303thenie.pdf

Upload: klodiklodi

Post on 06-Jul-2018

224 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • 8/17/2019 303thenie.pdf

    1/16

      1

     

    TREQIND ETREMBËDHJETË FJALË

    TË IMAM ALIUT (a.s.)

    Përzgjedhur dhe përkthyerPrej

    Hafiz AliutHatib i Korçës

    Mbaruar në muajin Rexheb 1326 (1910)

    H.Muhammedi (s.a.s.) ka thënë:

    “Unë jamë qyteti i diturisë, ndërsa Aliu është porta e tij”.

    Fjala e Aliut është më e mira ndër gjithë të tjerat

  • 8/17/2019 303thenie.pdf

    2/16

      2

     

    Tiranë, 2003

    PARATHËNIE(E BOTIMIT TË PARË)

    Për një njeri që i madhi ynë, H. Muhammedi (s.a.s) urdhëron e thotë:

    Unë jamë qyteti i diturisë, ndërsa Aliu është porta e tij, atëherë mua ç’mëmbetet të them për atë zotëri?! Diturinë dhe trimërinë e tij e njeh kushdo. Kurdoherëfjalët të mprehta i kishte, por të plota i fliste; edhe kur hante, më shumë se tri kafshatanë gojë nuk fuste.

    Thonë se një natë tek Hasani, një natë tek Hyseni, të tretën tek Abdullah Xhaferi ehante darkën. Aliu thotë: “dituria është një pikë, por të paditurit e shtuan gjer mëkaq”.

    Kaq gjë mund të them: kushdo nga ne që të këndojë fjalët e këtij dijetari të madh, ilutem që të mos i këndojë ato shkel e shko, po t’i vështrojë duke gjykuar dhe dukemenduar, sespe çdo fjalë që ka folur, po ta komentojmë, për secilën do të bëhej nga

    një volum i madh më vete. Ai që punon sipas kanunit (udhëzimit) të këtyre fjalëve,është i lumtur në të dy jetët.Le të sjellim një shembull nga citatet e tij. Aliu na këshillon: “Arkë e njeriut

    është mjeshtëria”. Një fjalë e dëgjuar thotë: “Zanati është magazinë e njeriut”.Vërtetë, njeriu me zanat mund të fitojë të holla me barrë me anën e të cilave ai i fitontë dy jetët.

    Çdo fjalë të H.Aliut, po ta marrim e ta gjykojmë, do ta gjejmë fortë të lartë e tënevojshme. Prandaj, si lum ai që i këndon dhe i mban ndër mend ato.

    Aliu ka thënë edhe shumë fjalë të tjera të çmuara. Por unë këto i gjeta si më të plota dhe me vlera më të përgjithshme. Ka edhe thënie të tjera të tij, të përafërta, që ishembëllejnë njëra-tjetrës. Edhe nga këto mora një pakicë. Kam ndërmend, në dashtë

    Zoti, që në një tjetër vëllim, kam për t’i mbledhë të gjitha, por, tani për tani, këto janëtë mjaftueshme. Zotin paçim ndihmës!

    Shkruar më 20 Shaban 1326 h (1910). H. Ali

  • 8/17/2019 303thenie.pdf

    3/16

      3

     

    PARATHËNIEPËR BOTIMIN E DYTË

     Në redaktimin e përkthimit të Imam Aliut (kerramull-llahu vexhhehu), (Zoti endriçoftë fytyrën e tij), njëri nga katër halifët e drejtë (hulefairr-rrashidijnë) të të gjithëmuslimanëve dhe njëri nga anëtarët e familjes së të Dërguarit të All-llahut, H.Muhammedit (s.a.s.), të përkthyera dhe të botuara në gjuhën shqipe prej H. Ali Korçësrreth 100 vjet më parë, jam gjendur përpara dy vështirësive:

    Së pari, duke e ditur nga gjithëkush që ka sado pak njohuri në Historinë Islame seHazreti Aliu (k.v) është njëri nga personalitetet më të mëdhenj të fesë islame për tëcilin i Dërguari i All-llahut (xh.sh) H. Muhammedi (s.a.s.) ka thënë: Unë jam qyteti iditurisë, ndërsa H. Aliu është porta e tij.), njëkohësisht ai është edhe poet i madh iletërsisë arabe dhe duke mos pas në dorë origjinalin në gjuhën arabe, por vetëm

     përkthimin në gjuhën shqipe të para nëjqind vjetëve, jam përpjekur që, të paraqes samë qartë e më të kuptueshëm, para lexuesit të sotëm shqiptar, në rradhë të parë,mendimin filozofik islam të Imam Aliut (k.v), pasi ky është edhe qëllimi kryesor ikëtij ribotimi; dhe

    Së dyti, është fakti se përkthyesi në gjuhën shqipe i këtij materiali është teologu injohur; poeti dhe patrioti rilindas H. Ali Korça, gjë që më ka vënë përpara

     përgjegjësisë morale për t’i ruajtur sado pak veçoritë kryesore të stilit të tij gjuhësor.Ai, megjithëse gjuhëtar dhe poet i njohur, në kohën kur e botoi atë vepër, kur endenuk ishte kristalizuar mirë as alfabeti i sotëm shqip i Kongresit të Manastirit, nukmund t’i shpëtonte përdorimit të disa huazimeve, apo ndonjë nëndialektizmi, të cilët,në shpesh raste, e vështirësojnë mjaft kuptimin e tekstit mga lexuesi i sotëm.

    Pikërisht kja ka qenë arsyeja që në disa raste kam qenë i detyruar të vë dorë jo vetëmnë leksik, për zëvendësimin e huazimeve dhe të disa nëndialektizmave (ndarës për tëraujtur sado pak vlerat e stilit gjuhësor të H. Ali Korçës, shpesh herë jam detyruar tarëndoj tekstin duke përdorur sinonimet e futura në kllapa) por, në ndonjë rast të rrallë,edhe në strukturën e fjalisë.

    ALI HOXHA. 

  • 8/17/2019 303thenie.pdf

    4/16

      4

     

    KUSH ËSHTË IMAM ALIU?

    Falënderimet i takojnë All-llahut të gjithësisë. Paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi profetin e gjithë njerëzisë Muhammed Mustafanë, mbi familjen e tij të pastër, mbishokët e tij të devotshëm dhe mbi të gjithë të dërguarit e All-llahut (xh.sh).

    Është vështirë që të shkruhet për një personalitet të lartë siç është imam Aliu (a.s.)kjo, përshkak se imam Aliu (a.s.) është mbarësi i diturisë së Profetit Muhammed(s.a.s.). E pse mos jetë i tillë, ku dihet se vetë profeti e rriti dhe e edukoi atë. E ushqeume sofrën hyjnore (s.a.s) dhe i’a shuante etjen me burimin e keutherit. Rreth figurëssë imam Aliut (a.s) kanë shkruar shumë autor dhe për të janë thurur shuëm poezi ngamë të ndryshmet dhe më të përsosurat. Për këtë figurë si miku ashtu edhe armiku i tij,myslimanët dhe jomyslimanët. E përse ndodh kjo? Kjo ndodh se, këto persona enjohën drejt personalitetin e imam Aliut (a.s), qoftë nga ajo morale, shoqërore apo

    edhe politike…Për të gjitha këto, flet historia islame si edhe historianët e famshëm e të njohur siç janë: Ibën Xherir Tabari, Ibën Asakir, Ibën Hisham etj. të gjithë dëshmojnë se imamAliu (a.s.) ka qenë më i dituri i sahabëve, më i forti, më adhuruesi e më i drejti. Tëshumtë janë edhe hadithet e profetit Muhammed (s.a.s) rreth imam Aliut (a.s) dhefamiljes së tij. në një hadith të profetit Muhammed (s.a.s) thuhet: “Aliu është me tëdrejtën dhe e drejta është me Aliun”. Të gjitha librat e haditheve janë të mbushura methëniet e vulës së profetësisë, udhërrëfyesit të njerëzisë. Në librat të cilat gjenden këtohadithe po përmendim disa prej tyre siç janë: sahihi i Buhariut, sahihi i Muslimit,Musnedi i Ahmed ibn Hanbelit, Mustedreku i Hakimit, suneni i Nisait etj. Pra këtuduket qartë se imam Aliu (a.s.) nuk është i veçantë, por ai është i përgjithshëm dhe për

    këtë është detyrë e të gjithë atyre të cilët shprehin:Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah ue esh-heduen-ne Muham-meden resulull-llah, që të

    respektojnë dhe ta ndjekin këtë personalitet të cilin e ka lavdëruar vetë Profeti (s.a.s).Po të studiojmë historinë islame, larg çdo nervozizmi verbues do të na sqarohet më sëmiri se cili është imam Aliu (a.s.). Ai është i pari që pranoi islamin, ai është

     pjesëmarrësi në të gjitha betejat e zhvilluara në kohën e Profetit (s.a.s), Ai është më idituri mbas Profetit (s.a.s), dhe për këtë dëshmojnë edhe halifët (udhëheqësit)

     parardhës të tij. Imam Aliu (a.s.) kishte një mendim të veçantë. Ai e lartësontediturinë dhe dijetarët, sespe e dinte fare mirë se vlerat njerëzore e kanë burimin tedituria dhe nëpërmjet saj jeta përparon më tepër. Imam Aliu (a.s.) ka pasur mendim tëlartë filozofik rreth çështjes së drejtësisë, sepse drejtësia e çon njeriun drejtë

    lumturisë, ajo e bën njeriun të qetë, tek drejtësia gjindet sistem unik për shoqërinë dhenëpërmjet drejtësisë njeriu arrin të kuptojë të vërteën e tij. Sa e mrekullueshme është

  • 8/17/2019 303thenie.pdf

    5/16

      5

    thënia e tij (a.s) ku thotë: “Ai që e ka njohur veten e tij, e ka njohur edhe Krijuesin”. Në çdo thënie të imam Aliut (a.s.) gjindet urtësi, filozofi, udhëzim etj… Jo, me paqëllim, edhe dijetari i shquar shqiptarë, patrioti rilindas Hafiz Ali Korça (All-llahu emëshiroftë), zgjodhi të botojë librin e quajtur “Treqind e tre fjalë të imam Aliut”. Por,ai e bëri këtë sepse thëniet e të shquarve nuk i kuptojnë ashtu siç duhet të gjithë

    njerëzit, por vetëm dijetarët e lartë nga ana e diturisë arrijnë të kuptojnë specifikën etyre. Në bazë të një verifikimi që bëmë në librin e Hafiz Ali Korçës, pamë që këtothënie ishin të marra nga libri me titull: “Naxhul Belaga” i imam Aliut (a.s.).

    Ç’është Nehxhul Belaga? Ai është libri në të cilin janë grumbulluar thëniet dhe porositë e imam Aliut (a.s.) duke filluar që te njëshmëria e All-llahut (xh.sh) e deri tekçështjet personale të njerëzve. Me këto fjalë imam Aliu (a.s.) u drejtohet të gjithënjerëzve, si udhëheqësve dhe administratorëve ashtu edhe njerëzve të thjeshtë. Ai namëson sesi duhet të jemi njerëz në rradhë të parë, si të bashkëpunojmë me të tjerët, siduhet ta njohim All-llahun dhe si duhet ta adhurojmë Atë etj etj…

     Një gjë duhet theksuar se “Nexhul Belaga” studiohet edhe në institutet e gjuhës sëletërsisë së lartë në disa vende arabe, kjo për shkak të anës së lartë letrare që përmban

    ky libër gjë e cila duket edhe nga vetë titulli “Nexhul Belaga” që do të thotë “Shtigjete elokuencës”.

    Të shumtë janë dijetarët që kanë bërë komentimin e Nexhul Belaga dhe ndër ta përmendim: Shejh Muhamed Abduhun, Ibën Ebi Hadid El-Mutezili i cili ka shkruar18 vëllime të quajtura “Sherhu Nexhul Belaga”. Gjithashtu rreth këtij personalitetikanë shkruar shumë dijetarë musliman dhe jo musliman. Ndër dijetarët musliman

     përmendim Abass Mahmud Ukad që ka shkruar librin “Inteligjenca e Imam Aliut(a.s.).

    Ahmad Tejmur ka shkruar librin “Ali ibn Ebi Talibi”Taha Hysejn ka shkruar librin “Aliu dhe djemtë e tij”Dijetari jo musliman Xhorxh Xhordok i cili ka shkruar librin me 6 vëllime “Imam

    Aliu-zëri i drejtësisë njerëzore etj…Këto ishin disa mendime modeste rreth personalitetit të hazreti Imam Aliut (a.s).Gjejmë rastin të falënderojmë Komunitetin Musliman Shqiptar për ndihmën morale

    që na dhanë për botimin e këtij libri.Falënderojmë Z. Ali Hoxha për përpjekjet dhe mundimet që bëri për shqipërimin e

    këtij libri të çmueshëm dhe dobiprurës për lexuesit.

  • 8/17/2019 303thenie.pdf

    6/16

      6

     

    TREQIND E TREMBËDHJETËFJALË TË IMAM ALIUT

    (pastë faqen e bardhë dhe shpëtim për jetë) 

    1.  Këndimi i Kur’anit të shëron zemrën. 2.   Harrimi i vdekjes vjen nga nrdyshkja e zemrës. 3.

       Ndriçoje zemrën me namaz gjatë natës. 4.   Nga shkaqet e ndriçimit të fytyrës së besimtarit, më kryesori është falja e

    namazit natën. 5. 

     Lartësimi i bamirësisë është nga parimet e besimit Islam. 

    6. 

     Zemra ndriçon po të ushqehesh me ushqim hallall. 7.   Ai që shet besimin (imanin) për interesin e kësaj jete, është i humbur në të dy

     jetët. 8.  Feja përparon duke u ruajtur nga të ligat. 9.  Kush falet natën, i ndriçon fytyra ditën. 10.

      Agjërimi ruan dhe përmirëson trupin e njeriut. 11. Të kujtuarit e vdekjes pastron ndryshkun e zemrës. 12. Kije frikë Zotin, që të jesh i sigurtë prej të tjerëve. 13. Përtimi i njeriut për namaz vjen nga besimi i dobët. 14.  Rrethimi i njeriut nga frika ndaj Zotit është dritë e syve. 

    15. 

    Shite këtë jetë për atë jetë, që të fitosh. 16.  Jep zeqatin (të dyzetën) e pasurisë, që t’ju ketë dukuri gjëja. 17.

     Kush mban fjalën e dhënë, mban edhe fenë. 18. Vendi i diturisë është kopsht xhenneti. 19.

     Kush jep mend për një problem të caktuar, pa qenë i ditur në atë fushë, atë emallkon toka dhe qielli. 

    20.  Njerëzit janë në gjendje gjumi, kur vdesin zgjohen. 21.  Ai që i përulet të pasurit për shkak të pasurisë, atij i pakësohet një e treta e

    besimit. 22. Kush mendohet shumë për fundin e një pune, s’bën dot trimëri.23.  Besimtari kur këndon Kur’an gjatë namazit, shpërblehet si vijon: kur këndon

    duke qenë në këmbë, shpërblehet me njëqind të mira për çdo shkoronjë, kurkëndon duke qenë në rukuë, shpërblehet me pesëdhjetë të mira për çdoshkronjë; ndërsa kur këndon Kur’an jashtë namazit, shpërblehet me njëzet e

     pesë të mira për çdo shkronjë; ndërsa kur këndon Kur’an pa abdes, ka dhjetëtë mira (sevabe) për gjithë pjesën e kënduar. 

    24. Pleqëria nuk është jetë. 25.  Dritën (mençurinë) e pleqërisë mos e errëso me ligësi. 26.

     Kur të thinjet koka, ta dish se vdekja të është afruar. 27. Është një gjë shumë e hidhur, kur të bie në mënd vdekja. 28.

     Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të) në çastet e fundit të jetësdha këtë porosi: “ Namaz, namaz dhe të keni frikë prej Zotit; T’i keni kujdes

    ata që i keni nën urdhëra (vartësit dhe shërbëtorët)”-dhe pas atij çasti ndërroi jetë. 

  • 8/17/2019 303thenie.pdf

    7/16

      7

    29. Pangopësia është armiku i njeriut. 30.  Ngrihu nga shtrati pa zbardhur mirë drita, që të jesh i lumtur. 31.  Dhuro shumë dhe ngope syrin me pak. 32. Tjetërkush e fiton dhe tjetërkush e ha. 33.  Mjerë ai që u tregon armiqësi njerëzve të mirë!. 

    34. 

     Zjarri i përçarjes është më i keq se zjarri i skëterrës. 35.

     Të ndenjurit e vazhdueshëm në një mjedis femëror të dobëson besimin. 36. Vlera e njeriut qëndron në bamirësin dhe në gjuhën e tij. 37.  Ai që s’flet, nuk pendohet. 38.  Njeriun e merr në qaf zemërimi i vet. 39. Kush flet shumë, pendohet po aq shumë. 40.  Ai që ka smirë, s’i qesh buza kurrë. 41. Kush i ka të larta qëllimet, atij i zgjaten hidhërimet  42.

      Zbute fjalën tënde, që t’ju duan të tjerët. 43. Fjala e butë gjuan zemrat. 44.

     Pleqëria është sëmundje shumë e rëndë. 45.

     

    Të ngrënit tepër të dëmnton shëndetin. 46. Të qenit i shoqërueshëm me miq e shokë, është nga cilësia e besimtarit. 47. Kur të punosh tregohu i kujdesshëm që të mos gabosh. 48. Të mirën e dhuruar nga Zoti, kush s’e njeh si të tillë, ajo i del nga dora.49.  Me fjalën e vet njeriu e pasqyron atë që ka në zemër. 50. Çdo zemër merret me vetveten. 51.

     Varfëria është një variant vdekjeje. 52. Sikur të na linin pa u pyetur pas vdekjes, vdekja do të ishte shpresë për çdo të

    gjallë. Por ç’ti bësh se pas vdekjes ngjallemi dhe do të na kërkojnë llogariedhe për gjërat për të cilat ne s’duam të pyetemi. 

    53. Puna është tregues i vlerave të njeriut. 54.

     

     Nga pamja e jashtme e degës kuptohet vlera e rrënjës. 55.

     Kush ka besë, gjen pjesë. 56. Edhe kur ke të drejtë zemërimi është dobësi. 57.

     Kush se përmban vetveten, s’gjen pjesë në të mira. 58. E rëndësishme është jo vetëm të mbledhësh libra, por t’i studiosh e t’i

     përvetësosh ato. 59.  Ai që i mohon të drejtat tjetrit, fundin e ka të keq. 60.  Hijeja e zemërbardhit është e gjërë. 61.  Hieja e zemërligut është e shtrembër. 62.  Ai që nxehet për një gjë, është më i keq se ai që nxehet për mungesë të ujit. 

    63. 

     Hieja e mbretit (të drejtë) për nënshtetasit e tij është si kujdesi i Perëndisë. 64.  I zgjatet hidhërimi atij që humb shpresën. 65.  I zgjatet jeta atij që e shkurton mundimin. 66.  Dorështërnguari (kopraci) e ka të ngushtë zemrën. 67.  I lumtur është ai që s’lakmon shumë. 68.  Lum ai që shikon turpin e vet e s’vështron të botës, dhe lum ai që rri në shtëpi

    të vet dhe ha bukën e vet, i falet Zotit, qan për hallet e veta dhe kështu, duke umarrë me punët e veta, edhe bota shpëton prej tij. 

    69.  Ngushtimi i zemrës është më i keq se ngushtimi i dorës. 70.

     Plaga që shkakton gjuha, është më e keqe se plaga e thikës. 71.  Zoti ka garantuar për të ushqyer çdo njeri. 

    72. 

     Nëse do të mundosh shpirtin, shoqërohu me të shushaturit. 73. Shoqërohu me të mirët, që të jesh i pashqetësuar prej të ligëve. 

  • 8/17/2019 303thenie.pdf

    8/16

      8

    74.  I pasuri zemërzi është më i varfër se sa i varfëri zemërbardhë. 75. Për njeriun e pasur është torturë e madhe qenia e tij zemërzi. 76.  Më mirë të jesh pak i ditur për jetën (edhe pse i varfër), se sa të kesh shumë e

    të jesh krejt injorant. 77.  Lavdërimi i vetvetes: “unë di”, është gjë e shëmtuar. 

    78. 

     Madhëria e njeriut tregohet nga të qenët e tij sa më modest e i thjeshtë. 79.

     Frenimi i gjuhës është shpëtim i njeriut. 80. Shpëtimi i njeriut është në të ruajturit e gjuhës së vet. 81. Pandehma e ligë vjen nga të ndrojturit. 82. Kushdo që të më kërkojë diçka, unë s’kursehem, i përgjigjem sipas kërkesës së

    tij, duke i falë ose duke i dhënë hua, cilido qoftë ai; nëse është person i mirë,me atë që i jap, i ruaj nderin atij, në qoftë se ai është person i keq ruaj nderintim nga përgojimet e tij. 

    83.  Nëse gëzohesh me të mirat e kësaj jete, je i gënjyer. 

    84. Të vajturit për vizitë tek familjet e varfëra e fatkeqe është veprim që vjen ngamodestia, thjeshtësia dhe zemërgjërësia e vizitorit. 

    85. 

     Më mirë të stolisësh zemrën, se sa të stolisësh lëkurën. 86.  Lajthitja, gabimi i të diturit ka peshë të madhe. 87. Peshoji njerëzit me peshat e tyre. 88. Të lindurit është tregues i vdekjes. 89.  Lirimi i frerit të vetvetes të mundon. 90. Pashë Ymerin (pastë ndjesë për jetë) që kishte veshur një gunë me njëzet e një

    arna; disa prej lëkure e disa prej leckash. 91.  Ai që është me sy shumë herë gabon, ndërsa i verbëri godet. 92. Kur takon njeriun e dashur, të çelen sytë nga gëzimi. 93.  Ndero babanë tënd, që të të nderojë yt bir. 94. Të shprehurit e mendimeve me sinqeritet është nga cilësitë më të çmuara të

    njeriut. 95.

      Një punë e ligë është shumë, ndërsa një punë e mirë është pak. 96. Gëlltite zemërimin që të fitosh lavdinë për jetë. 97.

      Atë që të bën keq dhe të mundon, turpëroje me heshtjen dhe me mosreagimintënd ndaj tij. 

    98. Të hollat e zemërziut janë gurë (d.m.th. të dëmshme). 99.  Lakmia e sëmur njeriun. 100.   Njeriu, kur sheh vëllezërit e tij, është gjithnjë i gëzuar.101.   Më e mira dhe më e respektueshmja e grave është ajo që ka rritur më

    shuëm fëmijë. 

    102. 

     Më mirë të kesh zemrën të pastër e të qetë, se sa qesen plotë. 103.   Nëse do të jesh i qetë, mos bëj si të thotë nefsi. 104.   I poshtri s’ka besë. 105.  Stoli për burrat është sjellja e mirë, kurse për gratë janë florinjtë. 106.   Burri skuqet nga turpi. 107.   Bukuria e burrit është urtësia. 108.  E pavërteta një orë jetë ka, kurse e vërteta jeton sa të jetë jeta. 109.

      Shokun e mirë mos e digj për gjëra të vogla. 110.   Rri me të varfërit që të të shtohet e mira. 111.

      Fjala është e pëlqyer kur është sa më e shkurtër. 112.  E mira e jetës së ardhshme është më e dobishme se të mirat e kësaj

     jete. 113.   Rroba e shpëtimit nuk vjetërsohet. 

  • 8/17/2019 303thenie.pdf

    9/16

      9

    114.  Vurratën (shenjën) e lakmisë vetëm dheu e mbyll. 115.   Një e treta e fesë është turpi, një e treta është mendja dhe një e treta e

     fundit është dhembshuria e zemrës. 116.  Tri gjëra e humbasin njeriun: të qënit dorëthatë, papërqëndrueshmëria

    dhe të pëlqyerit e vetvetes. 

    117. 

    Të mbajturit e vetes poshtë (modestia) e nderon njeriun. 118.

       Në t’u bëftë ndonjë e keqe nga ndokush, sillu sikur s’di gjë, që tënderohesh nga të tjerët. 

    119.  Që të arrish të mirën, duhet ta ndjekësh atë. 120.   Më mirë është të mos bësh faj, se sa të bësh faj dhe pastaj të kërkosh

    ndjesë. 121.  Përpiqu që të çosh në vend në pleqëri qto që humbe në rini. 122.  Fundit të jetës s’mund t’i vihet ndonjë vlerë e veçantë. 123.

       Humbja e kohës me të qeshur, është një tjetër dhimbje më vete. 124.  Të bërit mirë nënës e babës, është më e mira e të mirave. 125.

      Puno mirë, që të të ketë duk puna. 126.

     

    Të pëlqyerit e vetvetes s’të lë të përparosh. 127.   Arsimoi fëmijët, që të shijosh të mirën e tyre. 128.   Zoti, kur zemërohet ndaj një kombi, i lëshon atij zi e shtrenjtësi të

    madhe, tregtarët s’fitojnë, pemët nuk piqen, lumenjtë shterojnë, shi nuk biedhe njerëzit e këqinj e sundojnë. 

    129.  Vëllezërit e kësaj kohe përgjojnë të të gjejnë të metat. 130.

      Kush mban benë (betimin) mban edhe fenë. 131.  Vëlla yt i vërtetë është ai person që, kur ke ndonjë të keqe, vjen e të

     pyet se ç’hall ke. 132.  Kur ta shohësh veten ngushtë, duro dhe mos e humb shpresën, sepse

     për së shpejti ke për t’u gëzuar; rri i qetë dhe jo i brengosur, se nata ështëbarsë, ndaj shpresohet që ajo mund t’ju lind ndonjë foshnje të mbarë! 

    133.   Më e mirë se çdo vdekje tjetër është vrasja, dhe për këtë unë, Aliu, i

    biri i Ebu Talibit, ju betohem në Zotin, në dorën e të cilit është jeta ime, se mëvjen më lehtë të më godasin një mijë herë me shpatë, se sa të vdesë në shtëpi,në shtratë. 

    134.  Kini kujdes të druhi nga pandehmat e besimtarëve, sepse Zoti e shprehtë vërtetën me gjuhët e tyre. 

    135.  Kur e sheh se Zoti po t’i jep të mirat njërën pas tjetrës, atëherë të jesh itrembur…! 

    136.   Më e nderuara e punëve është ajo që s’para ta ka qejfi. 

    137. 

     Ai që është falenderues ndaj Zotit, kamjen nuk e fsheh. 138.  Ta duash mikun por jo aq shumë, sepse mundet që një ditë edhe të prishesh me të… Mos e shaj aq shumë atë që të është mërzitur, pasi një ditëmund të pajtohesh me të. 

    139.  Ki kujdes të ruhesh prej mallkimit të atij që e ke lënduar, se Zotikërkon të punojmë me drejtësi. Zoti i madh nuk e lë pa e marrë hakun e tëdëmtuarit prej dëmtuesit. 

    140.   Bëji mirë atij që të bën keq, që t’i bëhesh model. 

    141.  Pagesa në kohën e caktuar tregon besnikëri dhe korrektësi. 142.

       Më i miri i thesarëve është dashuria e zemrave. 143.   Mendja është për të bërë adhurim dhe jo për të kuptuar Perëndinë (se

    si është). 

  • 8/17/2019 303thenie.pdf

    10/16

      10

    144.  Për deri sa njeriu nuk arrin të kuptojë dot esencën e tij se si është formuar, atëherë si mund ta kuptojë Perëndinë se si është Ajo?! Pra një gjë ekrijuar e ngjizur dhe e shpikur, si mund të kuptojë krijuesin e vet?! 

    145.   Disa e adhurojnë Zotin se kanë shpresë që Ai t’u falë fajet, këta janëtregtarë; disa i falen nga frika, këta janë robër; disa të tjerë i falen për ta

    lavdëruar dhe për ta lartësuar (për shkak se e duan Atë) këta janë njerëz tëlirë dhe të mirë. 

    146.   Njeriu, sa më i paditur që të jetë, aq më pak vlerë ka. 147.   Dhënia kur është vetëm në gjuhë, është fort e pandershme, ndërsa kur

    është me duar, është fort e ndershme. 148.  Edhe pse thoshte Faraoni “jam Perëndi”, Zoti e duronte atë, sepse

    kushdo që të kishte ndonjë të keqe dhe po të shkonte tek ai për t’u ankuar, ai eafronte, i’a dëgjonte fjalët dhe ushqente të varfërit. 

    149.  E fshehura e shqetësimeve, duke mos iu ankuar të tjerëve për ta, është

    burrëri. 150.

       Jep sihariq vetvetes: “po durove trashëgove”. 151.

     

     Njeriu nga gjuha pëson. 152.  Të mirën që bën, mos e humb duke u mburrur para të tjerëve me të. 153.  Tjetrin po e nderove, dashurin ndaj teje ia shtove. 154.  Kur shtohen musafirët në sofër, buka ka duk, ajo jo vetëm që nuk

     pakësohet, por përkundrazi, shtohet. 155.   Nga të ligat largohu sa më shumë. 156.

      Vdekja e dijetarëve të fesë është dobësim i besimit për njerëzinë. 157.   Lëvdoje dhimbjen tënde duke kërkuar ndjesë. 158.   Ai që lëvdon atë që i jep, shton të mirën e vet. 159.   Jep sipas pasurisë që ke. 160.   I varfri përpiqet shumë (por s’ka ç’të bëjë). 161.

     

    Urtësinë njeriu e ka ndihmë për vete. 162.

      Urtësia është një mbulesë kurse mendja një shpatë e mprehur; turpet eveseve të tua mbuloji me urtësinë, ndërsa shpresat e ndyra vraji me kordhën emendjes. 

    163.  Gjella e thartë është më e shijshme se fjala e thartë. 164.  Vdekja e fëmijës të djeg zemrën. 165.  S’ka gjë më të mirë për njeriun, se sa vetia e mirë. 166.  Fjalën e mirë mundohu ta rrokësh qoftë edhe nga goja e idhujtarëve

    dhe e ateistëve. 167.   Zemërimi ia shuan njeriut qartësinë e mendjes. 

    168. 

    Pasuria e njeriut është mjeshtria. 169.   Më i miri i shokëve është ai që të mëson për të mirë. 170.   Mendja e njeriut kuptohet nga shokët që ka. 171.   Ai që të mban fjalën e fshehtë, të do me shpirt. 172.   Ajo gjë që jepet në udhë të Zotit, është më e mbarë. 173.   Ilaçi i zemrës është është pritja me qetësi dhe gëlltitja e atyre që janë

    dhënë nga Zoti (kaderi). 174.

       Besa e njeriut është shoku i tij. 175.   Njeriu, kur shan një gjë, dije që të gjithë atë e ka ndërmend. 176.

      Kujtimi i të mirëve, të sjell ndjesë nga Zoti. 177.   Lakmia e çnderon njeriun. 

    178. 

     I varfëri është i nderuar tek Zoti. 179.  Të sjellësh ndër mend djalërinë, është peng i madh. 

  • 8/17/2019 303thenie.pdf

    11/16

      11

    180.   Më e larta shkallë, është ajo e diturisë. 181.   Rrizku të kërkon, por rri i fshehur. 182.  Shoku i ligë është vetë djalli. 183.   Mikut eci sipas nderit që ka dhe që të bën. 184.  Të vajturit tek i dashuri, përsërit dashurinë. 

    185. 

    Cepat e kësaj bote janë plot me hidhërime. 186.

      Veti e ligë për njeriun është mërzitja e madhe, prej së cilës nuka kashpëtim, ngado që të shkojë. 

    187.  Fjala e fshehtë është robi yt, por kur e flet bëhesh ti rob i saj. 188.  Vlerën e njeriut e tregon puna e tij. 189.  Të mëdhenjtë e këtij ymmeti janë dijetarët e fesë. 190.  Të dehurit e njeriut është vesë i ndyrë. 191.  Gjashtë cilësi tregojnë burrëri për njeriun: tri prej tyre janë kur është

    në shtëpi, dhe tri të tjera kur është në udhëtim. Ato të shtëpisë janë: 1-Këndimii Kur’anit Kerim; 2-Ndërtim xhamish; 3-Të zënit miq. Cilësitë që duhen nëudhëtim e sipër janë: 1-Të mos kursehet për t’u shtruar tryezën shokëve; 2-

     Rruajtja e dinjitetit dhe e cilësive të mira morale; 3-Të qenët i qeshur meshokët, por jo aq shumë sa të humb serioziteti e dinjiteti i personit. 

    192.   Nuk ka gjë më të keqe sa sa veprimet e paligjshme. 193.  Kërkoje Parajsën me adhurim dhe me punë. 194.  Pleqëria të jep sihariq nga vdekja. 195.  Shatranxhi (shahu) është lodër e axhemit. 196.

      Gjykimi dhe veprimi me drejtësi i njeriut, është shpëtim për veten e tij. 197.   Durimi sjell trashëgim. 198.   Mbarësia, përparimi i trupit arrihet me pushim. 199.   Heshtja të paditurit ia mbulon turpet (gafat) e tij. 200.  Ec (shoqërohu) me miq që të të shtohet e rrethi. 201.

     

    Kur të godet i dashuri të dhemb më tepër (se goditja e dikujt tjetër). 202.

      Kush ndjeg të ligjtë, është i humbur. 203.  Kur kacafyten dy të pagdhendur, e kanë keq përfundimin. 204.

      Kush i mbështetet Zotit, ai e kalon mirë kohën. 205.   Lum ai që e ka mirë gjendjen. 206.   Më mirë të kërkosh edukatë e dituri, se sa të kërkosh pasuri. 207.  Kush ndëgjon fjalën e armikut, ka vrarë vetveten. 208.   Dashuria për Zotin e vërtetë është fitim për jetë. 209.  Errësira e dhunuesit ia errëson dhe besimin tjetrit.210.   Jeto me sy të ngopur që të bëhesh i madh. 

    211. 

    Shëmtimi i ligjëratës është zgjatja e saj. 212.   I mençur është i vuajturi, i pësuari. 213.  Çuditem me atë njeri zemërzi e të pasur që ndjell varfërinë, e cila ik

     prej tij dhe humbet atë kamje që e ndjek atë dhe që rron në këtë jetë si i varfër,ndonëse do t’i merret shuma e të pasurit; Çduditem me atë fodull që dje ishtenjë pikë uji i ndyrë, ndërsa nesër do të jetë një coftinë. Çuditem me atë njeri qëe ka të lëkundur mëdysh besimin për Zotin, edhe pse e sheh botën (gjithësinë);Çuditem me atë njeri që e ka harruar vdekjen, edhe pse e sheh kur vdesinnjerëz të tjerë; Çuditem me atë njeri që nuk e beson ngjalljen e dytë, edhe psee di fort mirë ngjalljen (krijimin) e parë; Çuditem me atë njeri që ka rënëkrejtësisht pas kësaj bote, ndërsa jetën e përhershme e ka lënë fare. 

    214. 

     Më mirë të kesh një armik të mençur, sesa një mik pa mend. 

  • 8/17/2019 303thenie.pdf

    12/16

      12

    215.  Shtrëngesa është kallauz, udhërrëfyes i lehtësirës, domethënë, pashidhërimit vjen gëzimi. 

    216.  S’ka fitim më të madh se shpëtimi. 217.  Të ndenjurit bashkë me atë që s’ta do zemra, është vdekje (torturë) e

    madhe. 

    218. 

     Ai që të mëson për të keq, do humbjen tënde. 219.

       Ai që të nxit për të ligë, të ka bërë pabesi. 220.  Për besimtarin mysliman nuk ka gjë më të mirë sesa ajo, kur gjen të

    vërtetën. 221.   Njeriu duhet të ketë për nder, kur është i ditur e i ndershëm, dhe jo pse

    është bir i akëcilit. 222.   Nëse do ta mposhtësh armikun, duro! 223.   I fituar është ai që shpëton nga ligësia e vetvetes. 224.

      E vërteta e shpëton njeriun. 225.  Kuvendimi i vërtetë e i sinqertë vjen nga besimi (imani). 226.

      Të forcuarit e zemrës është pasojë e besimit të saktë. 227.

     

    Puthja e djalit është mëshirë, puthja e gruas është dashuri e zjarrtë, puthja e nënës dhe e babait është falje dhe puthja e vëllait vjen ngandjeshmëria e zemrës. 

    228.   Lakmia e vret të zotin (vetveten). 229.  Të ndenjurit pranë të ligëve është dëm i madh. 230.   Njeriu e gjen nderin me përpjekje. 231.

       Rrushin hajeni kokrra-kokrra, sepse në atë mënyrë e shijoni dhe ju bënmirë. 

    232.  Për atë që ka nakar, soset zjarri i nakarit. 233.  Përfundimi i diturisë është arritja e urtësisë. 234.   Nga të këqijat e kësaj jete është e mjaftueshme vetëm kjo gjë; që s’je i

     përhershëm, por je i vdekshëm. 235.

      S’ka njeri të mos ketë një të metë me vete dhe të mos e shfaqë atë. 236.   Më duket më lehtë të ngarkohem me gurë të mëdhenj nga mali, se sa të

    mbetem në barrë të tjetrit. Të tjerët më thonë: “është turp të merresh metregëti, sepse je mbret”, ndërsa unë u them atyre: “turp është të lypurit”. 

    237.  Ç’do armiqësi lind nga një shkak, veç nakari (s’mira) s’ka ndonjëshkak. 

    238.   Një ditë, kur H. Aliu ishte në mimber duke predikuar dhe dikush nga xhemati e pyeti për një çështje, ai u përgjigj: “Nuk e di”! Pas kësaj, personiqë e pyeti më parë, i tha Imam Aliut: “Ky vend, në të cilin predikohet, nuk

    është për të paditurin”, atëherë H. Aliu iu përgjigj kështu: “Ky vend është përatë që disa gjëra i di dhe disa të tjera nuk i di. Ndërsa për atë që di gjithçkadhe nuk ka gjë që të mos dijë, për të s’ka vend të caktuar”. 

    239.  Sado që të mundohet njeriu ta fsheh një gjë, ajo do t’i kuptohet atij ngatradhëtia që i bëjnë dridhjet e zërit e të marrurit e gojës dhe nga ndryshimi imimikës së fytyrës, kur të flitet për atë problem. 

    240.  Kush vështron turpet e botës dhe i quan të liga, ndërsa turpet e veta isheh, por i konsideron të mira, ai është mendjelehtë, kokëbosh. 

    241.   Një njeri që ka këto pesë gjëra, duhet të jetë i lumtur: 1-Bashkëshortenta ketë sipas kërkesave të tij; 2-Fëmijet t’i ketë të mbarë; 3-Shokët e tij të jenëtë ndrojtur nga të ligat; 4- Fqinjët t’i ketë të mirë; 5-Ushqimin ta ketë të

    siguruar. 

  • 8/17/2019 303thenie.pdf

    13/16

      13

    242.   Ai që rreh gjunjët kur i ndodh ndonjë e keqe, e ka humbur shpërblimine Zotit. 

    243.  Të ndenjurit me të ligjtë, është si të hyrët në det. 244.  Kuvendimi me të mirët është kështjellë e fjalës, domethënë ruhet

    sekreti. 

    245. 

     Njerëzit janë kundër gjërave që s’i dinë. 246.

       Me pasuri i arrin shpresat njeriu. 247.   Bamirësia atje ku nuk duhet bërë, quhet vepër e ligë. 248.   Ai që jep dhuratë, por e përgojon atë, me të përfolurën e tij ia humbet

    shpërblimin e dhurimit. 249.  Si mjer i shëmtuari, që ka edhe vese të liga. 250.   Njeriu mendjeshkurtër edhe po të hypë në shkallë (poste) të larta,

    rrokulliset shpejtë. 251.

       Njeriu më mirë të rrijë i vetmuar, sesa të shoqërohet me njerëz me vesetë liga. 

    252.   Ai që nuk të bën armiqësi, të do. 

    253. 

    Çdo foshnje që lindet, vjen bashkë me rriskun (ushqimin) e vet. 254.  E mira është larg këshillës së armikut. 255.   Ai që pëlqen vetveten, bije në hund. 256.  Të ikësh prej veseve të vetvetes më shumë sesa prej frikës së luanit. 257.   Nxirre në shesh atë që ke, që të dihet se kush je. 258.  Kush s’ka burrëri, s’ka as besë. 259.

       As për mburrje mos puno, as sfidës mos iu tërhiq. 260.  Kur ke nevojë për të pyetur dikë për diçka, mos pyet zemërziun, sepse

    ai të prapson nga e mira dhe të tremb me varfërinë; as frikacakun mos e pyet,sepse ai të dobëson veprimtarinë tënde; as lakmuesin mos e pyet, se ai të futnë lakmi duke të bërë kështu që të lëndosh edhe të tjerë. Frikacaku dhelakmuesi përmbajnë në vetvete ligësi dhe për Perëndinë. 

    261.   I mençuri s’ka varfëri. 

    262.  Gënjeshtari s’ka nder. 263.

       Nakarmbajtësi, smirëziu s’ka prehje e qetësi në zemër. 264.   Armikun e mikut tënd mos e zër mik. 265.  Kamja vihet me mend. 266.  Ç’është e shkruar do të vijë në kohën e caktuar. 267.   Mbartësi i fjalëve për një orë ban aq të liga, sa që dikush tjetër s’i bën

    dot për muaj të tërë. 268.   Dhembshuria dhe mëshira për të tjerët të shton jetën. 

    269. 

     Njeriu bëhet udhëheqës i kombit duke i bërë mirë atij. 270.  Siç e kërkon ti ushqimin, edhe ai ashtu të kërkon ty. 271.   Njeriu që kërkon dhe mbron të drejtën, arrin në shkallën (gradën) e

     zotërinjëve të mëdhenj. 272.  Kur i priten shpresat, njeriu bëhet i pakujdesshëm për vetveten,

    dorëzohet para vështirësive. 273.   Njeriu fatbardhësohet, bëhet i lumtur kur futet në mjedise njerëzish të

    lumtur. 274.  Kur vdes një njeri i mirë, qajnë për të dheu i vendit në të cilin falej, si

    dhe vendet ku ai bënte punët e mira, të cilat janë ngritur në qiej. E thënëndryshe, për njeriun e mirë qan toka dhe qielli. 

    275. 

    Stolia e të varfërit është ndershmëria (të ruajturtit nga të ligat). 

  • 8/17/2019 303thenie.pdf

    14/16

      14

    276.  Kur vjen të ftohtit, ruhu prej tij, por kur të përballesh me të, përshtatiuambientit, sepse të ftohtit i punon trupit të njeriut atë që u bënë drurëve: në

     fillim i than, pastaj u rrëzon gjethet. 277.   Ai që jep pa i kërkuar, është zemërbardhë; ndërsa ai që jep pasi t’i

    kërkohet, këtë nga turpi. 

    278. 

     Më i keqi i qyteteve është ai që s’ka rregull, qetësi e siguri përqytetarët. 

    279.  Qortoje tët vëlla duke i bërë mirë; dhe largoje të ligën e tij, gjithashtu, po me të mirë. 

    280.   Më mirë të kënaqesh me një minimum jetese, se sa të notosh nëmirëqenie materiale, por me plot brenga shpirtërore. 

    281.  Kur’ani ju tregon se ç’është bërë përpara jush, në të shkuarën dhe seç’do të bëhet më pas, në të ardhmen. Ai është gjyq që sqaron mosmarrëveshjetndërmjet jush. 

    282.   Zoti është jashtë çdo përfytyrimi, që mund t’i vijë ndërmend njeriut. 283.

       Bëhu zemërbardhë, por mos prish pa hesap (pa llogari), dhuro me

    shumicë, por jo sa të bëhesh kërmë. 284.  Ka shumë të mençur, sa s’ka mbi mendjen e tyre, por janë aq të

    këputur (të varfër) sa s’kanë bukë të hanë; ka edhe shumë të paditur, që kanëaq, sa s’dinë ku t’i vënë; kështu e ka krijuar Ai, Zoti i madh e i ditur. 

    285.  Kërkesat e tepërta të lënë pa asgjë. 286.   Njeriu ose di, ose mëson, ose dëgjon; në mos qoftë kështu, atëherë ai

    është i trullosur. 287.  E liga e ligë është, por mundimi i saj është më i lig. Dhe e mira e mirë

    është, por shprehja e saj është ca më e mirë. 288.  Kjo jetë me atë jetë i ngjet lindjes me perëndimin, po t’i afrohesh

    njërës, i largohesh tjetrës. 289.

     

    E pyetën Aliun: “Sa e doje Muhammedin (pastë ndjesë e shpëtim për jetë!)”? Ai u përgjigj: “Bëj be për Zotin e vërtetë se e donim më tepër se çdogjë në jetë: më tepër se baballarët, se nënat, e bijtë dhe më tepër se ujin që

     pimë, kur jemi të zhuritur”. 290.   Një njeriu iu ankua H.Aliut për një person, i cili kishte thënë: një natë,

    në gjumë kam parë një ëndër, në të cilën u bëra për t’u larë me nënën time. Imam Aliu i dha këtë zgjidhje: “Nxirre atë person në diell dhe rrih hijen etij!”. 

    291.  E pyetën H.Aliun: “Sa mban që nga ku lind e deri ku perëndon?”Përgjigjja e tij ishte: “Pas diellit mban një ditë”. 

    292. 

     Një nga bashkëpunëtorët e pyeti H.Aliun: “Përse qe i turbulluarhylafeti yt dhe i Osmanit, ndërsa hylafeti i Ebu Bekrit dhe i Omerit nuk qekështu?” Kësaj pyetjeje ai iu përgjigj kështu: “Ata patën ndyhmës mua dheOsmanin, kurse ne patëm ndyhmës ty dhe shokët e tu”. 

    293.   Lyhuni me manushaqe, sepse ajo në verë ju flladit, ndërsa në dimër junxeh. 

    294.   Më tepër ma do shpirti të liroj një rob, se sa të mblidhem me disa nënjë vaktë bukë. 

    295.   Mbani unazë me gurë akik, sepse sa të keni atë, nuk ju gjen ngushtimnë zemër. 

    296.  Kush ngul këmbë shumë, duhet dëbuar. 

  • 8/17/2019 303thenie.pdf

    15/16

      15

    297.   Leri mos i merr nëpër gojë gratë se janë të pabesa si era, edhe fjalët etyre një janë: ta lëndojnë zemrën, pastaj ta shërojnë”. Zemrat e tyre nga besa

     janë të lara. 298.  Kur i lutej Zoti, H.Aliu thoshte: “Mjaftë nder është për mua që jam

    robi Yt, mjaftë përgëzim është për mua, kur të kam Zot Ty!” 

    299. 

    Prej dheu u krijove, edhe për së shpejti nën palë të dheut do prehesh;lakmon të rrosh e të jeshë gjithë jetën e jetës në këtë të shkretë botë, por moslakmo, se këmbën e ke mbi uzengji. 

    300.  Fjala “Amin” është vula e Zotit për lutjen e robit. 301.  Për burrat nuk shihet fisi, por vështrohet të ketë edukatë, sjellje të

    mira. Prandaj hap sytë e mëso dituri dhe diturinë zbukuroje me edukatë. Ai qënuk e mëson besën (fenë) e Muhammed Mustafait (s.a.s), gjithë jetën mbetet në

     paqartësi të mëdha. 302.

       Dita e djeshme shkoi, ja u gdhive përsëri. Të ligën e djeshme stolise metë mirën e sotme; dhe punën e mirë të sotme mos e lër për nesër, sepse mundetqë, kur të vijë e nesërmja, ty s’të gjen; edhe dita e djeshme s’kthehet më. 

    303. 

    S’ka më mirë se sa të pyeturit, këshillimi me të tjerët. S’ka më keq se të punuarit në kokën e vet (pa u këshilluar me dikë). 

    304.  Fjalën e fshehtë, sekretin, vetëm të ndershmit tregoja, sepse ai i vëkyçin asaj dhe çelësin e thyen. 

    305.   H.Aliu, kur i lutej Zotit, thoshte: “O Zot! Ti je i madh, je durues, kurseunë jam fajtor, a s’më duro! O Zot! Unë mendimim për ty e kam të mirë. O

     Zot! Sipas mendimit që kam, ashtu më ki dhe ti mua!” 306.   Largohu prej gënjeshtarit, dhe përpiqu të zësh shok atë që s’gënjen. 307.  O mëkatmadh mos e pre shpresën, sepse Zoti është më Mëshirëmadhi,

     por as mos shko i papërgatitur, sepse udha është e frikshme! 308.  Ki kujdes, që birit tënd t’i japësh edukatë dhe mësim për një kohë

    tjetër, dhe jo sipas kohës tënde (sepse çdo kohë do mësimin e saj)! 309.

       Ai që nuk ka turp, nuk ka as fe. 310.   Mos iu përul njeriut nga lakmia për interesa të çastit, sepse të

    dobësohet besimi. Ushqimin kërkoje nga Zoti (xh.sh). Ai njeri tek i cili keshpresë ti, ai vetë është i mjerë dhe bir i të mjerit. Nuk ka gjë më të ligë sekamja pa fe. 

    311.   Lëre lakmin nga kjo e shkretë botë. Mos ki zili të rrosh shumë. Mosmblidh mall shumë, se nuk e di për kë e mbledh, ushqimi është ndarë që mekohë; Pandehma e ligë s’vlen gjë fare. Lakmuesi është i varfër, syngopuriështë i pasur. 

    312. 

    Kur mbush gjatëdhjetë vjeç, gjysmën e jetës njeriut ia ka ngrënë nata;edhe gjysma e gjysmës i shkon me foshnjëri e me rrini duke mos e kuptuar atë. Një e treta e gjysmës është shpresë, lakmi dhe mundime për fitime e për jetesë.Edhe ajo pjesë tjetër e jetës që mbetet, është sëmundje, pleqëri e vdekje.Prandaj kërikimi i njeriut për jetë të gjatë është një padituri shumë e madhe,sepse jeta në këtë mënyrë ndahet, sado e gjatë që të jetë ajo.Sa bukur thotë një poet persian

     Njeriu me një jetë kaq të shkurtër, ç’mund të bëjë? Sa mirë do të ishte sikurnjeriu të kishte dy jetë: njërën për mësim dhe tjetrën për provë.Provë (ndaj zbatimit të urdhërave hyjnore A.H.)!

  • 8/17/2019 303thenie.pdf

    16/16

      16

     

    Hafiz Ali Korça është një nga personalitetet e shquara të historisë dhe kulturëskombëtare me një veprimtari të pasur atdhetare, fetare, shkencore, arsimore,filozofike e kulturore. Jeta e tij është e karakterizuar nga një angazhim serioz, ivazhdueshëme i përkushtuar. Ai kë lënë një trashëgimi me vlerë të

    gjithanshme, e cila ka shërbyer për edukimin islam të qytetarëve e të rinisëshqiptare.Ai lindi më 1874 në Korçë, ku u rrit në një mjedis qytetar, fetar, atdhetar ekulturor. Pati një formim arsimor e kulturor enciklopedik, qe njohës i shumëgjuhëve të huaja, qe teolog, gjuhëtar, poet, publicist, pedagog, autor tekstesh,veprash letrare, filozofike, politike e sociale, etj.

     Ndër veprat e tij përmendim: Mevludi (1900), 303 fjalët të Imam Aliut (1910),Historia e shenjtë dhe të katër halifet (1931), Bolshevizma a ç’katarrimit injerëzimit (1925), Abetare shqip (1910), Rubairat, Gjylistani, Jusufi dheZelihaja, etj.Për veprimtarinë e krijmtarinë e tij antikomuniste u keqtrajtua, u internua nëKavajë nga viti 1949. vdiq në këtë qytet më 31 dhjetor 1956.