoxhëndhe arrestimiNë vitin 1945 Enver Hoxha, ikërkon një takim Imzot Pren-nushit dhe ky e pranon. Në atëtakim ishte prezent edhe ImzotGaspër Thaçi. Dy vjet më vonëdhe pikërisht, më datën 19 maj1947 Imzot Prennushi, arresto-hët dhe si të tjerët fillon kalva-rin e vuajtjeve. Më datën 18dhjetor 1947, Gjykata Ushtar-ake e Durrësit e përbërë nga:Kryetari, major Gjon Banushi,anëtarë, major Zhule Çiriako,kapiten Halim Ramohito dheprokuror, kapiten Petrit Ha-kani, hapin gjyqin. Vendimi iGjykatës së Durrësit përcilletpër shqyrtim në Gjykatën eNaltë të Tiranës, bashkë me njërelacion të prokurorit të Dur-rësit, i quejtun Sotir Qiriaqi(data, 1 dhetor 1947). Gjykata eNaltë Ushtarake Tiranë e për-berë nga: Kryetar, major NikoCeta, anëtarë, kapiten NexhatHyseni, kapiten II Mustafa Il-jazi dhe sekretar aspirant Tho-ma Rino, me datën 23 shkurt1948, mbasi shqyrtoi çështjene të pandehurve dhe refuzonkërkesen e tyre. Vinçenc Pre-nushi deklaron se lufta ime ish-te kundër komunistave e Par-tisë Komuniste që të mos egz-istonte, kur të formohej Pushte-ti që mendonim me zbarkimin eamerikanëve.”. Më 19 mars 1949ai vdes nga torturat më çnjerzorenë burgun e Durrësit. Shpallet“Martir i Demokracisë” më 8 maj1993 në Durrës.

1. Qani Panariti (përkthyes) pushkatuar2. Dhimitër Falla (përkthyes) pushkatuar3. Vincent Prenushi (poet) vdekur në burg4. Myzafer Pipa (gazetar kritik) vdekur në hetuesi5. Arshi Pipa (poet) burgosur6. Et’hem Haxhiademi (poet, dramaturg) vdekur në burg7. At Gjon Shllaku (kritik, gazetar) pushkatuar8. At Mikel Koliqi (kompozitor) burgosur9. At Don Kurti (etnograf, kompozitor) burgosur10. At Anton Harapi (shkrimtar) pushkatuar11. At Leon Kabashi (piktor ikonash) burgosur12. Dom Lazër Shantoja (shkrimtar) pushkatuar13. Dom Ndre Zadeja (dramaturg, poet) pushkatuar14. Imzot Jul Bonati (përkthyes) pushkatuar15. Terenç Toçi (gazetar) pushkatuar16. Sem Mark Çuni (stilist) pushkatuar17. At Aleksandër Sirdani (folklorist) vdekur në hetuesi18. At Nikoll Gazulli (linguist) vdekur në hetuesi19. Prof. Simon Deda (përkthyes) vdekur në burg20. Padër Mark Harapi (shkrimtar përkthyes) burgosur21. Padër Gjon Karma (folklorist) burgosur22. Padër Pjetër Mëshkulla (poet, teolg) burgosur23. At Marin Sirdani (historian) burgosur24. At Konrad Gjolaj (shkrimtar) burgosur25. Frat Gjon Pantalia (regjizor) vdekur në hetuesi26. Pjetër Gruda (aktor) vdekur në kamp27. Mark Dema (përkthyes) burgosur28. Zef Zorba (përkthyes, regjizor) burgosur29. Gjon Shllaku (përkthyes) burgosur30. Ndoc Vasija (shkrimtar) burgosur31. Koço Tasi (linguist) burgosur32. Ghush Sheldija (folklorist) burgosur33. At Viktor Volaj (studiues) burgosur34. Luigj Filaj (muzikolog) burgosur35. Marin Skanjeti (gazetar) burgosur36. Akile Tasi (gazetar) burgosur37. At Filip Mazreku (muzikolog) burgosur38. Napolon Tasi (përkthyes) burgosur39. Nikoll Dakaj (shkrimtar, kritik) burgosur40. Filip Fishta (studiues) burgosur41. Hazis Vrioni (përkthyes) burgosur42. Jusuf Vrioni (përkthyes) burgosur43. Amik Kacaruho (shkrimtar) burgosur44. Mirash Ivanaj (linguist) vdekur në burg45. Lazer Radi ( shkrimtar) burgosu46. Sulejman Idrizi(linguist) vdekur në burg47. Selman Riza (linguist) burgosur48. Mitrush Kuteli (shkrimtar) burgosur49. Qemal Draçini (kritik) vdekur në burg50. Mysine Kokalari (shkrimtare) burgosur, vdekur në internim51. Ramadan Sokoli (muzikolog) burgosur52. Ndoc Nika (shkrimtar) burgosur53. Mustafa Gërblleshi (shkrimtar) burgosur54. Gjergj Bubani (gazetar) vdekur në burg55. Zef Gruda (kompozitor) burgosur56. Pashko Gjeçi (përkthyes) burgosur57. Markensen Bungo (shkrimtar) burgosur58. Dylber Starova ( muzikant) burgosur59. Osman Bishqemi (shkrimtar) burgosur60. Anton Frashëri (shkrimtar) burgosur61. Nexhat Hakiu (poet) burgosur62. Petro Marko (shkrimtar) burgosur63. At Bernardin Palaj (shkrimtar) burgosur64. Zef Leka (kompozitor) burgosur65. Mithat Araniti (publicist, përkthyes)burgosur66. Guljelm Deda ( gazetar, përkthyes) burgosur67. Beqir Haçi (poet përkthyes) burgosur68. Kasem Trebishina (shkrimtar) burgosur69. Mark Ndoja (poet) burgosur70. Gjergj Komnino (poet) burgosur71. Kapllan Resuli (shkrimtar) burgosur72. Nikolla Kote (përkthyes) burgosur73. Pjetër Gjini (poet kompozitor) burgosur

74. Kin Dushi (shkrimtar) burgosur75. Dhora Leka (kompozitore) burgosur76. Uran Kostreci (poet) burgosur77. Lekë Previzi (piktor) burgosur78. Pjetër Arbnori (shkrimtar) burgosur79. Leka Toto (dramaturg) burgosur80. Nuredin Boriçi (poet) burgosur81. Pano Taçi (poet) burgosur82. Bajram Hyseni (poet) burgosur83. Jorgo Bllaci (poet) burgosur84. Trifon Xhargjika (poet) pushkatuar85. Xhelal Koprëncka (poet) pushkatuar86. Fadil Kokonami (gazetar) pushkatuar87. Vangjel Lezho (gazetar) pushkatuar88. Robert Vullkani (përkthyes) burgosur89. Zhaneta Ogranaja (poete) burgosur90. Mehmet Myftiu (shkrimtar) burgosur91. Gramoz Omari (fizarmonist) pushkatuar92. Anastasia Taçi (librare) burgosur93. Mandi Koçi (kameraman) burgosur94. Viktor Stratobërdha (regjizor filmi) burgosur95. Genc leka (poet) pushkatuar96. Vilson Blloshmi (poet) pushkatuar97. Bedri Myftari (shkrimtar) burgosur98. Zyhdi Morava (shkrimtar) burgosur99. Visar Zhiti (poet) burgosur100. Halil Laze (gazetar) burgosur101. Daut Gumeni (poet) burgosur102. Frederik Reshpja (poet) burgosur103. Lluk Kaçaj (bas)burgosur104. Milto Vako (dirigjent) burgosur105. Kiço Venetiku (dirigjent) vdekur në burg106. Krisanthi Venetiku (fotografe) vdekur në burg107. Vangjush Tushi ( piktor) vdekur në burg108. Edison Gjergo (piktor) burgosur109. Ali Oseku (piktor) burgosur110. Maks Velo (piktor) burgosur111. Abdullah Cangoni(piktor) burgosur112. Sadri Ahmeti (piktor) burgosur113. Stavri Rafaeli (skenograf, tenor) burgosur114. Minush Jero (dramaturg) burgosur115. Mihallaq Luarasi (regjizor) burgosur116. Sherif Merdani (këngëtar) burgosur117. Fadil Paçrami (dramaturg) burgosur118. Beqir Çela (poet) pushkatuar119. Ahmet Golemi (shkrimtar) burgosur120. Fatos Lubonja (gazetar) burgosur121. Bashkim Shehu (shkrimtar) burgosur122. Myqerem Janina (përkthyes) vdekur në burg123. Dhimitër Lala (kameraman) burgosur124. Dhimitër Furrxhi (aktor estrade) burgosur125. Telat Agolli (artist cirku) burgosur126. Havzi Nela (poet) varur127. Ylber Merdani (poet) burgosur128. Aleksandër Zeka (poet) burgosur129. Jamber Marko (poet) burgosur130. Gjergj Peçi (poet) burgosur131. At Zef Simoni (poet) burgosur132. Dom Frano Ilia (folklorist) burgosur133. Dom Nikollë Mazreku (studiues) burgosur134. At Zef Pëllumbi (shkrimtar) burgosur135. Llazar Moreka (kompozitor) burgosur136. Niko Kotani (redaktor) burgosur137. Medi Prodani (kitarist) burgosur138. Sotir Andoni (shkrimtar) burgosur139. Mihal Zallari (publicist, përkthyes) burgosur140. Visaroin Xhuvani (teolog, linguist) burgosur141. Zef Mala (drejtor i biblotekës) vdekur në burg142. Fotaq Filipeu (muzikant) burgosur143. Astrit Delvina (shkrimtar) burgosur144. Gani Skura (poet) burgosur145. Fatos Mero Rrapaj (folklorist) burgosur146. Eqerem Biba (përkthyes) burgosur

Poetët, përkthyesit dhe artistët e pushkatuarose të dënuar me burg nën diktaturë

Page 16: E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti i I i … · 2017. 9. 25. · CYANMAGENTAYELLOWBLACK E përdyjavshme, informuese, denoncuese dhe investigative Viti

14 GUSHT 2014 16

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

ALBANIA

Drejt të ardhmes me ju!

PROMOCION