dashnor

100
«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S» 1 DASHNOR SELIMI «L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S» p o e z i

Upload: perikli-shuli

Post on 09-Mar-2016

243 views

Category:

Documents


9 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

1

DASHNOR SELIMI

«L I R I K A TE A N Ë V J O S Ë S»

p o e z i

Page 2: Dashnor

DASHNOR SELIMI

2

Dashnor SELIMI«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»P o e z i

REDAKTOR LETRAR: ILIAZ BOBAJRECENSUES: Dr. LUAN ZYKA

Ideoi kopertinën dheArt grafik: Ylli Zahaj, Aleksandra Shabani

© Copyright Dashnor Selimi, 2009

Libri është përgatitur në kujdesin e Lidhjes së KrijuesvePEGASI Albania

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë BotueseMarin Barleti , 2009

Page 3: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

3

Lirika e syrit,

D ash n or Selim i, t a sh m ë i p rofilizu a r n ëaspektin e formimit poetik, në lëvrimin e disa

gjinive letrare me notë të suksesshme, paraqitetm e n jë lir ikë të m ontatu ar sip as stilit vetjak, etitulluar me një ndihmesë rrëmbyeshmërie e priviligjAnëvjose . Magjishmëria natyrore dhe fokusimi

i shpirtërores, d inamizmi mendimor krahëshpejtëd h e krah ëar të flu tu ru es ka forcë m ed ita t ive,eksp resive p ër të h u lu m tu ar d h e r rëm byervirgjërinë, nd jeshmërinë, trad itizmin. Tematikë elarme, dëshira të lëna të varura në gjallëshmërinëe trevës dhe në Anë Vjosë shumëngjyrimore, meafekte emigruese, mallimi, dëshirë kontaktim syri,letërkëmbim me notë e melodi harmonike lirizmi,zbulimi i të fshehtave të ëmbla dhe idhnake, poredhe me kryefjalë rrëngjethëse, pjesë koncertuese tëasam blim it m e in terp retë ngjyrësh ikim orë d hengjyrë ideorë; prezenca e pigmentit narrativ klimatikd h e reliev it aq d ësh iru es, aq fja lësu es; h yr jetallanditëse, dëshiruese, deri në porimet e natyrës,e kthejnë këtë tablo lirike në një reliev d inamik qërrjedh, spërkat dhe trazon mendësinë, e cila ndoshtaka çaste p asigu r ie, tu rbu llim i, ap o gju m ëzimsonam bu listik jo vetëd ashës. Kjo tem atikë d hetrajtesë relievore zgjon interesa fantazore dhe flet

Page 4: Dashnor

DASHNOR SELIMI

4

për të nesërmen Lirika ka në substancën e sajlargimin e beftë, atë të fshehtësisë, trishtin, trillin dherënie në nota të vetmisë, por edhe krenimin fisnorKrahas konturimit relievor, Dashnori - lirik i jepr ën d ësi sh ta tëd itësh it , sh ta tëy jësh it d u ke indërlidhur njëri me tjetrin, paçka nga aftësia ep ërcjelljes së d itëve, të yjeve d he em ërtim it tëpalëkundshëm historik dhe moscënues. Kjo sjell atëqë elasticiteti poetik me figurimet të jetë i pranishëmdhe me sens.Duke përdorur rrëfenjëzën, me formë trasmetueseorganizon informimin, duke përmendur arsenaline tij d ijetor për Anë Vjosën, e cila për të lirizuarkërkon një njohësi serioze, depertim në të, zbulesëne anëve tepër të nd jeshme dhe të veçantive të saj.Lirikat e Selimit janë të drejtpërdrejta, pavarësishtse figurimi, konturi dhe ana e padukshme janë tëp rekshm e në in tu itë, të cilat vinë si rrjed hojë ethellimit të p rocesit njohës. Ato, p ra, kanë forcëmeditative dhe nuk su lmojnë mend imin e artëfilozofik apo lirizmin organizues të gjimnastikësm en d ore n ë zg jid h jen e en igm ave lir ike. N ëfigurimet e tij ndesh me detajimin, me spuntimin,kontrastin, ndalesën e qëllimtë, me ndërhyrjen eorigjinalizuar, me daljen në arenën e lirikës të mjaftprotagonistëve të kohës në fusha të ndryshme, tëcilët edhe kanë spikatur. Kjo i jep, apo i siguron njëngjeshje lirikës, ku bazimi dhe lënia e shënimevelirike mbi fenomenet, ngjasitë, dalje -hyrjet, d ritë -hijëzimet, p ritjet, madhështinë natyrore, këngëtlegjendë të Vjosës dhe dashuritë e saj të panumërta,h obet e sa j, p rar im et d h e kon takti m e a të që

Page 5: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

5

frymëmerr vijueshmërisht , p rotagonistojnë metharm.Riorientimi rreth gjetjes figurative është një amësidhe një sublimitet i gjetjes, ardhur si rrjedhojë evrarjem end jes d he e p ronësim it ad m iru es tëpërvojës popullore të trevës së origjinës .

Lirika e tij është lirikë e syrit, më pak e buzës, porpronësi ed he e zemrës së nd ezu r, e shp irtit tëvalëzuar, dallgëzuar dhe nxitues e plotëformuar ngafigurimi. Kundrimi lot rol kryesor dhe kryeneç, josipërfaqësor, por thellësor. Kjo realizon shtimin eshijes dhe aromatizimin lirik. Ky lirizëm nxiton tëiki nga kuadratura dhe përqafimi e puthërimi liriki vargjeve, duke u profilizuar në veçanti.Të punuarit është në katër pika horizonti me dyskajimet, polet përkatëse, të ftohtin akullnor, si dhendëthyrjen e paraleleve dhe merid ianeve lirike, kulexuesi rrok jetimin në vendin që i përshtatetDuhet theksuar se, historia lirike zë një vend tëveçantë e ndërthurur me ngjarjet lirike tronditësenë të dy kahjet. Ndaj në këtë analitikë jepet sinjalafrimi për rrokje të mendimit te servirur lirik.

Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.SGjirokastër, 25 qershor 2009

Page 6: Dashnor

DASHNOR SELIMI

6

Page 7: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

7

Sentenca lirike

Page 8: Dashnor

DASHNOR SELIMI

8

* * *

...zhytur në hijet e qiellit që s lëviz, shpresat e pragmuzgut të fundosur.

* *

...aty konfiguron një pemë si një ishull i blertë,...

* * *...në hapësira ku mërmërijnë burimet.* * *Jashtë, një kokërr shegë,çahej mbi një ftua.

* *

...Brenda pasqyrave të thëngjijta,dëgjohej kambana e yjeve,

në lotët e fjetur të një legjende.

*

Ngjesh hirin e cigareve,dhimbje e hidhërime...Nuk do të shihemi më ?Në negativin e një filmi,flenë kujtimet tona në trojet e heshtjes.

Page 9: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

9

LETËRKËMBIMI ME NËNËN

Shpesh,shkëmbenim letra me nënën time.Fillonte për fshatin,ngjasues të një jetimoreje,për tokat e papunuara,mbuluar me gjemba.Për lulet, tharë teneqeve të ndryshkura,Të njomura me ujin e stinëve,për rrugët plot hendeqe,mbushur me plagë e rrudha.Për kohën, që i kthyen shpinën,mbetur në to vitet e rinisë sime,për këngët si piktura tantelle,ku as zogjtë s i këndojnë,për mbrëmjet e braktisura qiellit,për librat e pluhurosura,që hija filloi t i zverdhojë.Për lumin, që kalon në shtratin e vjetër,pa dashur të zhvarrosë mitrën e tij.Për një zjarr të ndezur,me hi e thëngjij të mekur.Për...

* Të më falësh bir,...shkruaj gjithë gabime drejtëshkrimore.*Mua më mjaftonte trishtimi,për ty, Gorica ime !

Page 10: Dashnor

DASHNOR SELIMI

10

PËRSE IKE ?

Përse ike këtë dimër të ftohtë,

ku dhe flokët e stinës kishin ngrirëdhe nëpër pasqyra pellgjesh copëtoheshin,ëndrrat e mia në gjunjë lutjesh?Mbledh copat e mbetura nëpër rrugë,si lule të mardhura, të ngrohenbrenda afshit të trupit tim,zhytur në hijet e qiellit që s lëviz,shpresat e pragmuzgut të fundosur.

* * *Ti ike me mbështjelljen e purpurtëtë ditës së përgjumtë,pa shkëmbyer asnjë fjalë me njerëzit,e thinjur, të cilët qëmtojnë buzështëpive,përfytyrimet e ëndrrave,të ëndrrave, që zhvishen në pragjet e gurtë.

* * *Ti ike me ata sy të rënduar,andej nga pasqyroheshin në lisin plak,ca rreze dielli,mbytur nga zërat e shiut.Le një derë mbështjellë me çarçafë dhëndërie,derën e hapur...Të shikoje ëndrrat,shkundur nga plogështia,duke nënshkruar fjalën e fundit:

Jetova në një botë pa dashuri .

Page 11: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

11

BURIMI I HUMBUR

Dritat e natës,

ndriçojnë eshtrat e fisit tim,testamentet e varreve.

Heshtje...Rënkon braktisja,në palcën e qirinjve.

Ndez një cigare.Tymi mbështillet rreth meje,ngroh flijimin e ikonave.

Page 12: Dashnor

DASHNOR SELIMI

12

JAVA E KRYQËZIMIT

Ishte java e madhe e Pashkëve.

Kambanat lëshonin litarin nga fytie binin pa pushim duke u sfilitur.Luteshin njerëzit.Një qiparis i pikëlluar,përkulte krahët e lutej para qiejve.

Ishte e hënë ajo ditë.Dola në rrugë të martën.Po ata njerëz, po ajo dhimbje,qiparisi është përkulur më tepër.Të mërkurën,të enjten, radhët kryqëzoheshin,skeletet e maleve vinin rrotulle mbrëmja të ngecte në sy.

E premte.Sqetullat e kambanës filluantë gjakoseshin nga dhimbja e ditëve.Mbi tempull qiparisi si kurorë vdekjeje,rrethuar me lule.Sa andej - këtej në udhëkryqe,kryqe e njerëz përloteshin para epitafit.Gjumi u ishte vrarë të gjithëve.

Page 13: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

13

E shtunë.Në kulmin e mesnatës,udhëkryqet prisnin kryqet,në heshtje.U dëgjua një e rënë e fortë e kambanës.Në dritën e zbehtë të qirinjve,Krishti i ringjallur shtrin duart.

Në tempullin e kambanës,zgjohej e përgjumur një flutur.

Page 14: Dashnor

DASHNOR SELIMI

14

XHELOZI

njëgërshetëzuji,tiarratiseshekëmbëzbathur,...si pulëbardhë.

Përrethshkëmbinjtë mbanin vesh...

Page 15: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

15

RRËKEJA DHE TRISHTIMI

Hapësira zhvishet mes shtresave gjeografike,

kur pikturat e ditës,ngecen në motive shpresash.Burimi mbledh një ëndërr qiellore,në pyll, ku është një urë prej guri.Aty rritet bari në dhimbjen e mohimit të errët,aty konfiguron një pemë si një ishull i blertë,aty është një statujë prej guri,që pret lajmin e reve,aty asnjë rrugë nuk i sjell udhëtarët,aty një gjarpëri i zhvishet lëkura nga vetmia,aty rrjedh gjaku drejt një gryke...

Rrëkeja çurkon me trishtim,zallin e etur prej thatësirës.

Page 16: Dashnor

DASHNOR SELIMI

16

ËNDRRAT E MIA

Çdo mëngjez iki herët.

Si i çmendur.Pa hedhur një pikë parfumi të trishtë.Kujt t ia them të vërtetën?Vetëm këmisha e bardhë e mureve,mban fshehur ëndrrat e mia.

Page 17: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

17

PERËNDIMI NUK PREKET

Mbasditja përskuqi horizontin.

Përplasi nëpër mjegull,ngjyrën e diellit,duke e hedhur në degë qershie.Më mungon shushurima e çurgës,hijes që dridhet.

Perëndimi fillon e përthyhet.Urat e mbrëmjes,më mbështeten mbi sy.

Perëndimi si trishtimi,që është heshtja ime,si një mal i qetë,që nuk e prek dot.

Page 18: Dashnor

DASHNOR SELIMI

18

FLETORET E MIA

Kridhet kaltërsia e qiellit,

kur lidh me nyje gjaku,fletët e shkëputura të fletoreve të mia.Digjet si një kometë,muzgu i shpirtit dhe dallgëzon kraharori,kur mes tyre zgjohen kujtimet,në atë shtëpi të gurtë,që as dielli, as hëna,nuk futen dot brenda.

Mirazhe fantastikë përplasen nëpër mure,në çdo fletë fshihet një copëz jete,pika e vesës, dalë nga sytë e mi,vjershat e para përbri poemës së Homerit,ushtrimet e matematikës përbri Pitagorës,kristali i fjalëve përbri vargjeve të Shekspirit,degët e pemëve si krahët e zogjve.

Fletoret e mia, forca dhe liria,në hapësira, ku mërmërijnë burimet.

Page 19: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

19

QAN NJË VAJZË NËPËR SHKËMBINJ

Bie shi.

Pulëbardhat i mungojnë detit.Shpirti im fillon e loton.Befas gjëmon deti,vrullon era,thellë mes leshterikëve,përkundej një kostum dhëndërie.

Në breg, nëpër shkëmbinj,qante një vajzë.

Me fustanin e nusërisë në duar.

Page 20: Dashnor

DASHNOR SELIMI

20

PËRMETI

Atje në Përmet,

dritat vezullojnë,buzë këmbës së urës së bukur, të virgjër.

Hija e qytetit kridhet nëpër mjegullae mitra e Vjosës rënkon nëpër shkëmbinj.

Dëfrejnë zogjtë dhe lulet,me çuditë dhe magjitë e natës,nën jastëk shkëmbinjsh tek Guri i Qytetit,shtojzovallet në furtuna erërash,mbajnë peng hënën dhe yjet e rënë,në puthjen diellore të mëngjezit.

Sytë e Vjosës shkëlqejnë vegimthi,mes shkëmbinjsh, në krahët e trishtë,kur prehen pak çaste zogjtë e lodhur,mbi gdhendjet e daltës së Odise Paskalit.

Vajzat, butë, si sorkadhe haplehta,me një varg të Naimit në buzë,shkojnë buzëburimeve të Dhëmbelit,aty ku vaji i kabasë së Laver Bariut,përpëlitet në sytë e tyre.

Page 21: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

21

..... NË TROJET E HESHTJES

VËLLAIT TIM, FREDIT

Ngjesh hirin e cigareve,

dhimbje e hidhërime...

Nuk do të shihemi më ?

Në negativin e një filmi,flenë kujtimet tona në trojet e heshtjes.

Page 22: Dashnor

DASHNOR SELIMI

22

NJË NATË GUSHTI

Ishte fund gushti.

Natë - yje.Era lëvrinte kopshteve,parqeve, rrugëve dhe buzë liqenit.

Unë s isha i vetëm nën makthin e natës,kur në jastëqet e shkëmbinjve zhvisheshin dallgët.

Një violinist ishte rrethuar nga zogjtë,një zanë në ishullin e vogël,

padronia e ëndrrave të mia.

Page 23: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

23

PENTAGRAM DASHURIE

Notojmë të dy në një vaskë uji.

Mbi faqet e porcelanit,mbështet gjinjtë e tu,aty ku fle paqja dhe dashuria ime.

Përkëdhel buzët e mia,me mëndafshin e trupit tënd.

Sirenat që formojnë dallgët,zgjojnë ëndrrat në brigje dashurie.

Page 24: Dashnor

DASHNOR SELIMI

24

SI PRUSHI I STINËVE...

LINDËS SIME

Vrapon drejt një mëngjezi,

që e kishim harruar.Lulet në ballkon,sjellin ujin dhe detin,gjurmëve të erës.

Sytë e tu,si prushi i stinëve.

Jashtë, një kokërr shegë,çahej mbi një ftua.

Page 25: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

25

PSHERËTININ FUSHAT

Kujtesa la gjurmë,

në kupolën e qiellit,la gjurmë si gurët vullkanikë,në një ishull mendimi.

Shiu filloi të dridhej nga ndriçimi,në takim me enigmat e natyrës.Më tej liqeni thinjej në mjegulla,fushat psherëtinin.

Mbi çarçaf shuhej drita,gjunjëzohej nata.

Page 26: Dashnor

DASHNOR SELIMI

26

NË AGIMIN E NJË DITE

U ngjethën kambanat,

kur nga gjoksi i shqyer i qiellit,terri dhe dita, heshtja dhe dhimbja,

shterruan burimet e ëmbla të maleve.Era gufonte si vela anijesh të humbura,

dielli përtonte të dilte,në imazhin e harkut të ditës.

Ngrihej si balonë në qiell vetmia.Vizatimet qiellore, si art i dhimbjes,

shtrirë si një plazh estetik,kishin rrëmbyer pasqyrimin e yjeve,

me një hënë të vjedhur ndër dhëmbë.Zogjtë dridheshin nën këmishën e puthjeve,

pemët, shkurret, lulet, etjen dhe frikën,e strukën nën rrënjë.Lumi ndërroi shtratin dhe veshi velin e reve.

Page 27: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

27

DUKE PËRQAFUAR REFLEKTIMIN EHËNËS

Poetit kinez Li Po

Ishte natë,

një natë gjithë yje dhe hënë.Arusha e Vogël vraponte,

Arusha e Madhe tundte kokën,duke ndriçuar rrugët e qiellit.

Vendosi të përfundonte poemën e dashurisë,mori një fletore dhe një shishe uiski,

vetëm kështu, pra, i dehur,u frymëzua dhe shkroi vargje poetikë,

gjithë befasime dhe fantazi.Vendosi të pinte pranë një lumi,

me shtrat të gjerë.Varkën plot alga dhe ndryshk,

e shtynte rrjedha e lumit.

Arriti në vargun e fundit të poemës.Në mesnatë hëna luante me valët.

U hodh në lumë,për të përqafuar reflektimin e hënës...

U mbyt poeti Li Po.

Page 28: Dashnor

DASHNOR SELIMI

28

KËMBËSORËT E SHPIRTIT

Skelat e reve i ngjita mes shiut,

për të transportuar dhimbjen,që vizatonin muret e ikjes.

Braktisëm më tej, o Zot !Në atë hapësirë plot dritë,e qesh si vesa e mëngjezit,në barin e njomë.

Këmbësorët e shpirtit tim.Shtrihem i heshtur si guri,...moti të thahet mbi buzët e ëndrrës sime,për të më sjellë pas,një tingull që vite s e dëgjoja.

Në rrugën e gjatë,këmbësorëtshndërrohen në engjëj,aty pranë qiellit lëshohen qepallate lotit, që derdhej në rërë.

Page 29: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

29

TRISHTIM

Unë dhe Ti,

banojmë në këtë qytet me shira,në të njëjtën redhe reja është qielli ynë i paqëm,mbulues i mëngjesit.

Tërheqim ngadalë,devenë me gungë të trishtimit tonë.Nëpër rrugë,xhamat me avull të kafeneve,janë sytë tanë të veshur.

Në autobuz apo salla kinemash,takojmë sy të tjerë.

Devetë e urta,që nata i nxjerr nga kujtesa e natyrës,për të renditur yjet, korrierë të bardhë.

Ne u rritëm në këtë qytet.Muzgu si sezonet e modës,s përfillet nga devetë e trishtimit.

Page 30: Dashnor

DASHNOR SELIMI

30

PASQYRA

Djersitet prej avullit pasqyra,

refleksi i saj përgjumet.Heshtja bie përsëri.

Tunden kurorat e syrit të ujtë,me copëzime të kristaltë.

Në çast ndizet një dritë,refleksi i pasqyrës zgjohet,

nga ëndrra nën kurorën ujore.Dy trupa humbasin,

në detin e largët të reflektimit.

Page 31: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

31

PËRQAFIM DHE DHIMBJE

Kam ardhur pranë teje,

Goricë !Më ke mbërthyer shpirtin,qerpikët e gurtë lotojnë,

kur mbi shpinë,shikon një torbë mërgimtari.

Janë zhveshur pemët.Një trëndafil, një zambak,

bien të flenë.Shtëllungat e reve vijnë e tjerrin,

hardhitë nëpër lisa...Si fushat lehona,

magjia e kroit,ndjell sorkadhet e lëndinave.

Dashuria që lashë pas,tani përqafon dhimbjen time.

Page 32: Dashnor

DASHNOR SELIMI

32

BUSTET

Bustet shikojnë ëndrra,

nën hijet e mbrëmes,kur vesa i zbut nga makthi i natës.

Një bust qyshkur i ngritur,si varr i harruar,në të përhumbet dimri.

Një drer i çmendur,godet epokat e metalta,në atë mjegull çudie.

Page 33: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

33

BOTË

Në terr,

fëshfërima rënqethëse dhe ankth.Flokët e saj,me vajtje - ardhjet e hënës ngatërrohen,

në bukurinë misterioze të natës.Yjet, si spektatorë vështrojnë,me dritëzat e tyre,

si në alfabetin Mors.Në intimitetin e saj,

e madhërishmja, fuqiplota, Nata, sundon...

Page 34: Dashnor

DASHNOR SELIMI

34

QIELLI DHE KAMBANAT E YJEVE

Qielli ishte djersitur në pragmuzg,

përrallat e pathëna arratiseshin,nën hënën që buzëqeshte,duke i mbuluar ngjyrat e natës,

me një tërfil të artë.Brenda pasqyrave të thëngjijta,

dëgjohej kambana e yjeve,në lotët e fjetur të një legjende.

Page 35: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

35

PUTHJA JONË

Kur jeta më puthi për herë të parë,s d ija ç ishte puthja.Qava,klitha,u tremba...

As vetë s e kuptova se ç bëra.Se nuk shihnim dot më tej,ngjyrën e grurit të pjekur.Bebëzat e syrit, aty ku kishte hedhur,themelet, pragu i shtëpisë.S e shijova dot puthjen e parë,vështrova në mëngjes herët diellin,vështrova hënën si lule mimoze,e asaj mbrëmjeje.

Rrëmbeva puthjen e dytë,por imazhi i saj,nxitonte në një botë vegimesh.E pyeta, por përgjigje nuk mora.

Rrëshqiti si rreze diellidhe puthja e dytë.

Po ç të jetë puthja e tretë ?

Tani, kur puth,lë lot mbi buzë...

Page 36: Dashnor

DASHNOR SELIMI

36

MALI I SHENJTË

( Ajios Oros )

Në Malin e Shenjtë,

koha rrjedh pa nxitim,nën timbrin

e këngës së Bizantit.

Shekujt kthejnë kujtimet,që rrëfehen në këtë emblemë,

mes dritës së lotëve të dyllit.

Page 37: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

37

E VËRTETA IME

Lulet me besnikëri virtuoze i dua shumë,

edhe kur sytë e mi m i mbyllin me gjethe arre,që të kujtojnë ditën e kungimit,të të vdekurve në kishë.

Pemët, kur fryjnë erërat e vjeshtës,janë si klithmat e pëllumbit të egër,

gjethe të verdha - hulumtim i stinës.Ato dhe d iellin doja t i hidhja në det.

Page 38: Dashnor

DASHNOR SELIMI

38

UNË MBETA NJË PELEGRIN

Akulli

i funditi thyenrrezet,

unëmbeta

një pelegrin,në kishëne shtatë

martirëve.

Page 39: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

39

SIMETRI DHIMBJEJE

Në agoninë e kohës,

më ka mbirë një lot,ngjyrë qielli.

Syrit më janë zbardhur qerpikët.

Page 40: Dashnor

DASHNOR SELIMI

40

KTHINAVE TË MBRËMJES

Një piano me krahë të mbërthyer,

në shtegun e rrezeve.Kthinave të mbrëmjes,mushkëritë e miambushen me hënën,që s e panë kurrë.

Page 41: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

41

NDËRRIMI I STINËVE

Dimri uturin kërcënueshëm,

i bardhë, i ngrirë,gjunjëzuar mbi çarçafëte kristaltë të dëborës.

Pranvera pret agimin e stinës,për të ngjyrosur thonjtë e saj melankolikë,

për të gërvishur,qiellin e rënduar,

si një trumbozë gjaku.Pranvera, stampuar në peizazhe,

të shkëlqimta, të largëta,pret me padurim,

të gozhdojë në sirtarë të vjetër,dimrin me thinjat e mbrapshme.

Në qiell kumbojnë kambanatdhe ndizen yjet në ndërrimin e stinëve.

Page 42: Dashnor

DASHNOR SELIMI

42

ÇAST ËNDËRRUES

Mbrëmja është e ftohtë.

Rrugët më çojnë në fundin e natës,si gurët e lashtë në perëndim.Butësisht lë pas,botën e përflakur.

Hëna ndriçon dhe ikën,me kokë të varur mbi gjoks.

Page 43: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

43

NJË NATË

Natë,

xixëllonja.Gurit të thyer,shelgjet përreth kuvendojnëme erën.

Stërkalat e holla të shiut,nuk i fshehin dot peizazhethieroglife, intime.

Page 44: Dashnor

DASHNOR SELIMI

44

LUTJET E PËRCJELLJES

Lulet përgjatë shkallëve të shtëpisë,

me pak aromë,me pak petale,plot gjemba e barëra të egër mbuluar...

S ka kush t i u jitë.I mora me lotët e përcjelljes,

në funeralin e nënës sime.

Page 45: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

45

HIJET

Nata zbehet.

Zhduken yjet.Ti si dielli ndriçon.Dora jote, këtu pranë times.

Përzgjatet hija,era lëviz gjethet e pemëve të përgjumura.

Dashuria shtrin degët,ndjej trupin të më zhytet në hije.

Page 46: Dashnor

DASHNOR SELIMI

46

VJOSA

Burimet e fshehta të Vjosës,

zgjaten si një fije e hollë,përmes Pindeve eshtërthyer.Mes psherëtimash të kaltra,

qielli zgjohet në përplasje dallgësh,derisa prehet në deltën e Vlorës.

Unë i ndjek gjeografikisht,me hapa të ngadaltë.

Nuk dua të më humbasë nga sytë.E ndala për pak çaste në Përmet,por mitra e saj rënkonte nëpër shkëmbinj.

Page 47: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

47

NJË MËNGJEZ PRILLI

Prilli tështiti,

kur trokthi i kalit një mëngjes,la gjurmët e tij në asfaltin e lagur.

Ujrat e lumit filluan të zgjoheshin,të trembura nga pasqyra të fshehta,

shkëmbinjve gjysmë të lagur,mbështjellë me fije fantazmash skeletike.

Page 48: Dashnor

DASHNOR SELIMI

48

ANTITEZË

Rrënjët e pemëve përdridhen,

faqeve të shkëmbit,të vjedhin një pikë shiu.Gjethet shtrihen drejt horizontit,

të shuajnë etjen,me vesën e një mëngjesi.

Page 49: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

49

DUART E NËNËS

Për një çast m u kujtuan,

duart e nënës sime.Kujtimet tingëllonin rëndë,deri tek rrënjët e luleve.

Tek ajo shtëpi, që më shfaqet hija e saj,mes rrëkeve të lotëve.

Duart e nënës...E vetmja pemë që mbahet në këmbë.

Kujtimet dhe ëndrrat e mia,i shkërmoq në mokrrat e gurta,

mbuluar me cergat e trasha,deri tek frëngjitë e hajatit dritëmekur.

Page 50: Dashnor

DASHNOR SELIMI

50

KRONIKË

Hijet filluan të zhvisheshin,

para një pishe që nusëronte.Degët zgjatnin duart me halat e gjelbërta,për të hapur shtegun e dritës.Pika - pika ditirambet e shiut,lagnin buzët e gjetheve,nga dhimbja e prushtë.Lulet, fshehur nëpër ferra,kërcenin valsin e mbrëmjes.

Page 51: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

51

SHËTITJA E ËNDRRAVE

Vesa kish rënë,

mbi heshtat e barit të njomë.Lulet dukeshin,sikur kishin larë sytë në mëngjes,me ujin e ftohtë,nga Sena, buzë Eifelit.Akoma dritat marramendëse të Parisit,si pasqyrat, shëtisnin në lumë.Donin t i zinte gjumi ëmbëlsisht,në freskinë e flladit.

Ato shëtisnin...buzë Eifelit.

Page 52: Dashnor

DASHNOR SELIMI

52

POEZIA MË MBAN MËRI

...Sepse e kam braktisur.

Tashmë më mbulojnë gjetheputhjet,si flatra zgalemi.Thellë, në rrënqethje ajri,

pikëllohet hëna,mbi puplat larushe të yjve,

që flenë si princi i heshtur,në qiellin e larë.

Page 53: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

53

INTIMITET

Makthet e natës,

si lavdia e shekujvefshihen pas perdeve,

aty ku ngrihet errësira,aty ku epshet e brishtë,

lëvizin grilat.

Në dy dritare të dy do të rrimë,ti, si Hëna, nuk shkulesh,veshur me këmishë ngjyrëfloriri...Brenda saj fshihej virgjëria.

Page 54: Dashnor

DASHNOR SELIMI

54

NJË METEORË DHIMBJE

Mbi vendlindje,

në qiellin me guna të zeza resh,engjëjt flinin me kokën mbështetur, mbi një lutje.

Page 55: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

55

TRISHTIM PAS SHIUT

Sapo ka pushuar shiu,

një mbasdite vjeshte.Lulëzon jasemini,era e detit qetëson nëpër stolat e parqeve,të dashuruarit.

Para shtëpisë sime,në një cep të parkut,dielli përkëdhel ngadalë, gjethet e saporëna.

Page 56: Dashnor

DASHNOR SELIMI

56

NJË MBRËMJE

Një mbrëmje

dritat e makinave,verbuan lulet në dritaren time dhe u kthyen në statuja,që u morën sytë.

Hëna sa vjen e më tepër zbehet.

Page 57: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

57

U LARGOVE SI HËNA

Ti ike,

përmes pikëllimit.Një fije floku mora në dorë,për të mos e harruar kujtesën,sepse unë i di shtigjet dhe rrugët,ku fryn veç erë vendlindjeje.

Mos u fsheh pas një rruge,po përtej gadishullit tonë,ose më mirë fshihu mbi ngjyrat e mia,që nuk treten nga stinët e lodhura.

Ti ike,sa hëna, që të të shoh.

Page 58: Dashnor

DASHNOR SELIMI

58

THIRRJA E VELËS SË BARDHË

Kur ti u zhveshe,

një natë,një velë e bardhë anieje,thirri nga kaltërsia:Plasa nga pikëllimi,që s jam aty pranë...

Page 59: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

59

BREDHI DHE DËSHIRAT

Bredhi është pema,

që stoliset në ditën e Vitit të Ri.U nisëm të katërt për ta zgjedhur në pyll.E sollëm viganin magjistar,në ballkonin e madh.Në degët e tij lidhëm dëshirat,me letra të shndritëshme, shumëngjyrëshe.Unë dhe Linda në heshtje,Xhoni dhe Fredi kanë radhë të gjatë.

* * *Në ballkon vështrojmë yjet

e natës së Vitit të Ri.

Arusha e Madhe tund kokën,e Vogla më tej hap sytë.Era gris qiellin e natëse njerëz nën bredha,përqafohen me Horoskopin e ri.

Page 60: Dashnor

DASHNOR SELIMI

60

LIBRI DHE DASMA

U mbështeta në dritare.

Nisa të lexoja librin,me mesazhet e vendlindjes.Mbi kryqëzimin e fjalëve,zjarre të ndezur në kornizën e pritjes.

Era filloi të shtynte retë.Unë strehoja në tempullin tim,këngët përmetare,që vinin

nga një dasëm emigrantësh.

Page 61: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

61

FOTOGRAFIA

Ajo ishte aty.

në atë mur me vite të tëra,me një shikim keqardhës,mbuluar nga pluhuri i yjeve,rrethuar nga drurët e shkretëtirës.E lodhur nga vitet, nga këngët,nga lotët e dhimbjes.

Ajo ishte aty,në atë mur,me vite të tëra.Herë shkundte nga sytë,fantazmat e fshehura,mblidhte rreth vetes atë mall,herë urrente atë ditë largimi.

Largimi...psherëtinte në zemër,brenda atij arti të kornizës.

Page 62: Dashnor

DASHNOR SELIMI

62

RIMA ME NJË ZOG

Një degë prej palme fëshfërinte.

Era filloi të transformonte retë.Në ujë shtrihej hieja e shelgutdhe mbi gjilpërat e barit qëndronte vesa.

Pylli përgjonte ofshamat e pranverës,mardhur nga dimri.Ishin futur në një stinë të re.

Rima e një poezie,u bë degë peme për një zog.

Page 63: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

63

ÇAST

Peshqit vodhën një copë qiell,

i morën rrjedhën lumit.Rrënjët e thella të atij mëngjezi,kalojnë thellësive të shpirtit,gjithë trishtim dhe ankth.

Ajo copëz qielli,ajo rrjedhë lumi,ndriçon në sytë e peshqve.

Sa më mungon ky çast.

Page 64: Dashnor

DASHNOR SELIMI

64

ERDHA TË TË ZGJOJ NGA JË ËNDËRR

Vëllait tim, Fredit

Ti ike,

ike pa thënë një fjalë.Atëhere, kur u takuam në HESHTJEdhe valët e detit në Kretë,dridheshin prej ngashërimit.Lëndinat e reve,copëtonin petalet e shiut,zogjtë, të trembur,shkundnin lule mbi arkivolin tënd.

Unë po vij,po vij këto ditë gushti,

për t u takuar në HESHTJE.Pasqyra e mermertë vishet nga lotët.

- Erdhe, -më the, -vëlla?- Erdha të të zgjoj nga një ëndërr,

për të mos u ndarë kurrë...

Page 65: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

65

NJË MËNGJEZ

Një mëngjes pranvere binte shi,

qielli gjithë shtëllunga resh.Mes shtrëngatave, në errësirën tinzare,godita heshtjen,për të gjetur fatin dhe shpresën.Zgjatën duart vetëtimat,të shuanin etjen,të digjnin ëndrrat.Atë mëngjes,stina palosej në fletët e herbariumit,zhvishej dhimbja brenda dhuntimit të zjarrit.Mbi to binte një pikë loti.

Page 66: Dashnor

DASHNOR SELIMI

66

NË DUART E FËMIJËS

Natë e bardhë.

Natë me qiell pa ëndërr.Pemët ranë në gjumë,nën shtatoret e hardhive,binin lotët.Një fëmijë po qante.Hëna u thërriste yjeve...

Filloi të binte nata.Në një kështjellë prej rëre,Princi rrëmbeu Neraidën.

Bukuria dhe loti,në duart e fëmijës.

Page 67: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

67

TRETEN KUJTIMET

Loti i pranverës,

ra mbi avujt e burimit,u kthye në lot ikonash.

Shpirti im,bridhte si një yll, gjithë natën.

Klithi ndaj të gdhirë,një shpend i lirë.Pas një plisi,treteshin kujtimet e fëmijërisë.

Page 68: Dashnor

DASHNOR SELIMI

68

MËSUESJA DHE FËMIJTË

Dërrasa pas shpatullave të mësueses,

është e zezë.Fëmijtë e zbehtë nuk pipëtijnë.Mësuesja e heshtur,vështron dërrasën sa një qiell.

Fëmijtë kafshojnë lapsat me dhëmbëdhe ëndërrojnë fusha me luleshtrydhe.

Page 69: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

69

ZGJIMI I ËNDRRAVE

Tymi i zjarreve të fëmijërisë,

lëviz gurët në kujtesën time.

Kambana e rëndë, e fjetur,zgjon ëndrrat e mia.

Page 70: Dashnor

DASHNOR SELIMI

70

ERA

Netë

të bardha.Përqafoj retëdhe yjet,ndërsa erafillontë shtrydhë,mbigjoksin tim,pafundësinë e botës...

Page 71: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

71

KREHRI DHE DETI

Tërhoqa shtratin në mesnatë.

Ti notoje në detin e poezive të mia.Veshe metaforat për t u nisur.Në brigjet e kripura,harrove krehërin tënd,si një midhje e tharë.

Tërhoqe detindhe ngeci në breg,

atje ku ishe ti.

Page 72: Dashnor

DASHNOR SELIMI

72

KTHIM I DHIMBSHËM

Gardhet me gëlqere,

çahen nga dielli në mesditë.Përbri shtrihen ëndrrat e fëmijërisë,

që bluhen në mokrrat e gurta,tirren si fije e hollë në një furkë...

Kthehem si hije mortore,në oborrin e shtëpisë,

pa pjergulla, pa dallëndyshe, pa lule,dielli pret rrënjët e pemëve.

Në ca thasë të linjtë shoh librat e mi,me shkronja jetime.

Lotët më bien vetvetiu...

Page 73: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

73

FATI DHE SHPRESA

Fatin dhe shpresën,

kërkoja në një masë tymi,në çastin kur meteorët,binin nga qielli,

në vdekjen e papritur,të yllit të mëngjesit.

Vite e vite kalova,nëpër rrugët ku shkelte drita,

nën hirin dhe tymin,brenda një tavlle cigaresh.

Page 74: Dashnor

DASHNOR SELIMI

74

NË KUFIRIN E BRAKTISJES

Kur zbardhim fletët e natës,

qiellin kemi veshje.Në lutje,një mister sublim.Nga gishtat tanë të qirinjtë,lëshojmë një buqetë me lule në qiell,si një balonë që shpërndan lumturinë.

Një zog në ballkon,puth fjalë - poezitë,

për të hyrë në thellësinë e një dialogu,mes dy zemrave të bëra një.

Page 75: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

75

MALLI IM

Ah, moj zemër !

Zemër e brishtë si pëllumbi.Psherëtimë e ndrydhur,

mbetet malli im.

Page 76: Dashnor

DASHNOR SELIMI

76

EDITIM

Ikën mendimet prej reve,

kur këputa copat e yjeve,mes klithmave të mëngjesit.

Me dritën e hënës lidha yjetdhe mes hojeve të shpirtit,

ciflosej imazhi i fjalës së pagjetur.

Page 77: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

77

KUR LINDIN MENDIMET

Mëngjesit,

mendimet më lindin me pranga,nga netët torturuese,me ëndrrat përbindëshe.

Do të laj buzë e sy,me buzëqeshje,

me valë tingujsh,që përthyhen ajrit të ftohtë,

atëhere, kur natës,do t i mungojnë puthjet flu ide.

Një pasqyrë hëne,reflekton vizionin tim stoik.I ndritshëm dhe i brishtë...

Poshtë syve,një qiell i zi, i ngrirë,

indiferent.

Page 78: Dashnor

DASHNOR SELIMI

78

POHIMI I TË KUNDËRTËS

Shtizat e akullta të strehëve qanin...

Drita e zbehtë e hënës së dimrit,i bëri të heshtin.

Gështenjapërballë dritares,

brenda një nateshpërtheu në lule.

Page 79: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

79

ËNDRRAT THYHEN NË MES TË DETIT

Deti ishte tërbuar atë natë.

Filloi të fshihte anijet në portdhe varkat me kupi të shqyera,ulën velat mbi errësirën e ujit.

Rruga ishte e gjatë...Në rrugët e heshtura nëndetare,

konturojnë vullkanet,aty ku gjaku refuzon mpiksjen.

Rrotullohet një hinkë uji,në mes të saj lëvizin trupat e pajetë.

Një pishtar rri ende ndezur mbi varkëdhe flaka e zbehtë gërrmon valixhen e humbur.

Pulëbardhat hëngrën sytë,për të çarë errësirën,

ndërsa lavrakët e troftat,zhvishnin kockat nga këmisha e tyre.

Një rrjetë peshkatari,raskapitur nga trishtimi,

nën dritën e agimit reflekton një letër,larë me pika lotidhe shkronjat përthyer nga ëndrra.

Në fund të detit furtunë,vallëzime të çuditshme...

Ha kockat e mbetura, bërë gurdhe thyen protezën,në bregun që s bën më shkumë.

Page 80: Dashnor

DASHNOR SELIMI

80

NË GORICËN TIME

U ul dielli të më puthte,me prushin e tij

dhe hiri i hënës,trishtohej buzë vatrës.

Mbështjellë kujtimet mes gurëve të oxhakut,lanin me vesë këngën e burimeve.

Në atë pllajë me gurë,baltë të kuqe dhe lëndina,

pikëzat e lotit më bien,në akuriumin gjigand - Goricë.

U ula të puthja,makinat e drunjta,

lodrat e fëminisë simedhe dritat korale me ngjyrën e zogjve,

sillnin nga qielli dritën e yjve,kur nata mbyllte grilat

dhe përgjonte përvëlimin e mallit.

U ula të puthja mëngjesin,kur era dhe pemët luanin së bashku

dhe lulet që qanin dhe thërrmoheshin petalet,atje ku të deh aroma e çajit të tharë,

hardhitë ngashërejnë nëpër lisa...

U ula në ballkonin,që më pasqyron Trebeshina.

Dëgjohej gërhima e pëllumbavedhe copëza fjalësh drithëronin shpirtin.

Page 81: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

81

ALFABETI I DHIMBJES

Hëna kishte mbetur e bardhë,

sy i hutuar,i ngrirë,hapësirës qiellore.Sodisja nga lart dhimbjen e plagosur,dhimbjen lehonë...

Pak frymë,pak dritë qiriri,të shkruaj alfabetin e dhimbjes.

Hënë !Je hyjnesha e perandorisë sime ajrore,të putha ethshëm buzët e etura,me vesën e trëndafiltë,të buzëve të mia.

Gozhduar rri në dritare.Sytë e një maceje të zezë,më përgjonin nëpër terr.

Page 82: Dashnor

DASHNOR SELIMI

82

BUKURIA DRIDHEJ NËN ÇARÇAF

Sonte jam i vetëm...

Sa do të doja të vije në shtratin tim,të bardhë, të bërë akull.Ti më mungon,më mungon drita, zjarri.Nëpër pasqyrat e mureve,përplasen vizatimet,hijet e ftohta.

Ti erdhe...Me ata gishta të butë,më lëmove lëkurën time.

Bukuria dridhej nën çarçaf.

Page 83: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

83

NJË ASPEKT

Noton mbi lagështi,

shtëpia ime,muret të lagështa,shpirti i lagësht,me lagështi veshin zemrën time,mbuluar me rjetë merimangash.

Një akrep përdridhet,kërkon të fshihet,mbi një gur të djersitur.Shtëpia ime me myk të jeshiltë.

Më mbyllen sytë e rënduar,nga qerpikët pikon ftohtësirë.

Page 84: Dashnor

DASHNOR SELIMI

84

SHKALLËT

Mes dritëhijeve të viteve,

ecte një i moshuar nëpër shkallë.Psherëtinin dhimbje shkallët e zbritjes,shkallët që e shpinin drejt përgjumjes sëpërjetshme...

Shpresae së nesërmes,

vizatohejnëpër duart

që i dridheshin,në bastuninqafëpërthyer

të thanës,në bastunin

e lutjevendaj perëndive.

Page 85: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

85

NË SHTEGUN E PANJOHUR

Zëri i trembur,

si gur i flakur mbi bar,shpërfillës ndaj stinëve,thyen rrezet e nxehta të verës.Kap një dorë qiell,aty, ku nën kubenë e tij,rri varur një kambanë,aty ku edhe flakët e rrufeve,fshikin ëndrrat.

Në një shteg të panjohur,takoj engjëjt,

me flatra dhe dhëmbë...

Page 86: Dashnor

DASHNOR SELIMI

86

NJË MBRËMJE PRANVERE

Ishte pranverë...

Mbrëmja shuhejnë atmosferë ngjyrash.

Një furtunë ngjyre,ndiqte pyllin e dendur,

të kapronjve të yjeve.

Vij rrotull,me të shpejtë drejt qiellit,

mbi korniza malesh,mbi thepisje kreshtash,

mbi peizazhe të këndëshme ngjyrash.

Mbi përkundjen e syve të mi, ra nata.

Page 87: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

87

DJE ZBULOVA NJË RRUGË

Përthyhej perëndimi

dhe shiu shkruante mbi buzët e ftohta,të monumentit të heshtjes,monologun e vajtimit.

Bukuria jote,fshehur pas rrezeve të diellit,kërkonte rrugën e shpëtimitnëpër ag.

Ah ! Dje,zbulova një rrugë,të cilën,thjesht hapat e saj,ma zhvendosën në zemër.

Page 88: Dashnor

DASHNOR SELIMI

88

DIKUSH PRET NË PORT

Deti filloi të tkurrë tjegullat e blunjta

verbuese,mbi yllnajën e diellit.Sytë rrafshojnë dhe heqin,

maskën e perëndimit.Dritaret e hapura,në ato shtëpi përdhese,bëhen gati të mashtrojnë hënën,nën shikimin hyjnor.

Zëri i kthjellët i dallgëve,si akord i një pianoje,zhyt detin në verbëri.Një parmendë e thyer,prek plisin e vjetër,me drita dhe eshtra.

Dikush pret në port.Një valixhe,me fustanin e bardhë të nusërisë,kthen sytë nga deti.

Page 89: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

89

SYRI YT NË PRANVERË

Lindës sime

Kërkova sytë e tu në Qiell,

por as deti aromëmirë i luleve,as fjala ime nuk goditi dot,

arkitekturën e heshtjes.

Unë mbetame një tufë lulesh

në duar,mes tyre...

Page 90: Dashnor

DASHNOR SELIMI

90

FËMIJA DHE FLUTURAT

Një fëmijë, duke ndjekur fluturat,

u gjend nën rrotat e një makine.

Në rrugë fryn erë.Pas rrezeve të diellit,fluturat luajnë në sy fëmije.Pasqyrat e pallateve,godasin fytyrën tënde,me flakë rrufeje.

Ti vrapon.Ti luan e qesh,mbi krahë fluture.

Kujt t i flasim tani,për të blertën e trishtë që të mbulon,te ky pyll i dendur mermerësh?

Page 91: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

91

DRITA MBULON DASHURINË TIME

Gjethet e ullirit,

presin ballkonin e thyer të ditës.Fryma që ngjitet nën një bluzë,mori ngjyrën blu perandorake.Tragjedia,

si në apologjinë e fundit të Sokratit,zhytur në krahë vetëtimash.

Mblidhet nën çarçafët e bardhë të reve,drita që mbulon dashurinë time.

Page 92: Dashnor

DASHNOR SELIMI

92

MISTER

Një vajzë

zhvishej.Hija e sajdehejmbi trupin tim.

Si peizazhetë ndezura,në perëndim.

Page 93: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

93

UDHËT E KALTRA

Në udhët

e kaltratë qiellit,ndez qirinjtëe stinës.

Dhimbja e largëtshkundmbi bar,bulëzate vesës.

Page 94: Dashnor

DASHNOR SELIMI

94

PËRJETËSIA E NJË ÇASTI

S është e vërtetë,

se kur bie nata,në pëllëmbën

e agut tënd,nuk këndon zogu

i dashurisë sime.

Page 95: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

95

....Me dritën e hënës lidha yjet dhe mes hojeve të shpirtit,ciflosej imazhi i fjalës së pagjetur.

Page 96: Dashnor

DASHNOR SELIMI

96

Page 97: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

97

Përmbajtja

Lirika e syrit, .............................................................................. 3LETËRKËMBIMI ME NËNËN .................................................... 9PËRSE IKE ? ............................................................................... 10BURIMI I HUMBUR .................................................................. 11JAVA E KRYQËZIMIT ............................................................... 12XHELOZI .................................................................................... 14RRËKEJA DHE TRISHTIMI ...................................................... 15ËNDRRAT E MIA ....................................................................... 16PERËNDIMI NUK PREKET ...................................................... 17FLETORET E MIA ..................................................................... 18QAN NJË VAJZË NËPËR SHKËMBINJ ................................... 19PËRMETI .................................................................................... 20..... NË TROJET E HESHTJES .................................................. 21NJË NATË GUSHTI ................................................................... 22PENTAGRAM DASHURIE........................................................ 23SI PRUSHI I STINËVE... ............................................................ 24PSHERËTININ FUSHAT ........................................................... 25NË AGIMIN E NJË DITE ........................................................... 26DUKE PËRQAFUAR REFLEKTIMIN E HËNËS ..................... 27KËMBËSORËT E SHPIRTIT ..................................................... 28TRISHTIM .................................................................................. 29PASQYRA ................................................................................... 30PËRQAFIM DHE DHIMBJE ...................................................... 31BUSTET ...................................................................................... 32BOTË ........................................................................................... 33QIELLI DHE KAMBANAT E YJEVE ....................................... 34PUTHJA JONË ............................................................................ 35MALI I SHENJTË ....................................................................... 36E VËRTETA IME ........................................................................ 37UNË MBETA NJË PELEGRIN................................................... 38SIMETRI DHIMBJEJE ............................................................... 39KTHINAVE TË MBRËMJES ..................................................... 40

Page 98: Dashnor

DASHNOR SELIMI

98

NDËRRIMI I STINËVE.............................................................. 41ÇAST ËNDËRRUES ................................................................... 42NJË NATË ................................................................................... 43LUTJET E PËRCJELLJES .......................................................... 44HIJET .......................................................................................... 45VJOSA ......................................................................................... 46NJË MËNGJEZ PRILLI .............................................................. 47ANTITEZË .................................................................................. 48DUART E NËNËS ...................................................................... 49KRONIKË ................................................................................... 50SHËTITJA E ËNDRRAVE .......................................................... 51POEZIA MË MBAN MËRI ........................................................ 52INTIMITET ................................................................................. 53NJË METEORË DHIMBJE ........................................................ 54TRISHTIM PAS SHIUT .............................................................. 55NJË MBRËMJE........................................................................... 56U LARGOVE SI HËNA .............................................................. 57THIRRJA E VELËS SË BARDHË ............................................. 58BREDHI DHE DËSHIRAT ......................................................... 59LIBRI DHE DASMA .................................................................. 60FOTOGRAFIA ............................................................................ 61RIMA ME NJË ZOG ................................................................... 62ÇAST ........................................................................................... 63ERDHA TË TË ZGJOJ NGA JË ËNDËRR ................................. 64NJË MËNGJEZ ........................................................................... 65NË DUART E FËMIJËS ............................................................. 66TRETEN KUJTIMET ................................................................. 67MËSUESJA DHE FËMIJTË ....................................................... 68ZGJIMI I ËNDRRAVE ................................................................ 69ERA ............................................................................................. 70KREHRI DHE DETI ................................................................... 71KTHIM I DHIMBSHËM ............................................................ 72FATI DHE SHPRESA ................................................................. 73NË KUFIRIN E BRAKTISJES ................................................... 74MALLI IM ................................................................................... 75EDITIM ....................................................................................... 76KUR LINDIN MENDIMET ........................................................ 77POHIMI I TË KUNDËRTËS ...................................................... 78ËNDRRAT THYHEN NË MES TË DETIT ................................ 79

Page 99: Dashnor

«L I R I K A T E A N Ë V J O S Ë S»

99

NË GORICËN TIME................................................................... 80ALFABETI I DHIMBJES ........................................................... 81BUKURIA DRIDHEJ NËN ÇARÇAF ........................................ 82NJË ASPEKT .............................................................................. 83SHKALLËT................................................................................. 84NË SHTEGUN E PANJOHUR ................................................... 85NJË MBRËMJE PRANVERE..................................................... 86DJE ZBULOVA NJË RRUGË ..................................................... 87DIKUSH PRET NË PORT .......................................................... 88SYRI YT NË PRANVERË .......................................................... 89FËMIJA DHE FLUTURAT ......................................................... 90DRITA MBULON DASHURINË TIME ..................................... 91MISTER....................................................................................... 92UDHËT E KALTRA.................................................................... 93

PËRJETËSIA E NJË ÇASTI ....................................................... 94

Page 100: Dashnor

DASHNOR SELIMI

100